1. Fillimi i frymëzimit hyjnor (7) 2. Besimi (46) 3. Dituria (56) 4. Avdesi (75) 5. Gusli (18) 6. Menstruacionet (20) 7. Tejemumi (5) 8. Falja e namazit (84) 9. Sutra e atij që fal namaz (13) 10. Koha e faljes së namazeve (45) 11. Ezani (55) 12. Përshkrimi i namazit (67) 13. Xhumaja (32) 14. Namazi i frikës (3) 15. Dy bajramet (12) 16. Vitri (8) 17. Namazi për shi (14) 18. Eklipset (8) 19. Sexhdet në Kuran (6) 20. Shkurtimi i namazit (15) 21. Namazi tehexhxhud (30) 22. Namazet në xhamitë e Mekës dhe të Medines (4) 23. Veprimet e ndaluara gjatë namazit (7) 24. Sehvi sexhdeja (2) 25. Xhenazet (69) 26. Zekati (64) 27. Sadakaja e fitrit (3) 28. Haxhi (vizita në Mekë) (94) 29. Umreja (16) 30. Mahsari dhe ndëshkimi për gjahun (5) 31. Ndëshkimet e gjahut (për muhrimin) (18) 32. Vlerat dhe virtytet e Medines (17) 33. Agjërimi (53) 34. Falja e teravisë (6) 35. Itikafi (6) 36. Shitblerja dhe tregtia (65) 37. Selemi (3) 38. E drejta e parablerjes (2) 39. Dhënia me qira (6) 40. Havala (kalimi i borxhit) (4) 41. Përfaqësimi (ose autorizimi) (7) 42. Kultivimi i bujqësisë (17) 43. Ujitja (14) 44. Borxhet, bllokimi i pasurisë dhe i falimentimi (5) 45. Grindjet (4) 46. Sendet e gjetura (2) 47. Padrejtësia (18) 48. Pjesëmarrja në ortakëri (6) 49. Lënia peng në qytete (3) 50. Lirimi i skllevërve (11) 51. Dhuratat (24) 52. Dëshmitë (14) 53. Kushtëzimet (5) 54. Amanetet dhe porositë (10) 55. Xhihadi (144) 56. Fillimi i krijimit (51) 57. Ndodhitë e pejgamberëve (121) 58. Virtytet dhe meritat e sahabëve (79) 59. Betejat (113) 60. Tefsiri (94) 61. Vlerat dhe virtytet e kuranit (22) 62. Lidhjet martesore (45) 63. Shkurorëzimi (13) 64. Furnizimi dhe shpenzimi (2) 65. Ushqimet (23) 66. Akika (4) 67. Therrja dhe gjahu (13) 68. Kurbani (2) 69. Pijet (19) 70. Të sëmurit (13) 71. Mjekësia (22) 72. Veshjet (23) 73. Sjelljet e bukura (50) 74. Marrja e lejës (12) 75. Duatë (22) 76. Qetësimi i zemrës (46) 77. Kaderi (paracaktimi hyjnor) (5) 78. Beja dhe betimet (9) 79. Shlyerja e betimeve të paplotësuara (2) 80. Ligjet e trashëgimisë (6) 81. Ndëshkimet (7) 82. Dënimet (4) 83. Gjoba e gjakësit (5) 84. Pendimi (1) 85. Shpjegimi i ëndrrave (11) 86. Fitnet (12) 87. Gjykimet (11) 88. Dëshirat (2) 89. Kapja fort pas Kuranit dhe sunetit të Pejgamberit a.s. (8) 90. Teuhidi (11)
Libri: 70. Të sëmurit
›  1949 Ebu Said Hudriu dhe Ebu Hurejra r.a. tregojnë se Pejgamberi a.s. ka thënë:
"Për çdo mundim, sëmundje, pikëllim, trishtim, dhimbje, fatkeqësi, madje edhe një gërvishtje e një gjembi që i bie muslimanit, Allahu i shlyen atij pjesë nga gjynahet e tij!" (5641, 5642)
URL:
›  1950 Ebu Hurejra r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: "Shembulli i besimtarit është si shembulli i asaj bimës së re e të njomë. Atë e përkul era nga çdo drejtim që t'i vijë, por, kur era qetësohet, ajo drejtohet përsëri. Kësisoj edhe besimtarin e godasin fatkeqësi, (por ai qëndron i duruar derisa Allahu t'ia largojë vështirësitë). Ndërsa një i lig i shthurur është si pisha, e cila rri e fortë dhe drejt, derisa Allahu e pret dhe e rrëzon përtokë kur të dojë!" (5644)
URL:
›  1951 Ebu Hurejra r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: "Në qoftë se Allahu do t'i bëjë mirë dikujt, Ai i shkakton atij vuajtje." (5645)
URL:
›  1952 Aishja r.a. tregon: "Nuk kam parë askënd të kishte sëmundje dhe të vuajë më rëndë se i Dërguari i Allahut a.s.. (5646)
URL:
›  1953 Abdullahu r.a. tregon: "Shkova për vizitë te Pejgamberi a.s. kur ishte sëmurë dhe po vuante nga ethe të forta. I thashë: "Ke shumë ethe të forta. A mos vallë ngaqë do të kesh shpërblim të dyfishtë?,/ Pejgamberi a.s. tha: "Po, vërtet, sepse çdo muslimani që lëndohet nga ndonjë e keqe, Allahu do t'ia fshijë gjynahet siç bien gjethet e pemës." (5647)
URL:
›  1954 Tregohet se Ibn Abbasi r.a. i ka thënë dikujt prej shokëve të tij: "A të të tregoj një grua nga banorët e Xhenetit?" Shoku i tij i tha: "Padyshim që dua." Ai tha: "Kjo grua e zezë (që sheh) erdhi te Pejgamberi a.s. dhe i tha: 'Mua më bie sëmundja e tokës dhe më zhvishet trupi. Prandaj lutju Allahut për mua/ Pejgam- beri a.s. i tha: 'Po deshe bëj durim dhe do të kesh Xhenetin, ose, po deshe, i lutem Allahut të të shërojë/ Ajo i tha: 7Do të bëj durim, por më zhvishet trupi. Prandaj lutju Allahut për mua që të mos më zbulohet trupi'. Kështu ai iu lut për të." (5652)
URL:
›  1955 Enes Ibn Maliku r.a. tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut të dëftojë: "Allahu i Madhëruar ka thënë: "Në qoftë se e mundoj robin Tim, duke ia marrë dy gjërat e tija të dashura (dy sytë) dhe ai bën durim, atëherë do t'ia kompensoj ata, duke i dhuruar atij Xhenetin." (5653)
URL:
›  1956 Xhabiri r.a. tregon: "Pejgamberi a.s. erdhi për vizitë tek unë, kur isha sëmurë dhe nuk kishte hipur as në mushkë e as në kalë." (5664)
URL:
›  1957 Aishja r.a. tregon: "Një herë thashë (nga dhimbja e kokës): 'Oh koka ime!x. I Dërguari i Allahut më tha: "Do të desha që kjo (vdekja) të të ndodhë kur unë të jem ende gjallë, pasi atëherë do ta lusja Allahun të të falte dhe do të bëja dua për ty." Aishja r.a. tha: "Oh, e mjera unë! Për Allah! Ti do që unë të vdes. Nëse ndodh një gjë e tillë, ti do ta kaloje pjesën e fundit të ditës duke fjetur me një nga gratë e tua!" Pejgamberi a.s. tha: "Përkundrazi, unë do të thosha: 'oh koka!' Pothuaj isha gati t'i çoja fjalë Ebu Bekrit dhe djalit të tij dhe ta caktoja atë pasuesin tim me qëllim që të mos pretendonte kush ndonjë gjë tjetër, ose të tjerë mund të donin ndonjë gjë tjetër, por pastaj thashë me vete: 'Allahu nuk do ta bënte ndryshe dhe muslimanët nuk do ta lejonin që të bëhej ndryshe/" (5666)
URL:
›  1958 Enesi r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: "Askush nga ju nuk duhet ta dëshirojë vdekjen, për shkak të ndonjë të keqeje që i bie. Por, në qoftë se i duhet ta dëshirojë vërtet atë, atëherë le të thotë: "O Allah! Më jep jetë, për aq kohë sa jeta është më e mira për mua dhe më vdis, në qoftë se vdekja është më e mira për mua!'" (5671)
URL:
›  1959 Habbabi r.a. tregon se ka kauterizuar plagët me hekur të nxehtë në shtatë vende të trupit të vet dhe ka thënë: "Shokët tanë që vdiqën gjatë kohës së Pejgamberit a.s. e lanë këtë botë dhe nuk ua pakësoi dynjaja dhe kënaqësitë e saj shpërblimet e Jetës së Pasosur, ndërkohë që ne kemi aq pasuri sa nuk gjejmë rrugë tjetër për ta shpenzuar atë veçse duke ngritur ndërtesa. Po të mos na kishte ndaluar Pejgamberi a.s. që të luteshim për të vdekur, unë do të isha lutur." (5672)
URL:
›  1960 Ebu Hurejra r.a. tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut a.s. të thotë: "Askënd nuk e fusin në Xhenet punët e veta." Shokët e pyetën: "As edhe ty, o i Dërguari i Allahut?!" Ai u përgjigj: "Jo, as mua, në qoftë se Allahu nuk më dhuron Mirësinë dhe Mëshirën e Tij. Kështu pra, jini të arsyeshëm e të vendosur në veprat fetare dhe bëni punë që janë brenda mundësive tuaja! Askush prej jush të mos e dëshirojë vdekjen, sepse, në qoftë se është mirëbërës, ndoshta mund t'i shtojë veprat e mira dhe, në qoftë se është keqbërës, mbase mund të pendohet." (5673)
URL:
›  1961 Aishja r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. sa herë që vizitonte ndonjë të sëmurë, ose e sillnin të sëmurin tek ai, ai (a.s.), i lutej Allahut duke thënë: "Largoje sëmundjen, o Zoti i njerëzve. Shëroje atë, pasi Ti vërtet je Shëruesi, nuk ka shërim tjetër, përveç shërimit Tënd, shërim që nuk lë asnjë sëmundje!// (5675)
URL: