Disa hadithe të zgjedhura
11.
Ebu Musa r.a. tregon:
E pyetën të Dërguarin e Allahut a.s.: "O i Dërguari i Allahut a.s., Islami i kujt është më i miri?" Ai u përgjigj: "I atij, nga dora dhe gjuha e të cilit nuk lëndohen muslimanët."
15.
Enesi r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: "
(Betohem) për Atë në Duart e të Cilit është shpirti im! Asnjëri prej jush nuk do të ketë iman (të plotë) derisa unë të jem për të më i dashur se babai i tij, se fëmija e tij dhe se të gjithë njerëzit bashkë.
25.
Ebu Hurejra r.a. tregon: "
Të Dërguarin e Allahut a.s. e pyetën: 'Cila është vepra më e mirë?' Ai u përgjigj: 'Besimi në Allahun dhe në të Dërguarin e Tij (Muhamedin a.s.).' E pyetën prapë: 'Po pastaj çfarë (vepre vjen)?' Ai u përgjigj: 'Lufta për çështjen e Allahut.' Folësi pyeti prapë: 'Po pastaj çfarë?' Ai u përgjigj: 'Haxhi (i kryer në rregull dhe) i pranuar (nga Allahu).'
19.
Ebu Said Hudriu r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: "
Do të vijë një kohë kur pasuria më e mirë e muslimanit do të jenë delet, të cilat do t i çojë në majë të maleve dhe në luginat me shi, që kështu të largohet atje, bashkë me fenë e tij (Islamin), prej fitneve (vështirësive në përmbushjen e detyrave të fesë, sprovave, mundimeve, trazirave etj.)
2223.
Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka rrëfyer: "
Kur i krijoi krijesat, Allahu shkroi në Librin e Vet të vendosur tek Ai mbi Arsh, duke ia bërë detyrim Vetes: 'Vërtet që Mëshira Ime e mund Zemërimin Tim'!
|