1. Fillimi i frymëzimit hyjnor (7) 2. Besimi (46) 3. Dituria (56) 4. Avdesi (75) 5. Gusli (18) 6. Menstruacionet (20) 7. Tejemumi (5) 8. Falja e namazit (84) 9. Sutra e atij që fal namaz (13) 10. Koha e faljes së namazeve (45) 11. Ezani (55) 12. Përshkrimi i namazit (67) 13. Xhumaja (32) 14. Namazi i frikës (3) 15. Dy bajramet (12) 16. Vitri (8) 17. Namazi për shi (14) 18. Eklipset (8) 19. Sexhdet në Kuran (6) 20. Shkurtimi i namazit (15) 21. Namazi tehexhxhud (30) 22. Namazet në xhamitë e Mekës dhe të Medines (4) 23. Veprimet e ndaluara gjatë namazit (7) 24. Sehvi sexhdeja (2) 25. Xhenazet (69) 26. Zekati (64) 27. Sadakaja e fitrit (3) 28. Haxhi (vizita në Mekë) (94) 29. Umreja (16) 30. Mahsari dhe ndëshkimi për gjahun (5) 31. Ndëshkimet e gjahut (për muhrimin) (18) 32. Vlerat dhe virtytet e Medines (17) 33. Agjërimi (53) 34. Falja e teravisë (6) 35. Itikafi (6) 36. Shitblerja dhe tregtia (65) 37. Selemi (3) 38. E drejta e parablerjes (2) 39. Dhënia me qira (6) 40. Havala (kalimi i borxhit) (4) 41. Përfaqësimi (ose autorizimi) (7) 42. Kultivimi i bujqësisë (17) 43. Ujitja (14) 44. Borxhet, bllokimi i pasurisë dhe i falimentimi (5) 45. Grindjet (4) 46. Sendet e gjetura (2) 47. Padrejtësia (18) 48. Pjesëmarrja në ortakëri (6) 49. Lënia peng në qytete (3) 50. Lirimi i skllevërve (11) 51. Dhuratat (24) 52. Dëshmitë (14) 53. Kushtëzimet (5) 54. Amanetet dhe porositë (10) 55. Xhihadi (144) 56. Fillimi i krijimit (51) 57. Ndodhitë e pejgamberëve (121) 58. Virtytet dhe meritat e sahabëve (79) 59. Betejat (113) 60. Tefsiri (94) 61. Vlerat dhe virtytet e kuranit (22) 62. Lidhjet martesore (45) 63. Shkurorëzimi (13) 64. Furnizimi dhe shpenzimi (2) 65. Ushqimet (23) 66. Akika (4) 67. Therrja dhe gjahu (13) 68. Kurbani (2) 69. Pijet (19) 70. Të sëmurit (13) 71. Mjekësia (22) 72. Veshjet (23) 73. Sjelljet e bukura (50) 74. Marrja e lejës (12) 75. Duatë (22) 76. Qetësimi i zemrës (46) 77. Kaderi (paracaktimi hyjnor) (5) 78. Beja dhe betimet (9) 79. Shlyerja e betimeve të paplotësuara (2) 80. Ligjet e trashëgimisë (6) 81. Ndëshkimet (7) 82. Dënimet (4) 83. Gjoba e gjakësit (5) 84. Pendimi (1) 85. Shpjegimi i ëndrrave (11) 86. Fitnet (12) 87. Gjykimet (11) 88. Dëshirat (2) 89. Kapja fort pas Kuranit dhe sunetit të Pejgamberit a.s. (8) 90. Teuhidi (11)
›  1653 Ebu Musa r.a. tregon: "Lajmi për mërgimin e Pejgamberit a.s. nga Meka në Medina na mbërriti kur ne ishim në Jemen. Kështu, ne u nisëm si muhaxhirë drejt tij: dy nga vëllezërit e mi, Ebu Burda dhe Ebu Ruhmi, dhe unë, më i vogli i tyre, ndërsa i gjithë grupi bëheshim pesëdhjetë e tre vetë. Hipëm në një anije dhe ajo na çoi te Nexhashi në Abisini. Atje takuam Xhaferin (vëllanë e Aliut, djalin e xhaxhait të Pejgamberit a.s.) dhe ndenjëm me të; Pastaj të gjithë erdhëm në Medine dhe takuam Pejgamberin a.s. në kohën e marrjes së Hajberit. Disa njerëz na thoshin ne që qemë në anije: "Ne kemi mërguar përpara jush." Esma bint Umeisi, njëra prej atyre që erdhi me ne, shkoi për vizitë te Hafsaja, gruaja e Pejgamberit a.s.. Ajo pati mërguar me ata muslimanë që patën shkuar te Nexhashi. Umeri shkoi te Hafsaja, ndërkohë që Esmaja ishte aty. Kur ai e pa Esmanë aty pyeti: "Kush është kjo?" Hafsa i tha: "Është Esma bint Umeis." Umeri pyeti: "Nga Abisinia është kjo? Detarja është kjo?" Esmaja i tha: "Po." Umeri i tha: "Ne kemi mërguar përpara jush (të anijes), kështu që ne kemi më shumë të drejtë tek i Dërguari i Allahut a.s. sesa ju." Kjo e nevrikosi Esmanë dhe tha: "Jo, për Allah! Ju keni qenë me të Dërguarin e Allahut a.s., i cili ushqente ata që ishin të uritur midis jush dhe i udhëzonte ata që ishin të paditur mes jush, ndërsa ne ishim në vendin e largët1 e të urryer, në Abisini, dhe e gjithë kjo për Hir të Allahut! Nuk do të ha dhe nuk do të pi, derisa t'ia them të Dërguarit të Allahut a.s. atë që më ke thënë! Atje ne torturoheshim dhe na frikësonin. Edhe këtë do t'ia përmend Pejgamberit a.s. dhe do ta pyes! Për Allah! As nuk do të gënjej, as nuk do të shkurtoj gjë dhe as nuk do t'i shtoj gjë fjalës tënde!" Kësisoj, kur shkoi te Pejgamberi a.s., ajo i tha: "O Pejgamberi i Allahut! Kështu e kështu ka thënë
Umeri." Pejgamberi a.s. e pyeti: "Po ti ç'i the?" Ajo iu përgjigj: "I thashë kështu e kështu." Pejgamberi a.s. tha: "Ai nuk ka më shumë të drejtë tek unë sesa ju. Ai dhe shokët e tij kanë shpërblimin e një mërgimi, ndërsa ju, njerëzit e anijes, keni shpërblimin e dy mërgimeve." (4230, 4231)