545.
Enesi r.a. tregon se kur e pyetën për kunutin ai u përgjigj: "Padyshim që është kënduar." I thanë: "Përpara rukusë, apo pas saj?" Enesi u përgjigj: "Përpara rukusë." E pyeta (Asimi, treguesi i dytë i hadithit): "Po filani na tregoi ne se ti i ke thënë pas rukusë?!" Enesi tha: "Ka gënjyer. Në të vërtetë, i Dërguari i Allahut a.s. ka kënduar kunut vetëm një muaj. Ja shkaku: Pejgamberi a.s. dërgoi te paganët e Nexhdit, rreth shtatëdhjetë vetë që dinin Kuranin përmendësh, të cilët qenë më të paktë në numër se ata dhe, me të cilët i Dërguari i Allahut a.s. kishte marrë- veshje paqeje. Por paganët e thyen paqen dhe i vranë të shtatëdhjetë burrat. Kësisoj i Dërguari i Allahut a.s.këndoi kunut për një muaj duke iu lutur Allahut për t'i ndëshkuar dy fiset Ri'l dhe Dhukvan (të Nexhdit)." (1002)
|