Disa hadithe të zgjedhura
25.
Ebu Hurejra r.a. tregon: "
Të Dërguarin e Allahut a.s. e pyetën: 'Cila është vepra më e mirë?' Ai u përgjigj: 'Besimi në Allahun dhe në të Dërguarin e Tij (Muhamedin a.s.).' E pyetën prapë: 'Po pastaj çfarë (vepre vjen)?' Ai u përgjigj: 'Lufta për çështjen e Allahut.' Folësi pyeti prapë: 'Po pastaj çfarë?' Ai u përgjigj: 'Haxhi (i kryer në rregull dhe) i pranuar (nga Allahu).'
20.
Aishja r.a. tregon: "
Sa herë që i Dërguari i Allahut a.s. i urdhëronte muslimanët për të bërë diçka, ai gjithnjë urdhëronte vepra të cilat ishin të lehta për t'u kryer (sipas fuqisë dhe durimit të tyre). Ata i thanë: 'O i Dërguari i Allahut! Ne nuk jemi si ti. Allahu vërtet tashmë t'i ka falur ty gjynahet e shkuara dhe të ardhme/ Nga kjo ai u nxeh derisa e tregoi këtë në fytyrën e tij, pastaj tha: "Nuk ka dyshim se ai që e ka frikë më shumë Allahun dhe që e njeh Atë më mire se të gjithë ju, jam unë'.
15.
Enesi r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: "
(Betohem) për Atë në Duart e të Cilit është shpirti im! Asnjëri prej jush nuk do të ketë iman (të plotë) derisa unë të jem për të më i dashur se babai i tij, se fëmija e tij dhe se të gjithë njerëzit bashkë.
126.
Ibn Abbasi r.a. tregon:
Pejgamberi a.s. mori avdes duke i larë pjesët e caktuara vetëm nga një herë.
1159.
Enesi r.a. tregon se
Pejgamberi a.s. nuk e kthente asnjëherë parfumin e dhënë si dhuratë.
|