Disa hadithe të zgjedhura
26.
Saad Ibn Ebi Vekkas r.a. tregon: "
Njëherë i Dërguari i Allahut a.s. ndau diçka ndërmjet një grupi njerëzish, ndërsa unë isha ulur diku atje, veç kur pashë se i Dërguari i Allahut la (pa pjesë) një burrë të cilin unë e mendoja më të mirin, kështu që i thashë: 'O i Dërguari i Allahut! Ç'ke me filanin (që nuk i jep pjesë nga zekati)? Për Allah, unë vërtet mendoj se ai është besimtar i mirë!' Ndërsa Pejgamberi a.s. vërejti: 'Apo thjesht musliman?' Unë heshta pak, por nuk munda të duroj dhe e përsërita pyetjen, për shkak të asaj që unë dija për të: 'Ç'ke me filanin (që nuk i jep)? Për Allah, unë me të vërtetë mendoj se ai është besimtar i mirë!' Pejgamberi a.s. përsëri më tha: 'Apo thjesht musliman?' (Pasi heshta) nuk munda të duroj, për shkak të asaj që dija për të dhe e përsërita pyetjen së treti, ndërsa i Dërguari i Allahut a.s. m'u përgjigj njëlloj. Pastaj më tha: 'O Saad! Padyshim që unë i jap një njeriu, ndonëse tjetërkush është më i dashur për mua sesa ai, nga frika se atë mund ta përplasë Allahu me fytyrë në zjarr'.
2071.
Ebu Hurejra r.a. tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut a.s. të thotë: "
Betohem për Allahun! Unë kërkoj Falje nga Allahu dhe e drejtohem Atij me pendim më shumë se shtatëdhjetë herë në ditë!
1.
Umer Ibn Hattabi r.a. (radij-Allahu anhu - Allahu qoftë i kënaqur me të) tregon: "E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut të thotë: "
Shpërblimi i veprave varet nga qëllimi që ka pasur çdonjëri dhe gjithsecili do të marrë shpërblim në përputhje me qëllimin që ai ka pasur. Kështu, kushdo që shpërngulet për përfitime të kësaj bote apo për t'u martuar, shtegtimi i tij do të jetë për atë që ai u shpërngul.
9.
Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: "
Imani (besimi) përbëhet nga gjashtëdhjetë e ca degë dhe hajau (turpi) eshtë njëra nga degët e besimit.
1147.
Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: "
Nuk duhet t'u thoni (skllevërve): 'Ushqeje pronarin tënd, ndihmoje pronarin tënd të marrë avdes, jepi ujë pronarit tënd' skllevërve tuaj, por u thoni: 'I nderuari im (Sejjidi) ose kujdestari im (Meulai) (p.sh. t'u thoni ushqeje kujdestarin tënd ose të nderuarin tënd në vend të 'pronarin tënd'; dhe mos thoni: 'Abdi - skllavi im': 'Emeti - skllavja ime', por thoni: 'Fetai - djaloshi ini: 'Fetati - vasha ime': 'Gulami - djaloshi, çuni im'.
|