Disa hadithe të zgjedhura
19.
Ebu Said Hudriu r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: "
Do të vijë një kohë kur pasuria më e mirë e muslimanit do të jenë delet, të cilat do t i çojë në majë të maleve dhe në luginat me shi, që kështu të largohet atje, bashkë me fenë e tij (Islamin), prej fitneve (vështirësive në përmbushjen e detyrave të fesë, sprovave, mundimeve, trazirave etj.)
1477.
Aishja r.a. tregon se
Pejgamberi a.s. ka vdekur në moshën 63 vjeç.
2223.
Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka rrëfyer: "
Kur i krijoi krijesat, Allahu shkroi në Librin e Vet të vendosur tek Ai mbi Arsh, duke ia bërë detyrim Vetes: 'Vërtet që Mëshira Ime e mund Zemërimin Tim'!
14.
Ebu Hurejra r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: "
(Betohem) për Atë, në Dorë të të Cilit është shpirti im! Asnjëri prej jush nuk do të ketë iman (të plotë), derisa unë të jem për të më i dashur sesa babai i tij dhe fëmija e tij.
1.
Umer Ibn Hattabi r.a. (radij-Allahu anhu - Allahu qoftë i kënaqur me të) tregon: "E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut të thotë: "
Shpërblimi i veprave varet nga qëllimi që ka pasur çdonjëri dhe gjithsecili do të marrë shpërblim në përputhje me qëllimin që ai ka pasur. Kështu, kushdo që shpërngulet për përfitime të kësaj bote apo për t'u martuar, shtegtimi i tij do të jetë për atë që ai u shpërngul.
|