Libri: 68. Kurbani
1928.
Selema Ibn Akva r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: "Kush ka bërë kurban, të mos i mbetet copë mishi prej tij në shtëpi pas tri ditësh!,/ Bajramin e vitit tjetër ata e pyetën: "O i Dërguari i Allahut! A të veprojmë si vitin e kaluar?" Ai tha: 'Hani prej tij, u shpërndani edhe të tjerëve dhe ruani prej tij, sepse atë vit njerëzit ishin në vështirësi dhe unë desha që ju t'i ndihmonit nevojtarët." (5569)
1929.
Tregohet se Umer Ibn Hattabi r.a. ka falur namazin e Bajramit para se të mbajë hytben (ligjëratën). Pastaj është ngritur para njerëzve dhe ka mbajtur ligjëratën fetare duke thënë: "O njerëz! I Dërguari i Allahut a.s. ju ka ndaluar që të agjëroni ditën e parë të secilit nga dy Bajramet, sepse njëra ditë është prishja e agjërimit pas mbarimit të Ramazanit dhe tjetra është dita kur hani nga mishi i kurbanëve tuaj." (5571)
|