Libri: 10. Koha e faljes së namazeve
325.
Ebu Mesud Ensariu tregon r.a.: "Njëherë shkova në Irak tek Mugira, i cili një ditë e kishte vonuar faljen dhe i thashë: "Ç'është kjo, o Mugira? A nuk e din se një herë Xhibrili a.s. zbriti dhe fali namazin e agimit, ashtu u fal edhe i Dërguari i Allahut a.s. Pastaj (kur erdhi koha) ai fali namazin e drekës dhe po ashtu u fal dhe i Dërguari i Allahut a.s.. Pastaj (kur erdhi koha) ai fali namazin e pasdites (zemra) dhe po ashtu u fal edhe i Dërguari i Allahut a.s. Përsëri (kur erdhi koha) ai fali namazin e akshamit dhe po ashtu u fal edhe i Dërguari i Allahut a.s.. Dhe përsëri (kur erdhi koha) ai fali namazin e darkës, dhe po ashtu u fal edhe i Dërguari i Allahut a.s.. Në fund Xhibrili a.s. tha: "Për këtë u urdhërova (që të të paraqes faljet e namazeve, të cilat u janë urdhëruar ju)." (521)
326.
Hudhejfah tregon r.a. "Një herë qemë ulur me Umerin r.a., kur ai na tha: "Cili prej jush e kujton fjalën e të Dërguarit të Allahut a.s. për fitnet (sprovat, mundimet)?" Unë i thashë: "Unë e di atë, ashtu siç e ka thënë ai (a.s.)." Umeri tha: "Padyshim që ti je i guximshëm." I thashë: "Fitnet që i vijnë njeriut nga bashkëshortja e tij, nga paraja e tij, fëmija e tij dhe nga fqinji i tij, shlyhen nga namazi që ai fal, nga agjërimi që ai mban, nga bamirësia që ai bën dhe nga urdhërimi i së mirës (el- nia'ruf - besimi i pastër islam, gjithë ç'ka urdhëruar Allahu) dhe nga ndalimi i së keqes (el-munker - femohimi, politeizmi, e keqja dhe gjithë ç'ka ndaluar Allahu).// Umeri tha: "Nuk desha këtë, por të pyeta për fitnen që do të përhapet si valët e detit." Atëherë i thashë: "O prijësi i drejtë i besimtarëve të vërtetë! Nuk ke pse shqetësohesh për të, pasi është një derë e mbyllur mes teje dhe saj." Umeri pyeti: " A do të çelet apo do të thyhet ajo derë?" I thashë: "Ajo do të thyhet". Umeri tha: "Atëherë ajo nuk do të mbyllet më kurrë." Më pyetën nëse Umeri e dinte atëherë. U thashë se ai e dinte aq mirë sa dihet se para agimit të nesërm është nata dhe u kam treguar një hadith të lirë nga çdo gabim duke mos ngatërruar asnjë fjalë." Treguesi i dytë i hadithit thotë se e çuan Masrukun te Hudhejfa që ta pyesnin për "derën". Hudhejfa tha: "(Dera) ishte vetë Umeri." (525)
327.
Ibn Mesudi r.a. tregon: "Dikush puthi një grua (duke bërë kështu shumë gjynah) dhe pastaj shkoi te Pejgamberi a.s. (i penduar) dhe e njoftoi për ç'i kishte ndodhur. Nga ky shkak Allahu i Madhëruar zbriti Ajetin: "Dhe kryeni faljen në (dy) skajet e ditës (agimi, dreka dhe pasditja) dhe në orët e para të natës (mbrëmja dhe darka), (e të gjitha këto përbëjnë faljen e rregullt të detyruar ditore për çdo musliman e muslimane). Me të vërtetë që veprat e mira i largojnë veprat e këqija." (Kuran v. 11:114) Burri pyeti: "O i Dërguari i Allahut! A është vetëm për mua ky udhëzim?" Ai (a.s.) tha: "Është për të gjithë ata ndjekës të rrugës sime (të cilët bien në gjynah të tillë)." Në një tregim tjetër të Ibn Mesudit r.a. shtohen edhe fjalët "të cilët ndeshin e bien në një gjynah të tillë."(526)
328.
Hadithi me këtë numër është fshier për shkak të përsëritjes.
329.
Ibn Mesudi r.a. tregon: "E pyeta Pejgamberin a.s.: "Cila vepër është më e dashur për Allahun?" Më tha: "Të falesh namazet (e detyruara) në kohët e tyre më të para të përcaktuara për t'i falur." E pyeta: "Po pastaj?" Më tha: "Të jesh i mirë dhe i përkushtuar ndaj prindërve duke përmbushur detyrimet ndaj tyre." Përsëri e pyeta: "Po pas kësaj?" Më tha: "Të marrësh pjesë në Xhihnd (Lufta e Shenjtë) për Hir të Allahut (që Fjala e Tij të jetë triumfuese dhe më e larta)." Këto m'i tha i Dërguari i Allahut a.s. dhe po ta kisha pyetur për më shumë, sigurisht që do të më kishte treguar më tepër." (527)
330.
Ebu Hurejra r.a. tregon: "E kam dëgjuar Pejgamberin a.s. të thotë: "Shikoni, sikur një lumë të rridhte përpara derës së çdo njërit prej jush dhe (secili) të lahej në të çdo ditë pesë herë. Si thoni, a do të mund të gjenit shenjë papastërtie tek ai?" I thanë (të pranishmit): "Nuk do të mbetej asnjë gjurmë papastërtie në të." Ai (a.s.) tha: "Ky është shembulli i pesë namazeve me të cilat Allahu i fshin gabimet dhe gjynahet (e robëve të Vet)" (528)
331.
Enesi r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: "Bini në sexhde ashtu siç duhet plotësuar ajo dhe mos i shtrini parakrahët dhe bërrylat përtokë si qeni. Dhe nëse doni të pështyni, atëherë mos pështyni as përpara (nga Kibla) dhe as nga e djathta, pasi ai që po falet, po i flet vetë Zotit të tij." (532)
332.
Ebu Hurejra r.a. tregon: "Pejgamberi a.s. ka thënë: "Në kohë shumë të nxehtë, shtyjeni faljen e namazit të Mesditës, derisa të ulet pak vapa, sepse ashpërsia e nxehtësisë është nga furia e zjarrit të Xhehenemit. Zjarri i Xhehenemit iu ankua Zotit të Vet duke i thënë: "O Zoti im! Anët e mia po hanë njëra-tjetrën." Kështu Allahu e lejoi atë të marrë dy frymëmarrje, njërën në dimër dhe tjetrën në verë. Frymëmarrja e verës është kur ju ndjeni vapën më përvëluese, ndërsa frymëmarrja e dimrit është kur ju ndjeni të ftohtët më të egër." (536, 537)
333.
Ebu Dherri r.a. tregon: "Ishim me Pejgamberin a.s. në një udhëtim dhe myezin/ (Thirrësi i ezanit për faljen e namazit) deshte të thërriste ezanin për faljen e namazit të Mesditës, por Pejgamberi a.s. i tha: "Le të ulet pak nxehtësia." (Pas pak) ai përsëri deshte të thërriste ezanin, por Pejgamberi a.s. i tha atij: "Le të ulet pak vapa, derisa të shohim hijet e kodrave." [Ose nga fjala e Ebu Dherr-it (ai shtyu faljen e namazit), derisa pamë hijet e kodrave.] Ai a.s. shtoi: "Nxehtësia përvëluese është nga ashpërsia e Zjarrit të Xhehenemit, kështu që, kur të jetë shumë vapë, faleni namazin e drekës kur të freskohet pak." (539)
334.
Enesi r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. doli sapo dielli u ul pak nga zeniti dhe fali namazin e drekës. Pastaj ai u ngjit në minber dhe foli për Orën (Ditën e Ringjalljes) duke përmendur se atë Ditë ka ngjarje të mëdha. Pastaj tha: "Kushdo që don të më pyesë për ndonjë gjë, le të më pyesë dhe do t'u përgjigjem për çdo gjë, derisa të jem këtu ku jam." Shumica e njerëzve filluan të qajnë, ndërsa ai (a.s.) po përsëriste (duke thënë): "Më pyesni!" Kështu, ngrihet Abdullah Ibn Hudhafe dhe thotë: "Kush është babai im?" Pejgamberi a.s. i tha: "Babai yt është Hudhafe", dhe vazhdoi të përsërisë: "Më pyesni! Më pyesni!" Pastaj Umeri u ul në gjunjë përpara tij dhe tha: "Ne jemi të kënaqur me Allahun si Zoti ynë, me Islamin si fenë tonë dhe me Muhamedin (a.s.) si Pejgamberin tonë." Pas kësaj ai (a.s.) heshti pak dhe tha: "Sapo m'u shfaqën para syve Xheneti dhe Zjarri i Xhehenemit, mu në këtë mur. Kurrë nuk kam parë gjë më të mirë sesa i pari dhe gjë më të keqe sesa i dyti." (Pjesë të këtij hadithi janë përmendur në hadithin nr. 81 nga tregimi i Ebu Musas.) (540)
335.
Ebu Barza r.a. tregon se Pejgamberi a.s. gjithnjë e falte namazin e agimit kur mund ta njihje njeriun e ulur pranë teje (pasi të mbaronte namazi) dhe zakonisht këndonte nga 60 deri në 100 ajete nga Kurani. Drekën e falte sapo dielli të ulej pak nga kupa e qiellit, ndërsa namazin e pasdites do ta falte në atë kohë saqë dikush mund të shkonte në vendin më të largët të Medines dhe të kthehej, ndërsa dielli akoma vazhdonte i nxehtë. (Treguesi i dytë thotë se e ka harruarr se ç'thuhej për namazin e mbrëmjes). Ai (a.s.) nuk shqetësohej po ta vononte faljen e darkës deri në një të tretën e parë të natës ose deri në mes të natës. (541)
336.
Ibn Abbasi r.a. tregon se Pejgamberi a.s. fali në Medine tetë rekatë për drekën dhe për pasditen dhe shtatë për akshamin dhe për jacinë). (543)
337.
Në tregimin e hadithit nr.335 përmendet koha e faljes së namazeve, ndërsa, kur përmend namazin e isha-së (darkës, jacisë), shton se Pejgamberi a.s. nuk e pëlqente gjumin përpara këtij namazi dhe as bisedat pas këtij namazi. (547)
338.
Enesi r.a. tregon: "Ne falnim namazin e pasdites dhe pas tij, në qoftë se ndonjë prej nesh do të shkonte te fisi Ibn Auf (në Kuba', në periferi të Medines nga Jugu), do t'i gjente ata duke falur po këtë namaz." (548)
339.
Enesi r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. e falte namazin e ikindisë në një kohë kur dielli ishte akoma i nxehtë dhe lart në qiell pa u varur akoma nga perëndimi dhe, në qoftë se dikush shkonte deri në Avali të Medines, ai arrinte atje, ndërsa dielli akoma ishte lart (në qiell). Disa prej tyre nga Avali i Medines që faleshin ishin rreth katër milje nga qyteti. (550)
340.
Ibn Umeri r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: "Kujtdo që i ikën namazi i pasdites pa falur (pa pasur ndonjë shkak), do të ishte për të sikur t'i kishte humbur familja e tij dhe pasuria e tij." (552)
341.
Ebu Melihu tregon se Burejda r.a. u ka thënë një ditë me re: "Faleni ikindinë herët, pasi Pejgamberi a.s. ka thënë: "Kushdo që lë pa falur namazin e ikindisë, atëherë atij do t'i humbasin të gjitha veprat (e mira që ka bërë)'."(553)
342.
Xheriri r.a. tregon: "Ishim me Pejgamberin a.s.. Ai a.s., një natë pa hënën, kur ajo ishte e plotë dhe tha: "Padyshim që ju do ta shihni Zotin tuaj siç e shihni këtë hënë dhe nuk do të keni asnjë shqetësim për ta parë Atë. Kështu pra, nëse mundeni ta mënjanoni humbjen (që të mos falesh për shkak të gjumit ose të punës) e një falje para lindjes së diellit (falja e agimit) dhe një falje para perëndimit të diellit (falja e pasdites), duhet të mënjanoni humbjen e tyre." Pastaj këndoi ajetin: "... lartëso Lavdinë e Zotit tënd para lindjes së diellit (falja e agimit) dhe para perëndimit (falja e mesditës dhe e pasdites)" (Kuran, 50:39). Ismaili tha: "Kryeni këto falje dhe mos i humbisni ato." (554)
343.
Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: "Melekët vijnë (tek ju) paprerë, ditën dhe natën, dhe të gjithë mblidhen së bashku në kohën e faljes së agimit dhe të pasdites. Pastaj, ata që kanë ndenjur me ju gjithë natën, ngjiten tek Allahu i Cili i pyet ata edhe pse Ai e di përgjigjen që më parë, më mirë se ata): "Si i latë robët e Mi?" Ata përgjigjen: " Ata i lamë duke u falur dhe kur shkuam, përsëri i gjetëm po duke u falur." (555)
344.
Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: "Në qoftë se ndokush arrin të falë një rekat të namazit të asrit para perëndimit të diellit, ai duhet (të vazhdojë) ta përfundojë faljen e tij. Dhe në qoftë se ndokush kap ose arrin të falë një rekat nga namazi i aimit para se të lindë dielli, ai duhet (ta vazhdojë e) ta përfundojë faljen e tij." (556)
345.
Ibn Umeri r.a. tregon se ai e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut a.s. të thotë: "Koha e qëndrimit tuaj në dunja në krahasim me popujt që kanë kaluar është sa koha e mbetur nga falja e namazit të pasdites deri në perëndimin e diellit. (Koha e kaluar në krahasim me kohën e mbetur të kësaj dunjaje është sa koha nga asri deri në perëndimin e diellit në një ditë-natë 24 orëshe). Popullit të Teuratit iu dha Teurati dhe ata punuan (sipas tij) deri në mesditë, pastaj u lodhën dhe e braktisën atë dhe gjithësekujt iu dha si shpërblim nga një kirat. Pastaj popullit të Inxhilit iu dha Inxhili dhe ata punuan sipas tij deri në namazin e pasdites, pastaj u lodhën dhe e braktisën atë dhe iu dha gjithësekujt shpërblimi nga një kirat. Pastaj ne na u dha Kurani dhe ne punuam sipas atij deri në perëndimin e diellit dhe gjithësekujt prej nesh iu dha shpërblim dy kirat. Nga kjo, popujt e dy Librave të Parë thanë: "Zoti ynë! Ti i ke dhënë) gjithësecilit prej tyre nga dy kiratë, ndërsa neve na ke dhënë vetëm nga një kirat, edhe pse ne kemi punuar më shumë se ata?" Allahu, më i Larti u thotë: " A u kam bërë ju ndonjë padrejtësi në shpërblim (duke iu cënuar juve të drejtat, ose duke ua hequr juve shpërblimin dhe duke ua dhënë atyre)?" Ata thanë: "Jo". Allahu i Madhëruar u tha: "Kjo është Mirësia Ime të cilën Unë ia dhuroj kujt të dua." (557
346.
Rafi' Ibn Hadixh r.a. tregon: "Falnim namazin e akshamit me Pejgamberin a.s. dhe, pasi mbaronim, nëse dikush do të lëshonte shigjetë nga harku i tij, do të dukej shenja që ajo do të linte në vendin e qëlluar (pra mbaronte falja e namazit dhe akoma nuk ishte errësuar mirë)." (559)
347.
Xhabiri r.a. tregon: "Pejgamberi a.s. e falte namazin e dhuhrit (drekës) në mesditë, atë të asrit (pasdites), kur dielli ishte akoma i fortë, magribin (mbrëmjen) menjëherë pas perëndimit të diellit (në kohën e përcaktuar), ndërsa ishanë (darkën) në kohë të ndryshme: sa herë që ai i shihte njerëzit të grumbulluar (për këtë namaz) ai do ta falte atë dhe, në qoftë se njerëzit vonoheshin, ai do ta vononte atë; ndërsa sa për fexhrin (agimin), si ata dhe si Pejgamberi a.s. e falnin kur ishte akoma errësirë. (560)
348.
Abdullah Muzaniu r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: "Mos u ndikoni nga beduinët në lidhje me emrin magrib të namazit tuaj (akshamit), kohë të cilën ata e quajnë ishanë. (Pra magrib - është muzgu i mbrëmjes sa perëndon dielli, ndërsa isha - është mbrëmja më e vonë ose darka, kur errësira ka mbuluar gjithçka)." (563)
349.
Aishja r.a. tregon: "Një herë i Dërguari i Allahut a.s. e vonoi faljen e namazit të jacisë dhe kjo ndodhi kur Islami akoma nuk ishte përhapur shumë jashtë Medines. Ai (a.s.) nuk doli nga shtëpia (për në xhami për të falur këtë namaz), derisa Umeri e njoftoi atë se gratë dhe fëmijët i kishte kapur gjumi. Pastaj Pejgamberi a.s. doli dhe u tha të pranishmëve që prisnin në xhami: " Askush në faqe të tokës nuk e ka pritur këtë namaz (ishanë, jacinë) përveç jush." (566)
350.
Ebu Musa r.a. tregon: "Unë dhe shokët e mi që erdhën me mua në anije, zbritëm në një vend të quajtur Baki Bnt'han. Atë kohë Pejgamberi a.s. ishte në Medine. Njëri nga ne shkonte në Medine tek Pejgamberi a.s. çdo natë me rradhë në kohën e namazit të ishasc. Një herë unë dhe shokët e mi shkuam te Pejgamberi a.s., ndërsa ai ishte i zënë me disa punë të tijat, kështu që falja e namazit të jacisë u vonua deri në mes të natës. Më pas ai a.s. doli dhe u priu njerëzve në namaz. Pasi mbaroi namazin, ai iu drejtua njerëzve të pranishëm aty me të, duke u thënë: "Jini të duruar e mos u largoni! Merrni edhe përgëzimet! Është nga Mirësia e Allahut mbi ju se askush nga gjithë njerëzimi nuk e ka falur namazin në këtë kohë përveç jush (ose tha: Askush përveç jush nuk e ka falur namazin në këtë kohë)." Ebu Musa shton: "Kështu që ne u kthyem të gëzuar pas asaj që dëgjuam nga i Dërguari i Allahut a.s." (567)
351.
Aishja r.a. tregon: "Një herë i Dërguari i Allahut a.s. e vonoi namazin e jacisë, derisa Umeri e kujtoi atë duke i thënë: "Namazi". Pastaj ajo shtoi: "Pejgamberi a.s. e falte namazin e jacisë ndërmjet kohës nga perëndimi i muzgut të mbrëmjes deri në fundin e një të tretës së parë të natës." (569) Në hadithin e Ibn Abbasit r.a. thuhet: "Kështu pra, doli Pejgamberi i Allahut a.s. dhe më duket sikur po e vështroj edhe tani atë duke i pikuar koka ujë dhe me dorën në kokë tha: 'Po të mos e kisha menduar si të vështirë për pasardhësit e mi, do t'i kisha urdhëruar që ta falnin këtë namaz në këtë kohë." (571)
352.
Ibn Abbasin r.a. e pyetën se si e kishte vënë dorën në kokën e vet Pejgamberi a.s. Atau (treguesi i dytë i hadithit) e tregoi duke i hapur gishtat pak dhe i vuri majat e tyre në pjesën anësore të kokës, pastaj i tërhoqi poshtë duke i bashkuar, derisa gishti tregues preku bulën e veshit dhe pjesën e fytyrës nga tëmthi dhe mjekra. Ai as nuk u ngadalësua e as nuk u shpejtua, por veproi veçse kështu (siç e tregoi me veprime Atau). (571)
353.
Enesi r.a. tregon: "Një herë Pejgamberi a.s. e vonoi faljen e namazit të jacisë deri në mes të natës ...", (vazhdon edhe ky tregimi si më lart) dhe shtoi: "Më duket se edhe tani po vështroj shkëlqimin e unazës së Pejgamberit a.s. atë natë." (572)
354.
Ebu Musa r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: "Kush fal dy namazet e ftohta (agimin dhe pasditen - në kohët e tyre) do të hyjë në Xhenet." (574)
355.
Enesi r.a. tregon se Zejdi r.a. i ka treguar atij se ata kanë ngrënë Syfyr me Pejgamberin a.s. pastaj janë ngritur dhe kanë falur namazin e agimit. Enesi r.a. thotë se e pyeta Zejdin se sa qe koha ndërmjet tyre. Ai (Zejdi) u përgjigj: "Koha ndërmjet tyre (syfyrit dhe faljes së namazit të agimit) qe sa mund të këndoje 50 a 60 ajete." (575)
356.
Sehl Ibn Saadi r.a. tregon: "Unë haja syfyr me familjen time dhe pastaj nxitoja që të mund të kapja faljen e namazit të agimit me të Dërguarin e Allahut a.s.." (577)
357.
Ibn Abbasi r.a. tregon: "Një ndër njerëzit e përkushtuar e të drejtë e më të dashur tek unë, siç ishte Umeri r.a. më ka thënë: "Pejgamberi a.s. ka ndaluar faljen pas namazit të agimit, derisa të lindë dielli plotësisht dhe pas namazit të ikindisë, derisa ai të perëndojë, (pra deri në aksham)." (581)
358.
Ibn Umeri r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: "Mos falni namaz në kohën e lindjes së diellit dhe as në kohën e perëndimit të tij." (582)
359.
Ibn Umeri r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: "Në qoftë se del rrethi i diellit (mbi horizont), atëherë vonojeni faljen e namazit, derisa ai të ngrihet lart. Po kështu, edhe kur rrethi i tij fillon të fshihet (në horizont), atëherë vonojeni faljen e namazit, derisa ai të perëndojë plotësisht." (583)
360.
Ebu Hurejra r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka ndaluar dy lloj shitjesh, dy lloj veshjesh (shih nr. 241/368) dhe dy falje: ndaloi falje namazi pas namazit të agimit, deri sa të lindë dielli plotësisht dhe pas namazit të ikindisë, deri sa ai të perëndojë. (584)
361.
Muavijah r.a. thotë: "Ju falni një namaz të cilin ju nuk e keni parë që atë ta falë i Dërguari i Allahut a.s., kur ne ishim në shoqërinë e tij dhe padyshim që ai e ka ndaluar këtë namaz: dy rekatë pas namazit të pasdites. (587)
362.
Aishja r.a. thotë: "Betohem për Allahun e Lartësuar, i Cili i mori jetën Pejgamberit a.s.! Pejgamberi a.s. kurrë nuk i la ata (dy rekatë pas namazit të ikindisë), derisa ai u takua me Allahun dhe ai (a.s.) nuk e takoi Allahun e Madhëruar, derisa atij iu bë e vështirë falja e namazit në këmbë, kështu që ai (a.s) filloi t'i falë shumicën e namazeve ulur (don të thotë këto dy rekatë). Ai i falte këta dy rekatë në shtëpi dhe asnjëherë nuk i fali ato në xhami, ngaqë kishte frikë se mos rëndoheshin pasar- dhësit e tij, sepse atij gjithnjë i pëlqente çfarë ishte më e lehtë për ta." (590)
363.
Aishja r.a. tregon: "I Dërguari i Allahut a.s. kurrë nuk i la pa falur dy rekatë para namazit të agimit dhe dy rekatë pas namazit të pasdites, qoftë fshehur ose hapur (as kur nuk e shihnin njerëzit, e as kur e shihnin, ai nuk i la ato pa falur)." (592)
364.
Ebu Katada r.a. tregon: "Një natë po udhëtonim me Pejgamberin a.s., kur disa njerëz thanë: "O i Dërguari i Allahut! Sikur të bënim pushim të gjithë (ne dhe ti) gjatë orëve të fundit të natës?" Ai (a.s.) u tha: "Kam frikë se do t'u zërë gjumi e do t'u ikë koha e namazit të agimit." Bilali tha: "Do t'ju zgjoj unë." Kështu, të gjithë fjetën, ndërsa Bilali u mbështet pas devesë së tij, kur ja! Edhe atë e kishte kapur gjumi e kishte fjetur. Pejgamberi a.s. ishte zgjuar kur rrethi i diellit kishte filluar të dalë në horizont dhe thotë: "O Bilal! Ku e ke fjalën që the?" Ai i tha: "Kurrë nuk kam fjetur gjumë të tillë." Pejgamberi a.s. tha: "Allahu i mori shpirtrat tuaj, kur deshi Vetë dhe, jua ktheu ata juve, kur deshi Vetë. O Bilal! Ngrihu dhe thirre ezanin për namaz." Pejgamberi a.s. mori avdes dhe, kur dielli u ngjit lart dhe u ndriçua mirë, ai u ngrit dhe fali namazin." (595)
365.
Xhabiri r.a. tregon: "Ditën e Luftës së Hendekut Omeri r.a., pasi kishte perënduar dielli, filloi t'i mallkojë paganët kurejshë dhe tha: "O i Dërguari i Allahut! Unë nuk munda të fal namazin e pasdites, para se dielli të kish perënduar." Pejgamberi a.s. tha: "(Betohem) për Allahun! Edhe unë nuk e kam falur atë." Kështu pra, ne u kthyem në drejtim të But'hanit, pastaj Pejgamberi a.s. mori avdes për t7u falur. Po kështu edhe ne morëm avdes për namaz. Pas kësaj ai (a.s.) fali ikindinë, pasi kishte perënduar dielli dhe pas saj fali namazin e akshamit. (596)
366.
Enesi r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: "Në qoftë se dikush harron të falë ndonjë namaz, atëherë ai duhet ta falë atë kur t7i kujtohet. Nuk ka shlyerje tjetër veçse falja e tij." Pastaj këndoi ajetin kuranor: "Dhe plotëso rregullisht faljen e namazit për përkujtimin Tim." (Kuran 20:14) (597)
367.
Enesi r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: "Do të llogariteni si të jeni duke u falur, sa kohë që të jeni duke pritur për faljen e namazit të radhës." (600)
368.
Sipas hadithit nr. 96 përmendet: 'Tasi të mbushen njëqind vjet." Në një hadith tjetër Ibn Umeri r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: "Askush që është në tokë sonte nuk do të jetë më i gjallë pas plotësimit të njëqind vjetëve nga kjo natë", duke nënkuptuar, kur ai shekull dhe njerëzit e atij shekulli do të kalonin nga kjo botë. (601)
369.
Abdurr-Rrahman Ibn Ebu Bekr r.a. tregon se banorët e Suffa-s ishin njerëz të varfër dhe se Pejgamberi a.s. tha: "Kush ka ushqim sa për dy vetë, të marrë një të tretë prej këtij fisi; e kushdo që ka ushqim sa për katër vetë duhet të marrë një ose dy prej tyre." Ebu Bekri mori tre vetë prej tyre, kurse Pejgamberi a.s. mori dhjetë. Ne ishim (tre vetë në shtëpi): babai, nëna dhe unë. (Teguesi i dytë thotë se dyshon nëse Abdurr- Rrahmani tha edhe për gruan e vet dhe për shërbëtorin që kishin bashkë në shtëpinë e tyre dhe në atë të Ebu Bekrit.) Ebu Bekri hëngri darkë tek Pejgamberi a.s. dhe qëndroi atje derisa u fal namazi i Darkës. Pastaj u kthye përsëri tek ai dhe qëndroi atje derisa hëngri darkë Pejgamberi a.s. Ai erdhi në shtëpi pasi kishte kaluar nga nata aq sa deshi Allahu (një pjesë e mirë e saj). I thotë atij e shoqja: "Çfarë të pengoi nga miqtë (ose tha miku) tuaj?" Ai i tha: "A nuk u ke shtruar akoma darkë?" Ajo i tha: "Ata nuk deshën të hanë derisa të vije ti. Ne ua sollëm darkën, por ata nuk pranuan." Unë u largova dhe u fsheha (pasi kisha frikë prej Ebu Bekrit), ndërkohë ai më thirri: "O Gnnther (fjalë e ashpër)!" Pastaj më tha edhe fjalë të tjera fyese dhe pastaj i tha (familjes së vet): "Hani! Nuk u them aspak bujrëm!" Pastaj (u soll darka), ndërsa Ebu Bekri u betua: "Për Allah! Nuk do të ha kurrë nga ky ushqim." Për Allah! Sa herë që çdonjëri prej nesh (unë dhe miqtë nga Suffa) merrte ndopak nga ushqimi, ai shtohej që nga poshtë. Të gjithë ne hëngrëm derisa u ngopëm, ndërsa ushqimi qe më shumë se sa para se të shtrohej. Ebu Bekri e vështroi atë, por e shihte që ai ishte siç qe para se të shtrohej, madje edhe më shumë se aq. Ai iu drejtua gruas së tij (duke i thënë): "O motra e Beni Firas! Ç'është kjo?" Ajo i tha: "O kënaqësia e syrit tim! Ushqimi tani është tri herë më shumë se sa qe më përpara." Kështu, Ebu Bekri hëngri prej tij dhe tha: "Padyshim që gjithë kjo ka qenë prej shejtanit", donte të thoshte: betimi që ai bëri për të mos ngrënë. Pastaj mori një kafshatë prej tij ndërsa pjesën tjetër të ushqimit e mori dhe e çoi te Pejgamberi a.s., i cili mbeti tek ai (a.s.) deri të nesërmen. Pati një marrëveshje mes nesh dhe njerëzve të tjerë, por kur ajo kaloi, Pejgamberi a.s. na ndau ne në dymbëdhjetë grupe (të gjithë shokët e Pejgamberit a.s.), secili grup i prirë nga një burrë. Allahu e di më mirë se sa pati nën komandën e çdo prijësi të grupeve. Kësisoj pra, të gjithë ata (dymbëdhjetë grupet e burrave) hëngrën prej atij ushqimi, (ose seç tha ai fjalë të ngjashme thotë treguesi i dytë i hadithit). (602)
|