Libri: 8. Falja e namazit
228.
Sipas Enesit r.a., Ebu Dherri r.a. ka treguar se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: "Kur isha në Mekë, çatia e shtëpisë sime u hap dhe zbriti Xhibrili a.s., i cili më hapi gjoksin dhe ma lau atë me ujë zemzemi. Pastaj ai solli një tabaka të artë (të mbushur) plot me Urtësi dhe iman dhe, pasi zbrazi në gjoksin tim ç'kishte në të, e mbylli atë përsëri. Pas kësaj ai më mori mua për dore dhe u ngjit lart bashkë me mua në qiellin e dynjasë (qielli më i afërt). Sapo arrita në qiellin e parë, Xhibrili a.s. i tha rojes së qiellit: "Hape (portën)!". Roja pyeti: "Kush është?" Xhibrili iu përgjigj: "Xhibrili". (Roja) pyeti: "A është tjetër kush me ty?" (Xhibrili) i tha: "Po, me mua është Muhamedi a.s." (Roja) pyeti: "A është i ftuar?" Xhibrili iu përgjigj: "Po". Kështu ai e hapi portën dhe ne po ngjiteshim në qiellin e dynjasë, kur ja, pamë një burrë të ulur dhe në të djathtë të tij një mori njerëzish, edhe në të majtë një mori (tjetër) njerëzish! Kur shihte nga e djathta qeshte, ndërsa kur shihte nga e majta qante. Pastaj ai tha: "Mirësevjen, o Pejgamber i drejtë dhe bir i drejtë". E pyeta Xhibrilin: "Kush është ky?" Ai më tha: "Ky është Ademi, ndërsa këto tufa të mëdha në të djathtë dhe në të majtë të tij janë e pasardhësit e tij. Ata nga e djathta janë banorët e Xhenetit, ndërsa turma në të majtë të tij janë banorët e Zjarrit. Kështu, kur sheh nga e djathta e vet, ai qesh, ndërsa kur sheh majtas qan? (E ndoqa këtë pamje), derisa Xhibrili a.s. më ngjiti në qiellin e dytë, kur ai (a.s.) i tha rojës së tij: "Hape (portën)". Roja i bëri Xhibrilit të njëjtën pyetje që i bëri ai i qiellit të parë dhe e hapi (portën)." Sipas Enesit r.a., Ebu Dherri ka treguar se Pejgamberi a.s. takoi në qiej (me radhë) Ademin, Idrisin, Musanë, Isanë, dhe Ib ahimin (paqja e Allahut qoftë mbi ta). Por Ebu Dherri nuk ka përmendur se në ç'qiell takoi secilin prej tyre, por ka thënë se ai (Pejgamberi a.s.) gjeti Ademin a.s. në qiellin e dynjasë (qiellin parë), kurse Ibrahimin a.s. në qiellin e gjashtë. Më tej, Enesi r.a. ka treguar: "Kur Xhibrili a.s. bashkë me Pejgamberin a.s. kaluan pranë Idrisit, ky tha: "Mirë se vjen, Pejgamber i drejtë dhe vëllai i drejtë!" Pejgamberi pyeti: "Kush është ky?" Xhibrili i tha: "Ky është Idrisi". Pejgamberi a.s. shtoi: "Kalova pranë Musait, i cili më tha: "Mirë se erdhe, o Pejgamber i drejtë dhe vëlla i drejtë." Pyeta: "Kush është ky?" Xhibrili më tha: "Ky është Musai". Pastaj takova Isanë, i cili tha: "Mirë se vjen, o vëlla i drejtë dhe Pejgamber i drejtë". Pyeta: "Kush është ky?" Xhibrili më tha: "Ky është Isai". Pastaj takova Ibrahimin, i cili më tha: "Mirë se vjen, o Pejgamber i drejtë dhe bir i drejtë". Thashë: "Kush është ky?" Xhibrili më tha: "Ky është Ibrahimi a.s." Ibn Abbasi dhe Ebu Habba Ensariu (r.a.) tregojnë: "Pejgamberi a.s. shtoi: "Pastaj Xhibrili a.s. u ngjit me mua në një vend aq lart saqë atje dëgjova gërvishtjet e kalemave që shkruanin." Ndërsa Enesi a.s. transmeton nga Pejgamberi a.s. (fjalët e mëposhtme): "Kështu Allahu i bëri detyrim për ndjekësit e mi pesëdhjetë namaze dhe me këtë urdhër të Allahut u ktheva, kur takova Musanë, i cili më tha: "Çfarë bëri detyrim Allahu ty për pasuesit e tu?" I thashë: "Urdhëroi pesëdhjetë namaze". Ai më tha: "Ktheu prapë tek Zoti yt. Në të vërtetë, pasuesit e tu nuk do të kenë fuqi për to." Kështu që u ktheva tek Allahu dhe Ai i përgjysmoi ato. U ktheva tek Musai dhe i thashë se Allahu i përgjysmoi ato, por ai më tha: "Ktheu tek Zoti yt, sepse pasuesit e tu nuk do të kenë fuqi për to. " Kështu pra,u ktheva përsëri dhe Allahu m'i përgjysmoi sërish ato. Pastaj u ktheva te Musai dhe ai më tha: "Ktheu tek Zoti yt, pasi pasuesit e tu nuk do të kenë fuqi për to". Përsëri u fctheva tek Allahu. Allahu i Madhëruar tha: "Ato do të jenë pesë falje sa për pesëdhjetë namaze (në shpërblim). Tashmë nuk ndryshon më Fjala Ime." U ktheva përsëri tek Musai. Më tha: "Ktheu tek Zoti yt", por i thashë: "Tani ndiej shumë turp nga Zoti im (për t'i kërkuar përsëri lehtësim)". Pas kësaj Xhibrili më mori, derisa arritëm te Sidretid- Mnnteha.m Ajo mbulohej me ngjyra të shumta e të papërshkrueshme. Pastaj më futën në Xhenet, ku pashë mure të vegjël (të ulët) perlash dhe pashë dheun e tij prej misku." (349)
229.
Aishja r.a., nëna e besimtarëve tregon: "Kur Allahu e bëri të detyruar faljen e namazit, Ai e detyroi atë me dy e nga dy rekatë si për vendasin, ashtu edhe për në udhëtim. Pastaj namazi i udhëtarit mbeti siç qe (dy rekate), ndërsa për vendasit u shtuan rekatët." (350)
230.
Umer Ibn Ebi Selema r.a. tregon se Pejgamberi a.s. u fal duke qenë i veshur me një rrobë së cilës ia kryqëzoi fundet (duke hedhur secilin cep në krahun tjetër). (354)
231.
Umm Hani r.a. (halla e Pejgamberit a.s.) tregon për namazin e Pejgamberit a.s. ditën e Çlirimit të Mekës: "Shkova tek i Dërguari i Allahut a.s. vitin e hapjes së Mekës (vitin e dhjetë Hixhrij) dhe e gjeta duke marrë gusl, ndërsa Fatimja (r.a. e bija) po e mbulonte me perde dhe nuk shihej. (Kur dëgjoi zërin tim) ai (a.s.) pyeti: "Kush është?", ndërsa unë i thashë: "Unë jam Umm Hani." (356)
232.
Umm Hani r.a. tregon se Pejgamberi a.s. fali tetë rekatë i mbështjellë me një rrobë. Kur mbaroi, i thashë: "O i Dërguari i Allahut! Vëllai im më ka thënë se do të vrasë një njeri, filanin birin e Hubejras, të cilin e kam pas strehuar." I Dërguari i Allahut a.s. tha: "Edhe ne e strehojmë atë që ke strehuar ti, o Umm Hani." Pastaj ajo shtoi: "Ishte paradite". (357)
233.
Ebu Hurejra r.a. tregon se, kur dikush e pyeti të Dërguarin e Allahut a.s. për faljen e namazit (duke qenë i mbështjellë) me një rrobë, i Dërguari i Allahut a.s. u përgjigj: "A keni të gjithë ju (të vishni) dy rroba?"** (358)
234.
Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: "Të mos falet kush prej jush kur është i mbështjellë vetëm me një rrobë, pa vënë diçka prej saj krahëve (duke mbuluar shpatullat)." (359)
235.
Po nga Ebu Hurejra përcillet se ai e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut a.s. të thotë: "Kush falet me një rrobë të vetme, le t'i kryqëzojë cepet e saj krahëve (duke mbuluar me to shpatullat)." (360)
236.
Xhabiri r.a. tregon: "Kam dalë me Pejgamberin a.s. në disa prej udhëtimeve të tij. I shkova një natë për një punë timen, kur e gjeta duke u falur. Qeshë i mbështjellë me një rrobë që e kisha hedhur krahëve (pastaj) u fala (me të) përkrah tij. Pasi mbaroi faljen, më pyeti: "Ç'të solli këtu, o Xhabir?" I thashë se ç'doja. Kur mbarova (dhe po bëhesha gati për t'u l;arguar) më tha: "Ç'është kjo rrobë që të shoh dhe ç'është kjo mbështjellje e krahëve kështu?" I thashë: "Është (vetëm) një rrobë (e ngushtë)." Ai (a.s.) më tha: "Nëse është e gjerë (dhe mjafton), mbështille për trupi (duke mbuluar shpatullat dhe trupin), ndërsa, po të jetë e ngushtë, atëherë përdore atë si /zrzr."(361)
237.
Sehli r.a. tregon: "Burrat faleshin me Pejgamberin a.s. të veshur me izar, por e lidhnin nga qafa e poshtë, ashtu siç bënin fëmijët, kështu që Pejgamberi a.s. u tha grave që të mos e ngrinin kokën (nga sexhdja, të rëna me fytyrë për tokë), derisa burrat të uleshin në ndenjjen në gjunjë." (362)
238.
Mugira r.a. tregon: "Një herë isha me Pejgamberin a.s. në një udhëtim, kur më tha: "O Mugira! Merre mbajtësen e ujit." E mora atë, ndërsa i Dërguari i Allahut a.s. iku për të kryer nevojën larg, sa nuk e shihja më. Ai kishte veshur një xhybe siriane. (Kur u kthye) ai u përpoq txi nxirrte krahët nga mëngët, por (xhybja) qe shumë e ngushtë, kështu që i nxori krahët nga poshtë. Unë i shtiva ujë, ndërsa ai mori avdes siç merrte avdes për faljen e namazit, ndërsa kaloi duart e lagura mbi meste, pastaj u fal." (363)
239.
Xhabiri r.a. tregon: (Në kohën para Islame, para se Pejgamberit a.s. t7i vinte Shpallja Hyjnore), ndërsa i Dërguari i Allahut po mbante gurë bashkë me njerëzit e tjerë të Mekës për të rindërtuar Qabenë, xhaxhai i tij, Abbasi, i thotë: "O nipi im! (Është më mirë) sikur ta hiqje izarin dhe ta vije në shpatulla, nën gur (që mos të të vrasë)?" Kështu, ai e hoqi atë dhe e hodhi shpatullave, por papritur ra pa ndjenja. Kështu pra, qysh atëherë, ai kurrë nuk u pa më i zhveshur. (364)
240.
Ebu Said Hudriu r.a. tregon: "I Dërguari i Allahut a.s. e ka ndaluar mbështjelljen e trupit me një rrobë, e cila nuk lejon nxjerrjen e krahëve as anash, as nga poshtë dhe uljen ndenjur me gjunjët të mbledhur tek barku, me këmbët të hapura me duart të vendosura në gjunjë, kur burri ka veshur një rrobë që nuk arrin të mbulojë vendet e turpshme (plotësisht).,/ (367)
241.
Ebu Hurejra r.a. tregon: 'Tejgamberi a.s. ka ndaluar shitjen liiiias, shitjen uibadh, veshjen e një rrobeje që s'lejon nxjerrjen e krahëve dhe uljen ndenjur me gjunjët e mbledhur në bark, kur burri ka veshur vetëm një rrobë." (368)
242.
Ebu Hurejra r.a. tregon: "Ditën e Nahrit Ebu Bekri (i cili qe prijësi i haxhinjve atë vit) na dërgoi mua dhe disa thirrës të tjerë në Mina, për të bërë njoftim të përgjithshëm (duke shpallur): "Asnjë iduhjtar nuk lejohet të kryejë më haxh pas këtij viti dhe asnjë (person) i zhveshur nuk lejohet më të bëjë tavaf (të sillet) rreth Qabes." Pastaj i Dërguari i Allahut a.s. dërgoi Aliun r.a. (nga Medina në Mekë) duke e urdhëruar të lexonte pjesën e zbritur nga Surja Bera' (ose Et-Teube, nr. 9). Kështu edhe Aliu shpalli bashkë me ne Ditën e Nahrit në Mina: "Asnjë idhujtar nuk lejohet të kryejë haxh pas këtij viti dhe asnjë (person) i zhveshur nuk lejohet të bëjë tavaf rreth Qabesë (Kuran, 9:28)." (369)
243.
Enesi r.a. tregon: "Kur i Dërguari i Allahut a.s. sulmoi Hajberin, falëm namazin e agimit (sabahun) herët duke qenë akoma errësirë. Kështu pra, Pejgamberi i Allahut a.s. filloi udhëtimin kaluar, pas tij (a.s.) ngiste Ebu Talha, ndërsa unë isha pas Ebu Talhas. Pejgamberi i Allahut a.s. e kaloi me shpejtësi luginën e Hajberit, ndërsa gjuri im prekte kofshën e Pejgamberit të Allahut a.s. Pastaj atij iu tërhoq izari dhe iu zbulua kofsha, kështu unë pashë bardhësinë e kofshës së Pejgamberit të Allahut a.s. Kur ai hyri në qytetin (e Hajberit) tha: "Allnliu Ekberl (Allahu është më i Madhi!) Hajberi është shkatërruar! Sa herë që ne i afrohemi një vendbanimi me njerëz (armiqësorë për t'i luftuar), atëherë vërtet i tmerrshëm do të jetë mëngjesi i atyre që qenë këshilluar!" Ai e përmendi këtë tri herë. Kështu, njerëzit e qytetit dolën në punë (dhe, kur e panë) thirrën: "(Ka ardhur) Muhamedi dhe ushtria e dj!" Pastaj Enesi r.a. vazhdon tregimin: "Ne e morëm Hajberin me forcë, pastaj u grumbulluan robërit dhe plaçka e luftës. Dihja (njëri nga shokët e Pejgamberit a.s.) erdhi dhe i tha: "O Pejgamberi i Allahut! Më jep mua një robëreshë nga ato që janë kapur." Pejgamberi a.s. i tha: "Shko e merr cilën të duash." Kështu ai mori Safije bint Hujaj. Pastaj dikush shkoi te Pejgamberi a.s. dhe i tha: "O i Dërguari i Allahut! Dihjas i dhe Safijen, e cila është princesha e dy fiseve, të Kurejdhit dhe të Nedirit. Ajo nuk i shkon kërkujt tjetër veçse ty!" Kështu, Pejgamberi a.s. tha: "Silleni atë (Dihjan) bashkë me të (Safijen)." Dihja erdhi bashkë me të. Kur e pa atë, Pejgamberi a.s. tha: "Shko e merr një robëreshë tjetër, përveç kësaj!" Pastaj, - shton Enesi, - Pejgamberi a.s. e liroi Safijen dhe u martua me të. (Thabiti e pyeti Enesin:) "O Ebu Hamza! Çfarë i dha Pejgamberi a.s. asaj si nichr? Ai i tha: "Ajo qe vetë nichri për veten e saj, sepse ai (a.s.) i dha asaj lirinë dhe pastaj u martua me të. Gjatë rrugës Umm Selema e veshi atë për nuse dhe në mbrëmje ia dërgoi Pejgamberit a.s., i cili u bë dhëndër dhe bëri një thirrje: "Kush të ketë ndonjë gjë (ushqim) le ta sjellë." Ai shtroi një çarçaf lëkure (për të grumbulluar ushqimet). Kështu, dikush solli hurma, dikush tjetër solli gjalpë për të gatuar. (Treguesi i dytë i hadithit thotë: "Më duket se Enesi përmendi edhe seviknn"). Pastaj përgatitën me to hajs - si hallvë. Dhe kjo qe ceremonia e martesës së të Dërguarit të Allahut a.s." (371)
244.
Aishja r.a. tregon: "I Dërguari i Allahut printe në faljen e agimit. Atje (në xhami) faleshin edhe shumë gra të mbuluara me dy petka dhe ktheheshin në shtëpitë e tyre pa i njohur askush." (372)
245.
Aishja r.a. tregon: "Një herë Pejgamberi a.s. u fal në një shtrojë katrore me shenja a figura. Gjatë faljes së namazit, ai vuri re shenjat e saj dhe, me të mbaruar namazin, më tha: "Merre këtë shtrojën time dhe çoja Ebu Xhehmit. Pastaj më sill copën e tij të dystë prej leshi, sepse kjo copa ime me ngjyra ma tërhoqi vëmendjen nga namazi/' (373)
246.
Enesi r.a. tregon: "Aishja r.a. kishte një copë leshi të hollë me piktura me të cilën ajo kishte mbuluar njërën anë të shtëpisë së saj. Pejgamberi a.s. i tha asaj: "Ma hiq sysh këtë perden tënde, pasi më duket se pikturat e saj i kam akoma para sysh (të cilat ma tërhoqën vëmendjen) në faljen e namazit." (374)
247.
Ukba Ibn Amir tregon: "Pejgamberit a.s. i bënë dhuratë një xhybe mëndafshi të cilën e veshi dhe u fal me të. Pasi mbaroi faljen, e hoqi atë me rrëmbim e me neveri dhe tha: "Nuk shkon një veshje e tillë për besimtarët e devotshëm që i frikësohen Allahut." (375)
248.
Ebu Xhuhejfa r.a. tregon: "E kam parë të Dërguarin e Allahut a.s. në një tendë të kuqe prej lëkure dhe pashë Bilalin duke marrë ujin që i kishte mbetur Pejgamberit a.s. nga avdesi. Pashë edhe njerëzit duke u shtyrë (me njëri-tjetrin) për të marrë nga uji i mbetur. Kushdo që merrte ndopak ujë, e fërkonte me të trupin dhe kush nuk merrte dot gjë, i fërkonte duart e tij me duart e lagura të shokut të vet. Pastaj pashë Bilalin të merrte një shkop me majë hekuri (si heshtë) të cilin e nguli në tokë. Pejgamberi a.s. doli me xhybe të kuqe të përveshur dhe u priu njerëzve në namaz duke u falur dy rekatë me heshtën e ngulur në tokë, si sutre përpara. Pashë njerëzit dhe kafshët që kalonin përpara heshtës së ngulur si sutre." (376)
249.
Sehl Ibn Saadi r.a. e pyetën për minberin (e Pejgamberit a.s.) se nga çfarë ka qenë. Sehli u përgjigj: "Asnjë nga njerëzit që kanë mbetur gjallë nuk di për të më mirë se unë. Ai ka qenë prej dru bruke pylli. Atë e pati gdhendur filani, robi i liruar i filanit për të Dërguarin e Allahut a.s. Kur u përgatit dhe u vendos (në xhami), i Dërguari i Allahut a.s. u ngjit në të dhe, duke iu drejtuar Kibles, shqiptoi tekbirin e fillimit të namazit (Allahu Ekber - Allahu është më i Madhi). Kështu bënë dhe njerëzit pas tij (duke u lidhur në falje pas tij dhe kështu ai a.s. u priu njerëzve në falje). Ai këndoi Kuran dhe u përkul, po ashtu u përkulën edhe njerëzit pas tij. Pastaj ai ngriti kokën (qëndrimi në këmbë pas rukusë) dhe bëri mbrapa (duke zbritur prej andej) dhe ra në sexhde me krye në tokë. (Pastaj ai u ngrit përsëri në rekatin e dytë) duke u ngjitur përsëri në minber, këndoi, u përkul në ruku, ngriti kokën nga rukuja, bëri mbrapa (duke zbritur prej tij) derisa ra me fytyrë për tokë në sexhde. Kaq, pra, di unë për minberin.,/ (377)
250.
Enes Ibn Malik r.a. tregon se gjyshja e tij r.a. ftoi të Dërguarin e Allahut a.s. për një darkë (ushqim) të cilin e kishte përgatitur ajo vetë për të. Ai (a.s.) hëngri prej atij ushqimi pastaj tha: "Ngrihuni! Do t'ju prij në namaz." Unë u ngrita cihe mora një hasër tonën të nxirë nga koha e gjatë e përdorimit dhe e lava me ujë. I Dërguari i Allahut a.s. u ngrit për falje te kjo hasër. Unë dhe jetimi qëndruam pas tij përkrah njëri-tjetrit, ndërsa gjyshja u vendos akoma më pas nesh. Kështu pra, i Dërguari i Allahut a.s. na fali ne dy rekatë namaz pastaj u largua. (380)
251.
Aishja r.a. tregon bashkëshortja e Pejgamberit a.s.: "Flija përpara të Dërguarit të Allahut a.s. me këmbët nga drejtimi i Kiblës, kështu që, kur ai ishte në sexhde, nVi shtynte këmbët dhe unë i mblidhja, ndërsa, kur ngrihej në këmbë, unë i shtrija përsëri". Ajo shton: "Ato kohë në shtëpi nuk kishim kandila." (382)
252.
Aishja r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. falej, ndërsa ajo rrinte shtrirë, si trup i vdekur, në shtratin e familjes së tij para tij në drejtim të Kiblës. (383)
253.
Enesi r.a. tregon: "Ne faleshim me Pejgamberin a.sv ndërsa dikush prej nesh e vinte qoshen e rrobës së vet në vendin e sexhdes nga nxehtësia përvëluese." (385)
254.
Enesin r.a. e pyetën: "A falej Pejgamberi a.s. me këpucët veshur?" Ai u përgjigj: "Po".
255.
Sipas Ibrahimit, Hammani ka thënë: "E kam parë Xheririn r.a. të merrte avdes, pas kryerjes së nevojës, duke u dhënë mes'h mesteve (duke kaluar duart e lagura mbi to). Pastaj u ngrit dhe u fal. Kur e pyetën për këtë veprim të tij, ai tha: "E kam parë Pejgamberin a.s. të veprojë kësisoj." Ata e pranuan një rrëfim të tillë, pasi Xheriri ishte prej atyre që e kishin pranuar Islamin shumë vonë. (387)
256.
Abdullah Ibn Malik r.a. tregon se kur falej (kur binte në sexhde), Pejgamberi a.s. i hapte (aq shumë) krahët anash, sa që dukej bardhësia e sqetullave të tij. (390)
257.
Enesi r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: "Kush falet siç falemi ne, edhe i drejtohet Kiblës që i drejtohemi ne (Qabesë në Mekë gjatë faljes së namazit), dhe ha kurbanet tanë, ky pra, është muslimani i cili është në mbrojtjen e Allahut dhe në mbrojtjen e të Dërguarit të Tij. Prandaj mos e tradhtoni Allahun duke tradhtuar ata që janë nën mbrojtjen e Tij." (391)
258.
Amër Ibn Dinar tregon se e pyetën Ibn Umerin r.a. për dikë, i cili bën tavafin rreth Qabesë për umre, por që nuk ka përshkuar sa'jin (ecjen mes dy kodrave Safa dhe Merva në lindje të Qabesë), a mundet të flejë me gruan e tij? Ibn Umeri r.a. u përgjigj: "Kur arriti në Mekë, Pejgamberi a.s. bëri tavafin, duke u sjellë rreth Qabesë shtatë herë, pastaj fali dy rekatë namaz pas Mckannt të Ibrahimit, pastaj e përshkoi (shtatë herë) largësinë mes Safës dhe Mervas. (Pastaj) tha: "Vërtet, tek i Dërguari i Allahut (a.s.) është për ju një shembull i shkëlqyer për ta ndjekur ..." (Kuran, 33:21). (Pastaj e njëjta pyetje iu drejtua edhe Xhabirit r.a. i cili po kështu tha: "Ai nuk duhet t'i afrohet gruas së vet derisa të mbarojë edhe Sajin mes Safas dhe Mervas.") (395)
259.
Ibn Abbasi r.a. tregon: "Kur hyri në Qabe, Pejgamberi a.s. e luti Allahun në çdo kënd e çdo anë të saj dhe, nuk u fal në të, derisa doli prej saj. Kur doli, fali dy rekatë namaz duke iu drejtuar Qabesë dhe tha: "Kjo është Kibln (drejtimi nga duhet të kthehemi në falje). (398)
260.
Bera' r.a. tregon: "I Dërguari i Allahut a.s. u fal në drejtim të Bcjtul-Makdcs (Kudsit) për gjashtëmbëdhjetë a shtatëmbëdhjetë muaj, por ai dëshironte t'i drejtohej Qabesë (në Mekë gjatë faljes së namazeve). Kështu Allahu shpalli ajetet: "Disa mendjelehtë nga njerëzit (ithtarët e Librit) do të thonë: "Ç'i ktheu ata prej Kiblës së tyre?" Thuaju: "Të Allahut janë Lindja dhe Perëndimi. Ai udhëzon kë të dojë në rrugën e drejtë...." (Kuran, 2:142- 144). Pastaj ai (a.s.) u kthye nga Qabeja për faljen e namazeve." (Shih hadithin nr. 38/40). (399)
261.
Xhabiri r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. falej (në namazet shtesë, jo të detyruara) duke qenë hipur në kafshën e tij të udhëtimit, ngado që të kthehej ajo. Ndërsa, sa herë që ai donte të falte namazet e detyruara, atëherë ai zbriste dhe i drejtohej Kiblës për faljen e namazit. (400)
262.
Ibn Mesudi r.a. tregon: "Pejgamberi a.s. fali namazin (treguesi tjetër i hadithit thotë se nuk e di a fali më pak, a më shumë se zakonisht) dhe, kur mbaroi, e pyetën: "O i Dërguari i Allahut! A është bërë ndonjë ndryshim në faljen e namazit?" Ai tha: "Çfarë ndryshim?" I thanë: "Fale kaq e aq (rekatë)." Për këtë arsye ai përtheu këmbët (u ul në gjunjë), iu drejtua Kiblës, ra dy herë në sexhdedhe e mbaroi faljen me teslim. Pastaj kur u kthye me fytyrë nga ne, tha: "Padyshim, po të vinte gjë e re në lidhje me namazin, sigurisht që do t'ju kisha njoftuar për të, por, në të vërtetë, edhe unë jam njeri ashtu si ju, harroj siç harroni edhe ju. E po të harroj, atëherë më kujtoni! Edhe kur dikush nga ju dyshon për faljen e vet, le të përpiqet të gjejë atë që është më e saktë e ta kryejë namazin sipas këtij mendimi. Pastaj le të japë selam dhe në fund të bjerë dy herë në sexhde (sehvi sexhde)" (401)
263.
Umeri r.a. tregon: "Zoti im u pajtua me mua (m'i pranoi duatë) për tri raste: Kur (i) thashë (Pejgamberit a.s.): "O i Dërguari i Allahut! Do të desha sikur ta merrnim Mekamin e Ibrahimit a.s. vend për falje." Atëherë zbriti Shpallja Hyjnore: "Dhe zgjidhni Mekamin e Ibrahimit (a.s.) si vend për falje ... " (Kuran, 2:125). (Para se të zbriste) vargu kuranor në lidhje me mbulimin e grave, unë (i) thashë (Pejgamberit a.s.): "O i Dërguari i Allahut! Do të dëshiroja sikur t'i urdhëroje gratë e tua të mbulohen (e të mos shihen) nga burrat, sepse të mirët dhe të ligjtë flasin për to." Atëherë zbritën ajetet e mbulimit të grave (Kuran, 24:31 dhe 33:59). Dhe një herë, kur gratë e Pejgamberit a.s. u bënë të gjitha në një mendje kundër tij, për shkak të xhelozisë, unë u thashë atyre: "Në qoftë se ai ju ndan, Zoti i tij mund t'ju zëvendësojë me gra më të mira se ju." Kështu, zbriti ky ajet (tamam siç e pata thënë unë)." (Kuran 66:5).(402)
264.
Enesi r.a. tregon se Pejgamberi a.s. pa (në murin e xhamisë) në drejtim të Kiblës gëlbazë, gjë të cilën ai e urreu, aq sa e shprehu pakënaqësinë në fytyrë të tij. Pas kësaj ai u ngrit dhe e kruajti atë me dorën e vet, pastaj tha: "Sa herë që ndokush prej jush ngrihet, duke falur namaz, në të vërtetë ai po i flet vetë drejtpërdrejt Zotit të tij, ose Zoti i tij është mes tij dhe Kiblës. Kështu pra, askush prej jush nuk duhet të pështyjë në drejtim të Kiblës së tij, por (mund) të pështyjë në të majtë ose poshtë këmbës." Pastaj mori në dorë cepin e rrobës së tij, pështyu në të, e palosi atë dhe tha: "Ose mund të veprojë kështu."(405)
265.
Në tregimin e Ebu Hurejres dhe të Ebu Seidit thuhet se i Dërguari i Allahut a.s., pasi e fshiu gëlbazën nga muri i xhamisë në drejtim të Kiblës, tha: "Kur dikujt t'i vijë për të pështyrë, të mos pështyjë përpara (d.m.th. në drejtim të Kiblës), as nga e djathta, por (mund) të pështyjë majtas ose poshtë këmbës së majtë." (410, 411)
266.
Enesi r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: "Pështyrja në xhami përbën gjynah (gabim të rëndë) dhe shlyerja e tij është varrosja e saj (duke e mbuluar pështymën me dhe ose duke e fshirë atë)." (415)
267.
Ebu Hurejra r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: "A ju duket apo a e shihni se fytyra ime është nga Kibla? Për Allah! As përkushtimi juaj dhe as përkulja juaj nuk më fshihen mua. Me të vërtetë që unë u shikoj ju nga pas shpine." (418)
268.
Ibn Umeri r.a. tregon se i Dërguari i Allahut urdhëroi për gara kuajsh. Kuajt e stërvitur (profesionist) do të bënin garë nga vendi i quajtur Hafja deri në Thanij- jatul-Veda, ndërsa kuajt e pa stërvitur (amatorët) do të vraponin nga Thanij-ja deri tek xhamia e Beni Zurejk. (Treguesi i dytë i hadithit thotë se Ibn Umeri qe prej atyre që morën pjesë në garë). (420)
269.
Enesi r.a. tregon: "Pejgamberit a.s. i erdhën mallra nga Bahrejni. Ai tha: "I hapni ato në xhami." Kjo qe sasia më e madhe e mallit që i ishte sjellë ndonjëherë të Dërguarit të Allahut a.s.. Kështu, i Dërguari i Allahut a.s. shkoi për faljen e namazit dhe as nuk i lëshoi sytë fare andej nga malli. Pasi përfundoi namazin, ai u ul pranë atyre mallrave dhe nuk la askënd prej atyre që shikoi pa i dhënë diçka. Pastaj aty erdhi Abbasi (xhaxhai i Pejgamberit a.s.) dhe i tha: "O i Dërguari i Allahut! Më jep edhe mua diçka, sepse kam pas paguar për të liruar veten time dhe Akilin." I Dërguari i Allahut i tha që të merrte. Kështu, Abbasi, si e mbushi plot e me të rrasur rrobën e vet, u përpoq ta ngrinte, por nuk mundi. Ai tha: "O i Dërguari i Allahut! Thuaji dikujt (të më ndihmojë e) të ma ngrejë." Por Pejgamberi a.s. nuk pranoi. Pastaj ai i tha Pejgamberit a.s. që të mund ta ndihmonte ai për ta ngritur, por ai a.s. përsëri nuk pranoi. Atëherë Abbasi hoqi diçka prej saj dhe u përpoq ta ngrinte (por s'mundi). Më në fund ai e ngriti atë në krahë dhe u largua. I Dërguari i Allahut a.s. vazhdoi ta vështronte, derisa ai u largua e nuk shihej më, duke u habitur me lakminë e madhe (që tregoi Abbasi). Kështu pra, i Dërguari i Allahut a.s. nuk u ngrit nga vendi, derisa u shpërnda (i gjithë malli) deri në dirhemin (qindarkën) e fundit. (421)
270.
Mahmud Ibn Rebi' tregon: "Itban Ibn Malik r.a., medinas, shok i të Dërguarit të Allahut a.s. dhe një prej pjesëmarrësve në luftën e Bedrit, ka treguar se i ka shkuar të Dërguarit të Allahut a.s. dhe i ka thënë: "Unë e kam shikimin të dobët dhe u prij njerëzve të mi (të vendbanimit tim) në namaz. Kur bie shi, vërshon lugina që është mes meje dhe atyre, kështu që unë nuk mundem të shkoj tek xhamia e tyre e t7u fal atyre namazin. O i Dërguari i Allahut! Do të dëshiroja shumë që të vije në shtëpinë time e të faleshe në të, që unë pastaj ta bëja atë vend falje për disa nga namazet e mia." I Dërguari i Allahut a.s. i tha: "Do ta bëj një punë të tillë, në dashtë Allahu." Itbani tha: "Të nesërmen, pasi dielli ishte ngritur lart, erdhi i Dërguari i Allahut a.s. dhe Ebu Bekri (r.a.). I Dërguari i Allahut a.s. kërkoi leje për të hyrë, ndërsa unë e lejova të hynte menjëherë. Kur ai hyri brenda, sapo u ul tha: "Në ç'vend të shtëpisë dëshiron që unë të falem?" I tregova një anë të shtëpisë. Kështu, i Dërguari i Allahut a.s. qëndroi e u vendos për namaz në atë vend dhe shqiptoi: "Allahu Ekber (Allahu është më i madhi - thuhet për fillimin e namazit)." Edhe ne të gjithë u ngritëm dhe u rreshtuam pas tij duke na falur dy rekatë të cilat i përfundoi me selam (Fjalët për përfundimin e namazit). Ne e mbajtëm që të hanim hazir (lloj qebabi me pak miell), të cilin e kishim përgatitur enkas për të. Shumë nga pjesëmarrësit e familjes sonë u grumbulluan në shtëpi, kur njëri prej tyre tha: "Ku është Malik Ibn Ecl-Dehaish ose Ibn Ed-Duhshun?,/ Ia priti një tjetër: "Ai është hipokrit dhe nuk e do Allahun dhe të Dërguarin e Tij." Kur dëgjoi, këtë i Dërguari i Allahut tha: "Mos e thuaj atë fjalë. A nuk e ke parë se ai ka thënë: 'La ilahe il-lAUah - Nuk ka zot që meriton të adhurohet, përveç Allahut', duke dashur me të vetëm Fytyrën e Allahut?" Ai tha: "Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më mirë. Porse ne e kemi parë të jetë i dhënë e tri ndihmojë e tri këshillojë hipokritët." I Dërguari i Allahut tha: "Me të vërtetë që Allahu e ka ndaluar Zjarrin për ata që thonë 'La ilahc il-lAllah - Nuk ka zot që meriton të adhurohet, përveç Allahut', duke dëshiruar me këtë vetëm Fytyrën e Allahut e vetëm për Hir të Tij." (425)
271.
Aishja r.a. tregon: "Umm Habibe r.a. dhe Umm Selema r.a. përmendën një kishë që e kishin parë në Etiopi (kur patën mërguar para se të mërgojnë muslimanët në Medine), në të cilën kishte piktura (njerëzish). Ato ia treguan Pejgamberit a.s. këtë dhe ai a.s. tha: "Në qoftë se vdes ndonjë njeri fetar prej popullit të tyre, atëherë ata ndërtojnë vend adhurimi te varri i tij dhe pikturojnë figura të atilla (që i keni parë) në të. Vërtet që njerëz të këtillë do të jenë krijesat më të këqija e më të urryera tek Allahu Ditën e Ringjalljes." (427)
272.
Enesi r.a. tregon: "Kur arriti në Medine, Pejgamberi a.s. ndaloi në anën më të lartë të Medines mes fisit të quajtur Benu Amr Ibn Auf dhe qëndroi mes tyre katërmbëdhjetë net. Pastaj u çoi fjalë burrave të fisit Beni Nexh-xhar, të cilët erdhën me shpatat ngjeshur. Edhe tani më duket sikur e shoh Pejgamberin a.s. hipur në devenë e tij dhe Ebu Bekrin të ngasë kafshën e vet pas tij si dhe gjithë fisi Benu Nexh-xhar rreth e rrotull tijr derisa zbriti në oborrin e shtëpisë së Ebu Ejubit. Pejgamberi a.s. gjithnjë parapëlqente që ta falte namazin aty ku ta kapte koha për faljen e çdo namazi, deri edhe në vathët e dhenve (për një kohë derisa ndërtoi xhaminë). Më vonë ai urdhëroi për ndërtimin e xhamisë. Kështu, ai thirri disa njerëz nga fisi Beni Nexh-xhar dhe u tha: "O Beni Nexh-xhar! Ma vlerësoni këtë pjesë të rrethuar nga toka juaj." Ata iu përgjigjën: "Jo! Për Allah! Ne e kërkojmë çmimin e saj vetëm nga Allahu." Aty kishte çfarë po ju them: kishte varre paganësh, aty-këtu vende të pa sistemuara (tokë pa kujdesje) si edhe disa palma hurmash. Në këtë mënyrë, Pejgamberi a.s. urdhëroi që varret e paganëve të nxirreshin që andej, toka e parrafshuar të rrafshohej, si dhe të priteshin hurmat. Drurët e hurmave u renditën nga përpara në drejtim të Kiblës së xhamisë. Asaj i ndërtuan edhe dy mure anësore me gurë. Shokët e tij mbanin gurë duke recituar vargje poetike, ndërsa Pejgamberi a.s. ishte me ta dhe thoshte: "O Allah! Nuk ka mircsi tjctcr, pcrveç niirësisë së Jetës së Fundit. Të lutem pra, fali Ensarët dhe Muhaxhirët!" (428)
273.
Nafiu tregon: "E kam parë Ibn Umerin r.a. të falej, duke pasur përpara si sutre devenë e tij dhe të thoshte: "Kam parë Pejgamberin a.s. të vepronte kështu". (430)
274.
Enesi r.a. tregon: "Pejgamberi a.s. ka thënë: "Ndërsa po falesha, m,u shfaq përpara zjarri i Xhehenemit." (51)
275.
Ibn Umeri r.a. tregon se Pejgamberi a.s. që ka thënë: "Falni disa nga faljet tuaja nafilc (namaze shtesë e jo të detyruara) në shtëpitë tuaja dhe mos i ktheni ato në varre." (432)
276.
Aishja r.a. dhe Ibn Abbasi r.a. tregojnë: "Kur të Dërguarit të Allahut a.s. iu afruan çastet e fundit të jetës, ai filloi të mbulojë fytyrën me një batanije leshi që kishte dhe, kur ndiente vapë dhe se po i merrej fryma, atëherë e hiqte atë nga fytyra. Në këtë gjendje ai tha: "Allahu i mallkoftë çifutët dhe kristianët! Ata i kthyen varret e Pejgamberëve të tyre në faltore." (435,436)
277.
Aishja r.a. tregon: "Ka qenë një skllave zezake e një fisi arab, të cilën ata e liruan, por ajo vazhdoi të jetonte me ta. Kjo skllave tregon: "Një herë, një vajzë e vogël nga fisi i këtyre arabëve doli jashtë dhe kishte vënë një shami të kuqe prej lëkure të stolisur me gurë të çmuar. Asaj i ra shamia nga koka ose ajo e vendosi atë diku. Andej kalon një skifter dhe e sheh aty shaminë. Duke iu dukur si një copë mishi, skifteri e merr dhe fluturon me gjithë të. Njerëzit e saj filluan ta kërkojnë, por nuk mundën ta gjejnë. Kështu, ata më akuzuan se e kisha vjedhur unë atë dhe filluan të më kontrollojnë deri edhe në vendet më intime. Për Allah! Kur unë isha në një gjendje të tillë tek ata njerëz, i njëjti skifter kaloi andej dhe e hodhi shaminë e kuqe mu mbi ta! U thashë atyre: "Kjo është gjëja për të cilën ju më akuzoni, ndërsa unë jam krejt e pafajshme. Dhe ja ku është tani!" Aishja vazhdon të tregojë: "Ajo skllave shkoi tek i Dërguari i Allahut a.s. dhe pranoi Islamin. Ajo pati një tendë a një si dhomë të vogël me një mbulesë të ulët brenda në xhami. Sa herë që më thërriste, ajo bisedonte me mua dhe sa herë që ulej me mua, ajo recitonte: "Dita e shamisë qe nga mrekullitë e Zotit tonë, vërtet që Ai më shpëtoi mua nga qyteti i mohuesve!" Një herë e pyeta: "Si është puna me ty, sa herë që ulesh me mua, ti gjithnjë reciton këto vargje?" Kështu, ajo më tregoi historinë që tregova më sipër". (439)
278.
Sehl Ibn Saadi r.a. tregon: "I Dërguari i Allahut a.s. shkoi te shtëpia e Fatimes, por nuk e gjeti Aliun aty, kështu që ai pyeti: "Ku është burri yt?" Ajo i tha: "Pati diçka mes nesh dhe ai u inatos me mua, pastaj doli dhe nuk e bëri gjumin e drekës në shtëpi." I Dërguari i Allahut i tha dikujt që ta kërkonte. Më pas ai vjen dhe i thotë: "O i Dërguari i Allahut! Aliu po fle në xhami." I Dërguari i Allahut shkoi atje dhe e gjeti atë shtrirë. Rroba e sipërme i kishte rënë nga njëra anë e trupit dhe ishte bërë me dhe. I Dërguari i Allahut filloi t'ia fshinte atij pluhurin nga trupi duke thënë: "Ngrihu, o Ebu Turab! Ngrihu, o Ebu Turab!" (441)
279.
Ebu Katada Sulemiu tregon r.a. se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: "Në qoftë se ndonjë prej jush hyn në xhami, ai duhet të falë dy rekatë namaz para se të ulet." (444)
280.
Ibn Umeri r.a. tregon: "Në kohën e të Dërguarit të Allahut a.s. xhamia (e tij) ishte e ndërtuar me qerpiç, çatia e mbuluar me degë hurmash, ndërsa shtyllat me dru hurmash. Ebu Bekri r.a. nuk shtoi gjë në të. Ndërsa Umeri r.a. e zgjeroi atë dhe e ndërtoi në të njëjtën formë siç qe në kohën e të Dërguarit të Allahut a.s. duke përdorur qerpiç, degë hurmash dhe duke i zëvendësuar shtyllat me shtylla druri. Pastaj Uthmani r.a. e ndryshoi duke e zgjeruar shumë atë, muret ia ndërtoi me gurë të gdhendur dhe gëlqere, shtyllat ia bëri me gurë të skalitur dhe çatinë me dru tiku (lloj lisi Indie)." (446)
281.
Tregohet se Ebu Said Hudriu r.a. një ditë po u fliste njerëzve duke mbajtur mësime feje, ndërsa, kur përmendi ndërtimin e xhamisë së Pejgamberit a.s. tha: "Ne mbanim nga një plis, ndërsa Ammari po mbate nga dy. Pejgamberi a.s. e pa dhe filloi t7i shkundë pluhurin nga trupi duke thënë: "Allahu qoftë i mëshirshëm me Ammarin! Atë do ta vrasë grupi rebel: Ai do t'i ftojë ata për në Xhenet, ndërsa ata do ta ftojnë atë për në zjarr." Ammari tha: "I mbështetem Allahut të më mbrojë prej fitneve" (447)
282.
Ubejdullahu tregon: "E kam dëgjuar Uthmanin r.a. të thotë në kohën kur njerëzit u kundërshtuan shumë, kur ai deshte të rindërtojë (e të zgjerojë) xhaminë e të Dërguarit të Allahut a.s.: "Vërtet që keni folur shumë për këtë, por unë e kam dëgjuar Pejgamberin a.s. të thotë: "Kush ndërton një xhami me qëllimin e vetëm për Fytyrën e Allahut (duke kërkuar me të Kënaqësinë e Tij), atëherë Allahu do t'i ndërtojë atij një vend të ngjashëm me të në Xhenet." (450)
283.
Xhabiri r.a. tregon se dikush që kishte shigjeta me vete, kaloi përmes xhamisë. I Dërguari i Allahut a.s. i tha atij: "Mbaji me dorë majat e tyre." (451)
284.
Ebu Musa r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: "Kushdo që kalon nëpër xhamitë tona, ose nëpër tregjet tona me shigjeta, ai duhet t'i kapë majat e tyre me dorë, që të mos lëndojë me to ndonjë musliman." (452)
285.
Hassan Ibn Thabit r.a. tregon se e ka pyetur Ebu Hurejren r.a.: "(Të pyes) për Allah! Më trego të vërtetën, nëse e ke dëgjuar Pejgamberin a.s. të thoshte: 'O Hassan! Përgjigju atyre (mohuesve) në emër të të Dërguarit të Allahut. O Allah! Ndihmoje atë me Shpirtin e Shenjtë (Xhibrilin a.s.)." Ebu Hurejra r.a. tha se po."(453)
286.
Aishja r.a. tregon: "E kam parë të Dërguarin e Allahut një ditë në derën e shtëpisë time, ndërsa disa etiopianë po luanin në xhami, duke shfaqur mjeshtëritë e tyre me heshta. I Dërguari i Allahut a.s. po më fshihte mua me rrobën e tij që të mund të shihja shfaqjen e tyre (e të mos shihesha prej tyre). Në një citim tjetër të saj thuhet: "po luanin me heshtat e tyre". (454, 455)
287.
Kab Ibn Maliku r.a. tregon: "I kërkova në xhami Ibn Ebu Hadrad të më paguajë borxhet që më kishte, por zërat tanë u ngritën aq sa ato i dëgjoi i Dërguari i Allahut a.s. që ishte në shtëpinë e vet. Kështu, ai erdhi tek ne duke ngritur perden e dhomës së tij dhe tha: "O Kab." Iu përgjigja: "Urdhëro! Ja ku jam, o i Dërguari i Allahut!" Ai a.s. më tha: "O Kab! Pakësoje (gjysmën) nga borxhi yt." Dhe bëri një shenjë me dorë. I thashë: "O i Dërguari i Allahut! Vërtet që e kam bërë një gjë të tillë." Pastaj i Dërguari i Allahut i tha (Ibn Ebu Hadratit): Ngrihu dhe paguaji borxhin atij." (457)
288.
Ebu Hurejra r.a. tregon: "Një zezake që gjithnjë fshinte xhaminë në kohën e Pejgamberit a.s. vdiq. Pejgamberi a.s. pyeti për të por, i thanë se kishte vdekur. Ai u tha: "Përse nuk më keni treguar? Më tregoni ku e ka varrin." Kështu ai (a.s.) shkoi tek varri i saj dhe i fali namazin e xhenazes. (458)
289.
Aishja r.a. tregon: "Kur zbritën ajetet e sures El-Bckarc për kamatën, Pejgamberi a.s. doli në xhami dhe ua këndoi ato njerëzve dhe pastaj e ndaloi rreptësisht tregtimin e pijeve alkoolike. (459)
290.
Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka rrëfyer: "Mbrëmë një lfrit (xhind rebel) nga xhindët më erdhi dhe donte të më ndërpriste namazin, por Allahu ma bëri të mundur që ta mposht atë, saqë desha ta lidh pas ndonjë shtylle të xhamisë që ju të mund ta shihnit atë të gjithë në mëngjes, por kujtova duanë e vëllait tim (Pejgamberit) Sulejman: "Zoti im! Më fal mua dhe më dhuro mua mbretërim të atillë që të mos e ketë asnjë pas meje.,,/ (Kuran, 38:35). (461)
291.
Aishja r.a. tregon: "Ditën e Luftës së Hendekut Saadit iu pre damari i mesëm i krahut dhe Pejgamberi a.s. ngrehu një çadër në xhami që ta shihte nga afër e të kujdesej për të. Ishte edhe një çadër tjetër në xhami për Beni Ghifarët. Ndërkohë gjaku i Saadit filloi të rrjedhë nga çadra e tij derisa arriti tek ajo e Beni Ghifarëve. Ata thirrën: "O banorë të çadrës! Ç'është ky që vjen nga çadra juaj?" Kur shkojnë, e gjejnë Saadin, të cilit po i kullonte plaga shumë. Kështu ai vdiq atje (në çadrën e tij në xhami)". (463)
292.
Umm Seleme r.a. tregon: "Iu ankova të Dërguarit të Allahut a.s. se isha sëmurë. Ai më tha që të bëja tavafin pas njerëzve hipur në deve. Kështu, unë e bëra tavafin (siç më tha ai a.s.), ndërsa i Dërguari i Allahut a.s. po falej përbri Qabesë dhe po këndonte Suren që fillon me 'Vet-Tur, ve Kitabin Mestur ... (Sure 52) [(Betohem) për Turin (malin Sina)! (Betohem) për Librin e Skalitur! ...]. (464)
293.
Enesi r.a. tregon se dy burra nga shokët e Pejgamberit a.s. u larguan prej tij në një natë të errët të cilëve u prinin përpara dy si drita duke u ndriçuar rrugën përpara (si mrekulli nga Allahu) dhe, kur u ndanë prej njëri-tjetrit, çdonjëri shoqërohej nga njëra prej këtyre dritave, derisa secili arriti në shtëpinë e vet. (465)
294.
Ebu Said Hudriu r.a. tregon: Pejgamberi a.s. mbajti një hytbe dhe tha: " Allahu i dha të zgjedhë një robi të Tij: ose të zgjedhë dynjanë, ose atë që është tek Allahu (në Jetën e Pasosur) dhe ai zgjodhi atë që ndodhet tek Allahu (në Jetën e Përtejme)." Ebu Bekri r.a. filloi të qajë. Thashë me vete: "Pse po qan ky burrë, ndërkohë që Allahu i dha të zgjedhë një robi të Vet midis dynjasë dhe çfarë është tek Ai (në Jetën Tjetër) dhe ai zgjodhi atë që është me Allahun?" Por ai rob kishte qenë vetë i Dërguari i Allahut dhe Ebu Bekri r.a. ishte më i mençur se të gjithë ne. Pejgamberi a.s. i tha: "O Ebu Bekr! Mos qaj. Padyshim që njeriu që më ka dhuruar më shumë mirësi me shoqërinë e vet është Ebu Bekri. Nëse do të ishte se do të zgjidhja Halil (ai, dashuria e të cilit është e lidhur me zemrën e tij dhe është mbi çdo mik e të dashur tjetër) nga njerëzit, padyshim që do të zgjidhja Ebu Bekrin, por vëllazëria dhe përzemërsia islame janë të mjaftueshme. (Që tani e tutje) asnjë deriçkë të mos mbetet hapur për të hyrë në xhami, përveç asaj të Ebu Bekrit." (466)
295.
Ibn Abbasi r.a. tregon: "Në sëmundjen e tij vdekjeprurëse i Dërguari i Allahut a.s. doli me kokën të lidhur me një rrobë dhe u ul në minber. Pasi e falënderoi dhe e lavdëroi Allahun, tha: "Nuk ka asnjë që të më ketë dhuruar më shumë mirësi me jetën e vet dhe me pasurinë e vet sesa Ebu Bekr Ibn Ebi Kuhafa. Po të ishte që të zgjidhja Halil nga mesi i njerëzve, pa dyshim që do të kisha zgjedhur Ebu Bekrin të tillë, por përzemërsia islame është më e vyer. I mbyllni të gjitha deriçkat në këtë xhami përveç asaj të Ebu Bekrit." (467)
296.
Ibn Umeri r.a. tregon: "Pejgamberi a.s. arriti në Mekë dhe i dërgoi fjalë Uthman Ibn Talhasë. Ai erdhi dhe hapi derën e Qabesë dhe hynë brenda Pejgamberi a.s., Bilali, Usama Ibn Zejd dhe Uthman Ibn Talha, pastaj e mbyllën derën (nga brenda). Ata qëndruan brenda për pak kohë pastaj dolën. Unë shpejt iu afrova Bilalit dhe e pyeta atë (nëse Pejgamberi a.s. u fal brenda në Qabe). Ai më tha: "Po, ai (a.s.) u fal brenda.,/ E pyeta: "Në ç'vend?" Ai m'u përgjigj: "Ndërmjet dy shtyllave." Por më iku krejt nga mendja ta pyesja se sa rekatë fali." (468)
297.
Ibn Umeri r.a. tregon: "Ndërsa Pejgamberi a.s. ishte në minber, dikush e pyeti: "Si falet namazi i natës?" Ai (a.s.) i tha: "Fali rekatët dy e nga dy dhe, në qoftë se ke frikë se të zë koha e namazit të agimit, atëherë fal vetëm një rekat dhe ky do të jetë vitër (tek) i gjithë ç'ke falur." Nafiu tregon se Ibn Umeri r.a. gjithnjë thoshte: "Përfundojeni namazin tuaj të natës me një rekat tek, pasi kështu ka urdhëruar Pejgamberi a.s. për të." (472)
298.
Abdullah Ibn Zejdi r.a. tregon se ai e ka parë Pejgamberin a.s. të shtrirë në kurriz në xhami dhe kishte vënë njërën këmbë mbi tjetrën. (475)
299.
Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: "Falja e namazit në grup është njëzet e pesë herë më me vlerë (në shpërblim) në krahasim me namazin e falur nga dikush në shtëpinë e vet ose në pazar. Kjo, sepse, në qoftë se dikush merr avdes duke e përkryer atë dhe pastaj niset për në xhami me qëllimin vetëm për të falur namazin, atëherë për çdo hap që ai hedh, Allahu do t'i ngrejë atij një shkallë në shpërblim dhe do t'i fshijë një gjynah, derisa ai të hyjë në xhami. Kur ai hyn në xhami, vlerësohet sikur të jetë duke u falur për aq kohë që ai pret për faljen e namazit dhe melekët vazhdojnë të kërkojnë Faljen e Allahut për të duke thënë: "O Allah, fale atë! O Allah, mëshiroje atë!" gjithë kohën që ai qëndron në vendin e tij të faljes, duke qenë me avdes/'(477)
300.
Ebu Musa Eshariu r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: "Besimtari është për besimtarin si tullat e një muri, të cilat e mbështesin njëra-tjetrën." Kur tha këtë, Pejgamberi a.s. i shtrëngoi duart duke i gërshetuar gishtat e të dy duarve. (481)
301.
Ebu Hurejra r.a. tregon: "I Dërguari i Allahut a.s. na priu një herë në njërin nga dy namazet e darkës. Ai fali dy rekatë dhe e mbaroi namazin duke dhënë sclam. Pastaj ai u ngrit, qëndroi pranë një druri aty përtokë dhe u mbështet në të, sikur të ishte i inatosur. Pastaj vuri dorën e djathtë mbi të majtën, i pleksi gishtat e dy duarve dhe mbështeti faqen e djathtë në shpinën e dorës së majtë. Njerëzit që nxitonin, dolën nga dyert e xhamisë. Ata u bënë kureshtarë se mbase ishte shkurtuar namazi. Midis tyre qenë edhe Ebu Bekri me Umerin, por ata u stepën ta pyesnin Pejgamberin a.s. Një burrë me krahë të gjatë me nofkën Dhul-Jedejn (Krahëgjati) tha: "O i Dërguari i Allahut! A harrove apo është shkurtuar namazi?" Pejgamberi i tha: "As nuk kam harruar dhe as namazi nuk është shkurtuar. A është e vërtetë ajo çfarë thotë Dhul- Jedejni?" Njerëzit i thanë: "Po". Kështu, ai (a.s.) u ngrit dhe u vendos përsëri për namaz, duke falur pjesën që kishte lënë mangët, pastaj dha selam. Pas kësaj tha: "Allahu Ekber", ra në sexhde si zakonisht ose më gjatë, pastaj ngriti kokën duke thënë: "Allahu Ekber", pastaj tha përsëri "Allahu Ekber" dhe ra në sexhde të dytë si zakonisht ose më gjatë, pastaj griti përsëri kokën duke thënë: "Allahu Ekber" dhe në fund dha selam." (482)
302.
Tregohet se Ibn Umeri r.a. ka falur namaz në disa vende rrugës dhe ka thënë se e ka parë Pejgamberin a.s. të falet në ato vende.(483)
303.
Ky hadith nga Ibn Umeri r.a. përmend disa vende dhe se ku ndodhen ato rrugës nga Medina në Mekë, vende ku është falur Pejgamberi a.s. kur ka shkuar për Umreh, për Haxh ose për fushatë etj. (404)
304.
Hadithi me këtë numër është fshier për shkak të përsëritjes.
305.
Hadithi me këtë numër është fshier për shkak të përsëritjes.
306.
Hadithi me këtë numër është fshier për shkak të përsëritjes.
307.
Hadithi me këtë numër është fshier për shkak të përsëritjes.
308.
Hadithi me këtë numër është fshier për shkak të përsëritjes.
309.
Hadithi me këtë numër është fshier për shkak të përsëritjes.
310.
Hadithi me këtë numër është fshier për shkak të përsëritjes.
311.
Hadithi me këtë numër është fshier për shkak të përsëritjes.
|