Libri: 6. Menstruacionet
203.
Aishja r.a. tregon: "U nisëm për udhëtim me qëllimin e vetëm për të kryer Haxhin, por, kur arritëm në Sarif (vend rreth 11 km nga Meka), më erdhën ditët e mia. Kur hyri tek unë i Dërguari i Allahut a.sv ndërsa unë po qaja, më tha: "Ç'ke kështu? A u sëmure?" Iu përgjigja: "Po". Ai (a.s.) më tha: "Kjo është një gjë të cilën e ka caktuar Allahu për bijat e Ademit. Kështu pra, bëj të gjitha veprimet që bën çdo haxlii tjetër, veçse nuk do të bësh tavaf (rrotullim rreth Qabesë)." Pastaj ajo shtoi: "Dhe i Dërguari i Allahut a.s. bëri kurban një lopë për gratë e veta."(294)
204.
Aishja r.a. tregon: "Unë ia krihja kokën të Dërguarit të Allahut a.s. edhe kur isha me zakone."
205.
Aishja r.a. tregon se kur Pejgamberi a.s. ishte në xhami (në Itikaf - shih hadithet 978-983) e nxirrte kokën nga xhamia në dhomën e saj dhe ajo ia krihte atë, edhe kur ishte në ditët e saja.(296)
206.
Aishja r.a. tregon: "Shpesh Pejgamberi a.s. mbështetej në prehrin tim, edhe kur unë isha me zakone, dhe pastaj lexonte Kuran." (297)
207.
Umm Selemeh r.a. (bashkëshortja e Pejgamberit a.s.) tregon: "Ndërsa isha në shtrat me Pejgamberin a.s. të mbuluar të dy me një çarçafë të leshtë, kur më vijnë zakonet. Unë u tërhoqa lehtë dhe vesha rrobat për zakonet. Ai më tha: "A të erdhi lrifasi (zakonet)?" I thashë se po dhe ai më tha të afrohem. Kështu, unë u shtriva me të dhe u mbuluam me një çarçaf." (298)
208.
Aishja r.a. tregon: "Unë dhe Pejgamberi a.s. laheshim të dy duke marrë ujë nga e njëjta enë, duke qenë xhunub. Ndërsa kur isha me zakone, ai më ledhatonte e më përqafonte, por rnë urdhëronte të vishja fund (duke u mbuluar nga mesi e poshtë). Kur ishte në Itiknf, ai e nxirrte kokën jashtë duke ma afruar mua dhe unë ia laja, ndonëse isha me zakone." (299, 300, 301)
209.
Aishja r.a. tregon: "Kur ndonjëra prej nesh (grave të Pejgamberit a.s.) ishte në ditët e zakoneve, ndërsa i Dërguari i Allahut a.s. donte ta përkëdhelte atë, atëherë ai e urdhëronte të vishte fund (të mbështillej nga mesi e poshtë) dhe pastaj e përkëdhelte. Por kush prej jush mund ta përmbajë e ta frenojë veten nga epshi ashtu siç bënte Pejgamberi a.s.?!" (302)
210.
Ebu Said Hudriu r.a. tregon: "I Dërguari i Allahut a.s. shkoi në vendin ku falej namazi i Bajramit të Kurbanit ose të Fitrit. Pastaj ai kaloi nga gratë dhe u tha: "O ju gra! Jepni sadaka, sepse kam parë që shumica e banorëve të Zjarrit ishit ju (gra)." Ato e pyetën: "Për sa kështu, o i Dërguari i Allahut?" Ai iu përgjigj: "Ju mallkoni shumë dhe jeni mosmirënjohëse ndaj bashkëshortëve tuaj. Nuk kam parë më të mangët se ju nga mendja dhe nga feja. Mendja e një burri të vëmendshëm mundet që të shmanget (nga e drejta) nga ndonjëra prej jush." I thanë: "Cila është mangësia jonë në mendje dhe në fe, o i Dërguari i Allahut?" Ai u tha: "A nuk është dëshmia e një gruaje sa gjysma e dëshmisë së një burri ( dy dëshmitare gra ose një burrë)?" (Ato e pohuan këtë) duke thënë: "Po vërtet!" Ai (a.s.) u tha: "Kjo është mangësia e mendjes së saj. A nuk është fakt se, kur gruaja është me zakonet e saj, as nuk mund të falet dhe as nuk mund të agjërojë?" (Ato e pohuan këtë) duke thënë: "Po, pa dyshim." Ai u tha: "Kjo pra është mangësia e saj në fe." (304)
211.
Aishja r.a. tregon se, një herë Pejgamberi a.s. qëndroi në itikaf bashkë me një nga gratë e tij, e cila kishte rrjedhje gjaku ndërmjet dy periudhave të saj. Ajo e shihte gjakun t'i kullonte ( nga vendi ) dhe vendoste një enë nën vete për gjakun, ndërkohë që falte namazin. (309)
212.
Umm Atijah r.a. tregon: "Ne u ndaluam të mbanim zi për të vdekurin më tepër se tri ditë, përveç rastit të bashkëshortit, për të cilin mbahet zi katër muaj e dhjetë ditë. Në këtë kohë nuk vendosnim tone (nuk i lyenim) për sytë, as nuk përdornim parfume, as nuk vishnim rroba me ngjyra, përveç një fustani të trashë (Asb - pëlhurë e ashpër dhe e trashë nga Jemeni). Na u lejua të përdornim erëra të lehta kur merrnim gusl pas mbarimit të ditëve të zakoneve. Dhe po kështu na u ndalua t'i shkonim pas xhenazes." (313)
213.
Aishja r.a. tregon se një grua e pyeti Pejgamberin a.s. për guslin që duhet të merret nga gruaja pasi asaj t'i mbarojnë zakonet. Kështu, ai e urdhëroi atë se si të lahet dhe i tha: "Pastrohu me një copë pëlhurë të lyer me myshk." Ajo e pyeti (përsëri): "Si të pastrohem me të?" Ai tha: "Siibhan-Allcih (Lavdi i qoftë Allahut)! Pastrohu pra!" Unë (Aishja) e tërhoqa atë nga vetja dhe i thashë: "Fërkoje me të vendin e përlyer me gjak." (314)
214.
Aishja r.a. tregon: "Në Haxhin e Lamtumirës, unë hyra në ihram për haxh bashkë me të Dërguarin e Allahut a.s. dhe isha një prej atyre që vendosëm të bëjmë haxhin temettu, kështu që nuk mora kurban me vete. Në atë kohë më erdhën zakonet dhe nuk u pastrova deri në natën e Arafatit. Atëherë i thashë (Pejgamberit a.s.): "O i Dërguari i Allahut! Kjo është nata e Arafatit dhe unë pata nijet të kryeja haxhin teruattu me umre. (Si të veproj, pra?)" I Dërguari i Allahut a.s. më tha: "Shprishi flokët, krihe kokën dhe shtyje umren (pas haxhit )." Kështu veprova dhe, pasi kreva haxhin, ai (a.s.) urdhëroi (vëllanë tim) Abdurr-Rrahmanin natën e Hasbas.të më çonte në Ten'iim për të hyrë në ihram për umren, në vend të umres që pata bërë nijet ta kryeja përpara haxhit temettu." (316)
215.
Aishja r.a. tregon: "Ditët e para të Dhul-Hixhe-xhes (muaji i dymbëdhjetë hënor) u nisëm (për haxh). I Dërguari i Allahut a.s. tha: "Kush dëshiron të hyjë në ihram për umre, le ta bëjë këtë. Ndërsa unë, në qoftë se nuk do të kisha marrë kurbanët me vete, atëherë padyshim që edhe unë do të bëja nijetin e ihramit për umre." Kështu pra, disa prej nesh e bënë nijetin e ihramit për umre dhe disa e bënë nijetin e ihramit për haxh. Unë isha prej atyre që e bënë nijetin e Ihramit për Umre (për haxh teniettu). Dhe ja, erdhi dita e Arafatit, ndërsa unë isha akoma në ditët e mia! Kështu që iu ankova për këtë Pejgamberit a.s.. Ai më tha: "Lëre umren, shprishi flokët, krihe kokën dhe bëj nijetin për haxh." Kështu veprova (dhe kreva veprimet e Haxhit), derisa natën e Hnsbas ai më çoi mua me vëllanë tim Abdurr- Rrahamanin në Ten'iim, që të hynim në ihram me nijet për umre në vend të umres së parë (të Haxhit). Hishami (përcjellësi i dytë i hadithit) thotë se për atë Umre nuk pati nevojë as për kurban, as për agjërim, as për të dhënë sadaka (bamirësi) (si shlyerje për Umren e parë). (317)
216.
Muadhah tregon: "Një grua e pyeti Aishen r.a.: "A duhet që t'i fal namazet që nuk i kam falur gjatë atyre ditëve për shkak të zakoneve?" Aishja r.a. i tha: "Vallë, nga Harurah je ti? Edhe në kohën e Pejgamberit a.s. na vinin zakonet, por ai nuk na urdhëronte t'i falnim namazet e humbura (që nuk i kishim falur gjatë ditëve të zakoneve tona)", ose (Aishja r.a.) i tha: "Atëherë nuk e bënim një gjë të tillë (pra nuk i falnim ato)." (321)
217.
Umm Selemah r.a. tregon se, një herë, ajo ishte shtrirë me Pejgamberin a.s. të mbuluar me një çarçaf të leshtë, kur asaj sapo i erdhën zakonet (shih hadithin 207) Më tej ajo shton se Pejgamberi a.s. e puthte atë, duke qenë agjërueshëm. (322)
218.
Umm Atijah r.a. tregon: "E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut a.s. të thoshte: "Le të dalin (ditën e faljes së Bajrameve) edhe vajzat e reja të pamartuara, edhe vajzat e rritura të pjekura, edhe gratë më zakone dhe le të marrin pjesë në veprat e mirësisë dhe në lutjet e besimtarëve të drejtë e të përkushtuar muslimanë! Por gratë me zakone nuk duhet të hyjnë në namazgja.78,/ Hafsaja e pyeti atë (me habi): "Vallë, edhe gratë me zakone?!7/ Ajo i tha: "A nuk merr pjesë ajo (bashkë me haxhinjtë) në Arafat si edhe në këto e ato vepra të tjera të mira?!" (324)
219.
Umm Atijah r.a. tregon: "Asnjë- herë nuk e kemi quajtur gjë me rëndësi rrjedhjen e lëngut të verdhë (në ditët pa zakone)". (Shih Fet'h El-Barij). (326)
220.
Aishja r.a., bashkëshortja e Pejgamberit a.s., tregon se ajo i tha të Dërguarit të Allahut a.s.: "O i Dërguari i Allahut! Safijes (bijës së Hujejit) i erdhën zakonet." I Dërguari i Allahut a.s. tha: "Mbase do të na vonoka. A e kreu Tavafin e Ifades me ju?" Ato i thanë: "Po". Ai tha: "Atëherë le të niset (për udhëtim)!" (328)
221.
Semura Ibn Xhundeb r.a. tregon: "Një grua vdiq gjatë lindjes dhe Pejgamberi a.s. ia fali xhenazen duke qëndruar para saj, në mes." (332)
222.
Mejmuna r.a., bashkëshorte e Pejgamberit a.s., tregon: "Gjatë zakoneve të mia kurrë nuk falesha, por ulesha në një hasër (rrogoz) pranë xhamisë së të Dërguarit të Allahut a.s.. Kur ai (a.s.) falej në copën e tij, gjatë rënies në sexhde, (pjesë) nga rrobat e tij më preknin mua." (333)
|