Libri: 75. Duatë
2069.
Ebu Hurejra r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: "Çdo Pejgamber ka pasur një dua të veçantë e të plotësuar (nga Allahu), të cilën ai e thoshte. Unë dua ta ruaj duanë time për të ndërmjetësuar për pasuesit e mi në Jetën e Pastajme.,/ (6304)
2070.
Sheddad Ibn Ausi tregon r.a. se Pejgamberi a.s. ka thënë: "
Lutja më e mirë për të kërkuar falje nga Allahu është të thuash: 'Allahumme ente rabbi. Laa ilahe il-la ente. Halekteni ve ene abAuke, ve ene ala ahdike ve va'edike masteta'ëtu, eudhu bike min sherri ma sana'ëtu, ebuu leke bini'ëmetike alejeje ve ebuu bidhembi, fagfirli, fe in-nehu la jagfirudh-dhunube il-la ente - O Allah! Ti je Zoti im. Nuk ka të adhuruar tjetër të merituar veç Teje. Ti më krijove mua e unë jam robi Yt dhe unë jam i përkushtuar në besën time dhe në përkushtimin tim ndaj Teje aq sa mundem. Kërkoj mbështetjen Tënde nga çdo e keqe që kam bërë. Unë falënderoj para Teje për gjithë bekimet që Ti ke derdhur mbi mua dhe pohoj para Teje të gjitha gjynahet e mia. Të lutem Ty me përkushtim të m'i falësh gjynahet e mia, sepse, padyshim, askush tjetër nuk mund të falë gjynahet përveç Teje!' Kush e thotë me bindje këtë lutje ditën dhe vdes pa u ngrysur, do të jetë nga banorët e Xhenetit dhe kush e thotë me bindje këtë lutje natën dhe vdes pa u gdhirë, do të jetë nga banorët e Xhenetit.
2071.
Ebu Hurejra r.a. tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut a.s. të thotë: "
Betohem për Allahun! Unë kërkoj Falje nga Allahu dhe e drejtohem Atij me pendim më shumë se shtatëdhjetë herë në ditë!
2072.
Ibn Mesudi r.a. përcjell dy tregime: një nga Pejgamberi a.s. dhe një të vetin, duke thënë: "Besimtari i shikon gjynahet e veta si të jetë ulur vetë nën një mal, nga i cili ka frikë se mund të bie mbi të, ndërsa një i shthurur i quan gjynahet e tij si miza që i kalojnë përpara hundës dhe vetëm sa i largon ato, ja kështu (duke bërë me dorë)." Pastaj ai shton se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: "Allahu është më i kënaqur me pendimin e robit të Tij sesa një njeri që ulet të pushojë në një vend ku i rrezikohet jeta dhe me vete ka kafshën të ngarkuar me ushqimet e tij dhe me ujë; pastaj vë kokën e fle për një çast dhe zgjohet, por sheh se i ka ikur kafsha e barrës dhe fillon ta kërkojë derisa, kur e mundon vapa e madhe dhe etja apo ndonjë gjë tjetër që ka dashur Allahu, ai thotë me vete: 'Po kthehem në vendin tim ku isha/ Kështu, ai kthehet dhe fle përsëri, pastaj zgjohet dhe ngre kokën, kur ç'të shohë! Kafsha e tij e barrës duke qëndruar pranë tij!" (6308)
2073.
Hudhejfa Ibn Jeman r.a. tregon: "Kur Pejgamberi a.s. binte të flinte natën, e vinte dorën nën faqe dhe thoshte: Bisrnike Allahumrne emuutu ve ahja - Me Emrin Tënd, o Allah, vdes dhe jetoj"-, dhe kur ngrihej, thoshte: "EZ- hamdu lil-lahil-ledhi ahjana ba'dema ematena ve ilejhin-nushur - Të gjitha falënderimet dhe lavdërimet janë për Allahun, i Cili na ngjalli pasi na bëri të vdesim (gjumi është vdekja e vogël) dhe tek Ai është Ringjallja!" (6312)
2074.
Bera Ibn Aazib r.a. tregon: "Kur i Dërguari i Allahut a.s. binte në shtrat, gjithnjë flinte në krah të djathtë dhe thoshte: "Allahumme eslemtu nefsi ilejke, ve vexh-xhehtu vexhhi ilejke, ve fev-vedtu emri ilejke, ve elxhe'tu dhahri ilejkef ragbeten ve rahbeten ilejke. La melxhe'e ve la menxha minke il-la ilejke. Amentu bikitabikel-ledhi enzelte ve bi nebijjikel-ledhi erselte - O Allah! Ta kam nënshtruar veten time Ty, e kam kthyer fytyrën time nga Ti, t'i kam dorëzuar Ty gjithë punët e mia dhe e kam mbështetur shpinën tek Ti (unë jam nën Urdhrin Tënd, mbështetem tek Ti për të gjitha punët) duke pritur Shpërblimin Tënd dhe duke iu frikësuar Ndëshkimit Tënd. Nuk ka ikje prej Teje dhe nuk ka mbrojtje përveçse tek Ti. Unë kam besuar në Librin Tënd, të cilin Ti e ke zbritur dhe në Pejgamberin Tënd, të cilin Ti e ke dërguar." Për këto fjalë i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: "Kushdo që i thotë këto fjalë para se të flejë dhe vdes po atë natë, atëherë ai do të vdesë në Fitra (në natyrën e Pastër Islame, në fenë e vetme të pranuar nga Allahu)." (6315)
2075.
Ibn Abbasi r.a. tregon: "Bujta një natë tek tezja ime Mejmunah. (Pastaj tregon hadithin 97/117 dhe) shton: Nga duaja që bëri Pejgamberi a.s ishte edhe kjo: "Allahummexh'al fi kalbi nura, ve fi besari nura, ve fi sem'i nura, ve an jemini nura, ve an jesari nura, ve feuki nura, ve tahti nura, ve emami nura, ve halfi nura, vexh'al-li nura - O Allah! Sill në zemrën time, dritë, dhe në shikimin tim dritë, dhe në dëgjimin tim dritë, dhe në të djathtën time dritë, dhe në të majtën time dritë, dhe lart meje dritë, dhe poshtë meje dritë, dhe para meje dritë, dhe pas meje dritë, dhe më jep mua dritë!" (6316)
2076.
Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: "Kur të shkoni te shtrati, shkundeni atë me pjesën e brendshme të rrobës suaj, sepse nuk e dini se ç'ka rënë aty pas jush! Pastaj thoni: 'Bismike Rahhi veda'tu xhenhi ve hike erfeuh, in emsekte nefsi fer-hamha, ve in erselteha fehfedhha hima tahfedhu hihi ibadikes-salihin' - Me Emrin Tënd, o Zoti ime e mbështes anën time në këtë shtrat dhe me Emrin Tënd e ngre atë. Nëse ma merr shpirtin, atëherë mëshiroje atë e, nëse ma kthen përsëri, atëherë ruaje atë me mjetet që Ti i ruan robërit e tu të drejtë!" (6320)
2077.
Ebu Hurejra r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: "Askush nga ju nuk duhet të thotë: 'O Allah! Më fal në qoftë se dëshiron! O Allah! Më mëshiro në qoftë se dëshiron!'-, por duhet t'i drejtohet Allahut me vendosmëri, pasi askush nuk mund ta detyrojë Allahun të bëjë gjë kundër Vullnetit të Tij." (6339)
2078.
Ebu Hurejra r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: "Allahu i përgjigjet duasë së çdonjërit prej jush, në qoftë se ai nuk tregohet i nxituar e të thotë: 'Bëra dua, por nuk m7u plotësuaT' (6340)
2079.
Ibn Abbasi r.a. tregon se në kohë vështirësie e pikëllimi i Dërguari i Allahut a.s. gjithnjë lutej duke thënë: "Laa ilahe il-lAllahul-Adhimul-Halim. Laa ilahe il-lAllahu Rabbul-Arshil-Adhim. Laa ilahe il-lAllahu Rabbus-semavati ve Rabbul- erdi ve Rabbul-Arshil-Kerim - Nuk ka të adhuruar tjetër të merituar veç Allahut, Madhështorit, më Durimtarit. Nuk ka të adhuruar tjetër të merituar veç Allahut, Zotit të Fronit Madhështor. Askush nuk ka të drejtë, nuk meriton e nuk duhet të adhurohet përveç Allahut, Zotit të qiejve dhe Zotit të Tokës, Zotit të Fronit Fisnik!,/ (6346)
2080.
Ebu Hurejra r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. gjithnjë kërkonte Mbrojtjen e Allahut për ta ruajtur nga çastet e vështira të fatkeqësisë, nga kaplimi i mjerimit në Jetën e Përtejme, nga përcaktimi i fundit të keq dhe nga ligësia e armiqve. Sufjani, përcjellës i tretë i hadithit, thotë se njërën nga këto e ka shtuar ai vetë, por nuk e di se cilën. (Por nga librat e tjerë të hadithit duket se e shtuar është e fundit.) (6347)
2081.
Thënia e Pejgamberit a.s.: "(O Allah!) Në qoftë se lëndoj ndokënd atëherë, le të jetë kjo pastrim dhe mëshirë për të." a. Ebu Hurejra r.a. tregon se e ka dëgjuar Pejgamberin a.s. të thotë: "O Allah! Në qoftë se mundet që të shaj ndonjë besimtar, atëherë të lutem që t'ia bësh atij këtë afrim tek Ti Ditën e Kiametit." (6361)
2082.
Mbështetja tek Allahu për të mos qenë kurnac b. Saad Ibn Ebi Vekkasi r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. gjithnjë na urdhëronte të thoshim këto fjalë: "O Allah! Të mbështetem Ty të më ruash nga koprracia, të mbështetem Ty të më ruash nga qenia frikacak, të mbështetem Ty të më ruash nga pleqëria e thyer, të mbështetem Ty të më ruash nga fitnet e dynjasë (sprovat e mëdha të dynjasë, të Dexhxhalit etj.) dhe të mbështetem Ty të më ruash nga ndëshkimi në varr!" (6365)
2083.
Aishja r.a. tregon se Pejgamberi a.s. gjithnjë thoshte: "O Allah! Të mbështetem Ty të më ruash nga përtacia, nga mosha e thyer, nga të gjitha gjynahet, nga borxhet, nga sprovat dhe vështirësitë e varrit, nga ndëshkimi i varrit, nga sprovat dhe vështirësitë e Zjarrit, nga ndëshkimi i Zjarrit dhe nga sherri i sprovave dhe vështirësive të pasurisë! Të mbështetem Ty të më ruash nga sprovat dhe vështirësitë e varfërisë, të mbështetem Ty të më ruash nga sprovat dhe vështirësitë e Mesihut Dexhxhal! O Allah! M'i laj gjynahet me ujë bore e breshëri dhe ma pastro zemrën nga të gjitha gabimet, ashtu siç pastrohet rroba e bardhë nga papastërtitë, dhe më largo nga gabimet e mia aq larg sa ç'i ke larguar nga njëri-tjetri lindjen dhe perëndimin!,/ (6368)
2084.
Enesi r.a. tregon se duaja që bënte më shumë dhe më shpesh Pejgamberi a.s. ka qenë: " Rabbena aatina fid-dynja haseneten ve fil-aahireti haseneten ve kina adhaben-nar - O Zoti ynë!" Na jep të mira në këtë botë, të mira në Botën Tjetër dhe na ruaj nga ndëshkimi i Zjarrit!" (Kuran, 2:201) (6389)
2085.
Ebu Musai r.a. tregon se Pejgamberi a.s. shpesh lutej me këtë dua: "Allahummeg-firli hatieti ve xhehli, ve israfifi emri ve ma ente a'lemu bihi min-ni. Allahummeg-firli hezli ve xhid-di ve hatai ve amdi ve kul-lu dhalike indi - O Allah! M'i fal gabimet, padijen time, kalimin tim të kufijve (në gjynahe të mëdha) dhe gjynahet e mia, të cilat Ti i di më mirë se unë! O Allah! M'i fal gabimet që kam bërë me shaka ose seriozisht dhe m'i fal gabimet që kam bërë pa dashje ose me dashje, sepse të gjitha këto unë i kam!" (6399)
2086.
Ebu Hurejra r.a. tregon: "I Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: "Kushdo që thotë: 'Laa ilahe il-lAllahu vahdehu la sherike leh, lehul-mulku ve lehul-hamdu ve huve ala kul-li shej-in Kadiir' (Askush nuk ka të drejtë, nuk meriton e nuk duhet të adhurohet përveç Allahut të Vetëm, i Cili nuk ka shok e të barabartë me Veten e Tij, Atij i takon Sundimi i gjithësisë, Atij i takojnë të gjitha lavdërimet e madhërimet dhe Ai ka Fuqi mbi gjithçka dhe është i Zoti për të bërë çdo gjë), njëqind herë në ditë, do të marrë shpërblimin e lirimit të dhjetë skllevërve, do t'i shkruhen si të kryera njëqind vepra të mira dhe do t'i zbriten nga llogaria njëqind gjynahe. Kjo dua do të jetë mburojë për të nga shejtani atë ditë deri në mbrëmje dhe askush tjetër nuk do të jetë në gjendje të bëjë vepër më të mire se ai, përveç një njeriu që e thotë më shumë se ai këtë lutje/' (6403)
2087.
Ebu Ejjub Ensariu dhe Ibn Mesudi r.a. e tregojnë hadithin e mësipërm, por shtojnë se Pejgamberi a.s. ka thënë: "Kushdo që i thotë dhjetë here këto fjalë do të jetë për të sikur të ketë liruar një skllav nga pasardhësit e Ismailit// (6404)
2088.
Ebu Hurejra r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: "Kushdo që thotë njëqind herë në ditë: 'Subhan-Allahi ve bihamdihi - Lavdi i qoftë Allahut, Ai është i pastër nga çfarë i veshin Atij dhe të gjitha lavdërimet e falenderimet janë për Të'-, atij do t'i falen të gjitha gjynahet, edhe sikur të ishin sa shkuma e detit!" (6405)
2089.
Ebu Musai r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: "Shembulli i një njeriu që e kujton Zotin e tij (me lëvdata, falënderime e madhërime për Të) në krahasim me një njeri që nuk e kujton Zotin e vet, është si shembulli i të gjallit krahasuar me të vdekurin." (6407)
2090.
Ebu Hurejra tregon:"I Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: "Allahu ka disa melekë, të cilët dalin nëpër rrugë e ngado në kërkim të atyre që e përmendin Allahun e Madhëruar. Dhe kur gjejnë njerëz të cilët përmendin i lavdërojnë Allahun, ata thërrasin njëri- tjetrin duke thënë: 'Ejani te ata që po kërkom." Ai shtoi: "Pastaj melekët i rrethojnë ata njerëz me krahët e tyre deri në qiellin më të afërt (qiellin e dynjasë). Më pas (pasi kthehen) Zoti i tyre i pyet (melekët) - megjithëse Ai e di gjithçka më mirë se ata - 'Çfarë thoshin robërit e Mi?' Melekët i përgjigjen: 'Ata thoshin: I Lavdëruar qoftë Allahu, Allahu është më i Madhi, të gjithë falënderimet janë vetëm për Allahun, lavdia i qoftë Allahut/! Pastaj Zoti u thotë: 'A më kanë parë ata mua?/ Melekët i përgjigjen: ']o, për Allahun! O Zot, ata nuk të kanë parë Ty!7 Allahu thotë: 'Si do të ishte nëse ata do të më shihnin Mua?' Melekët i përgjigjen: 'Po të të shihnin Ty, ata do të të adhuronin më me përkushtim, do të të thurnin më shumë lavde e falënderime dhe do të të dëlirnin më shpesh (nga çdo e metë që të paditurit ta veshin fajësisht)!' Allahu u thotë (melekëve): 'Çfarë kërkojnë ata prej Meje?' Melekët i përgjigjen: 'Ata kërkojnë prej Teje Xhenetin/ Allahu i pyet (melekët): 'A e kanë parë ata atë?7 Melekët ia kthejnë: 'Jo, për Allah! O Zot, ata nuk e kanë parë atë/ Allahu u thotë: 'Si do të kishte qenë nëse ata do ta kishin parë atë?' Melekët i përgjigjen: 'Po ta shihnin atë, atëherë do të kishin më shumë lakmi për të, do të përpiqeshin me më shumë zell për ta arritur dhe do të kishin më tepër etje për të!' Allahu u thotë: 'Nga se kërkojnë mbrojtje ata?7 Melekët përgjigjen: 'Ata kërkojnë mbrojtje nga Zjarri/ Allahu u thotë. 'A e kanë parë atë?' Melekët ia kthejnë: 'Jo, për Allahun! O Zot, ata nuk e kanë parë atë/ Allahu thotë: 'Si do të kishte qenë po ta kishin parë atë?' Melekët thonë: To ta kishin parë atë, atëherë do të përpiqeshin me të gjitha fuqitë të iknin prej tij dhe do t'i frikësoheshin akoma më shumë.!' Pastaj Allahu thotë. 'Ju kam dëshmitarë që Unë i kam falur ata'!" (I Dërguari i Allahut a.s. shtoi:) "Njëri nga melekët do të thotë: Tshte edhe filani atje mes tyre dhe ai nuk ishte si të tjerët, por kishte ardhur aty për nevojë'. Allahu do të thotë: 'Ata janë njerëz, shokët e të cilëve nuk do të katandisen në mjerim'!" (6408)
|