1. Fillimi i frymëzimit hyjnor (7) 2. Besimi (46) 3. Dituria (56) 4. Avdesi (75) 5. Gusli (18) 6. Menstruacionet (20) 7. Tejemumi (5) 8. Falja e namazit (84) 9. Sutra e atij që fal namaz (13) 10. Koha e faljes së namazeve (45) 11. Ezani (55) 12. Përshkrimi i namazit (67) 13. Xhumaja (32) 14. Namazi i frikës (3) 15. Dy bajramet (12) 16. Vitri (8) 17. Namazi për shi (14) 18. Eklipset (8) 19. Sexhdet në Kuran (6) 20. Shkurtimi i namazit (15) 21. Namazi tehexhxhud (30) 22. Namazet në xhamitë e Mekës dhe të Medines (4) 23. Veprimet e ndaluara gjatë namazit (7) 24. Sehvi sexhdeja (2) 25. Xhenazet (69) 26. Zekati (64) 27. Sadakaja e fitrit (3) 28. Haxhi (vizita në Mekë) (94) 29. Umreja (16) 30. Mahsari dhe ndëshkimi për gjahun (5) 31. Ndëshkimet e gjahut (për muhrimin) (18) 32. Vlerat dhe virtytet e Medines (17) 33. Agjërimi (53) 34. Falja e teravisë (6) 35. Itikafi (6) 36. Shitblerja dhe tregtia (65) 37. Selemi (3) 38. E drejta e parablerjes (2) 39. Dhënia me qira (6) 40. Havala (kalimi i borxhit) (4) 41. Përfaqësimi (ose autorizimi) (7) 42. Kultivimi i bujqësisë (17) 43. Ujitja (14) 44. Borxhet, bllokimi i pasurisë dhe i falimentimi (5) 45. Grindjet (4) 46. Sendet e gjetura (2) 47. Padrejtësia (18) 48. Pjesëmarrja në ortakëri (6) 49. Lënia peng në qytete (3) 50. Lirimi i skllevërve (11) 51. Dhuratat (24) 52. Dëshmitë (14) 53. Kushtëzimet (5) 54. Amanetet dhe porositë (10) 55. Xhihadi (144) 56. Fillimi i krijimit (51) 57. Ndodhitë e pejgamberëve (121) 58. Virtytet dhe meritat e sahabëve (79) 59. Betejat (113) 60. Tefsiri (94) 61. Vlerat dhe virtytet e kuranit (22) 62. Lidhjet martesore (45) 63. Shkurorëzimi (13) 64. Furnizimi dhe shpenzimi (2) 65. Ushqimet (23) 66. Akika (4) 67. Therrja dhe gjahu (13) 68. Kurbani (2) 69. Pijet (19) 70. Të sëmurit (13) 71. Mjekësia (22) 72. Veshjet (23) 73. Sjelljet e bukura (50) 74. Marrja e lejës (12) 75. Duatë (22) 76. Qetësimi i zemrës (46) 77. Kaderi (paracaktimi hyjnor) (5) 78. Beja dhe betimet (9) 79. Shlyerja e betimeve të paplotësuara (2) 80. Ligjet e trashëgimisë (6) 81. Ndëshkimet (7) 82. Dënimet (4) 83. Gjoba e gjakësit (5) 84. Pendimi (1) 85. Shpjegimi i ëndrrave (11) 86. Fitnet (12) 87. Gjykimet (11) 88. Dëshirat (2) 89. Kapja fort pas Kuranit dhe sunetit të Pejgamberit a.s. (8) 90. Teuhidi (11)
Libri: 20. Shkurtimi i namazit
›  575 Ibn Abbasi r.a. tregon se një herë Pejgamberi a.s. qëndroi për nëntëmbë- dhjetë ditë si mysafir dhe në të gjitha ditët ai i fali namazet të shkurtuara. (1080)
URL:
›  576 Jahja Ibn Is'hak tregon: "E kam dëgjuar Enesin r.a. të thotë: "U nisëm me Pejgamberin a.s. nga Medina për në Mekë dhe gjatë gjithë kësaj kohe falëm nga dy rekatë për çdo namaz derisa u kthyem përsëri në Medine." E pyeta Enesin r.a.: "A ndenjët ndopak në Mekë?" Ai m'u përgjigj: "Ndenjëm atje për dhjetë ditë." (1081)
URL:
›  577 Ibn Umeri r.a. tregon: "Jam falur në Mina me Pejgamberin a.s., me Ebu Bekrin r.a. dhe me Umerin r.a. me nga dy rekatë namazin. Edhe me Uthmanin r.a. në fillim të kalifatit po kështu, (me dy rekate), ndërsa më vonë ai filloi t'i falë namazet të plotë. (1082)
URL:
›  578 Haritha Ibn Vehb r.a. tregon: "Na priu në namaz Pejgamberi a.s. në Mina (gjatë ditëve të haxhit) dhe na fali dy rekatë." (1083)
URL:
›  579 Abdullah Ibn Zejd tregon: "Na priu Uthmani r.a. në namaz në Mina dhe na fali katër rekatë. Kur ia thamë këtë Ibn Mesudit r.a., ai u pre dhe i dëshpëruar tha: 7 Me të vërtetë që të Allahut jemi dhe padyshim tek Ai do të kthehemi!" (Dhe shtoi): "Kam falur në Mina me të Dërguarin e Allahut a.s. dy rekatë; kam falur në Mina me Ebu Bekrin r.a. dy rekatë; kam falur me Umerin r.a. dy rekatë (kur qenë kalif). Qofsha aq me fat që të më pranojë Allahu dy rekatë nga katër!" (1084)
URL:
›  580 Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: "Nuk i lejohet një gruaje e cila beson në Allahun dhe në Ditën e Fundit që të udhëtojë një ditë e një natë pa qenë e shoqëruar me mahrem (burrë, njeri i afërt i saj si bashkëshorti ose i afërm tjetër me të cilin nuk i lejohet martesa si babai, vëllai, daja, xhaxhai etj.)." (1088)
URL:
›  581 Ibn Umeri r.a. tregon: "E kam parë Pejgamberin a.s. ta vonojë namazin e akshamit derisa e falte atë (bashkë me namazin e darkës). E falte namazin e akshamit tre rekatë dhe jepte selam (shpejt), sa herë që nxitonte gjatë udhëtimit dhe, pasi priste pak, thirrej ikametz për namazin e jacisë (darkës) të cilin e falte dy rekatë dhe jepte selam. Ai asnjëherë nuk falte namaz tjetër deri në mes të natës (kur falte tehexhxhud - namazin e natës)" (1091,1092)
URL:
›  582 Xhabiri r.a. tregon se Pejgamberi a.s. i falte namazet nafile (jo të detyrueshme) hipur në kafshë, duke mos qenë i drejtuar nga Kibln (1094)
URL:
›  583 Ibn Sirini tregon se e ka parë Enesin r.a. të falet duke qenë i hipur në gomar duke qenë i drejtuar në të majtë të Kiblës. Ibn Sirini e ka pyetur: "Të pashë të falesh duke mos qenë i drejtuar nga Kibla?" Ai u përgjigj: "Po të mos e kisha parë të Dërguarin e Allahut a.s. të bëjë një gjë të tillë, unë kurrë s'do ta bëja këtë." (1100)
URL:
›  584 Ibn Umeri r.a. tregon: "Kam shoqëruar Pejgamberin a.s. në udhëtim dhe nuk e kam parë të falë namaze nafile gjatë udhëtimit. Allahu i Madhëruar thotë: "Tashmë, pa dyshim, që tek i Dërguari i Allahut (Muhamedi a.s.) ju keni një shembull mjaft të mirë për ta ndjekur"." (Kuran, 33: 21). (1101)
URL:
›  585 Amir Ibn Rebi'a r.a. tregon se e ka parë Pejgamberin a.s. të falte namaz nafile natën gjatë udhëtimit, duke qenë i hipur mbi kafshë dhe duke qenë i drejtuar andej nga ecte kafsha. (1104)
URL:
›  586 Ibn Abbasi r.a. tregon se i
Dërguari i Allahut a.s. i falte namazet e Drekës dhe të Pasdites bashkë, kur ishte në udhëtim dhe po kështu bashkonte edhe mbrëmjen me darkën (akshamin mejacinë). (1107)
URL:
›  587 Imran Ibn Husejn r.a. tregon: "Isha i sëmurë me hemorroide (majasëll) kështu që e pyeta Pejgamberin a.s. për namazin (si ta fal). Ai (a.s.) më tha: "Falu në këmbë dhe, nëse nuk mundesh, falu ulur dhe, nëse nuk mundesh (edhe kështu), atëherë falu i mbështetur në krah!" (1117)
URL:
›  588 Aishja, nëna e besimtarëve të drejtë, r.a. tregon: "Asnjëherë nuk e kam parë të Dërguarin e Allahut a.s. të falë namazin e natës ulur veçse, kur u moshua. Kështu pra, ai këndonte ulur dhe, kur donte të binte në ruku, ngrihej dhe këndonte rreth tridhjetë a dyzet ajete në këmbë pastaj përkulej në ruku." (1118)
URL:
›  589 Aishja tregon në një hadith tjetër si ky, por duke shtuar këtu: "Ai (a.s.) bënte të njëjtën gjë edhe në rekatin e dytë. Pasi mbaronte namazin, më shihte. Po të isha zgjuar, fliste me mua dhe, po të isha fjetur, shtrihej." (1119)
URL: