1. Fillimi i frymëzimit hyjnor (7) 2. Besimi (46) 3. Dituria (56) 4. Avdesi (75) 5. Gusli (18) 6. Menstruacionet (20) 7. Tejemumi (5) 8. Falja e namazit (84) 9. Sutra e atij që fal namaz (13) 10. Koha e faljes së namazeve (45) 11. Ezani (55) 12. Përshkrimi i namazit (67) 13. Xhumaja (32) 14. Namazi i frikës (3) 15. Dy bajramet (12) 16. Vitri (8) 17. Namazi për shi (14) 18. Eklipset (8) 19. Sexhdet në Kuran (6) 20. Shkurtimi i namazit (15) 21. Namazi tehexhxhud (30) 22. Namazet në xhamitë e Mekës dhe të Medines (4) 23. Veprimet e ndaluara gjatë namazit (7) 24. Sehvi sexhdeja (2) 25. Xhenazet (69) 26. Zekati (64) 27. Sadakaja e fitrit (3) 28. Haxhi (vizita në Mekë) (94) 29. Umreja (16) 30. Mahsari dhe ndëshkimi për gjahun (5) 31. Ndëshkimet e gjahut (për muhrimin) (18) 32. Vlerat dhe virtytet e Medines (17) 33. Agjërimi (53) 34. Falja e teravisë (6) 35. Itikafi (6) 36. Shitblerja dhe tregtia (65) 37. Selemi (3) 38. E drejta e parablerjes (2) 39. Dhënia me qira (6) 40. Havala (kalimi i borxhit) (4) 41. Përfaqësimi (ose autorizimi) (7) 42. Kultivimi i bujqësisë (17) 43. Ujitja (14) 44. Borxhet, bllokimi i pasurisë dhe i falimentimi (5) 45. Grindjet (4) 46. Sendet e gjetura (2) 47. Padrejtësia (18) 48. Pjesëmarrja në ortakëri (6) 49. Lënia peng në qytete (3) 50. Lirimi i skllevërve (11) 51. Dhuratat (24) 52. Dëshmitë (14) 53. Kushtëzimet (5) 54. Amanetet dhe porositë (10) 55. Xhihadi (144) 56. Fillimi i krijimit (51) 57. Ndodhitë e pejgamberëve (121) 58. Virtytet dhe meritat e sahabëve (79) 59. Betejat (113) 60. Tefsiri (94) 61. Vlerat dhe virtytet e kuranit (22) 62. Lidhjet martesore (45) 63. Shkurorëzimi (13) 64. Furnizimi dhe shpenzimi (2) 65. Ushqimet (23) 66. Akika (4) 67. Therrja dhe gjahu (13) 68. Kurbani (2) 69. Pijet (19) 70. Të sëmurit (13) 71. Mjekësia (22) 72. Veshjet (23) 73. Sjelljet e bukura (50) 74. Marrja e lejës (12) 75. Duatë (22) 76. Qetësimi i zemrës (46) 77. Kaderi (paracaktimi hyjnor) (5) 78. Beja dhe betimet (9) 79. Shlyerja e betimeve të paplotësuara (2) 80. Ligjet e trashëgimisë (6) 81. Ndëshkimet (7) 82. Dënimet (4) 83. Gjoba e gjakësit (5) 84. Pendimi (1) 85. Shpjegimi i ëndrrave (11) 86. Fitnet (12) 87. Gjykimet (11) 88. Dëshirat (2) 89. Kapja fort pas Kuranit dhe sunetit të Pejgamberit a.s. (8) 90. Teuhidi (11)
Libri: 50. Lirimi i skllevërve
›  1140 Ebu Dherri r.a. tregon: "E pyeta Pejgamberin a.s. se cila është vepra më e mirë. Ai tha: "Të besosh në Allahun dhe të luftosh në Çështjen e Tij." E pyeta përsëri: "Cili është çlirimi më i mirë për skllevërit?// Ai tha: "Çlirimi i skllavit më të shtrenjtë dhe më të dashuri për pronarin e tij." I thashë: "Po në qoftë se nuk mundem ta bëj këtë?" Ai a.s. më tha: "Ndihmoje të dobëtin ose bëji mirë një njeriu që nuk mundet të punojë vetë." I thashë: "Po në qoftë se nuk mundem (as për këtë)?" Ai a.s. më tha: "Lëri njerëzit të qetë dhe mos u bë keq, sepse kjo të llogaritet si vepër bamirësie për të mirën e vetes tënde." (2518)
URL:
›  1141 Ibn Umeri r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: "Ai që e liron nga pjesa e vet e pronësisë një skllav me pronësi të përbashkët dhe ka aq para sa për të paguar çmimin e plotë të skllavit, atëherë le t'ua paguajë bashkëpronarëve të tjerë pjesën që u takon dhe ta lirojë skllavin tërësisht. Në të kundërt (në qoftë se nuk ka aq para), ai e ka çliruar skllavin pjesërisht." (2522)
URL:
›  1142 Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë:
"Allahu më ka pranuar duanë që t'ua falë ndjekësve të mi çfarë u pëshpërit gjoksi përderisa nuk e kanë vepruar, ose nuk e kanë folur (atë vepër të keqe që u pëshpërit vetvetja)." (2528)
URL:
›  1143 Kaisi r.a. tregon: "Kur Ebu Hurejra r.a. u nis për të pranuar Islamin, dhe bashkë me të ishte edhe skllavi i tij, ata të dy e humbën njëri-tjetrin rrugës. Skllavi erdhi, ndërsa Ebu Hurejra ishte ulur me Pejgamberin a.s.. Ai a.s. i tha: "O Ebu Hurejra, të erdhi skllavi yt." Ebu Hurejra tha: "Ndërsa unë në të vërtetë dua që ti të dëshmosh, se unë e kam çliruar atë." Dhe kjo ndërkohë që Ebu Hurejra po recitonte vargjet:
Ç'natë e gjatë, e lodhshme! Megjithatë ajo na shpëtoi nga toka e knfrit (mosbesimit)." (2530)
URL:
›  1144 Hakim Ibn Hizam r.a. tregon se në kohën e paditurisë para-islame ai ka liruar njëqind skllevër dhe ka bërë kurban njëqind deve (dhe i ka shpërndarë si lëmoshë). Kur përqafoi Islamin, ai përsëri theri njëqind deve kurban dhe liroi njëqind skllevër. Ai tregon: "E pyeta të Dërguarin e Allahut a.s.: "Ç'mendon për disa vepra të mira, që i kam bërë në periudhën e paditurisë para-Islame duke i quajtur ato si vepra të mira e të drejta?" Ai më tha: "Ti e ke përqafuar Islamin bashkë me të gjitha ato vepra të mira që ke bërë." (Shih hadithin nr. 726) (2538)
URL:
›  1145 Ibn Umeri r.a. tregon se Pejgamberi a.s. e kishte sulmuar në befasi fisin Beni Mustalik, ndërkohë që bagëtitë i kishin duke u dhënë ujë. Luftëtarët e tyre u vranë, ndërsa gratë dhe fëmijët u morën robër. Atë ditë Pejgamberi a.s. mori Xhuvejrien r.a.. (2541)
URL:
›  1146 Ebu Hurejra r.a. tregon: "I kam dashur njerëzit e fisit Beni Temim që kur kam dëgjuar për ata tri gjëra nga i Dërguari i Allahut a.s.. E kam dëgjuar të thotë: "Këta njerëz do të jenë më të vendosurit nga ndjekësit e mi kundër Dexhalit." Kur mbërritën sadakatë e tyre, i Dërguari i Allahut a.s. tha: "Këto janë sadakatë (dhuratat) e njerëzve tanë." Aishja r.a. kishte një skllave nga ky fis dhe Pejgamberi a.s. i tha: "Çliroje atë pasi ajo është nga pasardhëset e Pejgamberit Ismail a.s." (2543)
URL:
›  1147 Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: " Nuk duhet t'u thoni (skllevërve): 'Ushqeje pronarin tënd, ndihmoje pronarin tënd të marrë avdes, jepi ujë pronarit tënd' skllevërve tuaj, por u thoni: 'I nderuari im (Sejjidi) ose kujdestari im (Meulai) (p.sh. t'u thoni ushqeje kujdestarin tënd ose të nderuarin tënd në vend të 'pronarin tënd'; dhe mos thoni: 'Abdi - skllavi im': 'Emeti - skllavja ime', por thoni: 'Fetai - djaloshi ini: 'Fetati - vasha ime': 'Gulami - djaloshi, çuni im'.
URL:
›  1148 Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: "Kur ndonjërit prej jush t'i sjellë shërbëtori ushqimin, në qoftë se nuk e ulni të hajë bashkë me ju, atëherë të paktën i jepni një apo dy kafshatë nga ai ushqim ose një a dy ngrënie, pasi ai e ka përgatitur atë ushqim." (2557)
URL:
›  1149 Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë:
"Në qoftë se dikush grindet me dikë (ose e rreh), atëherë duhet ta shmangë fytyrën (të mos e qëllojë në fytyrë)." (2559)
URL:
›  1150 Aishja r.a. tregon se Berira r.a. erdhi që t7i kërkojë ndihmë asaj për të hartuar një shkresë (për një shumë të caktuar për lirimin e një skllavi), ndërkohë që ajo nuk kishte paguar gjë prej saj. Aishja i tha: "Shko te njerëzit e tu dhe, në qoftë se ata pajtohen, që unë të paguaj për shkresën tënde dhe të marr të drejtën e vela-së sate, atëherë unë do ta bëj një gjë të tillë/ Ajo ua thotë këtë gjë kujdestarëve të saj, por ata nuk pranuan dhe thanë: "Në qoftë se Aishja kërkon Shpërblimin e Allahut, atëherë ajo mund të veprojë kështu, por që velaja jote të jetë e jona." Aishja ia përmend këtë gjë të Dërguarit të Allahut a.s. i cili i thotë asaj: "Bleje atë dhe liroje pasi velcija është për çliruesin e skllavit." Pastaj i Dërguari i Allahut u ngrit dhe tha: "Si është puna me ata njerëz që vendosin kushte të cilat nuk janë në Librin e Allahut? Kush vendos kushte që nuk janë në Librin e Allahut, atëherë ato kushte janë të pavlefshme edhe nëse ai i vendos ato një qind herë. Kushtet dhe Ligjet e Allahut: ata janë të vërteta dhe ata janë më të qëndrueshmet!" (2561)
URL: