Libri: 37. Selemi
1049.
Ibn Abbasi r.a. tregon: "Kur erdhi i Dërguari i Allahut a.s. në Medine, njerëzit paguanin përpara vlerën e frutave, të cilat do t7i merrnin për një ose dy vjet. (Treguesi i dytë dyshon nëse ka qenë për një, dy apo tri vjet). Kështu, Pejgamberi a.s. tha: "Kushdo që paguan më përpara për hurmat (të cilat do t'i marrë më vonë), duhet t'i japë ato për një peshë dhe masë të njohur e të përcaktuar hurmash", ndërsa në një citim tjetër thuhet: "Për një kohë të njohur e të përcaktuar." (2239)
1050.
Ibn Ebi Aufa r.a. tregon: "Në kohën e të Dërguarit të Allahut a.s. si dhe në kohën e Ebu Bekrit dhe të Umerit paguanim paradhënie për grurin, elbin, rrushin e thatë dhe hurmat." (2242, 2243)
1051.
Ibn Ebi Aufa r.a. tregon: "Ne u paguanim paradhënie fshatarëve të Shamit për grurë, elb dhe vaj për një masë të njohur e të përcaktuar për të na u dhënë në një kohë të njohur e të përcaktuar." E pyetën: "A atyre që kishin ç'të jepnin më vonë (u paguhej vlera paradhënie)?" Ai tha: "Ne nuk i pyesnim ata për këtë gjë." (2244, 2245)
|