Libri: 63. Shkurorëzimi
1873.
Ibn Umeri r.a. tregon se ndarja që i ka bërë ai gruas ndërkohë që ajo ka qenë me zakone, është llogaritur si divorc i ligjshëm (një nga tre divorcet e përcaktuara). (5253)
1874.
Aishja r.a. tregon: "Kur sollën bijën e Xhaunit si nuse për të Dërguarin e Allahut dhe ai iu afrua asaj, ajo tha: "I mbështetem Allahut të më ruajë prej teje!" Ai i tha: Vërtet që i je mbështetur më të Madhit! Kthehu te familja jote." (Fjalë kjo jo e drejtpërdrejtë për t'i thënë: "je e ndarë".) (5254)
1875.
Ebu Usejdi tregon ndodhinë e mësipërme më me hollësi: "Xheunijen nga fisi Beni Xhaun ia sollën nuse Pejgamberit a.s.. Bashkë me të ishte edhe mëndesha e saj. Kur Pejgamberi a.s. hyri tek ajo, ai i tha: "Ma dhuro veten tende si dhuratë në martesë." Ajo i tha: "A mundet që një princeshë t'ia dhurojë veten në martesë një burri të zakonshëm?!" Pejgamberi a.s. ngriti dorën për ta ledhatuar që ta qetësojë (pasi ajo nuk e dinte që ai ishte i Dërguari i Allahut a.s.). Ajo tha: "I mbështetem Allahut të më ruajë prej teje!" Ai tha: "Ke kërkuar mbrojtje prej Atij që vërtet të mbron!" Pastaj ai (a.s.) doli jashtë tek ne dhe më tha: "O Ebu Usejd! Jepi asaj të veshë dy fustane të bardhë të linjta dhe lëre të kthehet te familja e vet (d.m.th. se e kam ndarë)." (5255, 5256, 5257)
1876.
Aishja r.a. tregon se gruaja e Rifaa Kuradhi shkoi tek i Dërguari i Allahut a.s. dhe i tha: "O i Dërguari i Allahut! Rifaa më ndau me divorc të pakthyeshëm. Pas tij unë u martova me Abdurr-Rrahman Ibn Zubejrin, por ai ishte impotent." Pejgamberi a.s. i tha: "Mbase do të kthehesh te Rifaa? Jo, (ti nuk mund të kthehesh te Rifaa) derisa ai (Abdurr-Rrahmani) të shijojë mjaltin tënd dhe ti të shijosh mjaltin e tij." (5260)
1877.
Aishja r.a. tregon: "I Dërguari i Allahut a.s. e pëlqente shumë mjaltin dhe ëmbëlsirat. E kishte zakon që, pasi falte namazin e ikindisë, t'i vizitonte gratë e veta dhe të rrinte me ndonjërën prej tyre. Kështu, një ditë ai shkoi te Hafsaja, bija e Umerit, dhe ndenji me të më tepër se zakonisht, kështu që unë u bëra xheloze dhe pyeta për këtë. Më thanë se dikush nga të afërmit e saj i kishte dhënë asaj një kacek me mjaltë si dhuratë dhe me të ajo i kishte bërë një shurup Pejgamberit a.s.. (Ky kishte qenë edhe shkaku i vonesës se tij). Thashë me vete: "Për Allah, do t'i bëjmë një marifet atij (që të mos bëjë më ashtu)!" Kështu i thashë Seudas: 'Tejgamberi do të vijë tek ty dhe, kur të të afrohet, thuaji: 'A ke ngrënë megafir (gomë arabike me erë të keqe)?7 Ai do të të thotë që jo. Pastaj thuaji: 'Atëherë ç'është kjo erë e keqe që ndiej prej teje?!' Ai do të të thotë: 'Hafsaja më dha një shurup me mjaltë. Ndërsa ti thuaji: 'Mbase bletët e atij mjalti kanë thithur lëng urfuti (pema që nxjerr mcgafirin)? Po kështu do t'i them edhe unë. Edhe ti Safije thuaji të njëjtat fjalë." Më vonë Seuda më tregoi: "Për Allah, sapo ai hyri te dera desha t'i them ç'më urdhërove ti prej frikës tënde!" Kështu, kur Pejgamberi a.s. iu afrua Seudas, ajo i tha: "O i Dërguari i Allahut! A ke ngrënë megafirl" Ai i tha: "Jo". Ajo i tha: "Po ç'është kjo erë që ndjej prej teje?" Ai iu përgjigj: "Hafsaja më dha një shurup mjalti." Ajo i tha: "Mbase bletët e atij mjalti kanë thithur lëng urfutil" Kur erdhi tek unë, edhe unë i thashë të njëjtat fjalë. Edhe kur shkon te Safija, ajo i tha po ashtu. Kur shkoi herën tjetër te Hafsaja, ajo i tha: "O i Dërguari i Allahut! A të të jap më nga ai shurup?" Ai u përgjigj: "S'kam hiç nevojë për të!" Seudaja më tha: "Për Allah! Vërtet, ne e lamë atë pa mjaltë!" Unë i thashë: "Hesht!" (5268)
1878.
Ibn Abbasi r.a. tregon: "Gruaja e Thabit Ibn Kajsit erdhi te Pejgamberi a.s. dhe i tha: "O i Dërguari i Allahut! Nuk e fajësoj Thabitin për mangësi të karakterit apo të besimit të tij, por mua, duke qenë muslimane, nuk më pëlqen të sillem në mënyrë jo-islame (nëse unë rri me të)." Për këtë, i Dërguari i Allahut a.s. i tha: "A ia kthen kopshtin që të ka dhënë ai ty si dhuratë martese?" Ajo i tha: "Po." Pastaj Pejgamberi a.s. i tha Thabitit: "O Thabit! Pranoje kopshtin tënd dhe ndaje atë një herë!" (5273)
1879.
Ibn Abbasi r.a. tregon: "Burri i Beriras ishte një skllav i quajtur Mugith. E kam tani para syve t'i shkonte pas Beriras duke qarë, me lotët që i rridhnin për mjekre. Pejgamberi a.s. i tha Abbasit: "O Abbas! A nuk çuditesh nga dashuria e Mugithit për Beriran dhe nga urrejtja e Beriras për Mugithin?" Pastaj Pejgambe- ri a.s. i tha Beriras: "Sikur të ktheheshe tek ai?" Ajo i tha: "O i Dërguari i Allahut! A më urdhëron?" Ai i tha: "Unë veçse po ndërmjetësoj për të." Ajo i tha: "Nuk kam nevojë për të." (5283)
1880.
Sahb Ibn Saadi r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: "Unë dhe kujdestari i jetimit do të jemi kështu në Xhenet" duke treguar me gishtin e mesit dhe gishtin tregues të dorës së vet duke i larguar pak gishtat. (5304)
1881.
Ebu Hurejra r.a. tregon se një burrë shkoi te Pejgamberi a.s. dhe i tha: "O i Dërguari i Allahut! Më ka lindur një fëmijë i zi!" Pejgamberi a.s. e pyeti: "A ke deve?" Ai i tha që po. E pyeti përsëri: "Ç'ngjyrë janë?" Ai tha: "Të kuqe". Pejgamberi e pyeti: "A ka ndërmjet tyre ndonjë të përhimtë?" Ai i tha që po. E pyeti Pejgamberi a.s.: "Nga vjen kjo?" Ai iu përgjigj: "Mbase mund të jetë nga trashëgimia." Pejgamberi a.s. i tha: "Atëherë ndoshta edhe djali yt ka këtë ngjyrë për shkak të trashëgimisë." (5305)
1882.
Ibn Umeri r.a. tregon për ata të dy që u ngatërruan në çështjen e mallkimit të ndërsjellë se Pejgamberi a.s. u tha: "Llogaria juaj është tek Allahu! Njëri nga ju është gënjeshtar! Ti s'ke më asnjë të drejtë mbi të (ajo është e divorcuar prej teje)!" Burri e pyeti: "Po pasuria ime (mehri që i kam dhënë asaj)?" Pejgamberi a.s. i tha: "Ty nuk të takon gjë nga ajo pasuri. Në qoftë se ke thënë të vërtetën kundër gruas tënde, atëherë pasuria jote që i pate dhënë asaj është për konsumimin e martesës me të; dhe në qoftë se ti ke gënjyer kundër saj, atëherë kjo është edhe më larg!" (Shih hadithet 1756 dhe 1757, përkatësisht 4745 dhe 4747) (5312)
1883.
Umm Selema r.a. tregon se një gruaje i vdiq i shoqi dhe të afërmit e saj u shqetësuan për sytë e saj (që i ishin sëmurë), kështu që ata erdhën tek i Dërguari i Allahut a.s. dhe i kërkuan atij që t'i lejonte ata të përdornin kuhl për sytë e saj, por ai u tha: "Ajo nuk duhet të përdorë kuhl. Në periudhën e padijes para Islamit gruaja e ve te ju vishej me rrobat më të këqija ose rrinte në pjesën më të keqe të shtëpisë së saj dhe, pasi të kishte kaluar një vit, nëse i kalonte pranë një qen, ajo i hidhte atij një top me bajga. Jo pra, (mos ta përdorë kuhlin) derisa të kalojnë katër muaj e dhjetë ditë!" (5338, 5339)
1884.
Ebu Mesudi r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: "Kur muslimani shpenzon diçka për familjen e vet, duke pasur qëllim e duke shpresuar shpërblimin e Allahut, kjo quhet sadaka për të." (5351)
1885.
Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: "Ai që kujdeset për të venë ose për të varfrin është si ai që lufton për Çështjen e Allahut, ose si ai që falet gjithë natën dhe agjëron gjithë ditën!" (5353)
|