Libri: 35. Itikafi
978.
Aishja r.a., bashkëshortja e Pejgamberit a.s., tregon se Pejgamberi a.s. bënte gjithnjë itikaf në dhjetë ditët e fundit të Ramazanit derisa vdiq dhe pas tij këtë gjë e vazhduan gratë e tij. (2026)
979.
Aishja r.a., bashkëshortja e Pejgamberit a.s., tregon se Pejgamberi a.s., kur ishte në itikaf e nxirrte kokën nga xhamia (në shtëpinë tonë) dhe unë ia krihja dhe ia vajisja flokët dhe hynte në shtëpi vetëm për ndonjë nevojë.(2029)
980.
Ibn Umeri r.a. tregon se Umeri r.a. e pyeti Pejgamberin a.s.: "Isha betuar në kohën e padijes para-islame që të rrija një natë për itikaf në Xhaminë e Shenjtë (Xhaminë e Qabesë në Mekë)." Pejgamberi a.s. i tha: 'Tërmbushe betimin tënd." (2032)
981.
Aishja r.a. tregon se Pejgamberi a.s. deshi të bënte itikaf. Kur shkoi te vendi ku deshi të rrinte për itikaf, ai pa disa çadra: çadrat e Aishes, të Hafsës dhe të Zejnebit. Nga kjo, ai a.s. tha: "A mendoni se ato kanë pasur si qëllim përkushtimin me këtë gjë?!" Pastaj u largua dhe nuk bëri itikaf (në Ramazan), por bëri dhjetë ditë në muajin Shevval. (2034)
982.
Ali Ibn Husejn r.a. tregon se Safija, bashkëshorte e Pejgamberit a.s., i ka treguar atij se ajo ka shkuar për të vizituar të Dërguarin e Allahut a.s. në xhami, kur ai ka qenë në itikafnë dhjetë ditët e fundit të Ramazanit. Ajo foli pak me të, pastaj u ngrit të kthehet në shtëpi. Edhe Pejgamberi a.s. u ngrit dhe e shoqëroi atë deri te porta e xhamisë përballë derës së Umm Selemas, kur dy burra nga ensarët kaluan andej dhe e përshëndetën të Dërguarin e Allahut a.s.. Ai a.s. u foli: "Ngadalë! (Mos u nxitoni!) Ajo është (bashkëshortja ime), Safija bint Hujej!" Ata të dy thanë: "Subhan-Allah (Lavdi i qoftë Allahut! Si mund të guxojmë të mendojmë ndonjë ligësi), o i Dërguari i Allahut!" Ata e ndjenë këtë (dhe sikur u rënduan). Pejgamberi a.s. u tha: "Shejtani shkon në çdo pjesë të trupit të njeriut ashtu si gjaku. Pata frikë se mos shejtani do t'ju shtie ndonjë mendim të lig në zemrat (e mendjet) tuaja." (2035)
983.
Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi a.s. gjithnjë bënte itikaf çdo Ramazan dhjetë ditë, ndërsa vitin në të cilin vdiq, ai qëndroi në itikafnjëzet ditë. (2044)
|