Libri: 45. Grindjet
1107.
Ibn Mesudi r.a. tregon: "Dëgjova dikë të këndojë një ajet kurani, por unë e kisha dëgjuar ndryshe nga Pejgamberi a.s., kështu që e kapa atë për dore dhe e çova tek i Dërguari i Allahut a.s.. (Pasi i tregova shqetësimin) i Dërguari i Allahut a.s. tha: "Që të dy keni të drejtë, mos ndryshoni mes jush, pasi kombet para jush ndryshuan (dhe u grindën në vetë mesin e tyre) dhe u shuan (nga ndryshimi dhe grindja në gjirin e tyre)." (2410)
1108.
Ebu Hurejra r.a. tregon se dy vetë u grindën me njëri-tjetrin: njëri musliman dhe tjetri çifut. Muslimani tha: "(Betohem) për Atë, i Cili e ka zgjedhur Muhamedin mbi të gjithë njerëzimin!" Çifuti tha: "(Betohem) për Atë, i Cili e ka zgjedhur Musai mbi të gjithë njerëzimin!" Nga kjo muslimani ngriti dorën dhe e qëlloi çifutin në fytyrë. Çifuti shkoi te Pejgamberi a.s. dhe i tregoi se ç'kishte ndodhur mes tij dhe muslimanit. Pejgamberi a.s. çoi dhe thirri muslimanin dhe e pyeti për këtë çështje. Muslimani ia tregoi atij ndodhinë. Pas kësaj Pejgamberi a.s. tha: "Mos më vlerësoni mua mbi Musanë, pasi Ditën e Ringjalljes gjithë njerëzimi do të bjerë në zali, edhe unë bashkë me ta, por do të jem i pari që do të vij në vete dhe do të shoh Musain në këmbë të kapur në anë të Arshit të Allahut. Nuk do ta di, a ka qenë Musai nga ata që ranë në zali dhe është ngrit përpara meje, apo Allahu e ka përjashtuar atë nga ajo goditje?" (2411)
1109.
Enesi r.a. tregon se një çifut ia shtypi kokën mes dy gurëve një vajze. E pyetën vajzën se kush ia kishte shtypur kokën, duke i përmendur asaj disa emra dhe, kur e përmendën emrin e çifutit, ajo pohoi me kokë. Kështu, e kapën çifutin dhe ai e pranoi (krimin). Pejgamberi a.s. urdhëroi që edhe atij t'i shtypej koka mes gurëve. (2413)
1110.
Ngjarja tregohet pothuaj (si në hadithin nr. 1092) sipas tregimit të Eshathit, ku përmendet se ai u grind me një burrë nga Hadramouti, por këtu përmendet se ai ishte çifut. (2416, 2417)
|