1. Fillimi i frymëzimit hyjnor (7) 2. Besimi (46) 3. Dituria (56) 4. Avdesi (75) 5. Gusli (18) 6. Menstruacionet (20) 7. Tejemumi (5) 8. Falja e namazit (84) 9. Sutra e atij që fal namaz (13) 10. Koha e faljes së namazeve (45) 11. Ezani (55) 12. Përshkrimi i namazit (67) 13. Xhumaja (32) 14. Namazi i frikës (3) 15. Dy bajramet (12) 16. Vitri (8) 17. Namazi për shi (14) 18. Eklipset (8) 19. Sexhdet në Kuran (6) 20. Shkurtimi i namazit (15) 21. Namazi tehexhxhud (30) 22. Namazet në xhamitë e Mekës dhe të Medines (4) 23. Veprimet e ndaluara gjatë namazit (7) 24. Sehvi sexhdeja (2) 25. Xhenazet (69) 26. Zekati (64) 27. Sadakaja e fitrit (3) 28. Haxhi (vizita në Mekë) (94) 29. Umreja (16) 30. Mahsari dhe ndëshkimi për gjahun (5) 31. Ndëshkimet e gjahut (për muhrimin) (18) 32. Vlerat dhe virtytet e Medines (17) 33. Agjërimi (53) 34. Falja e teravisë (6) 35. Itikafi (6) 36. Shitblerja dhe tregtia (65) 37. Selemi (3) 38. E drejta e parablerjes (2) 39. Dhënia me qira (6) 40. Havala (kalimi i borxhit) (4) 41. Përfaqësimi (ose autorizimi) (7) 42. Kultivimi i bujqësisë (17) 43. Ujitja (14) 44. Borxhet, bllokimi i pasurisë dhe i falimentimi (5) 45. Grindjet (4) 46. Sendet e gjetura (2) 47. Padrejtësia (18) 48. Pjesëmarrja në ortakëri (6) 49. Lënia peng në qytete (3) 50. Lirimi i skllevërve (11) 51. Dhuratat (24) 52. Dëshmitë (14) 53. Kushtëzimet (5) 54. Amanetet dhe porositë (10) 55. Xhihadi (144) 56. Fillimi i krijimit (51) 57. Ndodhitë e pejgamberëve (121) 58. Virtytet dhe meritat e sahabëve (79) 59. Betejat (113) 60. Tefsiri (94) 61. Vlerat dhe virtytet e kuranit (22) 62. Lidhjet martesore (45) 63. Shkurorëzimi (13) 64. Furnizimi dhe shpenzimi (2) 65. Ushqimet (23) 66. Akika (4) 67. Therrja dhe gjahu (13) 68. Kurbani (2) 69. Pijet (19) 70. Të sëmurit (13) 71. Mjekësia (22) 72. Veshjet (23) 73. Sjelljet e bukura (50) 74. Marrja e lejës (12) 75. Duatë (22) 76. Qetësimi i zemrës (46) 77. Kaderi (paracaktimi hyjnor) (5) 78. Beja dhe betimet (9) 79. Shlyerja e betimeve të paplotësuara (2) 80. Ligjet e trashëgimisë (6) 81. Ndëshkimet (7) 82. Dënimet (4) 83. Gjoba e gjakësit (5) 84. Pendimi (1) 85. Shpjegimi i ëndrrave (11) 86. Fitnet (12) 87. Gjykimet (11) 88. Dëshirat (2) 89. Kapja fort pas Kuranit dhe sunetit të Pejgamberit a.s. (8) 90. Teuhidi (11)
Libri: 23. Veprimet e ndaluara gjatë namazit
›  624 Ibn Mesudi r.a. tregon: "Në fillim ne e përshëndesnim Pejgamberin a.s., kur ishte duke u falur dhe ai na e kthente përshëndetjen. Por, kur u kthyem (nga mërgimi) nga Nexhashiu (mbreti i Abisinisë), ne e përshëndesnim atë (kur ishte duke u falur), por ai (a.s.) nuk na e kthente më përshëndetjen dhe pas faljes thoshte: "Në namaz njeriu është i zënë (me një çështje shumë më serioze)." (1199)
URL:
›  625 Zejd Ibn Arkam r.a. tregon: "Në kohën e Pejgamberit a.s. flisnim gjatë faljes së namazit (duke iu përgjigjur nevojës së pyetësit) derisa zbriti ajeti: "Ndiqni rreptësisht faljen (pesë kohët e detyruara) e sidomos faljen e mesit (faljen më të mirë që është falja e Pasdites). Dhe qëndroni para Allahut me bindje e përkushtim (dhe mos flisni me të tjerët gjatë faljes)." (Kuran, v. 2: 230) Pas kësaj u urdhëruam të heshtim në namaz." (1200)
URL:
›  626 Muajkibi r.a. tregon se, një herë, Pejgamberi a.s. foli për dikë që e rrafshonte vendin ku binte në sexhde dhe tha: "Në qoftë se i duhet ta bëjë këtë, le ta bëjë vetëm një herë." (1207)
URL:
›  627 Ebu Berza Eslemiu r.a. tregon: "Gjatë një lufte të shenjtë, ndërsa frenat e kafshës (kalit ose devesë) i mbaja në dorë, duke u falur, ajo po përpiqej të ikte, ndërsa unë i shkoja pas. (Dikush nga sekti rebel i Khavarixhëve më pyeti për këtë. Kur mbarova namazin) i thashë: "Me të vërtetë që kam marrë pjesë me të Dërguarin e Allahut në gjashtë, shtatë a tetë luftëra të shenjta dhe kam parë butësinë dhe lehtësimin e gjërave prej tij. Dhe, pa dyshim, më mirë ta mbaja kafshën, sesa ta lija që të kthehej në vathën e saj, pasi kështu do të më sillte shumë shqetësime." (1211)
URL:
›  628 Aishja r.a. tregon hadithin e eklipsit (nr. 562/1044) dhe shton këtu nga fjala e Pejgamberit a.s. kur tregoi se pa Zjarrin: "Vërtet që e pashë Zjarrin, anët e ndryshme të të cilit po përpinin njëra tjetrën, pashë edhe Amr Ibn Luhej-in, i cili qe i pari që shpiku zakonin e sevaib (deve femra të lëna të lira në emër të idhujve dhe perëndive të rreme pagane)." (1212)
URL:
›  629 Xhabiri r.a. tregon: "I Dërguari i Allahut a.s. më çoi për një punë dhe, kur e mbarova, shkova te Pejgamberi a.s. dhe e përshëndeta, por ai nuk ma ktheu atë, kështu që ndjeva aq brengë në zemër sa vetëm Allahu e di. Thashë me vete: "Mbase i Dërguari i Allahut a.s. është mërzitur pasi erdha shumë ngadalë." Pastaj e përshëndeta përsëri, por prapë ai nuk m'u përgjigj, kështu që zemra nVu lëndua më shumë se herën e parë. Pastaj përsëri e përshëndeta dhe ai (a.s.) ma ktheu përshëndetjen dhe më tha: "Ajo që më pengoi të të kthej përshëndetjen qe se unë po falesha." Këtë kohë ai ishte hipur (në deve) dhe nuk ishte i drejtuar nga Kibla (drejtimi i faljes)." (1217)
URL:
›  630 Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka ndaluar vënien e duarve në ijë (në bel) gjatë faljes së namazit. (1219)
URL: