Libri: 4. Avdesi
110.
Ebu Hurejra r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: "Nuk pranohet namazi i atij i cili kalon xië gjendje hadethi, pa marrë avdes (sërish)." Një burrë nga Hadramouti pyeti: "Ç'është hadethi, o Ebu Hurejra?" Ai iu përgjigj: "Hadeth është edhe dalja më e pakët e gazrave." (135)
111.
Ebu Hurejra r.a. tregon: "E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut a.s. të thotë: "Në Ditën e Kiametit pasuesit e mi do të thirren el-gurr-ul-muhaxhxhalun, nga gjurmët e avdesit, prandaj kushdo që mundet ta shtojë pjesën që shkëlqen, duhet ta bëjë këtë (duke e kryer këtë pastrim në mënyrë sa më të përkryer e të përkushtuar)." (136)
112.
Abdullah Ibn Jezid Ensariu tregon se e ka pyetur të Dërguarin e Allahut a.s. për një njeri, të cilit i duket sikur i është prishur avdesi gjatë namazit. Pejgamberi a.s. i ka thënë: "Nuk duhet ta ndërpresë faljen, derisa të dëgjojë diçka apo të ndiejë erë." (137)
113.
Ibn Abbasi r.a. tregon se Pejgamberi a.s. fjeti derisa gërhiti pastaj u fal pa marrë përsëri avdes apo mbase tha: "u mbështet (për të fjetur) derisa iu dëgjua zhurma e frymëmarrjes, pastaj u ngrit dhe u fal." (138)
114.
Usama Ibn Zejd r.a. tregon: "I Dërguari i Allahut a.s. u nis nga Arafati derisa, kur arriti një monopat, zbriti nga kafsha, kreu nevojën pastaj mori avdes, por jo avdes të përkryer. I thashë: "A (është koha për) namaz, o i Dërguari i Allahut?" Ai tha: "(Vendin e faljes së) namazit e ke përpara (në Muzdelife)." Pastaj udhëtoi hipur (mbi kafshë) derisa, kur arriti në Muzdelife, zbriti dhe mori avdes, avdes të përkryer. Pastaj (u thirr ezani dhe) ikameti dhe ai priu në namazin e akshamit. Pastaj të gjithë i ulën devetë në vendet e tyre, pastaj u bë ikameti për namazin e jacisë në të cilin na priu Pejgamberi a.s. dhe nuk u fal gjë namaz i lirë a sunet ndërmjet dy namazeve të akshamit dhe të jacisë. (139)
115.
Ata Ibn Jash tregon se Ibn Abbasi r.a. mori avdes dhe lau fytyrën (kështu): Mori një grusht ujë, rne të cilin shpëlau gojën dhe pastroi hundët duke e tërhequr ujin dhe duke e shfryrë jashtë. Pastaj mori një grusht tjetër me ujë dhe bëri kështu (tregon me veprime), duke i bashkuar të dyja duart dhe lau fytyrën. Më pas mori përsëri një grusht ujë dhe lau parakrahun e djathtë, pastaj mori një grusht ujë tjetër dhe lau parakrahun e majtë. Më tej fërkoi kokën me duart e lagura dhe pastaj mori një grusht ujë, të cilin e derdhi mbi këmbën e djathtë (deri te nyjet), derisa e lau mirë. Po kështu mori një grusht tjetër me ujë (dhe e derdhi), duke e larë mirë edhe këmbën e majtë (deri në nyje), pastaj tha: "Kësisoj e kam parë të Dërguarin e Allahut a.s., duke marrë avdes." (140)
116.
Enesi r.a. tregon: "Sa herë që Pejgamberi a.s. shkonte për të kryer nevojën, thoshte: "Allalum-me in-ni eudhu bike minel-hubuthi vel-habaithi [O Allah! Të mbështetem Ty të më ruash nga shejtanët dhe shejtanet]." (142)
117.
Ibn Abbasi r.a. tregon: "Një herë Pejgamberi a.s. hyri në banjo, ndërsa unë i vendosa ujë për t'u larë e për të marrë avdes. Pastaj ai (a.s.) pyeti: "Kush e vendosi këtë?" Kur i treguan për këtë ai (a.s.) tha (këtë dua): "O Allah! Bëje atë (Ibn Abbasin) të ngërthejë (të kuptojë thellë) dijen e fesë islame." (143)
118.
Ebu Ejjub Ensariu r.a. tregon: "I Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: "Nëse ndokush del për të kryer nevojën në vend të hapur, atëherë ai as nuk duhet të drejtohet nga Kibla dhe as nuk duhet t'i kthejë shpinën. Kthehuni nga lindja ose nga perëndimi. " (144)
119.
Abdullah Ibn Umer r.a. tregon: Njerëzit thonë: "Kurdo që të ulesh për të kryer nevojën nuk duhet te drejtohesh as nga Kibla dhe as nga Bejtul-Makdes (Xhamia Aksa në Jeruzalem)." Njëherë unë hipa në çatinë e shtëpisë sonë dhe e pashë të Dërguarin e Allahut a.s. duke kryer nevojën ulur mbi dy tulla me fytyrë nga Bejtul-Makdes." (145)
120.
Aishja r.a. tregon se gratë e Pejgamberit a.s. shkonin tek Menasi (vend i hapur), natën, për të kryer nevojën. Umeri shpesh i thoshte Pejgamberit a.s.: "Duhet t'i mbulosh gratë e tua", por i Dërguari i Allahut a.s. nuk e bëri një gjë të tillë. Kështu, një natë Seuda bint Zem'ah, e cila qe grua e gjatë dhe bashkëshorte e Pejgamberit a.s., doli përjashta pas darke vonë. Umeri i thirri asaj: "Vërtetë që të njoha, o Seuda!" Ia tha këtë nga dëshira e madhe që ai kishte që, mbase, të shpalleshin ajetet e Jiixhnbit (vargjet e Kuranit që përcaktojnë mbulesën për gratë muslimane). Më pas Allahu i Madhëruar zbriti vargjet e Mbulesës." (146)
121.
Enesi r.a. tregon: "Sa herë që i Dërguari i Allahut a.s. dilte për të kryer nevojën, unë dhe një djalosh i shkonim pas, me një kacek plot me ujë (që ia çonim për t'u pastruar)." (150)
122.
Në një hadith tjetër të Enesit r.a. shtohen fjalët: "Unë bashkë me një djalosh tjetër mbanim një kacek plot me ujë për t'u pastruar pas kryerjes së nevojës, si dhe një bastun me një majë hekuri me." (152)
123.
Ebu Katada r.a. tregon: "I Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: "Kur të pini ujë, mos merrni frymë në enë dhe, kur të shkoni në banjo, mos e prekni organin gjenital me dorën e djathtë dhe as mos u pastroni me dorën e djathtë (por me të majtën)." (153)
124.
Ebu Hurejra r.a. tregon: "Isha me të Dërguarin e Allahut a.s., ndërsa ai u largua për të kryer nevojën dhe nuk kthehej të shihte këtej e andej. Kështu, kur iu afrova, më tha: "Shko e më sill ca gurë për t'u pastruar me ta, apo diçka tjetër të ngjashme, por mos më sill as kockë dhe as bajgë. Kështu, ia solla gurët në një cep të rrobës sime dhe ia lashë aty pranë, pastaj u largova prej tij. Kur mbaroi, ai i përdori ata për t'u pastruar." (154)
125.
Ibn Mesudi r.a. tregon: "Pejgamberi a.s. shkoi për të kryer nevojën dhe më kërkoi mua t'i çoj atij tre gurë. Unë gjeta dy gurë dhe po kërkoja të gjejë të tretin, por nuk munda të gjej tjetrin, kështu që mora një copë bajgë të thatë dhe ia çova atij, por ai i mori dy gurët, ndërsa e hodhi bajgën dhe tha: "Kjo është gjë e ndyrë." (155)
126.
Ibn Abbasi r.a. tregon:
Pejgamberi a.s. mori avdes duke i larë pjesët e caktuara vetëm nga një herë.
127.
Abdullah Ibn Zejd Ensariu r.a. tregon se Pejgamberi a.s. mori avdes duke i larë pjesët e caktuara nga dy herë. (157)
128.
Hamrani, robi i liruar i Uthman Ibn Affanit r.a. tregon se e ka parë Uthmanin r.a. të kërkojë një enë me ujë (për të marrë avdes). Ai hodhi ujë në duar dhe i lau ato tri herë, pastaj futi dorën e djathtë në enë, (mori ujë) dhe e shpëlau gojën tri herë, lau edhe hundët duke tërhequr ujë dhe duke shfryrë pastaj tri herë. Pastaj lau fytyrën tri herë, edhe parakrahët bashkë rne bërrylat tri herë, pastaj i kaloi duart e lagura mbi gjithë kokën, pastaj i lau këmbët bashkë me nyjet tri herë dhe pas kësaj tha: "I Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: 'Kush merr avdes si ky avdesi që mora unë, pastaj fal dy rekatë namaz, gjatë të cilit përqendrohet e nuk mendon në vetvete për gjë tjetër, atëherë atij do t'i falen gjithë gjynahet e tij të mëparshme." (159)
129.
Në një hadith tjetër Uthmani r.a. thotë: "Do t'ju tregoj një hadith të cilin nuk do t'ua kisha thënë, po të mos (më detyronte) një ajet në Librin e Allahut. E kam dëgjuar Pejgamberin a.s. të thotë: "Kushdo që merr avdes në mënyrë të përkryer dhe pastaj fal namazin e detyruar në faljen e organizuar në grup në xhami, veçse atij do t'i falen nga Allahu gjynahet e bëra ndërmjet atij (namazi) dhe namazit (pasues) derisa ta falë atë." (160)
130.
Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi a.s. i ka thënë: "Kushdo që merr avdes, duhet t'i pastrojë hundët duke tërhequr ujë dhe pastaj ta nxjerrë duke i shfryrë atë dhe, kushdo që (në mungesë të ujit) përdor gurët për t'u pastruar pas kryerjes së nevojës, duhet ta bëjë këtë me numër tek gurësh (xrië e paktatre)." (161)
131.
Ebu Hurejra r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: "Kur të marrë avdes ndonjëri prej jush, le të fusë ujë në hundë dhe pastaj ta shfryjë; dhe kushdo që të përdorë gurët (në mungesë të ujit) për të pastruar vendet e nevojës, duhet ta bëjë këtë me numër tek gurësh (të paktën tre)! Kur ndonjë prej jush të ngrihet nga gjumi, duhet t'i lajë duart para se t'i fusë në ujin e avdesit, sepse askush prej jush nuk e di se ku kanë qenë duart e veta gjatë gjumit." (162)
132.
Ibn Xhurejxhi tregon se i ka thënë Ibn Umerit: "Kam parë që t'i bën katër veprime, të cilat nuk i kam parë t'i bëjë asnjëri nga shoqëruesit e tu. Të kam parë të prekësh vetëm dy këndet e Qabesë nga ana e Jemenit (nga jugu); të kam parë të veshësh këpucë prej lëkure të rregjur; të kam parë t'i ngjyesh flokët me këna (të verdhë në të kuqe); të kam parë në Mekë që, ndonëse njerëzit e bënin ihlalin kur shihnin hënën e re, ti e bëje ildnliu vetërn kur vinte Dita e Tervijes." Ibn Umeri iu përgjigj: "Në lidhje me këndet e Qabesë, unë kurrë nuk e kam parë të Dërguarin e Allahut a.s. t'i prekte ato, përveç dy këndeve të anës së Jemenit. Sa për këpucët me lëkurë të regjur, në të vërtetë unë e kam parë të Dërguarin e Allahut të mbathte opinga lëkure dhe të merrte avdes me to (duke i larë këmbët dhe pastaj i vishte), prandaj mua më pëlqen t'i vesh ato. Sa për lyerjen e flokëve me këna, e kam parë të Dërguarin e Allahut a.s. t'i lyente flokët rne të, prandaj më pëlqen edhe mua t'i ngjyej. Sa për ihlnliu, unë nuk e kam parë të Dërguarin e Allahut a.s. ta bënte ihlnlin, para se të nisej për haxh." (166)
133.
Aishja r.a. tregon: "Pejgamberit a.s. gjithnjë i pëlqente të fillonte nga e djathta kur mbathte këpueët, kur krihej, kur pastrohej ose lahej, si dhe në të gjitha veprimet e tjera." (168)
134.
Enes Ibn Malik r.a. tregon: E kam parë të Dërguarin e Allahut a.s. kur kishte hyrë koha e namazit të Iqindisë (pasdites) dhe njerëzit po kërkonin ujë për avdes, por nuk po gjenin. Më pas i sollën të Dërguarit të Allahut (një enë plot me) ujë për avdes. Kështu ai (a.s.) e futi dorën në atë enë dhe i urdhëroi njerëzit të merrnin avdes prej saj. E pashë ujin të gufonte nga gishtat e tijm, derisa morën avdes të gjithë, deri tek i fundit." (169)
135.
Enesi r.a. tregon: "Kur i Dërguari i Allahut a.s. e rruajti kokën, Ebu Talha ishte i pari që rnori pak nga flokët e tij." (171)
136.
Ebu Hurejra r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: "Në qoftë se qeni pi nga enët tuaja, duhet ta lani enën shtatë herë." (172)
137.
Abdullah Ibn Umer r.a. tregon: "Në kohën e të Dërguarit të Allahut a.s. shpesh qentë urinonin dhe kalonin nëpër xhami (sa këndej andej), megjithatë ata (njerëzit) nuk hidhnin ujë mbi të (mbi urinën e qenve për ta larë.)" (174)
138.
Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: "Robi i Allahut vazhdon të quhet sikur është duke u falur, për aq kohë sa qëndron në xhami duke pritur namazin (e radhës) dhe për aq kohë sa nuk e ka prishur avdesin." (176)
139.
Zejd Ibn Halid r.a. tregon: "E pyeta Uthmanin r.a. për një njeri i cili kryen marrëdhënie me gruan, por nuk sekreton. Uthmani r.a. iu përgjigj: "Ai duhet të marrë avdes siç merr zakonisht për faljen e namazit, por duhet të lajë organin e tij." Pastaj Uthmani shtoi: "E kam dëgjuar nga i Dërguari i Allahut a.s." Pas kësaj, për këtë gjë pyeta edhe Aliun, Zubejrin, Talhan dhe Ubej Ibn Kabin r.a., dhe më urdhëruan të njëjtën gjë." (179)
140.
Ebu Said Hudriu r.a. tregon: "I Dërguari i Allahut a.s. dërgoi për të thirrur një burrë nga ensarët, i cili erdhi duke i kulluar uji nga koka. Pejgamberi a.s. i tha: "Mbase të detyruam të nxitohesh, (apo jo)?" Ai u përgjigj: "Po." Ndërsa i Dërguari i Allahut (a.s.) vazhdoi: "Në qoftë se detyrohesh të nxitosh ose nuk sekreton gjatë marrëdhënieve, atëherë duhet të marrësh avdes." (180)
141.
Mugire Ibn Shube r.a. tregon: "Isha rne të Dërguarin e Allahut a.s. në një udhëtim. Ai shkoi të kryejë nevojën (dhe kur u kthye), unë i shtiva ujë, ndërsa ai rnori avdes duke larë kështu fytyrën, krahët dhe kaloi duart e lagura mbi kokë dhe mbi meste (çorape lëkure)." (182)
142.
Ibn Abbasi r.a. tregon: "Një natë bujta në shtëpinë e tezes sime, Mejmunah, grua e Pejgamberit a.s.. Unë u shtriva në jastëk anash, ndërsa i Dërguari i Allahut a.s. dhe e shoqja e tij u shtrinë për së gjati. I Dërguari i Allahut a.s. fjeti deri nga mesi i natës, pak më përpara ose pak më pas dhe pastaj u zgjua dhe ndenji (duke fërkuar fytyrën më duar (si) për të fërkuar gjurmët e gjumit. Pas kësaj këndoi dhjetë ajetet e fundit të sures Al-lmran (Kuran, 3:191-200) Pastaj u ngrit dhe shkoi e mori një kacek me ujë që qe varur. Mori me të avdes, një avdes të përkryer, pastaj u ngrit të falej. Edhe unë u ngrita duke vepruar si ai. Pastaj shkova dhe u vendosa në krah të tij (në anë të majtë), ndërsa ai më vuri dorën e djathtë në kokë, ma kapi veshin e djathtë dhe ma përdrodhi (duke më tërhequr dhe më vendosi në të djathtë të tij). Ai fali dv rekatë, pastaj dy të tjerë, pastaj dy të tjerë, pastaj dy të tjerë, pastaj dy të tjerë, pastaj edhe dy (gjashtë herë nga dy rekatë, d.m.th. dymbëdhjetë rekatë), pastaj në fund vetëm një rekat (vitri). Pas gjithë kësaj, ai u shtri përsëri (në shtrat) derisa i erdhi myezini. Kështu ai a.s. (u ngrit dhe) fali dy rekatë të lehtë, doli (për në xhami për t'u prirë njerëzve) dhe fali namazin e sabahut (shih hadithin nr.97)." (183)
143.
Jahja Maziniu tregon se dikush i tha Abdullah Ibn Zejdit r.a.: "A mund të më tregosh se si merrte avdes i Dërguari i Allahut a.s.?" Abdullahu i tha: "Po", pastaj kërkoi ujë. Ai hodhi ujë në duar dhe i lau ato dv herë, pastaj shpëlau gojën dhe hundën (duke tërhequr ujë dhe duke e shfryrë) tri herë, pastaj lau fytyrën tri herë, pastaj lau krahët bashkë me bërrylat nga dy herë secilin, pastaj kaloi duart e lagura mbi kokën nga përpara prapa dhe anasjelltas duke i sjellë aty ku filloi dhe në fund lau këmbët (deri në nyje)." (185)
144.
Ebu Xhuhejfa r.a. tregon: "I Dërguari i Allahut a.s. hyri tek ne në kohë të mesditës dhe i sollën ujë për avdes. Pasi mori avdes ai (a.s.), ujin që mbeti filluan ta marrin njerëzit duke fërkuar trupin rne të (si gjë e bekuar). Pas kësaj Pejgamberi a.s. fali namazin e mesditës dy rekate dhe namazin e pasdites dy rekate (drekën dhe iqindinë) duke pasur përpara si sutre një bastun me majë hekuri të ngulur në tokë." (187)
145.
Said Ibn Jezid r.a. tregon: "Tezja ime më mori dhe më çoi tek i Dërguari i Allahut a.s. dhe i tha: "O i Dërguari i Allahut! Ky djalë i motrës sime i ka këmbët të sëmura." Kështu, ai (a.s.) ma fërkoi kokën me duart e tija dhe bëri dua për bekimet e Allahut për mua. Pastaj ai mori avdes dhe unë piva nga uji që mbeti. U ngrita dhe nga pas shpinës i pashë vulën e Pejgamberisë mes shpatullave të tij që i ngjante si pullë tende (ose si vezë thëllëze)" (190)
146.
Ibn Umeri r.a. tregon: "Në kohën e të Dërguarit të Allahut a.s. burrat dhe gratë merrnin avdes së bashku." (193)
147.
Xhabiri r.a. tregon: "I Dërguari i Allahut a.s. erdhi të më vizitojë, ndërkohë që isha 1 sëmurë e pa ndjenja. Kështu, ai mori avdes dhe më spërkati me ujin që mbeti. Nga kjo erdha në vete dhe thashë: "O i Dërguari i Allahut! Kujt do t'i shkojë trashëgimia ime, pasi unë liuk kam as paraardhës (prindër) dhe as pasardhës (fëmijë) që të më trashëgojnë?" Pas kësaj zbritën ajetet hyjnore për trashëgiminë." (Kuran, v.4:7,11,12 dhe 176) (194)
148.
Enesi r.a. tregon: "Hvri koha e namazit dhe ata që i kishin shtëpitë afër, u ngritën e shkuan tek njerëzit e tyre (për të marrë avdes), ndërsa disa njerëz mbetën ulur. Pastaj të Dërguarit të Allahut iu soll një poçe e gurtë me ujë. Ena qe aq e vogël sa që me zor fusje një dorë në të, megjithatë të gjithë njerëzit morën avdes me të." (Treguesi i dytë i hadithit thotë:) "E pyetën Enesin: "Sa vetë ishit?" Enesi r.a. iu përgjigj: "Tetëdhjetë a më shumë." (195)
149.
Ebu Musa r.a. tregon se, një herë, Pejgamberi a.s. kërkoi një kupë me ujë. Pastaj ai lau duart dhe fytyrën dhe hodhi në të një gojë me ujë. (196)
150.
Aishja r.a. tregon: "Kur u keqësua Pejgamberi a.s. dhe iu rëndua sëmundja, ai u kërkoi grave të veta që ta lejonin të trajtohej në shtëpinë time dhe ato e lejuan. Kështu pra, Pejgamberi a.s. erdhi në shtëpinë time duke e mbajtur për krahësh dy burra, Abbasi dhe një tjetër, ndërsa këmbët i tërhiqte zvarrë për tokë. Kur erdhi Pejgamberi a.s. në shtëpinë time dhe iu rëndua sëmundja, ai na kërkoi t'i hidhnim shtatë kacekë me ujë, (me qëllim që të vinte në vete dhe) që të mund t'u jepte këshilla njerëzve. Kështu, ne e ulëm në një govatë tunxhi që ishte e Hafsas, gruas së Pejgamberit a.s., pastaj filluam t'i hedhim ujë, derisa bëri me shenjë që të ndalonim dhe se ne e kishim përmbushur (kërkesën e tij). Pas kësaj ai a.s. doli te njerëzit." (198)
151.
Enesi r.a. tregon: "Pejgamberi a.s. kërkoi një enë me ujë dhe i sollën një kacek me fund të gjerë e jo shumë të thellë, me pak ujë brenda, ku ai futi gishtat. Vura re ujin të buronte ndërmjet gishtave të tij dhe i llogarita njerëzit që morën avdes me atë ujë. Ata ishin ndërmjet shtatëdhjetë a tetëdhjetë vetëve." (200)
152.
Enesi r.a. tregon: "Pejgamberi a.s. merrte gusël me një sa'a ose deri në pesë muddc ujë, ndërsa merrte avdes vetëm me një vntdd ujë." (201)
153.
Abdullah Ibn Umeri r.a. tregon se e ka dëgjuar Saad Ibn Ebi Vekkasin r.a. të thoshte se (një herë, gjatë marrjes së avdesit) Pejgamberi a.s. i fërkoi mestet me duar të lagura (në vend që të lante këmbët). Abdullah Ibn Umeri r.a. pyeti Umerin r.a. (të atin) për këtë, ndërsa ai iu përgjigj: "Po" dhe i shtoi: "Sa herë që të të tregojë Saadi ndonjë hadith nga Pejgamberi a.s., atëherë nuk është nevoja të pyesësh për të, tjetër kënd." (202)
154.
Amr Ibn Umejjeh Damriju r.a. tregon se ai e ka parë Pejgamberin a.s. të fërkonte mestet me duar të lagura (gjatë marrjes së avdesit). (204)
155.
Po Amri r.a. tregon: "E kam parë Pejgamberin a.s. të fërkojë me dorë të lagur çallmën e tij dhe mestet (gjatë marrjes avdes)." (205)
156.
Mugira Ibn Shuëba r.a. tregon: "Isha me Pejgamberin a.s. në një udhëtim (dhe, kur po i shtija ujë për të marrë avdes) u ula shpejt t'ia heq niestct që kishte veshur, por ai më tha: "Lëri se i kam mbathur, pasi kam marrë avdes (duke qenë me avdes)" dhe i fërkoi ato me duar të lagura." (206)
157.
Amr Ibn Umejjeh r.a. tregon se e kam parë të Dërguarin e Allahut a.s. të merrte një copë mishi të (pjekur) nga shpatulla e një dashi, pastaj e thirrën për faljen e namazit. Ai la thikën dhe fali namazin (me avdesin që kishte marrë më përpara), pa e përsëritur avdesin." (208)
158.
Suvejd Ibn Nuëman r.a. tregon se vitin e Hajberit, kur arritëm në Sahba, vend afër Hajberit, aty i Dërguari i Allahut a.s. priu në faljen e namazit të pasdites dhe pastaj kërkoi ushqim për të ngrënë. Nuk i dhanë gjë tjetër veçse leshnik, ndërsa ai urdhëroi që ta lagnin me ujë. Kështu pra, prej saj hëngri i Dërguari i Allahut a.s., hëngrëm edhe ne, pastaj ai a.s. u ngrit për faljen e akshamit, shpëlau gojën me ujë dhe po kështu bëmë dhe ne. Kësisoj, ai na priu në falje dhe nuk mori përsëri avdes. (209)
159.
Mejmunah r.a. tregon se Pejgamberi a.s. hëngri në shtëpinë e saj një copë mishi nga një shpatull dashi, pastaj u fal pa e përsëritur avdesin. (210)
160.
Ibn Abbasi r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. piu qumësht, pastaj e shpëlau gojën rne ujë dhe tha: "Ai ka yndyrë." (211)
161.
Aishja r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: "Në qoftë se dikush prej jush ndihet i përgjumur ndërkohë që falet, atëherë ai duhet të shtrihet në shtrat (të flejë) derisa t'i kalojë dremitja, sepse, duke u falur i përgjumur, nuk e merr vesh nëse është duke kërkuar falje apo duke tërhequr mallkim mbi vete." (212)
162.
Enesi r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: "Në qoftë se ndonjëri prej jush është i përgjumur gjatë faljes së namazit, atëherë le të flejë derisa (të jetë i kthjellët pas gjumit e) të kuptojë se çfarë këndon (e çfarë thotë e lutet në namaz)."(213)
163.
Enesi r.a. tregon: "Pejgamberi a.s. gjithnjë merrte avdes për çdo namaz." (Treguesi i dytë i hadithit thotë: "E pyeta Enesin r.a.: "Po ju si vepronit?" Ai tha: "Ne mjaftoheshim dhe faleshim me avdesin që kishim që nga namazi para tij, nëse nuk na ishte prishur." (214)
164.
Ibn Abbasi r.a. tregon: "Një herë Pejgamberi a.s., ndërsa po kalonte afër njërës nga varrezat e Medines a të Mekës, kur dëgjoi zërat e dy njerëzve të cilët po ndëshkoheshin ndër varret e tyre. Atëherë Pejgamberi a.s. tha: "Këta të dy nuk po ndëshkohen për një gjë të madhe (të vështirë për t'u shmangur)." Pastaj ai (a.s.) shtoi: "Po, sigurisht (që ata po torturohen për një gjynah të madh)! Në fakt, njëri prej tyre asnjëherë nuk ruhej që të mos ndyhej nga urina; ndërsa tjetri gjithnjë sillej gjithandej duke përhapur shpifje (e duke nxitur armiqësi ndërmjet shokësh e miqsh)." Pastaj Pejgamberi a.s. kërkoi t'i jepnin një degë të gjelbër nga një palmë hurme, të cilën e theu në dy pjesë dhe vuri në secilin varr nga një copë. Dikush e pyeti: "O i Dërguari i Allahut! Përse e bëre këtë?". Ai tha: "Shpresoj që atyre t'iu lehtësohet mundimi, derisa këto dy degë të thahen." (216)
165.
Enesi r.a. tregon: "Sa herë që Pejgamberi a.s. shkonte për të kryer nevojën, unë i çoja ujë me të cilin ai lahej pas kryerjes së nevojës". (217)
166.
Ebu Hurejra r.a. tregon: "Një beduin u ngrit dhe urinoi në xhami dhe njerëzit e atyshëm u ngritën menjëherë dhe e kapën, ndërsa Pejgamberi a.s. i ndaloi duke u thënë: "Lëreni dhe hidhni një kovë a një kacek me ujë në vendin ku urinoi. Ju (muslimanët) jeni sjellë për t'i lehtësuar gjërat dhe jo për t'i vështirësuar ato." (220)
167.
Ummu Kais Bint Mihsan r.a. tregon se ajo e çoi tek i Dërguari i Allahut a.s. djalin e saj të vogël, i cili akoma nuk kishte filluar të hante ushqim. I Dërguari i Allahut a.s. e uli atë në prehër, ndërsa foshnja urinoi në rrobën e tij. Kështu, ai (a.s.) kërkoi ujë me të cilin spërkati vendin që i lagu foshnja, por nuk e lau atë. (223)
168.
Hudhejfah r.a. tregon: "Një herë Pejgamberi a.s. shkoi te plehërishtet e një fisi dhe kreu nevojën e vogël në këmbë. Pastaj kërkoi ujë dhe unë ia çova. Me të ai (u pastrua dhe pastaj) mori avdes." (224)
169.
Në një transmetim tjetër të Hudhejfas r.a. thuhet: "Pejgamberi a.s. eci derisa arritën një plehërishte. Ai qëndroi në këmbë pas një muri, si çdokush prej jush. Unë bëra të largohem, por ai më bëri me shenjë (të kthehem), kështu që u ktheva dhe qëndrova me shpinë nga ai, derisa mbaroi." (225)
170.
Esmaja r.a. tregon: "Një grua shkoi te Pejgamberi a.s. dhe i tha: "Sikur ndonjërës prej nesh gjatë ditëve të saja (të të përmuajshmeve) t'i bjerë gjaku në rroba, atëherë ç'duhet të bëjë?" Ai iu përgjigj: "Ajo duhet ta marrë rrobën dhe ta fërkojë (ashtu të thatë), pastaj ta fusë në ujë (ta lajë e) ta fërkojë derisa t'i largojë gjurmët e gjakut dhe (në fund ta shpëlajë) duke i hedhur ujë. Pas kësaj ajo mund ta përdorë (këtë rrobë) për t'u falur në të." (227)
171.
Aishja r.a. tregon: "Fatime Bint Ebi Hubejshi shkoi te Pejgamberi a.s. dhe i tha: "O i Dërguari i Allahut! Jam grua që kam rrjedhje të vazhdueshme gjaku dhe nuk pastrohem (nuk më ndalet rrjedhja e gjakut). A duhet ta lë faljen e namazit?". I Dërguari i Allahut a.s. iu përgjigj: "Jo, sepse kjo është nga një enë gjaku dhc jo nga të zakonshmet. Kështu pra, kur të të vijnë të përmuajshmet, lëre faljen e namazit dhe kur të të kalojnë, atëherë laje gjakun (d.m.th. merr gusël) dhe falu." [Hishami (treguesi i dytë i hadithit) thotë se babai i tij i ka treguar se Pejgamberi a.s. i ka thënë asaj: "Duhet të marrësh avdes për çdo namaz edhe nëse nuk e prish atë (nga gjë tjetër), derisa të të vijë periudha tjetër."] (228)
172.
Aishja r.a. tregon: "Unë i laja gjurmët e spermës nga rrobat e Pejgamberit a.s. dhe ai shkonte në xhami për namaz, me gjurmët e ujit që dukeshin në rrobat e tij." (229)
173.
Enesi r.a. tregon: "Një grup njerëzish nga fisi Ukal apo Urejneh shkuan në Medine, por klima e saj nuk u përshtatej, kështu që Pejgamberi a.s. i këshilloi që të shkonin te një tufë devesh shtëpiake dhe të pinin prej tyre qumësht dhe urinën (si ilaç). Kësisoj, ata shkuan dhe vepruan siç u udhëzuan. Pasi u shëruan, ata e vranë bariun e Pejgamberit a.s. dhe i vunë përpara të gjitha devetë. Ky lajm i shkoi Pejgamberit a.s. herët në mëngjes, kështu që dërgoi njerëz në ndjekje të tyre. Ndjekësit i kapën ata dhe i sollën në mesditë. Pas kësaj, Pejgamberi a.s. urdhëroi që atyre t'iu priteshin duart dhe këmbët, ndërsa sytë ua damkosën me hekur të nxehtë dhe u lanë në Harva (shkretëtirë me gurë jashtë Medinës). Ata kërkonin ujë, por nuk u dhanë. (Ebu Kilaba, njerëz vodhën, vranë, e mohuan Islamin, p kundër Allahut dhe të Dërguarit të Tij a.s.").
174.
Enesi r.a. tregon: "
Para se të ndërtohej xhamia, Pejgamberi a.s. falej në vathat e dhenve.
175.
Mejmunah r.a. tregon se, kur e pyetën të Dërguarin e Allahut a.s. për gjalpin e shkrirë në të cilin ka rënë një mi, ai (a.s.) tha: "Nxirreni miun dhe hidheni gjalpin e ndotur rreth e rrotull tij, ndërsa pjesën tjetër përdoreni për ta ngrënë vetë." (235)
176.
Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: "Çdo plagë që merr muslimani në Luftën për Çështjen e Allahut, do të shfaqet Ditën e Kiametit ashtu siç e ka marrë në ditën e betejës: gjaku do të kullojë nga plaga, ngjyra do të jetë në ngjyrën e gjakut, ndërsa era do të jetë si era e miskut." (237)
177.
Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: "Kurrë mos urinoni në ujin që nuk rrjedh, sepse pastaj (juve mund t'ju lindë nevoja) të laheni me të." (239)
178.
Abdullah Ibn Mesudi r.a. tregon se, një herë, Pejgamberi a.s. po falej pranë Qabesë, ndërsa Ebu Xhehli me njerëz të tij ishin ulur diku. Ata i thanë njëri-tjetrit: "Cili prej jush do të sjellë zorrët e devesë së filanit nga fisi filan dhe t'ia hedhë Muhamedit në shpinë, kur ai të bjerë në sexhde?" Kështu, më i mjeri i tyre shkoi dhe i solli (zorrët), pastaj priti, derisa Pejgamberi a.s. ra në sexhde dhe ia vuri ato në shpinë, midis shpatullave. Ndërsa unë po vështroja, por nuk mund të bëja dot asgjë. Ah sikur të kisha njerëz të qëndronim kundër tyre! Atëherë ata filluan të zbardhin dhëmbët duke u zgërdhirë e duke u hedhur rnbi njëri- tjetrin. I Dërguari i Allahut a.s. qëndroi në sexhde duke mos e ngritur kokën, derisa tek ai vjen Fatimeja (e bija e Pejgamberit a.s.), e cila ia hoq ato pisllëqe nga shpina. Ai ngriti kokën dhe thirri tri herë: "O Allah! Ndëshkoji Kurejshët!" Qe shumë e rëndë për Ebu Xhehlin, kur Pejgamberi a.s. u lut kundër tyre, sepse ata e dinin mirë se fjalët dhe lutjet ishin të pranuara në atë vend (te Qabeja në Mekë). Pastaj Pejgamberi a.s. përmendi me emra: "O Allah! Ndëshkoje Ebu Xhehlin! Ndëshkoje Utbah Ibn Rebian, Shejbeh Ibn Rebian, Velid Ibn Utban, Umejh Ibn Halefin, Ukbeh Ibn Ebi Muaitin dhe ... (të shtatit prej tyre treguesi i hadithit ia ka harruar emrin)!" Betohem për Atë, në Duart e të Cilit është jeta ime! Me të vërtetë, unë i pashë të vdekur në Kaliib' të Bedrit trupat e atyre që i përmendi i Dërguari i Allahut a.s.". (240)
179.
Enesi r.a. tregon: "
Një herë, Pejgamberi a.s. pështyu në rrobën e vet.
180.
Ebu Hazimi tregon se Sehl Ibn Saad Saidiun r.a. e pyetën disa njerëz: "Me çfarë i qe kuruar plaga Pejgamberit a.s.?" Ai u tha: "Askush nga njerëzit që e dinë këtë më mirë se unë, nuk ka mbetur gjallë. Aliu qe ai i cili sillte ujë me mburojën e vet, ndërsa Fatimah i lante atij gjakun nga fytvra. Pastaj morën një copë hasër, e dogjën dhe (rne hirin) e saj ia mbushën plagën." (243)
181.
Ebu Musai r.a. tregon: "Shkova te Pejgamberi a.s. cihe e gjeta me një sivak në ciorë, duke pastruar dhëmbët me të. Kur fërkonte dhëmbët me të, rënkonte e dukej sikur po villte, ngaqë e fuste thellë në gojë." (244)
182.
Hudhejfa r.a. tregon: "Sa herë që Pejgamberi a.s. ngrihej natën, gjithnjë e pastronte gojën me misvak." (245)
183.
Ibn Umeri r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: "Pashë në ëndërr se po pastroja dhëmbët me niisvak, kur më erdhën dy vetë, njëri rnë i rnadh se tjetri. Unë ia dhashë atë më të voglit prej tyre, por një zë më tha: "(Jepja) më të madhit!" Dhe kështu ia dhashë atë rnë të madhit prej tvre." (246)
184.
Bera Ibn Azibi r.a. tregon se Pejgamberi a.s. i ka thënë atij: "Kur të shkosh të flesh merr avdes siç merr për të falë namaz, bjer në krah të djathtë dhe thuaj: 'AllalninniiL' inni eslemtu vexlihi ilejke, ve fev-veiitu eniri ilejke, vc elxheëtu dlmhri ilejke, ragheten ve rahheten ih'jke, la melxhe'e ve la menxha minke il-la ilejke. Allahumme amentu hikitahikei-ledhi enzelte, z>e nehij-jikel- ledhi erselte. [O Allah! Të nënshtrohem plotësisht Ty dhe të gjitha çështjet e mia t'i besoj Ty! Ty të dorëzohem për Bekimet e Tua me shpresë dhe me frikë vetëm tek Ti! Ty nuk të fshihesh dot dhe nuk ka vend mbrojtjeje e sigurie veçse tek Ti! O Allah! Unë kam besuar në Librin Tënd, (Kuranin) që Ti e ke zbritur dhe në Pejgamberin Tënd, (Muhamedin a.s.) të cilin Ti e ke dërguar!]' Dhe, nëse vdes atë natë, do të vdesësh me iman. Le të jenë këto fjalët e tua të fundit (para gjumit)." Unë ia përsërita këtë (dua) Pejgamberit a.s. dhe kur arrita te fjalët, 'AUahumme amentu hikitahikel-ledhi enzelte' thashë, 've resulike' [Dhe të Dërguarin Tënd], ai (a.s.) më ndërpreu dhe më tha, 'Jo!' por thuaj, 've nehij-jikel-Iedhi erselte [dhe në Pejgamberin Tënd, të cilin Ti e ke dërguar]'". (247)
|