1. Fillimi i frymëzimit hyjnor (7) 2. Besimi (46) 3. Dituria (56) 4. Avdesi (75) 5. Gusli (18) 6. Menstruacionet (20) 7. Tejemumi (5) 8. Falja e namazit (84) 9. Sutra e atij që fal namaz (13) 10. Koha e faljes së namazeve (45) 11. Ezani (55) 12. Përshkrimi i namazit (67) 13. Xhumaja (32) 14. Namazi i frikës (3) 15. Dy bajramet (12) 16. Vitri (8) 17. Namazi për shi (14) 18. Eklipset (8) 19. Sexhdet në Kuran (6) 20. Shkurtimi i namazit (15) 21. Namazi tehexhxhud (30) 22. Namazet në xhamitë e Mekës dhe të Medines (4) 23. Veprimet e ndaluara gjatë namazit (7) 24. Sehvi sexhdeja (2) 25. Xhenazet (69) 26. Zekati (64) 27. Sadakaja e fitrit (3) 28. Haxhi (vizita në Mekë) (94) 29. Umreja (16) 30. Mahsari dhe ndëshkimi për gjahun (5) 31. Ndëshkimet e gjahut (për muhrimin) (18) 32. Vlerat dhe virtytet e Medines (17) 33. Agjërimi (53) 34. Falja e teravisë (6) 35. Itikafi (6) 36. Shitblerja dhe tregtia (65) 37. Selemi (3) 38. E drejta e parablerjes (2) 39. Dhënia me qira (6) 40. Havala (kalimi i borxhit) (4) 41. Përfaqësimi (ose autorizimi) (7) 42. Kultivimi i bujqësisë (17) 43. Ujitja (14) 44. Borxhet, bllokimi i pasurisë dhe i falimentimi (5) 45. Grindjet (4) 46. Sendet e gjetura (2) 47. Padrejtësia (18) 48. Pjesëmarrja në ortakëri (6) 49. Lënia peng në qytete (3) 50. Lirimi i skllevërve (11) 51. Dhuratat (24) 52. Dëshmitë (14) 53. Kushtëzimet (5) 54. Amanetet dhe porositë (10) 55. Xhihadi (144) 56. Fillimi i krijimit (51) 57. Ndodhitë e pejgamberëve (121) 58. Virtytet dhe meritat e sahabëve (79) 59. Betejat (113) 60. Tefsiri (94) 61. Vlerat dhe virtytet e kuranit (22) 62. Lidhjet martesore (45) 63. Shkurorëzimi (13) 64. Furnizimi dhe shpenzimi (2) 65. Ushqimet (23) 66. Akika (4) 67. Therrja dhe gjahu (13) 68. Kurbani (2) 69. Pijet (19) 70. Të sëmurit (13) 71. Mjekësia (22) 72. Veshjet (23) 73. Sjelljet e bukura (50) 74. Marrja e lejës (12) 75. Duatë (22) 76. Qetësimi i zemrës (46) 77. Kaderi (paracaktimi hyjnor) (5) 78. Beja dhe betimet (9) 79. Shlyerja e betimeve të paplotësuara (2) 80. Ligjet e trashëgimisë (6) 81. Ndëshkimet (7) 82. Dënimet (4) 83. Gjoba e gjakësit (5) 84. Pendimi (1) 85. Shpjegimi i ëndrrave (11) 86. Fitnet (12) 87. Gjykimet (11) 88. Dëshirat (2) 89. Kapja fort pas Kuranit dhe sunetit të Pejgamberit a.s. (8) 90. Teuhidi (11)
Libri: 29. Umreja
›  863 Ebu Hurejra r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: "Kryerja e umres është fshirje e gjynaheve të bëra ndërmjet saj dhe asaj të kryer më parë, ndërsa shpërblimi i haxhit mebrnr është vetëm Xheneti." (1773)
URL:
›  864 Kur Ibn Umerin r.a. e pyetën për umren, përpara haxhit, ai tha se nuk ka asgjë të keqe për këtë. Ikrima tregon gjithashtu se Ibn Umeri r.a. ka thënë se edhe Pejgamberi a.s. ka bërë umre përpara se të bëjë haxhin. (1774)
URL:
›  865 Kur Urva e pyeti Ibn Umerin r.a. se sa herë ka bërë umre Pejgamberi a.s., ai tha: "Katër herë dhe njëra prej tyre ka qenë në muajin Rexheb." Ai pyeti edhe Aishen r.a.: "O nënë! A nuk e dëgjon se ç'thotë Ebu Abdurr- Rrahmani?" Ajo pyeti: "Çfarë thotë?" Urva tha: "Ai thotë se i Dërguari i Allahut a.s. ka bërë katër herë umre dhe njëra prej tyre ka qenë në muajin Rexheb." Aishja r.a. tha: "Allahu e mëshiroftë Ebu Abdurr-Rrahmanin! Sa herë që Pejgamberi a.s. ka bërë umre, ai gjithnjë ka qenë me të, por ai (a.s.) asnjëherë nuk ka bërë umre në muajin Rexheb." (1775,1776)
URL:
›  866 Katadeh tregon: "Një herë e pyeta Enesin r.a.: "Sa herë ka bërë umre Pejgamberi a.s.?" Enesi niu përgjigj: "Katër herë: umre e Hudejbijes në Dhul-Ka'da kur paganët e ndaluan atë; umre një vit më vonë, në Dhul-Ka'da, pas lidhjes së paqes me ta; umre nga Xhirana, ku ai shpërndau plaçkën e luftës (Më duket se nënkuptonte plaçkën nga lufta e Hunejnit) dhe umre bashkë me Haxhin e Lamtumirës." E pyeta: "Po haxh, sa herë ka bërë?" Enesi r.a. tha se Pejgamberi a.s. ka bërë haxh vetëm një herë." (1778)
URL:
›  867 Katadah tregon se Enesi r.a. ka thënë për umren e Pejgamberit a.s.: "Pejgamberi a.s. ka bërë umre kur paganët e ndaluan atë, umren e Hudejbijes (një vit më pas), një tjetër në Dhul-Ka'da dhe tjetrën së bashku me haxhin e tij (të Lamtumirës)" (1779)
URL:
›  868 Bera Ibn Azibi r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka bërë dy umre në Dhul-Ka'da, përpara se të bënte haxhin. (1781)
URL:
›  869 Abdurr-Rrahman Ibn Ebu Bekri r.a. tregon se Pejgamberi a.s. e ka urdhëruar atë që ta merrte Aishen r.a. dhe ta çonte për umre nga Tenëimi (vend jashtë kufinjve të shenjtë të Mekës nga ku banorët e saj veshin ihramin për umre). (1784) Suraka e takoi Pejgamberin a.s. kur po gjuante guralecat tek Xhemrat-ul Akabeh dhe e pyeti (në lidhje me umren përpara haxhit): "O i Dërguari i Allahut a.s.! A është e lejuar vetëm për ju?" Ai a.s. tha: "Jo, është përgjithmonë (d.m.th. është e lejuar për të gjithë muslimanët të bëjnë umre para haxhit." (1785)
URL:
›  870 Hadithi i Aishes r.a. për haxhin, i përsëritur disa herë. (Shih hadithet nr. 791, 792, 869.) (1786)
URL:
›  871 Aishja r.a. tregon në një citim të sajin se Pejgamberi a.s. i ka thënë asaj në lidhje me umren se shpërblimi për të është sipas shpenzimeve të tua ose vështirësive (që ndesh gjatë kryerjes së saj). (1787)
URL:
›  872 Abdullahu, robi i Esma bint Ebi Bekrit r.a. tregon: "Sa herë që ajo kalonte nga Haxhuni thoshte: "Allahu e bekoftë të Dërguarin e Tij, Muhamedin a.s.! Një herë qëndruam me të mu në këtë vend. Po udhëtonim me pak kafshë udhëtimi, plaçka të pakta dhe pak ushqim. Unë, motra ime Aishja, Zubejri dhe filani e filani bëmë umre. Pasi kryem tavafin rreth Qabesë dhe ecjen ndërmjet Safas dhe Mervas, u liruam nga ihrami. Pak më vonë hymë përsëri në ihram për haxh, po atë mbrëmje.,/ (1796)
URL:
›  873 Ibm Umeri r.a. treg;on se i Dërguari i Allahut a.s. sa herë që kthehej nga ndonjë betejë, nga haxhi ose nga umre, gjithnjë thoshte tri herë tekbir (Allaliu Ekber - Allahu është më i Madhi) sa herë kalonte në ndonjë lartësi, pastaj shtonte "laa ilahe il-lAllahu vahdehu la sherike leh, lehul-mulku ve lehul-hamdu ve liuve ala kul-li shej'in kadiir, aajibune taaibune aabidune saaxhidune lirabbina hamidune, sadak Allahu va'dehu, ve nasara abdehu, ve hezeml-ahzabe vahdeh- (Askush nuk ka të drejtë, nuk meriton e nuk duhet të adhurohet përveç Allahut. Ai është Një dhe i Vetëm, pa shok e pa të barabartë. I Tij është i gjithë Sundimi. Atij i takojnë të gjitha Lavdërimet dhe Falenderimet. Ai është i Zoti të bëjë gjithçka. Ne po kthehemi me pendim duke adhuruar vetëm Zotin tonë, duke i rënë në sexhde me nënshtrim dhe duke falenderuar vetëm Atë. Ai e ka mbajtur Premtimin e Tij dhe Ai i ndihmoi dhe i nxorri fitimtarë robërit e Vet. Ai Vetëm i mposhti dhe i theu bashkimet e gjithë mohuesve.),/ (1797)
URL:
›  874 Ibn Abbasi r.a. tregon: "Kur Pejgamberi a.s. arriti në Mekë, disa djem nga fisi Beni Abdul-Muttalib dolën përpara për ta pritur. Pejgamberi a.s. mori dy fëmijë në deve: njërin e vuri përpara vetes, ndërsa tjetrin mbrapa." (1798)
URL:
›  875 Enesi r.a. tregon se Pejgamberi a.s. asnjëherë nuk kthehej natën te familja, nga udhëtimi, por gjithnjë kthehej ose në mëngjes, ose pasdite. (1800)
URL:
›  876 Xhabiri r.a. tregon se Pejgamberi a.s. e ka ndaluar kthimin tek familja (nga udhëtimi) natën.
URL:
›  877 Enesi r.a. tregon se sa herë që i Dërguari i Allahut a.s. kthehej nga udhëtimi, sa të shihte lartësitë e Medines, do ta nxitonte devenë, ose çdo kafshë tjetër udhëtimi që të ishte.
Në një citim tjetër shton (se Pejgamberi a.s. do ta nxitonte atë) nga dashuria e tij për Medinen. (1802)
URL:
›  878 Ebu Hurejra tregon r.a. se Pejgamberi a.s. ka thënë:
"Udhëtimi është një lloj ose pjesë ndëshkimi pasi ai (të) pengon nga ngrënia, pirja dhe fjetja (ashtu siç do e) siç përshtatet në familjen e vet." (1804)
URL: