1. Fillimi i frymëzimit hyjnor (7) 2. Besimi (46) 3. Dituria (56) 4. Avdesi (75) 5. Gusli (18) 6. Menstruacionet (20) 7. Tejemumi (5) 8. Falja e namazit (84) 9. Sutra e atij që fal namaz (13) 10. Koha e faljes së namazeve (45) 11. Ezani (55) 12. Përshkrimi i namazit (67) 13. Xhumaja (32) 14. Namazi i frikës (3) 15. Dy bajramet (12) 16. Vitri (8) 17. Namazi për shi (14) 18. Eklipset (8) 19. Sexhdet në Kuran (6) 20. Shkurtimi i namazit (15) 21. Namazi tehexhxhud (30) 22. Namazet në xhamitë e Mekës dhe të Medines (4) 23. Veprimet e ndaluara gjatë namazit (7) 24. Sehvi sexhdeja (2) 25. Xhenazet (69) 26. Zekati (64) 27. Sadakaja e fitrit (3) 28. Haxhi (vizita në Mekë) (94) 29. Umreja (16) 30. Mahsari dhe ndëshkimi për gjahun (5) 31. Ndëshkimet e gjahut (për muhrimin) (18) 32. Vlerat dhe virtytet e Medines (17) 33. Agjërimi (53) 34. Falja e teravisë (6) 35. Itikafi (6) 36. Shitblerja dhe tregtia (65) 37. Selemi (3) 38. E drejta e parablerjes (2) 39. Dhënia me qira (6) 40. Havala (kalimi i borxhit) (4) 41. Përfaqësimi (ose autorizimi) (7) 42. Kultivimi i bujqësisë (17) 43. Ujitja (14) 44. Borxhet, bllokimi i pasurisë dhe i falimentimi (5) 45. Grindjet (4) 46. Sendet e gjetura (2) 47. Padrejtësia (18) 48. Pjesëmarrja në ortakëri (6) 49. Lënia peng në qytete (3) 50. Lirimi i skllevërve (11) 51. Dhuratat (24) 52. Dëshmitë (14) 53. Kushtëzimet (5) 54. Amanetet dhe porositë (10) 55. Xhihadi (144) 56. Fillimi i krijimit (51) 57. Ndodhitë e pejgamberëve (121) 58. Virtytet dhe meritat e sahabëve (79) 59. Betejat (113) 60. Tefsiri (94) 61. Vlerat dhe virtytet e kuranit (22) 62. Lidhjet martesore (45) 63. Shkurorëzimi (13) 64. Furnizimi dhe shpenzimi (2) 65. Ushqimet (23) 66. Akika (4) 67. Therrja dhe gjahu (13) 68. Kurbani (2) 69. Pijet (19) 70. Të sëmurit (13) 71. Mjekësia (22) 72. Veshjet (23) 73. Sjelljet e bukura (50) 74. Marrja e lejës (12) 75. Duatë (22) 76. Qetësimi i zemrës (46) 77. Kaderi (paracaktimi hyjnor) (5) 78. Beja dhe betimet (9) 79. Shlyerja e betimeve të paplotësuara (2) 80. Ligjet e trashëgimisë (6) 81. Ndëshkimet (7) 82. Dënimet (4) 83. Gjoba e gjakësit (5) 84. Pendimi (1) 85. Shpjegimi i ëndrrave (11) 86. Fitnet (12) 87. Gjykimet (11) 88. Dëshirat (2) 89. Kapja fort pas Kuranit dhe sunetit të Pejgamberit a.s. (8) 90. Teuhidi (11)
Libri: 31. Ndëshkimet e gjahut (për muhrimin)
›  884 Ebu Katada r.a. tregon: "U nisëm me Pejgamberin a.s. (për haxh) vitin e Hudejbijes. Shokët e tij e veshën ihramin ndërsa unë jo. Na erdhi lajmi se disa armiq ishin në Gajka kështu që ne u drejtuam andej nga ata. Shokët e mi panë një gomar të egër, kur disa prej tyre filluan të qeshnin mes tyre. Kur hodha sytë andej e pashë atë, kështu që e ndoqa atë me kalin tim, e godita dhe e kapa. Kisha nevojë për ndihmën e shokëve, por ata nuk pranuan. (Kështu që unë e thera dhe e bëra gati atë krejt vetë), pastaj hëngrëm të gjithë (mish) prej tij. Pastaj ndoqa të Dërguarin e Allahut a.s. që të mos mbeteshim mbrapa. Herë e nxitoja kalin me të katra, herë me ecje të lehtë të zakonshme. Rrugës takova në mes të natës një burrë nga fisi Beni Gifar. E pyeta se ku e kishte lënë të Dërguarin e Allahut a.s.. Ai më tha se e kishte lënë Pejgamberin a.s. në vendin e quajtur Ta'hin dhe se kishte si qëllim që pushimin e drekës ta bënte në Sukja. Kështu që unë nxitova drejt të Dërguarit të Allahut a.s. derisa e arrita.
I thashë: "O i Dërguari i Allahut! Më kanë çuar shokët e tu të cilët të dërgojnë përshëndetjet dhe urimet e tyre dhe i luten Allahut për Mëshirën dhe Bekimin e Tij për ty. Ata kanë frikë se mos armiku hyn mes teje dhe atyre, kështu që të luten që t'i presësh." Dhe ai (a.s.) kështu bëri. Pastaj i thashë: "O i Dërguari i Allahut! Kemi gjuajtur një gomar të egër dhe kemi edhe më (mish) prej tij." I Dërguari i Allahut u tha shokëve të tij që të hanë prej tij, edhe pse që të gjithë ishin në gjendjen e ihramit." (1822)
URL:
›  885 Ndërsa në një tregim tjetër Ebu Katada r.a. shton: "Qemë në shoqëri të Pejgamberit a.s. në një vend të quajtur Kaha që është sa një udhëtim me tri ndalesa larg Medines. Disa prej nesh kishin veshur ihramin, ndërsa të tjerët jo." Pastaj tregon hadithin (si më lart nr. 884/1822) (1823)
URL:
›  886 Ndërsa në një tregim tjetër Ebu Katada r.a. thotë: "Kur ata (shokët) erdhën tek i Dërguari i Allahut a.s. ai i pyeti: "A e shtyu ndonjë prej jush atë (Ebu Katadan) të gjuajë, apo mos ia tregoi ndonjë prej jush atij atë?" Ata i thanë që jo. Ai (a.s.) u tha: "Hani atëherë nga mishi që ka mbetur prej tij." (1824)
URL:
›  887 Ibn Abbasi r.a. tregon: "Sa'b Ibn Xhath-thama Leithi r.a. deshi t'i dhurojë të Dërguarit të Allahut a.s. një gomar të egër kur ishte në Abva ose në Veddan, por ai (a.s.) nuk e pranoi atë. Ndërsa kur pa shenja pakënaqësie në fytyrën e tij nga mospranimi prej tij i kësaj dhurate, Pejgamberi a.s. i tha atij: "Nuk ta ktheva për gjë tjetër, por vetëm sepse jam muhrim." (1825)
URL:
›  888 Aishja r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë:
"Pesë lloj kafshësh janë të dëmshme dhe mund të vriten edhe brenda kufinjve të Haremit: sorra, skifteri, akrepi, miu dhe qeni i tërbuar." (1829)
URL:
›  889 Ibn Mesudi r.a. tregon: "Kur ishim me Pejgamberin a.s. në Mina, në një shpellë, u shpall surja Mnrselat (nr. 77 - Të Dërguarit). Ai a.s. e këndoi suren dhe unë e dëgjova atë drejtpërsëdrejti nga goja e tij, sapo e këndoi atë, kur ja! Një gjarpër u hodh drejt nesh! Pejgamberi a.s. na urdhëroi që ta vrisnim. Ne nxituam për ta vrarë, por ai na iku me shpejtësi. Pejgamberi a.s. tha: "Ai shpëtoi prej të keqes suaj, ashtu siç shpëtuat edhe ju prej të keqes së tij." (1830)
URL:
›  890 Aishja r.a., bashkëshortja e Pejgamberit a.s., tregon: "I Dërguari i Allahut a.s. e ka quajtur hardhucën vezeg' (gecko)165 si kafshë të keqe, por nuk e kam dëgjuar të na ketë urdhëruar për ta vrarë." (1831)
URL:
›  891 Ibn Abbasi r.a. tregon: "Ditën e çlirimit të Mekës Pejgamberi a.s. tha: "Nuk ka më hixlire (shpërngulje e largim) nga Meka, por xhihaci dhe qëllime dhe kurdo që të thirreni (për xhihad), duhet të shkoni menjëherë." (1834)
URL:
›  892 Ibn Buhejnah r.a. tregon se Pejgamberi a.s. bëri kupa në mes të kokës duke qenë muhrim në vendin e quajtur Lehji Xhemel. (Kupat bëhen në kokë ose pas qafe për të hequr gjakun e keq). (1836)
URL:
›  893 Ibn Abbasi r.a. tregon se Pejgamberi a.s. u martua me Mejmunën duke qenë muhrim (duke bërë vetëm cermonitë e martesës). (1837)
URL:
›  894 Ebu Ejjub Ensari r.a. tregon se e kanë pyetur (kur po lahej) se si e lante kokën i Dërguari i Allahut a.s. duke qenë në gjendjen e ihramit. (Treguesi i dytë i hadithit Abdullah Ibn Hunejn) thotë: "Ebu Ejjub Ensari r.a. e uli çarçafin pas të cilit fshihej për t'u larë derisa iu duk koka, pastaj i tha dikujt që t'i shtinte ujë në kokë. Ai i hodhi ujë në kokë, ndërsa Ebu Ejjubi e fërkoi kokën me duar duke i çuar ato nga prapa përpara dhe nga përpara mbrapa dhe tha: "Kështu e kam parë të veprojë Pejgamberi a.s." (1840)
URL:
›  895 Enes Ibn Malik r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. hyri në Mekë vitin e hapjes së saj veshur me helmetë arabe në kokë dhe kur e hoqi atë, vjen një burrë dhe i thotë: "Ibn Hatali po mban mbulesën e Qabesë (duke u fshehur në Qabe)." Pejgamberi a.s. tha: "Vriteni atë!"1^ (1846)
URL:
›  896 Ibn Abbasi r.a. tregon se një grua nga fisi Xhuhejne vjen te Pejgamberi a.s. dhe i thotë: "Nëna ime qe betuar për të bërë haxh, por ajo vdiq përpara se ta bënte atë. A mund të bëjë unë haxh për të?" Pejgamberi a.s. iu përgjigj: "Po, ta bësh haxhin për të. Sikur të kishte borxh nëna jote, a do ta shlyeje atë ti për të? Kështu pra, shlyej borxhin e Allahut, pasi Ai ka më tepër të drejtë për t'u paguar." (1852)
URL:
›  897 Saib Ibn Jezid r.a. tregon se, kur ai ka qenë shtatë vjeç, prindërit e tij e kanë marrë atë për haxh me të Dërguarin e Allahut a.s. (1858)
URL:
›  898 Ibn Abbasi r.a. tregon: "Kur Pejgamberi a.s. u kthye nga haxhi, e pyeti Umm Sinan Ensarija: "Ç'të pengoi ty nga haxhi?" Ajo i tha: "Babai i filanit (d.m.th. i shoqi i saj) kishte dy deve dhe bëri haxhin me njërën prej tyre, ndërsa tjetrën e përdori për të ujitur tokën tonë.,/ Pejgamberi a.s. i tha: "Kryej umre në Ramazan, (pasi) ajo është si të bësh haxh me mua (në vlerë e në shpërblim).,/ (1863)
URL:
›  899 Kazaa, robi i Zijadit, tregon se Ebu Saidi, i cili ka marrë pjesë në dymbëdhjetë fushata luftarake të shenjta me Pejgamberin a.s., ka thënë: "Kam dëgjuar katër gjëra nga i Dërguari i Allahut a.s. (ose i tregoj ato nga Pejgamberi a.s.) të cilat më mahnitën dhe i vlerësova shumë lart. Ato janë:
1. Asnja grua nuk duhet të bëjë më tepër se dy ditë udhëtimi rrugë e pashoqëruar nga burri i vet ose nga një i afërm tjetër (me të cilin nuk i lejohet martesa).
2. Dy ditë nuk lejohet aspak agjërimi: ditën e Bajramit të Madh (të fitrit) dhe ditën e Bajramit të Vogël (të Kurbanit).
3. Nuk mund të falet asnjë namaz pas dy namazeve: Pas namazit të ikindisë deri në perëndim të diellit (namazi i mbrëmjes) dhe pas namazit të sabahut, derisa të lindë dielli.
4. Nuk duhet të ndërmerret asnjë udhëtim (për qëllim adhurimi), përveçse në tri xhami: Xhamia e Shenjtë në Mekë, Xhamia ime (në Medine) dhe Xhamia Aksa në Kuds (Jeruzalem).,, (1864)
URL:
›  900 Enesi r.a. tregon se Pejgamberi a.s. pa një burrë të moshuar të ecë në këmbë mes dy djemve të tij që e mbanin për krahësh dhe pyeti për të. I thanë se ishte betuar se do të shkonte në këmbë (në Qabe). Ai (a.s.) tha: "Allahu nuk ka nevojë për torturën që i bën vetvetes ky njeri" dhe e urdhëroi që t'i hipte ndonjë kafshe. (1865)
URL:
›  901 Ukba Ibn Aamir tregon: "Motra ime u betua të shkojë te
Shtëpia e Allahut (në Qabe) në këmbë dhe më kërkoi të pyes Pejgamberin a.s. dhe të marr gjykimin e tij për të. Ai a.s. më tha: "Le të ecë në këmbë dhe le të shalojë ndonjë kafshë." (1866)
URL: