1. Fillimi i frymëzimit hyjnor (7) 2. Besimi (46) 3. Dituria (56) 4. Avdesi (75) 5. Gusli (18) 6. Menstruacionet (20) 7. Tejemumi (5) 8. Falja e namazit (84) 9. Sutra e atij që fal namaz (13) 10. Koha e faljes së namazeve (45) 11. Ezani (55) 12. Përshkrimi i namazit (67) 13. Xhumaja (32) 14. Namazi i frikës (3) 15. Dy bajramet (12) 16. Vitri (8) 17. Namazi për shi (14) 18. Eklipset (8) 19. Sexhdet në Kuran (6) 20. Shkurtimi i namazit (15) 21. Namazi tehexhxhud (30) 22. Namazet në xhamitë e Mekës dhe të Medines (4) 23. Veprimet e ndaluara gjatë namazit (7) 24. Sehvi sexhdeja (2) 25. Xhenazet (69) 26. Zekati (64) 27. Sadakaja e fitrit (3) 28. Haxhi (vizita në Mekë) (94) 29. Umreja (16) 30. Mahsari dhe ndëshkimi për gjahun (5) 31. Ndëshkimet e gjahut (për muhrimin) (18) 32. Vlerat dhe virtytet e Medines (17) 33. Agjërimi (53) 34. Falja e teravisë (6) 35. Itikafi (6) 36. Shitblerja dhe tregtia (65) 37. Selemi (3) 38. E drejta e parablerjes (2) 39. Dhënia me qira (6) 40. Havala (kalimi i borxhit) (4) 41. Përfaqësimi (ose autorizimi) (7) 42. Kultivimi i bujqësisë (17) 43. Ujitja (14) 44. Borxhet, bllokimi i pasurisë dhe i falimentimi (5) 45. Grindjet (4) 46. Sendet e gjetura (2) 47. Padrejtësia (18) 48. Pjesëmarrja në ortakëri (6) 49. Lënia peng në qytete (3) 50. Lirimi i skllevërve (11) 51. Dhuratat (24) 52. Dëshmitë (14) 53. Kushtëzimet (5) 54. Amanetet dhe porositë (10) 55. Xhihadi (144) 56. Fillimi i krijimit (51) 57. Ndodhitë e pejgamberëve (121) 58. Virtytet dhe meritat e sahabëve (79) 59. Betejat (113) 60. Tefsiri (94) 61. Vlerat dhe virtytet e kuranit (22) 62. Lidhjet martesore (45) 63. Shkurorëzimi (13) 64. Furnizimi dhe shpenzimi (2) 65. Ushqimet (23) 66. Akika (4) 67. Therrja dhe gjahu (13) 68. Kurbani (2) 69. Pijet (19) 70. Të sëmurit (13) 71. Mjekësia (22) 72. Veshjet (23) 73. Sjelljet e bukura (50) 74. Marrja e lejës (12) 75. Duatë (22) 76. Qetësimi i zemrës (46) 77. Kaderi (paracaktimi hyjnor) (5) 78. Beja dhe betimet (9) 79. Shlyerja e betimeve të paplotësuara (2) 80. Ligjet e trashëgimisë (6) 81. Ndëshkimet (7) 82. Dënimet (4) 83. Gjoba e gjakësit (5) 84. Pendimi (1) 85. Shpjegimi i ëndrrave (11) 86. Fitnet (12) 87. Gjykimet (11) 88. Dëshirat (2) 89. Kapja fort pas Kuranit dhe sunetit të Pejgamberit a.s. (8) 90. Teuhidi (11)
Libri: 72. Veshjet
›  1984 Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: "Pjesa e rrobës që varet nën nyjet e këmbës është në Zjarr." (Ai që mban rrobën që i varet ndër nyjen e këmbës me kryelartësi do të jetë në Zjarr). (5787)
URL:
›  1985 Enes Ibn Maliku r.a. tregon se Rroba më e dashur e Pejgamberit a.s. për ta veshur ishte hibara.
URL:
›  1986 Aishja r.a. tregon se Kur vdiq i Dërguari i Allahut a.s. u mbulua me një rrobë Burud Hibara.
URL:
›  1987 Ebu Dherri r.a. tregon: "Një herë shkova te Pejgamberi a.s. dhe e gjeta të flinte me një rrobë të bardhë. Pastaj shkova përsëri pasi ishte ngritur nga gjumi. Ai tha: "Çdo njeri që thotë: 'Laa ilahe il-lAllah - Nuk ka Zot (që meriton të adhurohet), përveç Allahut'-, dhe më pas vdes me këtë bindje, do të hyjë në Xhenet." E pyeta: "Vallë edhe në qoftë se ka bërë kurvëri e ka vjedhur?" Tri herë e përsërita këtë pyetje dhe tri herë ai më dha të njëjtën përgjigje: "Edhe sikur të ketë bërë kurvëri e të ketë vjedhur!". Ndërsa në fund ai shtoi: "Ndonëse Ebu Dherrit nuk i pëlqen!"
Ebu Abdullahi ka thënë: "Kjo vlen në çastet e vdekjes ose para saj. Në qoftë se njeriu pendohet sinqerisht këto çaste dhe thotë: 'Laa ilahe il-lAllah'-, atëherë atij do t'i falen gjynahet." (5827)
URL:
›  1988 Ebu Uthman Nehdiu tregon: "Kur ishim me Utba bin Farkadin në Azerbajxhan, na erdhi një letër nga Umeri r.a., ku thuhej: "I Dërguari i Allahut a.s. e ka ndaluar përdorimin e mëndafshit nga burrat përveçse kaq", - duke treguar me gishtin tregues dhe atë të mesit. Sipas mendimit tonë me të ai deshi të tregonte vetëm për qëndisje." (5828)
URL:
›  1989 Umeri r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: "Ai që vesh mëndafsh në dynja nuk do të veshë gjë prej tij në Ahiret." (5830)
URL:
›  1990 Hudhejfa bin Jeman r.a. tregon: "Pejgamberi a.s. na ka ndaluar të pimë lë enë floriri dhe argjendi ose të hamë lë to. Ai na e ka ndaluar, gjithashtu, /eshjen e mëndafshit e të brokadës dhe iljen mbi to". (5837)
URL:
›  1991 Enesi r.a. tregon se Pejgamberi a.s. e ka ndaluar për burrat përdorimin e shafranit.
URL:
›  1992 Said bin Ebi Selema tregon: "Një herë e pyeta Enesin r.a.: "A falej Pejgamberi a.s. me këpucët veshur?" Ai më tha: "Po"."(5850)
URL:
›  1993 Ebu Hurejra r.a. tregon se i Dërguari i Allahut ka thënë: "Askush nga ju të mos ecë vetëm me një këpucë, por t'i heqë të dyja ose t'i mbathë të dyja." (5855)
URL:
›  1994 Ebu Hurejra r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: "Kur t'i mbathni këpucët, filloni me të djathtën dhe, kur t'i hiqni, filloni me të majtën, në mënyrë që e djathta të jetë e para që mbathet dhe e fundit që zbathet." (5856)
URL:
›  1995 Enes Ibn Malik r.a. tregon: "I Dërguari i Allahut a.s. mori një unazë argjendi dhe skaliti në të: "Muahmmedun Resulull-llah - Muhamedi, i Dërguari i
Allahut". Pastaj na tha: "Unë kam vënë një unazë argjendi dhe kam gdhendur në të fjalët: 'Muhamedi, i Dërguari i Allahut'. Askush pra të mos e gdhendë kështu unazën e vet." (5877)
URL:
›  1996 Ibn Abbasi r.a. tregon se Pejgamberi a.s. i ka mallkuar burrat e feminizuar dhe gratë e burrëzuara dhe ka thënë: "I përzini ata të gjithë nga shtëpitë tuaja!" Kështu, Pejgamberi a.s. ka nxjerrë e ka përzënë në kohën e tij filanin e filanen; edhe Umeri në kohën e tij ka përzënë filanin e filanen. (5886)
URL:
›  1997 Ibn Umeri r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: "Bëni të kundërtën e asaj që bëjnë paganët e idhujtarët: lëreni mjekrën të plotë dhe shkurtojini mustaqet" (5892)
URL:
›  1998 Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: "Çifutët dhe të krishterët nuk i lyejnë flokët me bojë, kështu që ju duhet të veproni ndryshe nga ata." (5899)
URL:
›  1999 Katada e ka pyetur Enesin r.a. për flokët e të Dërguarit të Allahut a.s. Ai i ka treguar: "I Dërguari i Allahut a.s. i ka pasur flokët me onde, jo shumë të drejta dhe jo aq kaçurrela e që i vareshin midis veshëve dhe supeve." (5905)
URL:
›  2000 Enesi r.a. tregon: "Pejgamberi a.s. i ka pasur duart dhe këmbët të mëdha. Nuk kam parë askënd si ai, as para tij dhe as pas tij. Pëllëmbët i ka pasur të buta." (5907-5912)
URL:
›  2001 Ibn Umeri r.a. tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut a.s. të ndalonte lënien e flokëve xhufka-xhufka pas rruajtjes së kokës, (ose qethjen e saj pjesë-pjesë)" (5921)
URL:
›  2002 Aishja r.a. tregon: "Unë e lyeja gjithnjë Pejgamberin a.s. me erën më të mirë që gjeja, derisa ta shihja shkëlqimin e parfumit në kokën dhe në mjekrën e tij." (5928)
URL:
›  2003 Enesi r.a. tregon se Pejgamberi a.s. asnjëherë nuk e kthente prapa një dhuratë parfumi.
URL:
›  2004 Aishja r.a. tregon: "Në Haxhin e Lamtumirës e kam lyer të Dërguarin e Allahut a.s. me duart e mia me dherira kur veshi Ihramin dhe kur u lirua prej tij." (5930)
URL:
›  2005 Ibn Umeri r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: "Ata që bëjnë këto figura (frymorësh), do të ndëshkohen Ditën e Kiametit dhe do t'u thuhet: 'Ngjallini ato që keni krijuarT (5951)
URL:
›  2006 Ebu Hurejra r.a. tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut a.s. të dëftojë se Allahu i Madhëruar thotë: "Kush është më i padrejtë se ai që përpiqet të krijojë siç krijoj Unë?! Le të krijojë një thërrmijë (ose një harrje), le të krijojë një kokërr elbiT (5953)
URL: