1. Fillimi i frymëzimit hyjnor (7) 2. Besimi (46) 3. Dituria (56) 4. Avdesi (75) 5. Gusli (18) 6. Menstruacionet (20) 7. Tejemumi (5) 8. Falja e namazit (84) 9. Sutra e atij që fal namaz (13) 10. Koha e faljes së namazeve (45) 11. Ezani (55) 12. Përshkrimi i namazit (67) 13. Xhumaja (32) 14. Namazi i frikës (3) 15. Dy bajramet (12) 16. Vitri (8) 17. Namazi për shi (14) 18. Eklipset (8) 19. Sexhdet në Kuran (6) 20. Shkurtimi i namazit (15) 21. Namazi tehexhxhud (30) 22. Namazet në xhamitë e Mekës dhe të Medines (4) 23. Veprimet e ndaluara gjatë namazit (7) 24. Sehvi sexhdeja (2) 25. Xhenazet (69) 26. Zekati (64) 27. Sadakaja e fitrit (3) 28. Haxhi (vizita në Mekë) (94) 29. Umreja (16) 30. Mahsari dhe ndëshkimi për gjahun (5) 31. Ndëshkimet e gjahut (për muhrimin) (18) 32. Vlerat dhe virtytet e Medines (17) 33. Agjërimi (53) 34. Falja e teravisë (6) 35. Itikafi (6) 36. Shitblerja dhe tregtia (65) 37. Selemi (3) 38. E drejta e parablerjes (2) 39. Dhënia me qira (6) 40. Havala (kalimi i borxhit) (4) 41. Përfaqësimi (ose autorizimi) (7) 42. Kultivimi i bujqësisë (17) 43. Ujitja (14) 44. Borxhet, bllokimi i pasurisë dhe i falimentimi (5) 45. Grindjet (4) 46. Sendet e gjetura (2) 47. Padrejtësia (18) 48. Pjesëmarrja në ortakëri (6) 49. Lënia peng në qytete (3) 50. Lirimi i skllevërve (11) 51. Dhuratat (24) 52. Dëshmitë (14) 53. Kushtëzimet (5) 54. Amanetet dhe porositë (10) 55. Xhihadi (144) 56. Fillimi i krijimit (51) 57. Ndodhitë e pejgamberëve (121) 58. Virtytet dhe meritat e sahabëve (79) 59. Betejat (113) 60. Tefsiri (94) 61. Vlerat dhe virtytet e kuranit (22) 62. Lidhjet martesore (45) 63. Shkurorëzimi (13) 64. Furnizimi dhe shpenzimi (2) 65. Ushqimet (23) 66. Akika (4) 67. Therrja dhe gjahu (13) 68. Kurbani (2) 69. Pijet (19) 70. Të sëmurit (13) 71. Mjekësia (22) 72. Veshjet (23) 73. Sjelljet e bukura (50) 74. Marrja e lejës (12) 75. Duatë (22) 76. Qetësimi i zemrës (46) 77. Kaderi (paracaktimi hyjnor) (5) 78. Beja dhe betimet (9) 79. Shlyerja e betimeve të paplotësuara (2) 80. Ligjet e trashëgimisë (6) 81. Ndëshkimet (7) 82. Dënimet (4) 83. Gjoba e gjakësit (5) 84. Pendimi (1) 85. Shpjegimi i ëndrrave (11) 86. Fitnet (12) 87. Gjykimet (11) 88. Dëshirat (2) 89. Kapja fort pas Kuranit dhe sunetit të Pejgamberit a.s. (8) 90. Teuhidi (11)
Libri: 71. Mjekësia
›  1962 Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: "Për çdo sëmundje që ka zbritur Allahu, Ai ka zbritur edhe ilaçin e saj." (5678)
URL:
›  1963 Ibn Abbasi r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: "Shërimi është në tri gjëra: në një gllënjkë mjalti, në nxjerrjen e gjakut të keq me kupa dhe në kauterizimin (djegien e plagëve me hekur të nxehtë), por unë i ndaloj pasuesit e mi nga kauterizimi.,/ (5681)
URL:
›  1964 Ebu Said Hudriu r.a. tregon se erdhi një burrë te Pejgamberi a.s. dhe i tha se vëllai i tij kishte dhimbje barku. Pejgamberi a.s. i tha: "Jepi të pijë mjaltë." Ai erdhi për herë të dytë dhe Pejgamberi a.s. i tha përsëri: "Jepi të pijë mjaltë!" Ai erdhi për herë të tretë, por Pejgamberi a.s. prapë i tha: "Jepi të pijë mjaltë!" Burri u kthye përsëri dhe i tha: " Ashtu bëra"-, ndërsa Pejgamberi a.s. tha: " Allahu ka thënë të vërtetën, ndërsa ka gënjyer barku i vëllait tënd! Jepi të pijë mjaltë!" Kështu, ai i bëri atë të pijë mjaltë dhe u shërua. (5684)
URL:
›  1965 Aishja r.a. tregon se e ka dëgjuar Pejgamberin a.s. të thotë: "Kjo farë e zezë (Nigella Cumin) është shërim nga çdo sëmundje përveç nga saam-it." Aishja e pyeti: "Dhe ç'është saam?" Ai tha: "Vdekja." (5687)
URL:
›  1966 Umm Kajs bint Mihsan r.a. tregon se e ka dëgjuar Pejgamberin a.s. të thotë: "Ju këshilloj ta përdorni këtë temjan indian, pasi ai ka ilaç kurues për shtatë sëmundje. Le t'i marrë erë e ta thithë ai që ka shqetësime në grykë dhe ta vendosë në njërën anë të gojës ai që vuan nga pleuriti." (5692, 5693)
URL:
›  1967 Enesi r.a. tregon hadithin ku flitet se si Ebu Tajjiba i bëri kupa Pejgamberit a.s. (nr. 1004/2102) dhe shton se i Dërguari i Allahut a.s. në fund tha: "Ilaçet më të mira, të cilët mund t'i përdorni për kurim, janë kupat për të nxjerrë gjakun e keq (pas damarëve të kokës) dhe temjani i detit. Mos i mundoni fëmijët duke ua shtrydhur bajamet (tonsillitis), kur u pezmatohen, por përdorni temjan." (5696)
URL:
›  1968 Ibn Abbasi r.a. tregon: "Një herë i Dërguari i Allahut a.s. tha: "M'u shfaqën përpara popuj; kaluan një a dy Pejgamberë me pak pasues; kaloi një Pejgamber i pashoqëruar nga asnjë pasues, derisa, kur më kaloi përpara një turmë e madhe njerëzish, pyeta: "Kush janë këta? A janë pasuesit e mi?" Më thanë: "Ky është Musai dhe pasuesit e tij." Më thanë: "Shih në horizont." Kur ç'të shoh! Një mizëri e madhe njerëzish që mbushte horizontin! Pastaj më thanë: "Shih atje dhe atje tej në hapësirën qiellore." Kur ç'të shoh! Një mizëri e madhe njerëzish që mbushte horizontin! Më thanë: 'Ky është Umeti yt (pasuesit e tu) nga të cilët shtatëdhjetë mijë do të hyjnë në Xhenet pa u marrë në llogari." Pastaj Pejgamberi a.s. hyri në shtëpi pa u treguar shokëve se cilët janë ata shtatëdhjetë mijë vetë. Atëherë njerëzit filluan të flisnin për këtë çështje dhe thanë: "Jemi ne që kemi besuar Allahun dhe që ndoqëm të Dërguarin e Tij. Ata jemi vetë ne, ose fëmijët tanë që kanë lindur në Epokën Islame, sepse ne kemi lindur në kohën e padijes paraislame." Kur Pejgamberi a.s. dëgjoi këto fjalë, doli jashtë dhe tha: "Ata njerëz janë ata që nuk e trajtojnë veten me rukja, as nuk besojnë në ogure, as nuk e përdorin kauterizimin për t'u shëruar, por i mbështeten vetëm Zotit." Kur dëgjoi këtë, Ukasha Ibn Miksan tha: " A jam prej tyre edhe unë, o i Dërguari i Allahut?" Pejgamberi a.s. i tha: "Po." Pas tij u ngrit një tjetër dhe tha: "A jam edhe unë prej tyre?" Pejgamberi a.s. tha: "Tashmë të parapriu e ta mori Ukasha!" (5705)
URL:
›  1969 Ebu Hurejra r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: "Nuk ka frikë nga sëmundjet ngjitëse (asnjë sëmundje ngjitëse nuk merret e nuk përhapet pa Lejen e Allahut), nuk ka ogure të këqija (nga zogjtë ose nga dçika tjetër), nuk ka ogur të keq nga kukuvajka dhe nuk ka safer, ndërsa ikni prej të lebrosurit siç ikni prej luanit!,/ (5707)
URL:
›  1970 Ebu Hurejra r.a., në vazhdim të hadithit më lart, tregon: "Një beduin u ngrit dhe tha: " Atëherë si është puna me devetë e mia? Ato janë në rërë si të ishin drerë, por, kur me ta vjen dhe bashkohet ndonjë deve e zgjebosur, ato të gjitha infektohen prej saj me zgjebe." Pejgamberi a.s. tha: "Atëherë kush ia ngjiti atë të parës?" (5717)
URL:
›  1971 Enesi r.a. tregon: "I Dërguari i Allahut a.s. e lejoi një familje nga ensarët të përdornin rukjan për të trajtuar personat e helmuar dhe ata që vuanin nga dhimbja e veshit. Edhe unë e kam përdorur kauterizimin për të shëruar pleuritin, kur i Dërguari i Allahut ishte akoma gjallë dhe me mua qenë Ebu Talha, Enes Ibn Nadri dhe Zejd Ibn Thabiti. Kauterizimin ma bëri Ebu Talha." (5719, 5720, 5721)
URL:
›  1972 Fatime bint Mundhiri tregon se sa herë që Esma bint Ebi Bekrit r.a. i sillnin ndonjë grua të sëmurë me ethe, ajo luste Allahun për të, pastaj i spërkaste pak ujë në kraharor dhe thoshte: "I Dërguari i Allahut a.s. gjithnjë na urdhëronte t'i qetësonim ethet me ujë." (5724)
URL:
›  1973 Enesi r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: "Vdekja nga murtaja është rënie shehid (martir) për çdo musliman." (5732)
URL:
›  1974 Aishja r.a. tregon: "Pejgamberi a.s. më ka urdhëruar mua ose këdo tjetër që të përdorin rukjan në qoftë se ka rrezik nga syri i keq." (5738)
URL:
›  1975 Umm Selema r.a. tregon se Pejgamberi a.s. pa në shtëpinë e saj një vajzë me një nishan të zi në fytyrë dhe tha: "Trajtojeni atë me rukja, sepse ajo është ndikuar nga syri i keq." (5739)
URL:
›  1976 Tregon Aishja r.a. se Pejgamberi a.s. e ka lejuar trajtimin me rukja për çdo pickim helmues.
URL:
›  1977 Aishja r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. këndonte për rukja këtë dua: "Bismil-lah, Turbetu erdina, bi riikati ba'dina jnshfa sekiimuna bi idhni rabbina - Me Emrin e Allahut. Dheu i tokës sonë dhe pështyma e disave prej nesh i shërojnë të sëmurët tanë, me Lejen e Zotit tonë." (5746)
URL:
›  1978 Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë:
"Nuk ka shenja ogurzeza në zogjtë, ndërsa oguri më i mirë është feli." E pyetën: "Ç'është fefli, o i Dërguari i Allahut?" Ai tha: "Fjala e mirë që e dëgjon dikush prej jush." (5755)
URL:
›  1979 Ebu Hurejra r.a. tregon: "I Dërguari i Allahut a.s. ka gjykuar për dy gra nga fisi Hudhejl që ishin zënë me njëra-tjetrën. Njëra e kishte goditur tjetrën me gur dhe guri i kishte rënë asaj në bark. Duke qenë se ajo kishte qenë me barrë, guri ia vrau fëmijën në mitër. Të dyja e ngritën çështjen te Pejgamberi a.s. dhe ai gjykoi se gjoba e gjakut për foshnjën në bark të jetë një skllav ose një skllave. Për këtë, kujdestari i gruas që u gjobit tha: "Si të gjobitem, o i Dërguari i Allahut, për një krijesë që as ka pirë e as ka ngrënë, as ka folur e as ka qarë? Një çështje si kjo duhet të anullohet." Nga kjo, Pejgamberi a.s. tha: "Ky me të vërtetë është nga vëllezërit e fallxhorëve!"374 (5758)
URL:
›  1980 Tregon Ibn Umeri: Erdhën dy burra nga anët e lindjes dhe u folën njerëzve që u mrekulluan me fjalët e tyre elokuente. Nga kjo i Dërguari i Allahut a.s. tha: "Një fjalë elokuente është ndikuese si magjia!" (5767)
URL:
›  1981 Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: "Mos i përzieni bagëtitë e sëmura me ato të shëndosha (ose mos e vini pacientin e sëmurë me një të shëndoshë) si masë pararuajtëse." (5773, 5774, 5775)
URL:
›  1982 Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: "Kush hidhet vetë nga mali dhe vret veten, do të jetë në Zjarr të Xhehenemit duke rënë në të dhe duke banuar aty përjetësisht. Kush pi helm dhe e mbyt veten, do ta mbajë helmin e tij në dorë duke e pirë atë në Zjarrin e Xhehenemit dhe aty do të banojë përjetësisht. Kushdo që vret veten me armë hekuri, do ta mbajë atë armë në dorë dhe do ta shpojë me të barkun e vet në Zjarrin e Xhehenemit ku do të banojë përgjithmonë.// (5778)
URL:
›  1983 Ebu Hurejra r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: "Në qoftë se bie ndonjë mizë shtëpie në enën e ndokujt, atëherë ai le ta zhysë atë plotësisht në enë dhe pastaj ta hedhë, sepse në njërin krah të saj është sëmundja dhe në tjetrin është ilaçi i saj."375 (5782)
URL: