1. Fillimi i frymëzimit hyjnor (7) 2. Besimi (46) 3. Dituria (56) 4. Avdesi (75) 5. Gusli (18) 6. Menstruacionet (20) 7. Tejemumi (5) 8. Falja e namazit (84) 9. Sutra e atij që fal namaz (13) 10. Koha e faljes së namazeve (45) 11. Ezani (55) 12. Përshkrimi i namazit (67) 13. Xhumaja (32) 14. Namazi i frikës (3) 15. Dy bajramet (12) 16. Vitri (8) 17. Namazi për shi (14) 18. Eklipset (8) 19. Sexhdet në Kuran (6) 20. Shkurtimi i namazit (15) 21. Namazi tehexhxhud (30) 22. Namazet në xhamitë e Mekës dhe të Medines (4) 23. Veprimet e ndaluara gjatë namazit (7) 24. Sehvi sexhdeja (2) 25. Xhenazet (69) 26. Zekati (64) 27. Sadakaja e fitrit (3) 28. Haxhi (vizita në Mekë) (94) 29. Umreja (16) 30. Mahsari dhe ndëshkimi për gjahun (5) 31. Ndëshkimet e gjahut (për muhrimin) (18) 32. Vlerat dhe virtytet e Medines (17) 33. Agjërimi (53) 34. Falja e teravisë (6) 35. Itikafi (6) 36. Shitblerja dhe tregtia (65) 37. Selemi (3) 38. E drejta e parablerjes (2) 39. Dhënia me qira (6) 40. Havala (kalimi i borxhit) (4) 41. Përfaqësimi (ose autorizimi) (7) 42. Kultivimi i bujqësisë (17) 43. Ujitja (14) 44. Borxhet, bllokimi i pasurisë dhe i falimentimi (5) 45. Grindjet (4) 46. Sendet e gjetura (2) 47. Padrejtësia (18) 48. Pjesëmarrja në ortakëri (6) 49. Lënia peng në qytete (3) 50. Lirimi i skllevërve (11) 51. Dhuratat (24) 52. Dëshmitë (14) 53. Kushtëzimet (5) 54. Amanetet dhe porositë (10) 55. Xhihadi (144) 56. Fillimi i krijimit (51) 57. Ndodhitë e pejgamberëve (121) 58. Virtytet dhe meritat e sahabëve (79) 59. Betejat (113) 60. Tefsiri (94) 61. Vlerat dhe virtytet e kuranit (22) 62. Lidhjet martesore (45) 63. Shkurorëzimi (13) 64. Furnizimi dhe shpenzimi (2) 65. Ushqimet (23) 66. Akika (4) 67. Therrja dhe gjahu (13) 68. Kurbani (2) 69. Pijet (19) 70. Të sëmurit (13) 71. Mjekësia (22) 72. Veshjet (23) 73. Sjelljet e bukura (50) 74. Marrja e lejës (12) 75. Duatë (22) 76. Qetësimi i zemrës (46) 77. Kaderi (paracaktimi hyjnor) (5) 78. Beja dhe betimet (9) 79. Shlyerja e betimeve të paplotësuara (2) 80. Ligjet e trashëgimisë (6) 81. Ndëshkimet (7) 82. Dënimet (4) 83. Gjoba e gjakësit (5) 84. Pendimi (1) 85. Shpjegimi i ëndrrave (11) 86. Fitnet (12) 87. Gjykimet (11) 88. Dëshirat (2) 89. Kapja fort pas Kuranit dhe sunetit të Pejgamberit a.s. (8) 90. Teuhidi (11)
Libri: 61. Vlerat dhe virtytet e kuranit
›  1806 Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: "Nuk ka pasur Pejgamber nga Pejgamberët veçse i është dhënë mrekulli për të cilat njerëzit kishin siguri ose në të cilat ata besonin, por ajo që më është dhënë mua, është Vahji (Shpallja Hyjnore) të cilin ma ka zbritur Allahu. Për këtë arsye shpresoj shumë se ndjekësit e mi do të jenë më shumë se ndjekësit e Pejgamberëve të tjerë Ditën e Kiametit." (4981)
URL:
›  1807 Enesi r.a. thotë se Allahu i Lartësuar e zbriti Shpalljen e Tij të Lartë tek i Dërguari i Vet a.s. pandërprerë dhe në sasi të madhe para vdekjes derisa vdiq. Gjatë kësaj kohe zbriti edhe pjesa më e madhe e Shpalljes dhe pas kësaj i Dërguari i Allahut a.s. vdiq. (4982)
URL:
›  1808 Umeri r.a, tregon: "E dëgjova Hisham Ibn Hakimin të këndonte suren "El-Furkan" (nr.25) gjatë kohës së të Dërguarit të Allahut a.s.. Vura veshin ta dëgjoj me vëmendje, kur ai po e këndonte në shumë mënyra të ndryshme nga njëra-tjetra të cilat i Dërguari i Allahut a.s. nuk m'i kishte mësuar mua. Për këtë sa nuk iu hodha gjatë faljes së namazit, por e përmbajta veten derisa e mbaroi atë. Pastaj ia mbështolla rrobën e sipërme për fyti dhe e kapa prej saj dhe i thashë: "Kush ta ka mësuar ty këtë sure që ta dëgjova ta këndosh?" Ai më tha: "Ma ka mësuar i Dërguari i Allahut a.s.." I thashë: "Ti gënjen, pasi i Dërguari i Allahut a.s. ma ka mësuar mua atë ndryshe nga ç'e këndove ti." Kështu, e tërhoqa atë deri tek i Dërguari i Allahut a.s. dhe i thashë atij: " E dëgjova këtë njeri të këndojë suren Furkan në një mënyrë që nuk ma ke mësuar mua." Pas kësaj i Dërguari i Allahut a.s. tha: "Lëshoje, (o Umer)! Këndo, o Hisham!" Kështu, ai e këndoi suren ashtu siç e kisha dëgjuar unë, pastaj i Dërguari i Allahut a.s. tha: "Kështu ka zbritur" dhe shtoi: "Këndo, o Umer!" Edhe unë e këndova ashtu siç ma kishte mësuar ai a.s., pastaj i Dërguari i Allahut a.s. tha: "Kështu ka zbritur. Ky Kuran ka zbritur për t'u kënduar në shtatë mënyra të ndryshme, kështu që këndojeni atë në cilën mënyrë të jetë më e lehtë për ju (ose këndoni Kuran sa të mundeni)!" (4992)
URL:
›  1809 Fatimja r.a. tregon se Pejgamberi a.s. i ka treguar asaj një të fshehtë duke i thënë: "Xhibrili ma këndonte gjithë Kuranin çdo vit një herë; po kështu edhe unë ia këndoja atë atij çdo vit një herë, por këtë vit ai ma këndoi atë dy herë. Mendoj se po më afrohet vdekja." (7).
URL:
›  1810 Shekiku tregon se e ka dëgjuar Abdullah Ibn Mesudin r.a. në një ligjëratë fetare të thotë: "Për Allah! Kam mësuar drejtpërdrejt nga goja e të
Dërguarit të Allahut a.s. më shumë se shtatëdhjetë sure." (5000)
URL:
›  1811 Tregohet për Ibn Mesudin r.a. se kur ka qenë në Hims (qytet në Siri) dhe ka kënduar suren Jusuf (nr.12), dikush i ka thënë: "Nuk ka zbritur kështu!" Ai i tha: "Kështu ia kam kënduar të Dërguarit të Allahut a.s. dhe më tha: "Të lumtë." Pastaj Ibn Mesudi. ndjeu prej atij burri që foli erë pije alkoolike dhe i tha: 'A nuk të vjen turp që edhe shpif për Librin e Allahut, edhe pi pije alkoolike!?" Pastaj ai e ndëshkoi atë sipas ligjit Islam (duke e fshikulluar). (5001)
URL:
›  1812 Ebu Said Hudriu r.a. tregon: "Dikush dëgjoi një burrë të këndonte duke përsëritur: "Thuaj (o Muhamed a.s.): Ai është Allahu, Një dhe i Vetëm (Suren Ihlaas nr. 112) Të nesërmen në mëngjes ai erdhi tek i Dërguari i Allahut a.s. dhe i tregoi atij për të, duke menduar se vetëm ajo sure nuk mjaftonte për ta kënduar në namaz. Nga kjo i Dërguari i Allahut a.s. tha: "Për Atë, në Dorë të të Cilit është shpirti im! Kjo sure është sa një e treta e Kuranit!" (5013, 5014)
URL:
›  1813 Ebu Said Hudrij r.a. tregon se Pejgamberi a.s. u tha shokëve të tij: "A është e vështirë për ndonjërin prej jush të këndojë një të tretën e Kuranit për një natë?" Një këshillë e tillë iu duk e vështirë kështu që i thanë: "Kush nga ne ka fuqi për një gjë të tillë, o i Dërguari i Allahut?" Ai a.s. u tha: "Kul-huvAllahu Ehad..." Thuaj: 'Allahu është Një dhe i Vetëm, Zotëruesi i Vetëmjaftueshëm,
Absoluti për të Cilin kanë nevojë të gjitha krijesat . (Surja El-Ihlas nr.112) është sa një e treta e Kuranit." (5015)
URL:
›  1814 Aishja r.a. tregon: "Pejgamberi a.s. çdo natë, kur binte të flinte, i bashkonte duart pastaj u frynte dhe këndonte në to suren El-Ihlas (112) suren El-Felek (113) dhe suren En-Nas (114). Pastaj fërkonte me duar pjesët e trupit që mund të prekte, duke filluar me kokën, fytyrën dhe pjesën e përparme e trupit. Një gjë të tillë e bënte tri herë." (5017)
URL:
›  1815 Usejd Ibn Hudejri r.a. tregon se, ndërsa po këndonte suren El-Bekare (Nr.2) (Lopa) natën dhe kalin e kishte lidhur aty pranë vetes, kur papritur ai u tremb! Kur ai ndaloi këndimin, edhe kali u qetësua dhe, kur ai filloi përsëri të këndojë, kali u trishtua përsëri. Ai përsëri ndaloi këndimin dhe kali u qetësua. Pastaj filloi të këndojë sërish dhe kali u trishtua. Atëherë ai ndaloi së kënduari. Biri i tij, Jahja, ishte pranë kalit, kështu që ai pati frikë nga kali se mund ta shtypte atë. Kur e largoi djalin që andej, ai ngriti kokën e pa nga qielli, por nuk mundi ta shohë. Të nesërmen në mëngjes ia tregoi gjithë këtë Pejgamberit a.s.. Ai (a.s.) i tha: "Këndo, o Ibn Hudeir! Këndo, o Ibn Hudeir!" Ibn
Hudeiri iu përgjigj: "Kisha frikë, o i Dërguari i Allahut, pasi biri im, Jahja, ishte afër kalit dhe mund ta shkilte, kështu që ngrita kokën dhe shkova tek ai. Kur ngrita kokën nga qielli pashë diçka si re me ca gjëra ndriçuese si drita, prandaj dola që të mos e shoh." Pejgamberi a.s. i tha: "A e di se ç'ka qenë ajo?" Ai i thotë që jo. I Dërguari i Allahut a.s. tha: "Ata kanë qenë melekët të cilët të janë afruar për zërin tënd dhe, po të kishe vazhduar të këndoje deri në agim, ajo re do të kishte mbetur atje ta shikonin njerëzit pasi nuk do të ikte prej tyre." (5018)
URL:
›  1816 Ebu Hurejra r.a. tregon: "I Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: "Të mos lakmoni të jeni si të tjerët përveçse si dy palë njerëzish: Si një njeri, të cilit Allahu i ka mësuar Kuranin dhe e këndon atë shumë gjatë natës dhe gjatë ditës, ndërsa fqinji i tij e dëgjon dhe thotë: 'Do të doja të më ishte dhënë çfarë i është dhënë filanit, që të mund të bëja çfarë bën ai'; dhe: si një njeri tjetër, të cilit Allahu i ka dhuruar pasuri dhe ai e shpenzon atë (sipas Ligjit e siç ka urdhëruar Allahu) në rrugë të merituar dhe të drejtë, për të cilin dikush tjetër mund të thotë: 'Do të doja të më ishte dhënë çfarë i është dhënë filanit, pasi edhe unë do të bëja siç bën ai'." (5026)
URL:
›  1817 Uthmani r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: "Më i miri i nga ju (mulimanët) është ai që e mëson Kuranin vetë dhe ua mëson atë edhe të tjerëve." (5027)
URL:
›  1818 Uthmani r.a. tregon se Pejgam- beri a.s. ka thënë: "Më i vlefshmi nga ju (muslimanët) është ai që e mëson Kuranin dhe ua mëson atë edhe të tjerëve." (5028)
URL:
›  1819 Ibn Umeri r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: "Shembulli i atij që e ka nxënë Kuranin përmendësh është si shembulli i atij që ka deve të lidhura: Në qoftë se i mban ato të lidhura, ai do t'i ketë ato nën kontroll, por, në qoftë se ai i lëshon, ato do të ikin." (5031)
URL:
›  1820 Abdullahu r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: "Sa keq për ndonjërin prej jush të thotë: 'Kam harruar këtë e atë ajet të Kuranit', pasi në të vërtetë Allahu e ka bërë atë që ta harrojë.331 Kështu pra, ju duhet ta këndoni vazhdimisht Kuranin, pasi ai ikën nga gjoksi i njeriut më shpejt seç ikin devetë kur zgjidhen." (5032)
URL:
›  1821 Ebu Musai r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: "Këndojeni vazhdimisht Kuranin duke e përsëritur, pasi, për Atë, në Dorë të të Cilit është jeta ime! Kurani largohet (harrohet) më shpejt seç ikin devetë kur zgjidhen nga litarët." (5033)
URL:
›  1822 E pyetën Enesin r.a. se si e këndonte Kuranin Pejgamberi a.s.. Katada tregon se Enesi është përgjigjur: "Ai gjithnjë i zgjaste më shumë disa tinguj.,/ Pastaj ai këndoi: "Bismil-lahirr- Rrahmanirr-Rrahim (me Emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirë- plotit)" duke i zgjatur. (5046)
URL:
›  1823 Ebu Musa r.a. tregon se Pejgamberi a.s. i ka thënë atij: "O Ebu Musa! Të është dhuruar një instrument frymor nga ata të familjes së Daudit a.s. (zë i bukur në këndimin e Kuranit ashtu siç e këndonte Zeburin Daudi a.s. me zë të bukur)" (5048)
URL:
›  1824 Abdullah Ibn Amri r.a. tregon: "Babai më martoi me një grua nga një familje fisnike dhe e pyeste atë shpesh për mua, ndërsa ajo i thoshte: "Ç'burrë i mrekullueshëm që është ai! Ai kurrë nuk vjen te shtrati im dhe as nuk më është afruar që kur jemi martuar!" Kur kjo gjendje vazhdoi gjatë, babai im ia tregoi këtë gjë Pejgamberit a.s.. Ai i thotë babit tim: "Më lër mua ta takoj." Më pas ai më takoi dhe më pyeti: "Si agjëron?" I thashë që agjëroj çdo ditë. Më pyeti: "Sa të shkon të këndosh gjithë Kuranin?" I thashë që e përfundoj çdo natë. Ai më tha: "Agjëro tri ditë në muaj dhe përfundoje këndimin e gjithë Kuranit një herë në muaj." I thashë që kam fuqi për më tepër se kaq. Ai më tha: "Atëherë agjëro tri ditë në javë.,/ I thashë se kam fuqi për më shumë se kaq. Ai më tha: "Agjëro pra një ditë dhe prishe dy." Përsëri i thashë që mundem për më tepër. Atëherë ai më tha: "Atëherë pra, mba agjërimin më të mirë, atë të Pejgamberit Daud a.s.: një ditë po e një ditë jo dhe përfundoje Kuranin një herë në shtatë net." Sikur ta kisha pranuar lehtësimin e të Dërguarit të Allahut a.s. tani që jam bërë i moshuar dhe i dobët!
Thuhet se Abdullahi ia këndonte një të shtatën e Kuranit ditën ndonjërit prej familjes së tij pasi kështu provonte nxënien përmendësh të asaj pjese që do ta këndonte gjatë natës, kështu që të mund ta kishte më të lehtë për ta kënduar natën dhe, kurdo që donte të fitonte ndopak fuqi, do ta linte agjërimin për disa ditë, pastaj i llogariste ato për t'i agjëruar më pas pasi ai urrente që të linte pa bërë gjëra, që i kishte vepruar në kohën e Pejgamberit a.s.". (5052)
URL:
›  1825 Ebu Said Hudriu r.a. tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut a.s. të thotë: "Do të dalin njerëz nga ju, namazi i të cilëve do t'u bëjë ju të përçmoni namazin tuaj, agjërimi i tyre do t'u bëjë ta përçmoni agjërimin tuaj dhe veprat e tyre të mira do t'u bëjnë t'i përçmoni tuajat, por do të këndojnë Kuran që nuk do t'ua kalojë grykën (vetëm do ta këndojnë dhe nuk do të veprojnë sipas tij) dhe do të dalin nga feja ashtu siç del shigjeta në anën tjetër të nishanit (tabelës së qitjes): harkëtari vështron majën e shigjetës, por nuk sheh gjë; kontrollon shigjetën, por nuk sheh gjë; shikon puplat, por nuk gjen gjë, derisa më në fund shpreson të gjejë diçka në bisht!" (5058)
URL:
›  1826 Ebu Musai r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: "Shembulli i besimtarit që e këndon Kuranin dhe vepron sipas tij është si shembulli i qitros, e cila ka shije të mirë dhe erë të mirë; shembulli i besimtarit i cili nuk e këndon Kuranin, por vepron sipas tij është ai shembulli i hurmës me shije të mirë, por që s'ka erë; shembulli i hipokritit që e këndon Kuranin është si shembulli i borzilokut me erë të mirë, por me shije të hidhur; dhe shembulli i hipokritit që nuk e këndon Kuranin është si shembulli i kungullit të egër me shije të hidhur e të neveritshme dhe me erë të keqe!" (5059)
URL:
›  1827 Xhundebi r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: "Këndoni dhe studioni Kuranin përderisa të pajtoheni për shpjegimin e kuptimeve të tij, por në qoftë se ndryshoni për të, atëherë ndalohuni përkohësisht." (5061)
URL: