1. Fillimi i frymëzimit hyjnor (7) 2. Besimi (46) 3. Dituria (56) 4. Avdesi (75) 5. Gusli (18) 6. Menstruacionet (20) 7. Tejemumi (5) 8. Falja e namazit (84) 9. Sutra e atij që fal namaz (13) 10. Koha e faljes së namazeve (45) 11. Ezani (55) 12. Përshkrimi i namazit (67) 13. Xhumaja (32) 14. Namazi i frikës (3) 15. Dy bajramet (12) 16. Vitri (8) 17. Namazi për shi (14) 18. Eklipset (8) 19. Sexhdet në Kuran (6) 20. Shkurtimi i namazit (15) 21. Namazi tehexhxhud (30) 22. Namazet në xhamitë e Mekës dhe të Medines (4) 23. Veprimet e ndaluara gjatë namazit (7) 24. Sehvi sexhdeja (2) 25. Xhenazet (69) 26. Zekati (64) 27. Sadakaja e fitrit (3) 28. Haxhi (vizita në Mekë) (94) 29. Umreja (16) 30. Mahsari dhe ndëshkimi për gjahun (5) 31. Ndëshkimet e gjahut (për muhrimin) (18) 32. Vlerat dhe virtytet e Medines (17) 33. Agjërimi (53) 34. Falja e teravisë (6) 35. Itikafi (6) 36. Shitblerja dhe tregtia (65) 37. Selemi (3) 38. E drejta e parablerjes (2) 39. Dhënia me qira (6) 40. Havala (kalimi i borxhit) (4) 41. Përfaqësimi (ose autorizimi) (7) 42. Kultivimi i bujqësisë (17) 43. Ujitja (14) 44. Borxhet, bllokimi i pasurisë dhe i falimentimi (5) 45. Grindjet (4) 46. Sendet e gjetura (2) 47. Padrejtësia (18) 48. Pjesëmarrja në ortakëri (6) 49. Lënia peng në qytete (3) 50. Lirimi i skllevërve (11) 51. Dhuratat (24) 52. Dëshmitë (14) 53. Kushtëzimet (5) 54. Amanetet dhe porositë (10) 55. Xhihadi (144) 56. Fillimi i krijimit (51) 57. Ndodhitë e pejgamberëve (121) 58. Virtytet dhe meritat e sahabëve (79) 59. Betejat (113) 60. Tefsiri (94) 61. Vlerat dhe virtytet e kuranit (22) 62. Lidhjet martesore (45) 63. Shkurorëzimi (13) 64. Furnizimi dhe shpenzimi (2) 65. Ushqimet (23) 66. Akika (4) 67. Therrja dhe gjahu (13) 68. Kurbani (2) 69. Pijet (19) 70. Të sëmurit (13) 71. Mjekësia (22) 72. Veshjet (23) 73. Sjelljet e bukura (50) 74. Marrja e lejës (12) 75. Duatë (22) 76. Qetësimi i zemrës (46) 77. Kaderi (paracaktimi hyjnor) (5) 78. Beja dhe betimet (9) 79. Shlyerja e betimeve të paplotësuara (2) 80. Ligjet e trashëgimisë (6) 81. Ndëshkimet (7) 82. Dënimet (4) 83. Gjoba e gjakësit (5) 84. Pendimi (1) 85. Shpjegimi i ëndrrave (11) 86. Fitnet (12) 87. Gjykimet (11) 88. Dëshirat (2) 89. Kapja fort pas Kuranit dhe sunetit të Pejgamberit a.s. (8) 90. Teuhidi (11)
Libri: 69. Pijet
›  1930 Ibn Umeri r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: "Kushdo që pi verë (pije alkoolike) në këtë botë dhe nuk pendohet, do të privohet nga pirja e saj në jetën tjetër." (5575)
URL:
›  1931 Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: "Laviri nuk është besimtar gjatë kohës që kryen marrëdhënie jashtëmartesore; ai që pi alkool nuk është besimtar gjatë kohës që pi alkool; hajduti nuk është besimtar gjatë kohës që vjedh." (5578)
URL:
›  1932 Ndërsa në një përcjellje tjetër shton: "Edhe ai që i grabit dikujt me forcë dhe njerëzit e shohin atë, nuk është besimtar kur e bën një gjë të tillë." (5578)
URL:
›  1933 Aishja r.a. tregon se të Dërguarin e Allahut a.s. e kanë pyetur për bitëun, një pije alkoolike e përgatitur nga mjalti, të cilën e përdornin shumë populli i Jemenit dhe ai u është përgjigjur: "Çdo pije që të merr mendjen e të deh, është haram (e palejueshme dhe e paligjshme të pihet)." (5586)
URL:
›  1934 Ebu Amir Eshariju r.a. tregon se ai e ka dëgjuar Pejgamberin a.s. të thotë:
"Midis pasuesve të mi do të jenë edhe disa njerëz që do t'i quajnë të lejuara marrëdhëniet jashtëmartesore, veshjen e mëndafshit, pijet alkoolike dhe veglat muzikore. Dhe (prej tyre) do të jenë disa që do të rrinë rrëzë një mali dhe në mbrëmje bariu i tyre do t'u afrohet me delet e tyre duke u kërkuar diçka (për t'i dhënë), por ata do t'i thonë: 'Eja nesër'. Allahu do t'i shkatërrojë ata natën, duke ua lëshuar malin sipër dhe ata që do të mbeten do t'i kthejë në majmunë dhe në derra, duke i lënë kështu deri në Ditën e Kiametit." (5590)
URL:
›  1935 Sehli r.a. tregon: "Ebu Usejd Saidiu e ftoi të Dërguarin e Allahut a.s. në gostinë e dasmës së vet. Atyre po u shërbente gruaja e tij që ishte nuse. A e dini se ç'pije kishte përgatitur ajo për të Dërguarin e Allahut a.s.? Ajo kishte futur pak hurma në një çanak me ujë gjatë gjithë natës." (5591)
URL:
›  1936 Abdullah Ibn Amri r.a. tregon: "Kur Pejgamberi a.s. e ndaloi përdori- min e enëve që ishin përdorur më parë për të përgatitur pije alkoolike, dikush i tha Pejgamberit a.s.: "Jo të gjithë njerëzit mund të gjejnë lëkura për enë." Kështu, ai i lejoi ata të përdorin vorba të paveshura me rrëshirë. (5593)
URL:
›  1937 Ebu Katada r.a. tregon se Pejgamberi a.s. e ka ndaluar që të përzihen hurmat e pjekura me të papjekurat, si dhe përzierjen e hurmave me rrush për të bërë shurup, por shurupi i secilit frut duhet të përgatitet më vete dhe të pihet sa është i freskët. (5602)
URL:
›  1938 Xhabiri r.a. tregon se Ebu Humejdi solli një kupë me qumësht nga një vend i quajtur Neki: I Dërguari i Allahut a.s. i tha: "A nuk e mbulon, qoftë edhe duke i vënë një shkop sipër?!" (5605)
URL:
›  1939 Ebu Hurejra r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: "Sa sadaka e mirë është një deve e re që sapo ka pjellë e që jep qumësht me bollëk, ose një dhi që jep qumësht me bollëk e që i dhurohet dikujt që t'ia shfrytëzojë qumështin, duke mjelë nga një kusi në mëngjes e në mbrëmje." (5608)
URL:
›  1940 Xhabiri r.a. tregon: "Një herë, Pejgamberi a.s. shkoi te një ensar bashkë me një shokun e tij. Pejgamberi a.s. i tha:
"Në qoftë se ke ujë që e ke mbajtur gjithë natën në kacek, na e jep, ose, përndryshe, do ta rrufitim duke futur gojën në tas." Në atë kohë ensari ishte duke ujitur kopshtin e vet dhe i tha: "O i Dërguari i Allahut! Kam ujë të ruajtur qysh mbrëmë. Eja të shkojmë në hije." Kështu, ai i mori ata të dy në hije. Pastaj hodhi ujë në një tas dhe moli në të një nga dhitë e tij. Kështu, i Dërguari i Allahut a.s. piu në tas e pastaj aty piu edhe ai që kishte ardhur me të." (5613)
URL:
›  1941 Nezzali tregon: "Një herë, Aliu r.a. shkoi te porta e oborrit të një xhamie. Me vete kishte ujë, të cilin e piu në këmbë, pastaj tha: "Disa njerëz nuk e shohin mirë pirjen e ujit në këmbë, por unë e kam parë Pejgamberin a.s. të vepronte siç më patë të bëja tani." (5615)
URL:
›  1942 Ibn Abbasi r.a. tregon: " Pejgamberi a.s. ka pirë ujë Zemzemi në këmbë.
URL:
›  1943 Ebu Said Hudriu r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. e ka ndaluar t'i përkulen buzët kacekut të ujit për të pirë ujë në to. (5625)
URL:
›  1944 Ebu Hurejra r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. e ka ndaluar pirjen e ujit nga gryka e kacekut (gjymit etj.) dhe që njeriu ta pengojë fqinjin për të ngulur një kunj në murin e tij. (5627)
URL:
›  1945 Tregohet për Enesin r.a. se ai frynte dy a tri herë në enë kur pinte ujë, duke thënë se edhe Pejgamberi a.s. merrte frymë tri herë në enë duke pirë ujë. (Por, për të marrë mendimin dhe gjykimin e drejtë për këtë çështje shih hadithinnr. 123/153) (5631)
URL:
›  1946 Umm Selema r.a., bashkëshortja e Pejgamberit a.s., tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: "Ai që pi në enë argjendi, në të vërtetë e mbush barkun me zjarr Xhehenemi." (5634)
URL:
›  1947 Sehl Ibn Saadi r.a. tregon: "Një herë, Pejgamberi a.s. shkoi te Sekifa Beni Saida dhe tha: "Na jep ujë, o Sehl!" Kështu, unë dola tek ata me këtë tas druri dhe u dhashë ujë me të." Përcjellësi i dytë i hadithit shton: "Sehli na e nxori dhe na e tregoi ne atë tas dhe ne të gjithë pimë ujë me të. Më vonë Umer Ibn Abdul-Azizi ia kërkoi Sehlit t'ia jepte tasin si dhuratë dhe ai ia dha atij." (5637)
URL:
›  1948 Enesi r.a. tregon se kishte një tas të Pejgamberit a.s. dhe tha: "I kam dhënë ujë të Dërguarit të Allahut a.s. në këtë tas më shumë se kaq e aq herë." Përcjellësi i dytë i hadithit vazhdon: "Tasi kishte përreth një unazë hekuri dhe Enesi deshte t'ia zëvendësonte atë me një unazë argjendi ose floriri, por Ebu Talha i tha: "Mos ndrysho gjë nga ç'ka bërë i Dërguari i Allahut a.s." Kështu Enesi e la atë siç ishte." (5638)
URL: