1. Fillimi i frymëzimit hyjnor (7) 2. Besimi (46) 3. Dituria (56) 4. Avdesi (75) 5. Gusli (18) 6. Menstruacionet (20) 7. Tejemumi (5) 8. Falja e namazit (84) 9. Sutra e atij që fal namaz (13) 10. Koha e faljes së namazeve (45) 11. Ezani (55) 12. Përshkrimi i namazit (67) 13. Xhumaja (32) 14. Namazi i frikës (3) 15. Dy bajramet (12) 16. Vitri (8) 17. Namazi për shi (14) 18. Eklipset (8) 19. Sexhdet në Kuran (6) 20. Shkurtimi i namazit (15) 21. Namazi tehexhxhud (30) 22. Namazet në xhamitë e Mekës dhe të Medines (4) 23. Veprimet e ndaluara gjatë namazit (7) 24. Sehvi sexhdeja (2) 25. Xhenazet (69) 26. Zekati (64) 27. Sadakaja e fitrit (3) 28. Haxhi (vizita në Mekë) (94) 29. Umreja (16) 30. Mahsari dhe ndëshkimi për gjahun (5) 31. Ndëshkimet e gjahut (për muhrimin) (18) 32. Vlerat dhe virtytet e Medines (17) 33. Agjërimi (53) 34. Falja e teravisë (6) 35. Itikafi (6) 36. Shitblerja dhe tregtia (65) 37. Selemi (3) 38. E drejta e parablerjes (2) 39. Dhënia me qira (6) 40. Havala (kalimi i borxhit) (4) 41. Përfaqësimi (ose autorizimi) (7) 42. Kultivimi i bujqësisë (17) 43. Ujitja (14) 44. Borxhet, bllokimi i pasurisë dhe i falimentimi (5) 45. Grindjet (4) 46. Sendet e gjetura (2) 47. Padrejtësia (18) 48. Pjesëmarrja në ortakëri (6) 49. Lënia peng në qytete (3) 50. Lirimi i skllevërve (11) 51. Dhuratat (24) 52. Dëshmitë (14) 53. Kushtëzimet (5) 54. Amanetet dhe porositë (10) 55. Xhihadi (144) 56. Fillimi i krijimit (51) 57. Ndodhitë e pejgamberëve (121) 58. Virtytet dhe meritat e sahabëve (79) 59. Betejat (113) 60. Tefsiri (94) 61. Vlerat dhe virtytet e kuranit (22) 62. Lidhjet martesore (45) 63. Shkurorëzimi (13) 64. Furnizimi dhe shpenzimi (2) 65. Ushqimet (23) 66. Akika (4) 67. Therrja dhe gjahu (13) 68. Kurbani (2) 69. Pijet (19) 70. Të sëmurit (13) 71. Mjekësia (22) 72. Veshjet (23) 73. Sjelljet e bukura (50) 74. Marrja e lejës (12) 75. Duatë (22) 76. Qetësimi i zemrës (46) 77. Kaderi (paracaktimi hyjnor) (5) 78. Beja dhe betimet (9) 79. Shlyerja e betimeve të paplotësuara (2) 80. Ligjet e trashëgimisë (6) 81. Ndëshkimet (7) 82. Dënimet (4) 83. Gjoba e gjakësit (5) 84. Pendimi (1) 85. Shpjegimi i ëndrrave (11) 86. Fitnet (12) 87. Gjykimet (11) 88. Dëshirat (2) 89. Kapja fort pas Kuranit dhe sunetit të Pejgamberit a.s. (8) 90. Teuhidi (11)
Libri: 80. Ligjet e trashëgimisë
›  2153 Ibn Abbasi r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: "Jepuni pjesën e trashëgimisë të përshkruar në Kuran atyre që janë përcaktuar për atë hise, ndërsa, ajo që mbetet prej saj, duhet t'i jepet burrit më të afërt të të ndjerit." (6732)
URL:
›  2154 Huzejl Ibn Shurehbili tregon: "Disa njerëzz e pyetën Ebu Musanë r.a. në lidhje me pjesën e trashëgimisë së vajzës së të ndjerit, vajzës së djalit të tij dhe motrës së tij. Ai tha: "Të bijës i takon gjysma dhe të motrës gjysma. Edhe po të shkoj tek Ibn Mesudi do të pajtohet me gjykimin tim." Kështu, e pyetën edhe Ibn Mesudin duke i treguar edhe për gjykimin e Ebu Musait. Ai tha: "Në qoftë se do të jepja po atë gjykim, atëherë do të isha larguar nga rruga e drejtë dhe nuk do të isha i udhëzuar. Unë e gjykoj këtë çështje me gjykimin e Pejgamberit a.s.: Të bijës i takon gjysma, vajzës së djalit një e gjashta dhe këto të dyja plotësojnë dy të tretat e gjithë pasurisë, ndërsa pjesa e mbetur i takon të motrës së të ndjerit." Më pas ata shkuan tek Ebu Musai. Kur i treguam për gjykimin e Ibn Mesudit, ai tha: "Mos më pyesni mua për të gjykuar, për sa kohë që ky dijetar i mençur është mes jush." (6736)
URL:
›  2155 Enesi r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: "Skllavi i liruar u takon atyre njerëzve që e kanë liruar atë"-, ose fjalë të ngjashme si kjo. (6761)
URL:
›  2156 Enesi r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: "Djali i motrës së një gjinie është prej (vetë) atyre (pra lidhja e nipit me dajat e tij)." (6662)
URL:
›  2157 Saad Ibn Ebi Vekkasi r.a. tregon se e ka dëgjuar Pejgamberin a.s. të thotë: "Kushdo që e quan veten bir të dikujt tjetër dhe jo të babait të vet të vërtetë, atij njeriu i është ndaluar Xheneti."
Këto fjalë iu përmendën edhe Ebu Bekras, i cili tha: "Edhe veshët e mi e kanë dëgjuar, edhe zemra ime e ka mësuar një gjë të tillë nga i Dërguari i Allahut a.s.!" (6766, 6767)
URL:
›  2158 Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: "Mos i mohoni baballarët tuaj. Kush e mohon babanë e vet, atëherë ai është ngarkuar me mosbesim." (6768)
URL: