1. Fillimi i frymëzimit hyjnor (7) 2. Besimi (46) 3. Dituria (56) 4. Avdesi (75) 5. Gusli (18) 6. Menstruacionet (20) 7. Tejemumi (5) 8. Falja e namazit (84) 9. Sutra e atij që fal namaz (13) 10. Koha e faljes së namazeve (45) 11. Ezani (55) 12. Përshkrimi i namazit (67) 13. Xhumaja (32) 14. Namazi i frikës (3) 15. Dy bajramet (12) 16. Vitri (8) 17. Namazi për shi (14) 18. Eklipset (8) 19. Sexhdet në Kuran (6) 20. Shkurtimi i namazit (15) 21. Namazi tehexhxhud (30) 22. Namazet në xhamitë e Mekës dhe të Medines (4) 23. Veprimet e ndaluara gjatë namazit (7) 24. Sehvi sexhdeja (2) 25. Xhenazet (69) 26. Zekati (64) 27. Sadakaja e fitrit (3) 28. Haxhi (vizita në Mekë) (94) 29. Umreja (16) 30. Mahsari dhe ndëshkimi për gjahun (5) 31. Ndëshkimet e gjahut (për muhrimin) (18) 32. Vlerat dhe virtytet e Medines (17) 33. Agjërimi (53) 34. Falja e teravisë (6) 35. Itikafi (6) 36. Shitblerja dhe tregtia (65) 37. Selemi (3) 38. E drejta e parablerjes (2) 39. Dhënia me qira (6) 40. Havala (kalimi i borxhit) (4) 41. Përfaqësimi (ose autorizimi) (7) 42. Kultivimi i bujqësisë (17) 43. Ujitja (14) 44. Borxhet, bllokimi i pasurisë dhe i falimentimi (5) 45. Grindjet (4) 46. Sendet e gjetura (2) 47. Padrejtësia (18) 48. Pjesëmarrja në ortakëri (6) 49. Lënia peng në qytete (3) 50. Lirimi i skllevërve (11) 51. Dhuratat (24) 52. Dëshmitë (14) 53. Kushtëzimet (5) 54. Amanetet dhe porositë (10) 55. Xhihadi (144) 56. Fillimi i krijimit (51) 57. Ndodhitë e pejgamberëve (121) 58. Virtytet dhe meritat e sahabëve (79) 59. Betejat (113) 60. Tefsiri (94) 61. Vlerat dhe virtytet e kuranit (22) 62. Lidhjet martesore (45) 63. Shkurorëzimi (13) 64. Furnizimi dhe shpenzimi (2) 65. Ushqimet (23) 66. Akika (4) 67. Therrja dhe gjahu (13) 68. Kurbani (2) 69. Pijet (19) 70. Të sëmurit (13) 71. Mjekësia (22) 72. Veshjet (23) 73. Sjelljet e bukura (50) 74. Marrja e lejës (12) 75. Duatë (22) 76. Qetësimi i zemrës (46) 77. Kaderi (paracaktimi hyjnor) (5) 78. Beja dhe betimet (9) 79. Shlyerja e betimeve të paplotësuara (2) 80. Ligjet e trashëgimisë (6) 81. Ndëshkimet (7) 82. Dënimet (4) 83. Gjoba e gjakësit (5) 84. Pendimi (1) 85. Shpjegimi i ëndrrave (11) 86. Fitnet (12) 87. Gjykimet (11) 88. Dëshirat (2) 89. Kapja fort pas Kuranit dhe sunetit të Pejgamberit a.s. (8) 90. Teuhidi (11)
Libri: 33. Agjërimi
›  919 Ebu Hurejra r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: "Agjërimi është mburojë nga zjarri i Xhehenemit. Kështu që agjëruesi duhet të shmangë takimin (e ngushtë) me bashkëshorten dhe nuk duhet të sillet pa mend dhe me paturpësi; edhe nëse dikush tjetër e lufton a sillet keq me të apo e shan atë, atëherë ai duhet t'i thotë atij dy herë: 'Jam agjërueshëm,!,, Pejgamberi a.s. shtoi: "Për Atë, në Duart e të Cilit është shpirti im! Era që vjen nga goja e agjëruesit është më e mirë dhe më e dashur tek Allahu i Lartë sesa era e miskut. (Allahu thotë për agjëruesin): 'Ai e ka lënë mënjanë ushqimin, pijen dhe dëshirat e tij për Hatrin Tim. Agjërimi është për Mua, kështu që Unë do ta shpërblej (agjëruesin) për të dhe shpërblimi i veprave të mira shumëfishohet dhjetë here ." (1894)
URL:
›  920 Sehl r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: "Është një portë në Xhenet që quhet Rejjan, nga e cila do të hyjnë agjëruesit Ditën e Ringjalljes dhe askush tjetër nuk do të hyjë andej, përveç atyre. Do të thirret: 'Ku janë agjëruesit?' Ata do të ngrihen dhe askush tjetër nuk do të hyjë nga ajo portë përveç tyre. Kur ata të kenë hyrë të gjithë, ajo do të mbyllet dhe askush nuk do të hyjë më që andej." (1896)
URL:
›  921 Ebu Hurejra r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: "Kushdo që dhuron dy gjëra (lloje pasurie) në bamirësi për Hir dhe për Çështjen e Allahut, do të thirret nga portat e Xhenetit dhe do t'u thuhet: 'O robët e Allahut! Këtu është ngadhënjimi/ Kështu pra, kushdo që ka qenë nga ata që gjithnjë e falën namazin, do të thirret nga porta e namazit; dhe kushdo që pati marrë pjesë në xhihad (Lufta e Shenjtë për Çështjen e Allahut), do të thirret nga porta e xhihadit; dhe kushdo që gjithnjë iu përmbajt dhe e përmbushi agjërimin, do të thirret nga porta Rejjan, dhe kushdo që qe nga ata që gjithnjë jepnin sadaka (lëmoshë e bamirësi), do të thirret nga porta e sadakasë." Ebu Bekri r.a. tha: "U bëfshin kurban prindërit e mi për ty, o i Dërguari i Allahut! Asnjë e keqe dhe asnjë ngushtësi nuk do t7i bjerë atij që do të thirret nga ato porta. A do të ketë ndonjë që do të thirret nga të gjitha ato porta?" Pejgamberi a.s. tha: "Po, dhe shpresoj që ti të jesh një prej atyre!" (1897)
URL:
›  922 Ebu Hurejra r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: "Kur hyn muaji i Ramazanit, hapen portat e qiellit dhe mbyllen portat e Xhehenemit si edhe lidhen shejtanët në pranga." (1899)
URL:
›  923 Hadithi me këtë numër është fshier për shkak të përsëritjes.
URL:
›  924 Ibn Umeri r.a. tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut a.s. të thotë: "Kur të shihni hënën e re (të muajit të Ramazanit), filloni agjërimin dhe kur të shihni hënën e re (të muajit të Shevalit), ndalojeni atë. Ndërsa, po të jetë qielli i vrenjtur (dhe nuk e shihni dot hënën e re), atëherë llogariteni hënën (muajin) e Ramazanit (30 ditë)." (1990)
URL:
›  925 Ebu Hurejra r.a. tregon: "I Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: "Kushdo që nuk e lë të gënjyerit dhe të vepruarit sipas saj, Allahu nuk ka nevojë që ai të lërë të ngrënët e të pirët (Allahu nuk e pranon një agjërim të tillë)." (1903)
URL:
›  926 Tregon Ebu Hurejra r.a. si hadithi i mësipërm (nr. 919/1894) duke shtuar: "(Thotë Allahu i Madhëruar): 'Çdo vepër që bën biri i Ademit (çdo njeri) është për vetë atë, përveç agjërimit i cili është për Mua dhe Unë do ta jap shpërblimin për të/ Ka dy momente për agjëruesin në të cilat ai gëzohet: kur ha iftar dhe, kur të takojë Zotin e vet. Këtë herë ai gëzon duke u kënaqur për agjërimin që ka bërë.,r (1904)
URL:
›  927 Alkama tregon: "Një herë, kur po ecja me Abdullahun r.a., ai më tha: Ishim me Pejgamberin a.s., kur na tha: " Ai që ka mundësi të martohet, duhet të martohet, sepse ajo do ta ndihmojë të ulë dhe të ruajë vështrimet (nga gjërat e ndaluara dhe nga gratë e tjera) si edhe të ruajë veten (nga punët e liga të marrëdhënieve të paligjshme imorale), ndërsa ai që nuk ka mundësi për t'u martuar, atëherë le të agjërojë, pasi agjërimi do t'ia ulë atij dëshirat epshore." (1905)
URL:
›  928 Ibn Umeri r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: "Muaji (mund) të ketë 29 net (ditë), kështu që mos filloni agjërimin derisa të shihni hënën e re (të Ramazanit), ndërsa, po të jetë qielli i vrenjtur, atëherë llogariteni muajin (paraardhës Shabanin) me 30 ditë." (1907)
URL:
›  929 Umm Selema r.a. tregon se Pejgamberi a.s. u betua se nuk do t'u afrohej grave të tija për një muaj, por, kur kaluan 29 ditë, ai shkoi te gratë e tija në mëngjes a pasdite. I thanë: "Ti u betove se nuk do të shkoje te gratë e tua për një muaj." Ai a.s. i tha: "Muaji është 29 ditësh." (1910)
URL:
›  930 Ebu Bekri r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: "Dy muajt e festave të Bajramit (d.m.th. Ramazani dhe Dhul-Hixhxheh, Bajrami i Ramazanit dhe Bajrami i haxhit) nuk pakësohen (në vlerën dhe në epërsinë e tyre). (1912)
URL:
›  931 Ibn Umeri r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë:
"Ne jemi popull analfabet, as nuk (dimë të) shkruajmë dhe as (nuk dimë) të bëjmë llogari. Muaji është edhe kështu, edhe kështu: domethënë herë 29 ditë e herë 30 ditë." (1913)
URL:
›  932 Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: "Askush nga ju nuk duhet t'i paraprijë Ramazanit duke agjëruar një ose dy ditë përpara tij, përveç atij i cili e ka bërë zakon agjërimin (nafile) dhe kjo ditë e tij përkon me këtë ditë (një a dy ditë përpara Ramazanit); vetëm atëherë ai mund ta agjërojë këtë ditë." (1914)
URL:
›  933 Bera r.a. tregon: "Ka qenë zakon ndër shokët e Muhamedit a.s. kur ndonjëri prej tyre agjëronte dhe i sillej ushqim për iftar për të prishur agjërimin, por ai flinte përpara se të hante, atëherë ai nuk do të hante më atë natë dhe deri në perëndimin e diellit ditën tjetër. Kejs Ibn Sirma Ensarij që kishte agjëruar atë ditë, shkon te gruaja e tij (në shtëpi) në mbrëmje në kohën e iftarit dhe e pyet nëse kishte diçka për të ngrënë. Ajo i tha: "Jo, por mund të shkoj të marr dhe të të sjell ty diçka." Ai bënte punë të rëndë ditën, kështu që e kaploi gjumi dhe fjeti. Kur u kthye e shoqja dhe e pa, tha: "Zhgënjim për ty." Të nesërmen në mesditë i bie të fikët. Kështu që e njoftuan Pejgamberin a.s. për gjithë ndodhinë. Pastaj zbriti ajeti Kuranor: "Ju është bërë e ligjshme që ju të keni marrëdhënie me gratë tuaja natën e agjërimit (gjatë Ramazanit nga koha e prishjes së agjërimit në mbrëmje deri në fillimin e agjërimit për ditën pasardhëse në agim). Ato janë Libas [mbështjellje, mbështetje, vend prehje - Sakan (d.m.th. ju ndjeni kënaqësi të jetoni bashkë, Tefsir Tabari] për ju, ashtu siç jeni edhe ju Libas për ato. Allahu e di mirë se ju gënjenit vetveten, kështu që Ai u kthye drejt jush (e pranoi pendimin tuaj) dhe ju fali. Tani pra, afrojuni atyre dhe kërkoni atë që Allahu ka përcaktuar për ju (fëmijët, pasardhësit)/7
Nga kjo ata u gëzuan shumë. Pastaj zbriti edhe: "Dhe hani e pini derisa të dallohet peri (drita e) bardhë e agimit qartë nga peri i zi (errësira e natës), pastaj plotësoni agjërimin tuaj deri në rënien e natës (pasardhëse)." (Kuran,v 2: 187) (1915)
URL:
›  934 Adij Ibn Hatim tregon se, kur zbriti ajeti: "Dhe hani e pini derisa të dallohet qartë peri i bardhë (drita e agimit) nga peri i zi (errësira e natës)", mora dy penj, një me qime të bardha dhe një me të zeza dhe i vura nën jastëkun tim dhe vazhdova t'i vështroj (herë pas here) gjatë gjithë natës, por nuk munda të shquaj gjë nga kjo. Kështu mëngjesin tjetër shkova tek i Dërguari i Allahut a.s. dhe ia rrëfeva atij gjithë ndodhinë. Ai a.s. më shpjegoi: "Ai ajet bën fjalë për errësirën e natës dhe bardhësinë e agimit." (1916)
URL:
›  935 Enesi r.a. tregon se Zejd Ibn Thabit r.a. ka treguar: "Hëngrëm syfyr me Pejgamberin a.s. pastaj ai u ngrit për faljen e namazit të agimit." E pyeta: "Sa qe koha ndërmjet syfyrit dhe ezanit (thirrjes së agimit)?" Më tha: "Qe kohë e mjaftueshme sa për të lexuar pesëdhjetë ajete nga Kurani." (1921)
URL:
›  936 Enesi r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: Hani syfyr pasi në të ka shumë bekime e mirësi.
URL:
›  937 Selema Ibn Ekva r.a. tregon se një herë Pejgamberi a.s. nxori dikë ditën e Aslmres (dita e dhjetë e Muharremit) për të njoftuar: "Kush ka ngrënë, të mos hajë më, por të agjërojë këtë ditë. Edhe ai që s'ka ngrënë deri tani, të mos hajë, por të plotësojë agjërimin e tij (deri në fund të ditës)." (1924)
URL:
›  938 Aishja r.a. dhe Umm Selema r.a. tregojnë se i Dërguari i Allahut a.s. ndodhte që gdhinte xhunub pasi kishte fjetur me gratë e veta. Kësisoj, ai do të lahej (merrte gusul) dhe do të agjëronte. (1925,1926)
URL:
›  939 Aishja r.a. tregon: "Pejgamberi a.s. ndodhte që t'i puthte ose t'i përqafonte gratë e veta duke qenë agjërueshëm. Por ai kishte kontroll mbi ndjenjat e tija shumë më tepër se çdonjëri prej jush." (1927)
URL:
›  940 Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: "Në qoftë se dikush ha ose pi duke harruar, atëherë ai duhet ta plotësojë (të vazhdojë) agjërimin e asaj dite, pasi ajo që ka ngrënë ose ka pirë i është dhënë atij nga Allahu." (1933)
URL:
›  941 Ebu Hurejra r.a. tregon: "Ishim të ulur në shoqëri të Pejgamberit a.s., kur tek ai vjen një burrë dhe i thotë: "O i Dërguari i Allahut! Jam shkatërruar!" I Dërguari i Allahut a.s. e pyeti se ç'i kishte ndodhur. Ai i tregoi: "Bëra marrdhënie me gruan ditën gjatë Ramazanit." I Dërguari i Allahut a.s. e pyeti: "A mund të paguash për të liruar një skllav?" Ai i tha që jo. E pyeti: "A mund të agjërosh dy muaj rresht?" Ai i tha që jo. E pyeti: "A mund të ushqesh gjashtëdhjetë të varfër?" Ai i tha që jo. Pejgamberi a.s. heshti, kur pas pak, ashtu siç ishim, i sjellin Pejgamberit a.s. një kosh plot me hurma. Ai pyeti: "Ku është ai që më pyeti më parë?" Ai u përgjigj: "Unë (ja ku jam kështu)!" Ai (a.s.) i tha: "Merri këto dhe jepi sadaka." Pyeti: " A t'ia jap ndokujt që është më i varfër se unë? Për Allah! Nuk ka familje mes dy maleve të saj (Medines) që të jenë më të varfër se unë." Pejgamberi a.s. vuri buzën në gaz në të qeshur sa iu dukën dhëmbët anësorë pastaj i tha: "Ushqe me të familjen tënde." (1936)
URL:
›  942 Ibn Abbasi r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka bërë kupa edhe kur ka qenë muhrim, edhe kur ka qenë agjërueshëm. (1938)
URL:
›  943 Abdullah Ibn Ebi Aufa r.a. tregon: "Ishim me të Dërguarin e Allahut a.s. në një udhëtim. Ai (a.s.) i tha një burri (prej nesh): /7Zbrit dhe më përziej pak sevik (kaçamak me sheqer) me ujë." Burri i tha: "Dielli, o i Dërguari i Allahut, (akoma nuk ka perënduar)!" Pejgamberi a.s. i përsëriti: "Zbrit dhe më përziej pak sevik me ujë." Burri iu përgjigj: "O i Dërguari i Allahut! Dielli!,/ Pejgamberi a.s. ia përsëriti (për herë të tretë): "Zbrit dhe më përziej pak sevik me ujë." Burri i zbriti kafshës së vet dhe i përziu atij sevik me ujë. Pejgamberi a.s. e piu atë pastaj tregoi me dorë (nga lindja) dhe tha: "Kur të shihni të bjerë nata nga kjo anë, atëherë këtë kohë agjëruesi e prish agjërimin/7 (1941)
URL:
›  944 Aishja r.a., bashkëshortja e Pejgamberit a.s., tregon se Hamza Ibn Amr Eshemij i cili ishte njeri që agjëronte shumë, e pyeti Pejgamberin a.s.: "A ta mbaj agjërimin në udhëtim?,/ Pejgamberi a.s. i tha: "(Si të dëshirosh), po deshe agjëro, po deshe prishe." (1943)
URL:
›  945 Ibn Abbasi r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. u nis për Mekë në Ramazan dhe e mbajti agjërimin (në fillim të udhëtimit) derisa arriti në Kedid ku ai e prishi agjërimin dhe pas tij edhe njerëzit e tjerë që qenë me të. (Ebu Abdullahi thotë se Kedid është vend me ujë ndërmjet Usfanit dhe Kudeidit.),/ (1944)
URL:
›  946 Ebu Derdai r.a. tregon: "Një herë dolëm me të Dërguarin e Allahut a.s. në një nga udhëtimet e tij në një ditë shumë të nxehtë, aq sa duhet të vije duart mbi kokë nga i nxehti përvëlues. Asnjëri prej nesh nuk ishte agjërueshëm, përveç Pejgamberit a.s. dhe Ibn Revahas. (1945)
URL:
›  947 Xhabiri r.a. tregon: "Ndërsa i Dërguari i Allahut a.s. po udhëtonte, ai (a.s.) pa një turmë njerëzish dhe një burrë, të cilit po i bënin hije. Ai a.s. pyeti: "Ç'është kjo?" I thanë se ai burrë ishte agjërueshëm. Pejgamberi a.s. tha: "Nuk është tregues përkushtimi e mirësie mbajtja e agjërimit gjatë udhëtimit." (1946)
URL:
›  948 Enesi r.a. tregon: "Shpesh udhëtonim me Pejgamberin a.s. dhe asnjëherë ata që agjëronin nuk shprehnin pakënaqësi ndaj atyre që nuk agjëronin dhe as ata që nuk agjëronin ndaj atyre që agjëronin." (1947)
URL:
›  949 Aishja r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: "Kush vdes, ndërsa ka pasur detyrime agjërimi (ka lënë ditë të Ramazanit pa agjërim), atëherë këto detyrime duhet t'i plotësojë duke agjëruar për të kujdestari i të ndjerit." (1952)
URL:
›  950 Ibn Abbasi r.a. tregon: "Një burrë shkoi tek Pejgamberi a.s. dhe i tha: "O i Dërguari i Allahut! Më vdiq nëna, ndërsa ka pasur borxh për të agjëruar një muaj (Ramazan që nuk e pati agjëruar). A më duhet të agjëroj unë për të?" Pejgamberi a.s. iu përgjigj: "Po. Borxhet ndaj Allahut janë më të parët që meritojnë dhe që duhen shlyer." (1953)
URL:
›  951 Ibn Ebi Aufa r.a. tregon hadithin (nr. 943/1941) duke shtuar në fund: "Pastaj Pejgamberi a.s. tha: "Kur të shihni të bjerë mbrëmja nga kjo anë, atëherë agjëruesi e prish agjërimin", duke treguar me gisht nga lindja." (1956)
URL:
›  952 Sehb Ibn Saadi r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: "Njerëzit do të vazhdojmë në rrugë të drejtë për sa kohë që të nxitojnë ta çelin
URL:
›  953 Esma bint Ebi Bekr r.a. tregon: "Në kohën e Pejgamberit a.s. e prishëm agjërimin një ditë të vrenjtur, kur më pas doli dielli." (1959)
URL:
›  954 Er-Rubejji bint Muav-vidh r.a. tregon: "Mëngjesin e ditës së Ashures (ditës së dhjetë të muajit Muharrem) Pejgamberi a.s. çoi lajmëtar në fshatrat e ensarëve duke shpallur: "Kush ka ngrënë gjë deri në këtë kohë, të mos hajë më, por të agjërojë këtë ditë dhe kushdo që nuk ka ngrënë gjë, po kështu të vazhdojë të mos hajë dhe të agjërojë këtë ditë." Më pas ajo shtoi: "Qysh atëherë ne kemi vazhduar ta agjërojmë rregullisht këtë ditë, po kështu i bënim edhe fëmijët ta agjëronin. U bënim atyre lodra leshi dhe, po të qanin për të ngrënë, u jepnim atyre këto lodra derisa të vinte koha e iftarit për të prishur agjërimin.,/ (1960)
URL:
›  955 Ebu Said r.a. tregon se e ka dëgjuar Pejgamberin a.s. të thotë: "Mos agjëroni pandërprerë (visal), por, në qoftë se doni ta zgjasni kohën e agjërimit, atëherë mos e prishni atë deri në syfyr." Njerëzit i thanë: "Po ty, o i Dërguari i Allahut, të shohim ta mbash agjërimin të pandërprerë!" Ai a.s. u përgjigj: "Unë nuk jam njësoj si ju, pasi gjatë natës unë kam Një, i Cili më jep mua të ha dhe të pi." (1963)
URL:
›  956 Ebu Hurejra r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. e ka ndaluar agjërimin e pandërprerë. Një nga muslimanët i tha: "Po ti, o i Dërguari i Allahut, e zbaton një agjërim të tillë të pandërprerë!" Pejgamberi a.s. iu përgjigj: "Kush nga ju është si unë? Mua më jep ushqim e ujë gjatë natës Zoti im.r/ Kështu pra, kur njerëzit nuk pranuan të heqin dorë nga agjërimi i pandërprerë, Pejgamberi a.s. agjëroi ditën dhe natën pandërprerë bashkë me ta një ditë, pastaj edhe një tjetër, por më pas pa hënën e re të muajit Shevval dhe u tha (i inatosur): "Po të mos kishte dalë ajo (hëna e re), do tru kisha bërë të agjëronit më gjatë." Kjo qe si ndëshkim për ta, kur ata nuk pranuan ta ndalonin këtë lloj agjërimi. Në një citim tjetër thuhet se ai u tha atyre: "Bëni vepra (të mira) aq sa është në mundësitë tuaja." (Fet'h Barij) (1965)
URL:
›  957 Ebu Xhuhejfa r.a. tregon: "Pejgamberi a.s. vëllazëroi Selmanin me Ebu Derdan. Selmani i shkoi atij për vizitë dhe e gjeti (të shoqen e tij) Umm Derdan si mos më keq, kështu që e pyeti se pse ishte katandisur ashtu. Ajo i tha: "Vëllai yt, Ebu Derda, nuk tregon asnjë dëshirë e qëllim për (jetë të lumtur në) këtë botë." Ndërkohë erdhi Ebu Derda dhe bëri për Selmanin diçka për të ngrënë. Selmani i kërkoi atij që të hante (bashkë me të), por ai i tha se agjëronte. Selmani i tha: "Unë nuk do të ha derisa të hash edhe ti." Kështu, Ebu Derda hëngri bashkë me të. Natën (kur kishte kaluar një pjesë e saj), Ebu Derda u ngrit (për të falur namazin e natës), por Selmani i tha të flinte dhe ai fjeti përsëri. Pas pak Ebu Derda u ngrit përsëri, por prapë Selmani i tha që të flinte. Kur erdhi pjesa e fundit e natës, Selmani i thirri Ebu Derdasë të ngrihej këtë kohë dhe kështu ata të dy u falën. Pastaj Selmani i tha Ebu Derdasë: "Zoti yt ka të drejtë mbi ty, vetja jote ka të drejtë mbi ty, familja jote ka të drejtë mbi ty, (secili ka hakun e vet mbi ty), kështu që duhet t'u japësh hakun e vet gjithkujt që ka të drejtë mbi ty." Ebu Derdai shkoi tek Pejgamberi a.s. dhe i tregoi gjithë ndodhinë. Pejgamberi a.s. tha: "Selmani ka thënë të vërtetën." (1968)
URL:
›  958 Aishja r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. shpesh agjëronte aq gjatë, saqë thoshe se ai nuk hante dhe, po kështu, nuk agjëronte për një kohë të gjatë, aq sa thoshe se nuk do të agjëronte më, ndonjëherë. Nuk e kam parë kurrë të Dërguarin e Allahut a.s. të agjërojë një muaj të plotë, veç Ramazanit, ndërsa më shumë e kam parë të agjërojë gjatë muajit të Sha'banit." (1969)
URL:
›  959 Aishja vazhdon tregimin e hadithit (nr. 958/1969) duke shtuar këtu se Pejgamberi a.s. ka thënë: "Bëni ato punë që keni mundësinë e që janë të lehta për t7i bërë, pasi Allahu nuk lodhet e nuk do të pushojë kurrë së shpërblyeri për to, derisa ju të mërziteni e të lodheni së bëri vepra adhurimi." Ajo r.a. shton: "Namazi më i dashur për Pejgamberin a.s. ishte ai që kryhej rregullisht, edhe sikur të ishte i paktë. Sa herë që niste një namaz (shtesë), ai e falte atë rregullisht dhe në mënyrë të përkryer." (1970)
URL:
›  960 Enesi r.a. tregon se e kanë pyetur për agjërimin e Pejgamberit a.s.. Për këtë ai ka treguar: "Sa herë që doja ta shihja Pejgamberin a.s. agjërueshëm, do ta shilija që agjëronte dhe, sa herë që doja ta shihja që nuk agjëronte, përsëri do ta shihja (të tillë). Po kështu, nëse doja ta shihja të falte namaz çdo natë, do ta shihja të falej dhe, nëse do të doja ta shihja të flinte, përsëri do ta shihja (duke fjetur). Nuk kam prekur as mëndafsh, as kadife më të butë se dora e të Dërguarit të Allahut a.s. dhe nuk kam ndier erë misku dhe as tjetër erë më të mirë sesa era që i vinte të Dërguarit të Allahut a.s.". (1973)
URL:
›  961 Hadithi i Abdullah Ibn Amrit r.a. (Shih hadithin nr. 596/1131 si dhe dy hadithet në vazhdim nr. 962 dhe 963) (1131)
URL:
›  962 Ebu Selema Ibn Abdurrahman tregon: "Kur Abdullah Ibn Amr Ibn Aas r.a. u moshua, shpesh thoshte duke shtuar (pas hadithit nr. 596/1131)
"Do të kishte qenë më mirë për mua sikur të kisha pranuar lehtësimin dhe lejimin e Pejgamberit a.s. që më dha mua (për të agjëruar vetëm tri ditë në muaj)." (1975)
URL:
›  963 Ndërsa në një citim tjetër po, nga Abdullah Ibn Amr Ibn Aas r.a., kur tregon për agjërimin e Daudit a.s. (hadithi nr. 596/1131), shton nga fjala e Pejgamberit a.s.: "Ndiq agjërimin e Pejgamberit Daud a.s. Ai kurrë nuk iku nga përballja në luftë (me armikun)." Abdullahi pyeti: "Prej nga mund ta fitoj unë një gjë të tillë, o Pejgamberi i Allahut?" Pejgamberi a.s. përsëriti dy herë: "Kush agjëron çdo ditë (përveç Ramazanit), është njësoj si ai që nuk ka agjëruar fare." (1977)
URL:
›  964 Enesi r.a. tregon se Pejgamberi a.s. shkoi për një vizitë tek Umm Sulejmi, kur ajo i vuri përpara hurma dhe gjalpë, ai a.s. i tha: "Ktheji hurmat dhe gjalpin në enën ku qenë, pasi jam agjërueshëm." Pastaj ai a.s. u ngrit dhe fali në një kënd të shtëpisë së saj namaz të lirë (nafile) dhe u lut për Umm Sulejmin dhe familjen e saj. Pasi mbaroi, Umm Sulejmi i tha: "O i Dërguari i Allahut! Sot kam diçka të veçantë." E pyeti: "Ç'është?" Ajo iu përgjigj: "Lutu për shërbyesin tënd Enesin." Kështu, Pejgamberi a.s. nuk la gjë të mirë nga kjo botë dhe bota tjetër pa iu lutur Allahut për mua dhe tha: "O Allah! Dhuroji atij (Enesit) pasuri dhe fëmijë dhe bekoje atë!" Kësisoj pra, unë jam nga më të pasurit e ensarëve. Po kështu për fëmijët dhe për pasardhësit e mi.
Umeina, bija ime, më tregoi se kur Haxhxhaxhi hyri në Basra ishin varrosur më shumë se 120 nga pasardhësit e mi. (1982)
URL:
›  965 Imran Ibn Husejn r.a. tregon se Pejgamberi a.s. pyeti dikë: "O Ebu filan! A ke agjëruar tri ditët e fundit të këtij muaji?" Ai iu përgjigj: "Jo, o i Dërguari i AllahutrAi a.s. i tha: "Pasi mbaron (Ramazani), agjëro dy ditë (nga Shevali).,/ Ndërsa në një citim tjetër thuhet se Pejgamberi a.s. e ka pyetur: "A ke agjëruar në ditët e fundit të Shabanit?" (1983)
URL:
›  966 Xhabiri r.a. tregon se e kanë pyetur: "A e ka ndaluar Pejgamberi a.s. agjërimin e ditës së xhuma (së premtes)?" Ai tha: "Po." Dhe në një citim tjetër shton: "Po, në qoftë se ka qëllim agjërimin vetëm të asaj dite." (1984)
URL:
›  967 Ebu Ejubi r.a. tregon se Pejgamberi a.s. shkoi për vizitë te Xhuvejrije bint Harith r.a. ditën e xhuma, ndërsa ajo ishte agjërueshëm. Kështu ai a.s. e pyeti: "A ke agjëruar dje?" I tha që jo. E pyeti përsëri: "A ke ndërmend të agjërosh nesër?" Përsëri i tha që jo. Pastaj ai a.s. i tha: "Atëherë prishe agjërimin (e sotshëm)." (1986)
URL:
›  968 Alkama tregon: "E pyeta Aishen r.a.: "A ka zgjedhur i Dërguari i Allahut a.s. ditë të veçanta për vepra adhurimi shtesë?" Ajo tha: "Jo, por veprat e tija kanë qenë të rregullta dhe të paprera. Cili nga ju mundet të durojë atë që duronte i Dërguari i Allahut a.s.?!" (1987)
URL:
›  969 Aishja dhe Ibn Umeri r.a. tregojnë: "Nuk ka qenë lejuar askush që të agjërojë ditët e Teslirikut (e njëmbë- dhjeta, e dymbëdhjeta, e trembëdhjeta ditë e Dliul-Hixhxhes, Ditët e Bajramit të haxhit), përveç atyre që nuk kishin mundësi për të bërë kurban. (1997, 1998)
URL:
›  970 Aishja r.a. tregon se Kurejshët e agjëronin ditën e Ashures (dita e dhjetë e Muharremit) në kohën e padijes para- islame. Kështu pati vepruar edhe i Dërguari i Allahut a.s. duke e agjëruar këtë ditë. Kur erdhi në Medine, ai a.s. vazhdoi ta agjërojë duke i urdhëruar edhe të tjerët për agjërimin e saj. Më vonë kur u bë i detyruar agjërimi i muajit të Ramazanit, ai e la agjërimin e ditës e Ashures (nuk e quajti më të detyruar) duke e lënë agjërimin e saj si të lirë: kush dëshironte, e agjëronte dhe kush dëshironte, nuk e agjëronte. (2002)
URL:
›  971 Ibn Abbasi r.a. tregon: "Pejgamberi a.s. erdhi në Medine dhe pa se çifutët e agjëronin Ditën e Ashnres. Ai a.s. i pyeti ata për këtë. Ata i thanë: "Është një ditë e mirë. Është dita në të cilën Allahu i shpëtoi Bijtë e Israilit nga armiku i tyre, kështu që Musa a.s. e agjëroi këtë ditë." Pejgamberi a.s. tha: "Unë kam më shumë të drejtë dhe mburrem më tepër sesa ju me Musain." Kësisoj Pejgamberi a.s. e agjëronte këtë ditë dhe i urdhëronte edhe të tjerët që ta agjëronin atë." (2004)
URL: