1. Fillimi i frymëzimit hyjnor (7) 2. Besimi (46) 3. Dituria (56) 4. Avdesi (75) 5. Gusli (18) 6. Menstruacionet (20) 7. Tejemumi (5) 8. Falja e namazit (84) 9. Sutra e atij që fal namaz (13) 10. Koha e faljes së namazeve (45) 11. Ezani (55) 12. Përshkrimi i namazit (67) 13. Xhumaja (32) 14. Namazi i frikës (3) 15. Dy bajramet (12) 16. Vitri (8) 17. Namazi për shi (14) 18. Eklipset (8) 19. Sexhdet në Kuran (6) 20. Shkurtimi i namazit (15) 21. Namazi tehexhxhud (30) 22. Namazet në xhamitë e Mekës dhe të Medines (4) 23. Veprimet e ndaluara gjatë namazit (7) 24. Sehvi sexhdeja (2) 25. Xhenazet (69) 26. Zekati (64) 27. Sadakaja e fitrit (3) 28. Haxhi (vizita në Mekë) (94) 29. Umreja (16) 30. Mahsari dhe ndëshkimi për gjahun (5) 31. Ndëshkimet e gjahut (për muhrimin) (18) 32. Vlerat dhe virtytet e Medines (17) 33. Agjërimi (53) 34. Falja e teravisë (6) 35. Itikafi (6) 36. Shitblerja dhe tregtia (65) 37. Selemi (3) 38. E drejta e parablerjes (2) 39. Dhënia me qira (6) 40. Havala (kalimi i borxhit) (4) 41. Përfaqësimi (ose autorizimi) (7) 42. Kultivimi i bujqësisë (17) 43. Ujitja (14) 44. Borxhet, bllokimi i pasurisë dhe i falimentimi (5) 45. Grindjet (4) 46. Sendet e gjetura (2) 47. Padrejtësia (18) 48. Pjesëmarrja në ortakëri (6) 49. Lënia peng në qytete (3) 50. Lirimi i skllevërve (11) 51. Dhuratat (24) 52. Dëshmitë (14) 53. Kushtëzimet (5) 54. Amanetet dhe porositë (10) 55. Xhihadi (144) 56. Fillimi i krijimit (51) 57. Ndodhitë e pejgamberëve (121) 58. Virtytet dhe meritat e sahabëve (79) 59. Betejat (113) 60. Tefsiri (94) 61. Vlerat dhe virtytet e kuranit (22) 62. Lidhjet martesore (45) 63. Shkurorëzimi (13) 64. Furnizimi dhe shpenzimi (2) 65. Ushqimet (23) 66. Akika (4) 67. Therrja dhe gjahu (13) 68. Kurbani (2) 69. Pijet (19) 70. Të sëmurit (13) 71. Mjekësia (22) 72. Veshjet (23) 73. Sjelljet e bukura (50) 74. Marrja e lejës (12) 75. Duatë (22) 76. Qetësimi i zemrës (46) 77. Kaderi (paracaktimi hyjnor) (5) 78. Beja dhe betimet (9) 79. Shlyerja e betimeve të paplotësuara (2) 80. Ligjet e trashëgimisë (6) 81. Ndëshkimet (7) 82. Dënimet (4) 83. Gjoba e gjakësit (5) 84. Pendimi (1) 85. Shpjegimi i ëndrrave (11) 86. Fitnet (12) 87. Gjykimet (11) 88. Dëshirat (2) 89. Kapja fort pas Kuranit dhe sunetit të Pejgamberit a.s. (8) 90. Teuhidi (11)
Libri: 40. Havala (kalimi i borxhit)
›  1060 Ebu Hurejra r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: "Zvarritja dhe vonesa e pagesës së borxhit nga pasaniku është padrejtësi. Kështu pra, në qoftë se borxhi juaj kalohet nga borxhliu juaj tek një i pasur, atëherë ju duhet ta pranoni këtë."(2287)
URL:
›  1061 Selema Ibn Ekva tregon: "Një herë ishim ulur në shoqëri të Pejgamberit a.s., kur sjellin një të vdekur dhe i kërkojnë Pejgamberit a.s. që të falte namazin e kësaj xhenazeje. Ai a.s. pyeti: "A ka borxhe?" I thanë që s'ka. Pyeti përsëri: "A ka lënë ndonjë pasuri?" I thanë që jo. Kështu, ai priu në faljen e namazit të xhenazes. Pas pak sjellin një të vdekur tjetër dhe i kërkuan të Dërguarit të Allahut a.s. që t'i falte xhenazen. Pejgamberi a.s. pyeti: "A ka borxh?" I thanë që po. Pyeti: "A ka lënë pasuri?" I thanë se ka lënë tre dinarë. Kështu ai priu në faljen e namazit të xhenazes. Pas pak sjellin një të tretë dhe njerëzit i kërkuan Pejgamberit a.s. që t'i falte namazin e xhenazes. Ai a.s. pyeti: " A ka lënë ndonjë pasuri?" I thanë që jo. Pyeti: "A ka ndonjë borxh?" I thanë se i kishte borxh tre dinarë. Ai a.s. (nuk pranoi t'i falë namazin dhe) tha: "Falennamazin e xhenazes së shokut tuaj të vdekur." Ebu Katada tha: "O i Dërguari i Allahut! Na e fal namazin e xhenazes së tij dhe unë do të paguaj borxhin e tij." Kështu ai a.s. priu në faljen e namazit të kësaj xhenazeje. (2289)
URL:
›  1062 Enesi r.a. tregon se e kanë pyetur: A të ka mbërritur (ose a ke dëgjuar) se Pejgamberi a.s. të ketë thënë: "Nuk ka aleancë në Islam." Ai është përgjigjur: "Pejgamberi a.s. ka bërë aleancë mes Kurejshëve dhe ensarëve në shtëpinë time." (2294)
URL:
›  1063 Xhabiri r.a. tregon: "Pejgamberi a.s. më tha: "Kur të vijnë paratë e Bahrejnit do të të jap ty kaq e aq para". Por paratë e Bahrejnit erdhën vetëm pasi Allahu ai mori atij shpirtin. Kur erdhën paratë e Bahrejnit, Ebu Bekri nxori një thirrës e shpalli: "Kujt i ka pas premtuar Pejgamberi a.s., duhet të vijë këtu." Kështu, unë shkova tek Ebu Bekri dhe i thashë se Pejgamberi a.s. më pati premtuar kështu e kështu. Ai më dha një grusht monedhash e më tha që t'i numëroja. Kur i numërova më dolën pesëqind. Ebu Bekri më tha: "Merr edhe dy herë aq." (2296)
URL: