Libri: 82. Dënimet
2166.
Ebu Burda Ensariu r.a. tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut a.s. të thotë: "Mos i jepni kujt më shumë se dhjetë fshikullime, përveçse në ato raste kur ai ka bërë krim që meriton një ndëshkim tjetër të ligjshëm të përcaktuar nga Allahu i Madhëruar." (6850)
2167.
Ebu Hurejra r.a. tregon: "E kam dëgjuar Ebul Kasimin (Pejgamberin Muhamed a.s.) të thotë: "Kush e akuzon skllavin e vet për imoralitet, ndërkohë që ai është i pafajshëm nga kjo shpifje, atëherë padroni i tij do të fshikullohet Ditën e Kiametit, përveçse atëherë kur skllavi e meriton për akuzën." (6858)
2168.
Ibn Umeri r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: "Besimtari musliman do të jetë i lirë në lidhje me fenë e tij dhe me kushtet e saj, për sa kohë që nuk derdh gjak (nuk vret ndokënd) në mënyrë të paligjshme” (6862)
2169.
Tregon Ibn Abbasi r.a. se Pejgamberi a.s. i tha Mikdadit: "Në qoftë se besimtari musliman e fsheh Islamin e tij nga mosbesimtarët dhe pastaj, kur ai shpreh hapur besimin e tij Islam, ti e vret atë, (atëherë ti ke bërë gjynah të madh). Kujto se edhe ti ishe në atë gjendje që e fshihje Islamin tënd më parë në Mekë." (6866)
|