1. Fillimi i frymëzimit hyjnor (7) 2. Besimi (46) 3. Dituria (56) 4. Avdesi (75) 5. Gusli (18) 6. Menstruacionet (20) 7. Tejemumi (5) 8. Falja e namazit (84) 9. Sutra e atij që fal namaz (13) 10. Koha e faljes së namazeve (45) 11. Ezani (55) 12. Përshkrimi i namazit (67) 13. Xhumaja (32) 14. Namazi i frikës (3) 15. Dy bajramet (12) 16. Vitri (8) 17. Namazi për shi (14) 18. Eklipset (8) 19. Sexhdet në Kuran (6) 20. Shkurtimi i namazit (15) 21. Namazi tehexhxhud (30) 22. Namazet në xhamitë e Mekës dhe të Medines (4) 23. Veprimet e ndaluara gjatë namazit (7) 24. Sehvi sexhdeja (2) 25. Xhenazet (69) 26. Zekati (64) 27. Sadakaja e fitrit (3) 28. Haxhi (vizita në Mekë) (94) 29. Umreja (16) 30. Mahsari dhe ndëshkimi për gjahun (5) 31. Ndëshkimet e gjahut (për muhrimin) (18) 32. Vlerat dhe virtytet e Medines (17) 33. Agjërimi (53) 34. Falja e teravisë (6) 35. Itikafi (6) 36. Shitblerja dhe tregtia (65) 37. Selemi (3) 38. E drejta e parablerjes (2) 39. Dhënia me qira (6) 40. Havala (kalimi i borxhit) (4) 41. Përfaqësimi (ose autorizimi) (7) 42. Kultivimi i bujqësisë (17) 43. Ujitja (14) 44. Borxhet, bllokimi i pasurisë dhe i falimentimi (5) 45. Grindjet (4) 46. Sendet e gjetura (2) 47. Padrejtësia (18) 48. Pjesëmarrja në ortakëri (6) 49. Lënia peng në qytete (3) 50. Lirimi i skllevërve (11) 51. Dhuratat (24) 52. Dëshmitë (14) 53. Kushtëzimet (5) 54. Amanetet dhe porositë (10) 55. Xhihadi (144) 56. Fillimi i krijimit (51) 57. Ndodhitë e pejgamberëve (121) 58. Virtytet dhe meritat e sahabëve (79) 59. Betejat (113) 60. Tefsiri (94) 61. Vlerat dhe virtytet e kuranit (22) 62. Lidhjet martesore (45) 63. Shkurorëzimi (13) 64. Furnizimi dhe shpenzimi (2) 65. Ushqimet (23) 66. Akika (4) 67. Therrja dhe gjahu (13) 68. Kurbani (2) 69. Pijet (19) 70. Të sëmurit (13) 71. Mjekësia (22) 72. Veshjet (23) 73. Sjelljet e bukura (50) 74. Marrja e lejës (12) 75. Duatë (22) 76. Qetësimi i zemrës (46) 77. Kaderi (paracaktimi hyjnor) (5) 78. Beja dhe betimet (9) 79. Shlyerja e betimeve të paplotësuara (2) 80. Ligjet e trashëgimisë (6) 81. Ndëshkimet (7) 82. Dënimet (4) 83. Gjoba e gjakësit (5) 84. Pendimi (1) 85. Shpjegimi i ëndrrave (11) 86. Fitnet (12) 87. Gjykimet (11) 88. Dëshirat (2) 89. Kapja fort pas Kuranit dhe sunetit të Pejgamberit a.s. (8) 90. Teuhidi (11)
Libri: 15. Dy bajramet
›  527 Aishja r.a. tregon: "Një herë (për Bajram) i Dërguari i Allahut a.s. erdhi tek unë, ndërsa dy vajza po këndonin pranë meje këngën e dy fiseve Hazrexh dhe Aus të Medines. Pejgamberi a.s. u shtri në shtrat dhe ktheu kokën nga ana tjetër. Pastaj hyri Ebu Bekri dhe më foli ashpër duke më bërtitur: "Vegla muzike të shejtanit në shtëpi të Pejgamberit a.s.?!" I Dërguari i Allahut a.s. u kthye nga ai dhe i tha: "Lëri." Sapo Ebu Bekri e largoi vëmendjen u bëra me shenjë dy vajzave dhe ato dolën." (949)
URL:
›  528 Enesi r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. asnjëherë nuk dilte për të falur namazin e Bajramit të Fitrit (të Ramazanit, Bajramit të Madh) pa ngrënë pak hurma. Dhe shton në një tregim tjetër se ai (a.s.) gjithnjë i hante ato në numër tek. (953)
URL:
›  529 Berau r.a. tregon: "E kam dëgjuar Pejgamberin a.s. të mbajë hytbe duke thënë: "Më e para gjë që fillojmë të bëjmë në këtë ditë tonën, është të falim namazin (e këtij Bajrami), ndërsa, pasi kthehemi, therim kurbanin dhe, kush vepron kështu, ai vërtet ka rrokur dhe ka punuar në Sunetin tonë (rrugën e njohur e të ligjshme Islame)." (951)
URL:
›  530 Berau r.a. tregon: "Pejgamberi a.s. na mbajti hytben pas faljes së namazit ditën e Kurban-Bajramit dhe tha: "Kushdo që fal namazin si ne dhe bën kurban siç bëjmë ne, atëherë kurbani i tij do t'i pranohet nga Allahu, ndërsa kushdo që e pret kurbanin para namazit të Bajramit, atëherë ai nuk ka bërë kurban." Ebu Burda, daja i Beraut tha: "O i Dërguari i Allahut! Unë e thera delen time para faljes së namazit të Bajramit, ndërsa e mendova ditën e sotme si ditë ngrënie e pirje (e jo ditë agjërimi) dhe desha që delja ime të ishte e para që therej në shtëpinë time. Kështu pra, unë e bëra kurban delen time dhe hëngra (ushqim) para se të vij për të falur namazin." Pejgamberi a.s. tha: "Delja që ke prerë është thjesht mish (dhe jo kurban)." Ai tha: "O i Dërguari i Allahut! Kam një ftujë që e dua më shumë se dy dele. A do të mjaftonte kjo kurban për mua?" Pejgamberi a.s. i tha: "Po, do të mjaftojë për ty, por nuk do të mjaftojë (për kurban) për askënd tjetër pas teje." (955)
URL:
›  531 Ebu Said Hudriu r.a. tregon: "I Dërguari i Allahut a.s. dilte ditën e Fitër Bajramit dhe atë të Kurban Bajramit në namazgja dhe, gjëja e parë me të cilën ai fillonte, ishte falja e namazit, pastaj do të qëndronte përpara njerëzve, ndërsa ata do të rrinin ulur në rreshtat e tyre. Pastaj ai do t'u shtjellonte atyre çështjet e fesë, do t7i këshillonte si dhe do t'i urdhëronte. Pas kësaj, nëse ai do të dëshironte të dërgonte ndonjë ekspeditë luftarake, do ta bënte këtë, ose, në qoftë se do të jepte ndonjë urdhër, gjithashtu do ta urdhëronte, pastaj do të largohej. Dhe kështu njerëzit vazhduan të ndjekin këtë udhë derisa unë dola bashkë me Mervanin, Princin e Medines, për Bajramin e Kurbanit ose të Fitrit. Sapo arritëm në namazgja, kur ja! Një minber që e kishte skalitur Kethir Ibn Salti! Dhe ja! Mervani deshi të ngjitej në të përpara se të falte namazin! E kapa për rrobash, por ai i tërhoqi, pastaj ai u ngjit në minber dhe e mbajti hytlmi para faljes së namazit të Bajramit. (Kur mbaroi) i thashë: "Për Allah! Ju keni ndryshuar Sunetin (rrugën, veprën e shembullin) e Pejgamberit a.s.]. M7u kthye: "O Ebu Said! Ka ikur ajo që ti di." I thashë: "Për Allah! Ajo që unë di është më e mirë se ajo që nuk di." Mervani më tha: "Njerëzit nuk ulen të na dëgjojnë hytben pas faljes së namazit, kështu që e mbajta atë para faljes së namazit." (956)
URL:
›  532 Ibn Abbasi dhe Xhabiri r.a. tregojnë se nuk ka pasur Ezan as për ditën (namazin) e Bajramit të Fitrit dhe as për ditën (namazin) e Bajramit të Kurbanit. (960)
URL:
›  533 Ibn Abbasi r.a. tregon: "Kam falur namazin e Bajramit me të Dërguarin e Allahut a.s., me Ebu Bekrin, me Umerin dhe me Uthmanin r.a. dhe të gjithë këta e falnin namazin e Bajramit përpara se të mbanin hytben." (962)
URL:
›  534 Ibn Abbasi r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: "Asnjë vepër e mirë e kryer ditët e tjera nuk është më me vlerë, sesa ato vepra të kryera këto dhjetë ditë (të para të Dhul-Hixhes)" Disa nga shokët e tij e pyetën: "As edhe xhihadi?" Ai (a.s.) u* tha: "As edhe xhihadi, përveç atij njeriu i cili vë në rrezik veten e vet dhe pasurinë e vet (për hir të Allahut) dhe nuk kthehet me asnjërën prej tyre (bie shehid, martir për çështjen e Allahut)." (969)
URL:
›  535 Muhamed Ibn Ebi Bekr Eth- Thekafij tregon: "Ndërsa po ecnim nga Minaja për në Arafat, e pyeta Enesin r.a. për Telbijen: "Si e thoshit ju Telbijen me Pejgamberin a.s.?" Enesi r.a. tha: "Njerëzit e thoshin telbijen dhe nuk u qe ndaluar, po kështu ata bënin edhe tekbir dhe nuk u qe ndaluar as kjo gjë." (970)
URL:
›  536 Ibn Umeri r.a. tregon se Pejgamberi a.s. bënte kurban deve dhe kafshë të tjera në namazgja (ditën e Bajramit të Kurbanit). (982)
URL:
›  537 Xhabiri r.a. tregon se Pejgamberi a.s. (pasi falte namazin) ditën e Bajramit kthehej nga një rrugë tjetër. (986)
URL:
›  538 Hadithit të Aishes r.a. për etiopianët (me nr. 286 dhe 454) që shfaqnin mjeshtëritë e tyre me heshta në xhami, në këtë tregim ajo shton: "Umeri i qortoi ashpër, ndërsa Pejgamberi a.s. tha: "Lëri, pasi Beni Erfideh janë nën mbrojtjen time." (988)
URL: