1. Fillimi i frymëzimit hyjnor (7) 2. Besimi (46) 3. Dituria (56) 4. Avdesi (75) 5. Gusli (18) 6. Menstruacionet (20) 7. Tejemumi (5) 8. Falja e namazit (84) 9. Sutra e atij që fal namaz (13) 10. Koha e faljes së namazeve (45) 11. Ezani (55) 12. Përshkrimi i namazit (67) 13. Xhumaja (32) 14. Namazi i frikës (3) 15. Dy bajramet (12) 16. Vitri (8) 17. Namazi për shi (14) 18. Eklipset (8) 19. Sexhdet në Kuran (6) 20. Shkurtimi i namazit (15) 21. Namazi tehexhxhud (30) 22. Namazet në xhamitë e Mekës dhe të Medines (4) 23. Veprimet e ndaluara gjatë namazit (7) 24. Sehvi sexhdeja (2) 25. Xhenazet (69) 26. Zekati (64) 27. Sadakaja e fitrit (3) 28. Haxhi (vizita në Mekë) (94) 29. Umreja (16) 30. Mahsari dhe ndëshkimi për gjahun (5) 31. Ndëshkimet e gjahut (për muhrimin) (18) 32. Vlerat dhe virtytet e Medines (17) 33. Agjërimi (53) 34. Falja e teravisë (6) 35. Itikafi (6) 36. Shitblerja dhe tregtia (65) 37. Selemi (3) 38. E drejta e parablerjes (2) 39. Dhënia me qira (6) 40. Havala (kalimi i borxhit) (4) 41. Përfaqësimi (ose autorizimi) (7) 42. Kultivimi i bujqësisë (17) 43. Ujitja (14) 44. Borxhet, bllokimi i pasurisë dhe i falimentimi (5) 45. Grindjet (4) 46. Sendet e gjetura (2) 47. Padrejtësia (18) 48. Pjesëmarrja në ortakëri (6) 49. Lënia peng në qytete (3) 50. Lirimi i skllevërve (11) 51. Dhuratat (24) 52. Dëshmitë (14) 53. Kushtëzimet (5) 54. Amanetet dhe porositë (10) 55. Xhihadi (144) 56. Fillimi i krijimit (51) 57. Ndodhitë e pejgamberëve (121) 58. Virtytet dhe meritat e sahabëve (79) 59. Betejat (113) 60. Tefsiri (94) 61. Vlerat dhe virtytet e kuranit (22) 62. Lidhjet martesore (45) 63. Shkurorëzimi (13) 64. Furnizimi dhe shpenzimi (2) 65. Ushqimet (23) 66. Akika (4) 67. Therrja dhe gjahu (13) 68. Kurbani (2) 69. Pijet (19) 70. Të sëmurit (13) 71. Mjekësia (22) 72. Veshjet (23) 73. Sjelljet e bukura (50) 74. Marrja e lejës (12) 75. Duatë (22) 76. Qetësimi i zemrës (46) 77. Kaderi (paracaktimi hyjnor) (5) 78. Beja dhe betimet (9) 79. Shlyerja e betimeve të paplotësuara (2) 80. Ligjet e trashëgimisë (6) 81. Ndëshkimet (7) 82. Dënimet (4) 83. Gjoba e gjakësit (5) 84. Pendimi (1) 85. Shpjegimi i ëndrrave (11) 86. Fitnet (12) 87. Gjykimet (11) 88. Dëshirat (2) 89. Kapja fort pas Kuranit dhe sunetit të Pejgamberit a.s. (8) 90. Teuhidi (11)
Libri: 41. Përfaqësimi (ose autorizimi)
›  1064 Utba Ibn Aamir r.a. tregon se Pejgamberi a.s. i dha atij dhen për t'i ndarë ndërmjet shokëve të vet, kur mbetet një qingj (në fund). Kur ia tha këtë Pejgamberit a.s., ai i tha: "Bëje atë kurban për vete." (2300)
URL:
›  1065 Kab Ibn Malik r.a. tregon: "Kishim disa dele të cilat i kullotnim në Sal. Një skllavia jonë sheh një dele që po ngordhte, kështu që ajo theu një gur dhe e theri delen me të. Babai na tha: "Mos e hani derisa të pyes Pejgamberin a.s. (ose të dërgoj dikë të pyesë Pejgamberin a.s.). Kështu ai pyeti a çoi dikë të pyesë Pejgamberin a.s. dhe ai i lejoi që ta hanin." (2304)
URL:
›  1066 Ebu Hurejra r.a. tregon se erdhi një burrë te Pejgamberi a.s. për t'i kërkuar borxhet dhe u soll ashpër me të. Shokët e Pejgamberit a.s. deshën ta ndëshkojnë atë, por i Dërguari i Allahut a.s. u tha: "Lëreni pasi huadhënësi (ai që ka të drejtë) ka të drejtën e fjalës", pastaj shtoi: "Jepini atij një deve të asaj moshe sa edhe deveja e vet." Njerëzit i thanë: "O i Dërguari i Allahut! Ka vetëm një deve që është më e madhe në moshë dhe më i mirë se e tija." Ndërsa ai a.s. tha: "Jepjani atij, pasi, më i miri prej jush është ai që ua kthen të drejtat të tjerëve bujarisht e hijshëm." (2306)
URL:
›  1067 Misvan Ibn Mahrama r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. u ngrit në këmbë, kur erdhën përfaqësuesit e fisit Hevazin pas përqafimit të Islamit prej tyre. Ata i kërkuan atij që t'ua kthente atyre pasuritë e tyre dhe robërit e tyre. I Dërguari i Allahut a.s. u tha: "Më e dashura fjalë për mua është fjala e vërtetë. Kështu pra, keni të drejtë të zgjidhni mes dy gjërave: Ose pasuritë, ose robërit pasi e kam vonuar ndarjen e tyre." Përcjellësi i hadithit shton se i Dërguari i Allahut a.s. i kishte pritur ata që të vinin më shumë se dhjetë ditë pas kthimit të tij nga Taifi. Kur iu bë e qartë se i Dërguari i Allahut a.s. do të mund t'u kthente atyre vetëm njërën nga të dyja, ata thanë: "Do të zgjedhim robërit." Pas kësaj i Dërguari i Allahut a.s. u ngrit në mbledhjen e muslimanëve, falënderoi Allahun ashtu siç i takon Atij dhe siç e kishte zakon ai gjithnjë, pastaj tha: "Dhe më pas! Këta vëllezërit tuaj kanë ardhur tek ju me pendim (duke kërkuar Faljen e Allahut) dhe e shoh më të përshtatshme, që t'ua kthejmë atyre robërit e kapur. Si përfundim pra, kushdo nga ju që do ta bëjë këtë gjë si mirësi, atëherë ai mund ta bëjë një gjë të tillë dhe, kushdo nga ju që do ta mbajë pjesën e vet derisa ta paguajmë nga plaçka e parë e luftës që do të në dhurojë Allahu, atëherë ai mund ta bëjë një gjë të tillë." Njerëzit i thanë: "Ne pajtohemi që t'i japim hiset tona me dëshirë, si mirësi për të Dërguarin e Allahut a.s.." Nga kjo i Dërguari i Allahut a.s. tha: "Nuk e dimë se kush nga ju është pajtuar me këtë zgjedhje dhe kush nuk është pajtuar. Kthehuni dhe të parët tuaj mund të na sjellin mendimet tuaja." Kështu, ata u kthyen dhe prijësit e tyre e rrahën çështjen me ta. Pastaj ata u kthyen tek i Dërguari i Allahut a.s. dhe e njoftuan se njerëzit e tyre, do t'i kthenin hiset me qejf dhe me dëshirë. (2307, 2308)
URL:
›  1068 Ebu Hurejra r.a. tregon: "I Dërguari i Allahut më caktoi të ruaj sadakatë e fitrit të Ramazanit. Aty erdhi dikush dhe filloi të mbushë duart me ushqime (pa u ndier). E kapa dhe i thashë: "Për Allah! Do të të çoj tek i Dërguari i Allahut a.s." Ai më tha: "Jam një nevojtar dhe kam edhe shumë të tjerë për të mbajtur dhe jam shumë ngushtë." Kështu e lëshova. Kur (të nesërmen) në mëngjes i Dërguari i Allahut a.s. më pyeti: "Çfarë bëri dje i kapuri yt?" I thashë: "O i Dërguari i Allahut! Ai m'u ankua se ishte shumë nevojtar dhe se kishte shumë frymë për të ushqyer, kështu që më erdhi keq për të dhe e lashë të ikë." I Dërguari i
Allahut a.s. më tha: "Sigurisht që të ka gënjyer dhe do të të vijë përsëri." E besova se ai do të kthehej ashtu siç më tha i Dërguari i Allahut a.s. se do të vijë përsëri, kështu që e prita me shumë vëmendje. Ai erdhi dhe filloi të mbushë duart me ushqime. Unë e kapa përsëri dhe i thashë: "Tani vërtet që do të të çoj tek i Dërguari i Allahut." Më tha: "Më lër të iki se jam shumë nevojtar dhe kam shumë të tjerë për të mbajtur. Të premtoj se nuk do të kthehem më." Kështu, më erdhi keq dhe e lashë të shkojë. Në mbrëmje i Dërguari i Allahut a.s. më pyeti: "Çfarë bëri i kapuri yt?" Iu përgjigja: "O i Dërguari i Allahut! Ai m'u qa si shumë nevojtar dhe se kishte edhe shumë të tjerë për të ushqyer, kështu që më erdhi keq dhe e lashë të lirë." I Dërguari i Allahut a.s. më tha: "Në të vërtetë, të ka thënë gënjeshtër dhe do të të vijë përsëri." Kështu, për të tretën herë e prita me shumë kujdes dhe, kur erdhi e filloi të mbushë duart duke vjedhur ushqime, e kapa dhe i thashë: "Tani pa dyshim që do të çojë tek i Dërguari i Allahut a.sv pasi është hera e tretë që më premton se nuk do të kthehesh përsëri, por prapëseprapë e thyen premtimin dhe vjen përsëri." Ai tha: "(Më fal dhe) do të të mësoj disa fjalë me të cilat Allahu do të sjellë shumë dobi." E pyeta: "Ç'fjalë janë ato?" Ai më tha: "Sa herë që të biesh të flesh këndo ajetin Knrsij - Allalui la ilahe il-la huvel-Haj-jul-Kaj-jnni - deri në fund. (Nëse e bën këtë gjë) Allahu do të të caktojë një roje i cili do të rrijë me ty dhe shejtani nuk do të të afrohet deri në agim." Kështu pra, e lirova përsëri. Në mëngjes i Dërguari i Allahut a.s. më pyeti përsëri: "Çfarë bëri i kapuri yt dje?" Iu përgjigja: "Ai më premtoi se do të më mësonte disa fjalë, me të cilat Allahu do të më sillte shumë përfitime, kështu që e lashë të lirë." I Dërguari i Allahut a.s. më pyeti: "Ç'fjalë janë ato?" Iu përgjigja: "Më tha se sa herë që të biesh të flesh këndo ajetin Kursij deri në fund dhe më tregoi, se (po të veproja kështu) Allahu do të më caktonte një roje që të qëndronte me mua dhe se asnjë shejtan nuk do të më afrohet deri në agim." Ebu Hurejra ose përcjellësi i dytë i hadithit tregojnë se shokët e Pejgamberit a.s. ishin shumë të dëshiruar për të bërë punë të mira. Pejgamberi a.s. tha: "Ai padyshim që të ka thënë të vërtetën, edhe pse është gënjeshtar i madh. A e di se me kë ke folur këto tri net, o Ebu Hurejra?" I thashë: "Jo". Ai më tha: "Ka qenë shejtani." (2311)
URL:
›  1069 Ebu Said Hudriu r.a. tregon: "Një herë Bilali i solli Pejgamberit a.s. barni (lloj hurme), ndërsa Pejgamberi a.s. e pyeti atë: "Ku i more këto?" Bilali iu përgjigj: "Kisha pak hurma më të dobëta se këto dhe i ndërrova me këto: dhashë dy sa' prej tyre dhe mora një sa barni me qëllim që t'ia sillja ato Pejgamberit a.s. për t'i ngrënë." Nga kjo Pejgamberi a.s. tha: "Ruaju, ruaju! Kjo është tamam kamatë! Mos vepro kështu, por, nëse do që të blesh hurma më të mira, shiti ato më të këqijat për të marrë paratë, pastaj bli hurma më të mira me ato para." (2312)
URL:
›  1070 Ukba Ibn Harith r.a. tregon: "Kur Nuejmani ose i biri i tij u sollën të pirë, i Dërguari i Allahut a.s. i urdhëroi të gjithë ata që qenë në shtëpi ta rrihnin. Edhe unë isha prej atyre që e rrahën atë; e rrahën me këpucë dhe me degë hurmash." (2316)
URL: