1. Fillimi i frymëzimit hyjnor (7) 2. Besimi (46) 3. Dituria (56) 4. Avdesi (75) 5. Gusli (18) 6. Menstruacionet (20) 7. Tejemumi (5) 8. Falja e namazit (84) 9. Sutra e atij që fal namaz (13) 10. Koha e faljes së namazeve (45) 11. Ezani (55) 12. Përshkrimi i namazit (67) 13. Xhumaja (32) 14. Namazi i frikës (3) 15. Dy bajramet (12) 16. Vitri (8) 17. Namazi për shi (14) 18. Eklipset (8) 19. Sexhdet në Kuran (6) 20. Shkurtimi i namazit (15) 21. Namazi tehexhxhud (30) 22. Namazet në xhamitë e Mekës dhe të Medines (4) 23. Veprimet e ndaluara gjatë namazit (7) 24. Sehvi sexhdeja (2) 25. Xhenazet (69) 26. Zekati (64) 27. Sadakaja e fitrit (3) 28. Haxhi (vizita në Mekë) (94) 29. Umreja (16) 30. Mahsari dhe ndëshkimi për gjahun (5) 31. Ndëshkimet e gjahut (për muhrimin) (18) 32. Vlerat dhe virtytet e Medines (17) 33. Agjërimi (53) 34. Falja e teravisë (6) 35. Itikafi (6) 36. Shitblerja dhe tregtia (65) 37. Selemi (3) 38. E drejta e parablerjes (2) 39. Dhënia me qira (6) 40. Havala (kalimi i borxhit) (4) 41. Përfaqësimi (ose autorizimi) (7) 42. Kultivimi i bujqësisë (17) 43. Ujitja (14) 44. Borxhet, bllokimi i pasurisë dhe i falimentimi (5) 45. Grindjet (4) 46. Sendet e gjetura (2) 47. Padrejtësia (18) 48. Pjesëmarrja në ortakëri (6) 49. Lënia peng në qytete (3) 50. Lirimi i skllevërve (11) 51. Dhuratat (24) 52. Dëshmitë (14) 53. Kushtëzimet (5) 54. Amanetet dhe porositë (10) 55. Xhihadi (144) 56. Fillimi i krijimit (51) 57. Ndodhitë e pejgamberëve (121) 58. Virtytet dhe meritat e sahabëve (79) 59. Betejat (113) 60. Tefsiri (94) 61. Vlerat dhe virtytet e kuranit (22) 62. Lidhjet martesore (45) 63. Shkurorëzimi (13) 64. Furnizimi dhe shpenzimi (2) 65. Ushqimet (23) 66. Akika (4) 67. Therrja dhe gjahu (13) 68. Kurbani (2) 69. Pijet (19) 70. Të sëmurit (13) 71. Mjekësia (22) 72. Veshjet (23) 73. Sjelljet e bukura (50) 74. Marrja e lejës (12) 75. Duatë (22) 76. Qetësimi i zemrës (46) 77. Kaderi (paracaktimi hyjnor) (5) 78. Beja dhe betimet (9) 79. Shlyerja e betimeve të paplotësuara (2) 80. Ligjet e trashëgimisë (6) 81. Ndëshkimet (7) 82. Dënimet (4) 83. Gjoba e gjakësit (5) 84. Pendimi (1) 85. Shpjegimi i ëndrrave (11) 86. Fitnet (12) 87. Gjykimet (11) 88. Dëshirat (2) 89. Kapja fort pas Kuranit dhe sunetit të Pejgamberit a.s. (8) 90. Teuhidi (11)
Libri: 87. Gjykimet
›  2199 Enesi r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: "Dëgjojeni dhe bindjuni sunduesit tuaj musliman edhe sikur ai të ishte skllav abisinias me kokën si rrush i thatë." (7142)
URL:
›  2200 Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi a,s. ka thënë: "Ju do të keni shumë dëshirë për të pasur pozitë drejtuese, gjë e cila do të jetë keqardhje për ju Ditën e Kiametit. Sa mëndeshë e shkëlqyer, por dhe sa zvjerdhëse e keqe." (7148)
URL:
›  2201 Makil Ibn Jesari r.a. tregon se e ka dëgjuar Pejgamberin a.s. të thotë: "Çdo robi që Allahu i jep pozitë drejtuese mbi disa njerëz, por që nuk kujdeset për ta me ndershmëri, ai kurrë nuk do t'ia ndiejë erën Xhenetit/' (7150)
URL:
›  2202 Makil Ibn Jesar r.a. tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut a.s. të thotë: "Në qoftë se një qeveritar që ka pozitë drejtuese mbi muslimanët, vdes duke i mashtruar ata gjatë sundimit të tij, Allahu do t'ia ndalojë atij Xhenetin/' (7151)
URL:
›  2203 Xhundabi r.a. tregon se e ka dëgjuar Pejgamberin a.s. të thotë: "Kushdo që bën një punë të mirë për t'u dukur, Allahu do t'ia zbulojë qëllimet e tij në Ditën e Kiametit (para njerëzve) dhe kushdo që i vë njerëzit në vështirësi, Allahu do ta vërë atë në vështirësi në Ditën e Llogarisë." Njerëzit e pranishëm i thanë (Xhundabit): "Atëherë na këshillo!" Ai u tha: "Gjëja e parë e trupit të njeriut që kalbet është barku. Prandaj, ai që mundohet të hajë vetëm ushqim të mirë e të lejuar (hallall, të ligjshëm), duhet ta bëjë këtë! Po ashtu, kush mundohet që të mos lërë asnjë pikë gjaku të derdhur që ta pengojë nga Xheneti, duhet ta bëjë këtë!" (7152)
URL:
›  2204 Ebu Bekra r.a. tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut a.s. të thotë: " Asnjëherë gjykatësi nuk duhet të gjykojë një çështje mes dy vetave, kur ai është i nxehur.,, (7158)
URL:
›  2205 Hadithi i Huvejjisas dhe Muhajjisas i përmendur në Librin e Xhihadit (nr. 1343/3173) citohet me këtë shtesë: "Ose ata (çifutët) të paguajnë gjobën e gjakut të njeriut tuaj të vrarë, ose le të bëhen gati për luftë!" (7192)
URL:
›  2206 Ubada Ibn Samit r.a. tregon: "I dhamë besën të Dërguarit të Allahut a.s. se do ta dëgjojmë dhe do t'i bindemi." hadithi është përmendur në Librin e Besimit, Nr. 38, por këtu ai shton: "... se do të qëndrojmë të patundur për të vërtetën, ose se do të themi të vërtetën kudo dhe sido që të jemi dhe nuk do të kemi frikë në Rrugën e Allahut aspak nga fajësimi i qortuesve." (7199, 7200)
URL:
›  2207 Ibn Umeri r.a. tregon: "Sa herë që i jepnim besën të Dërguarit të Allahut a.s. për ta dëgjuar dhe për t’iu bindur, ai gjithnjë na thoshte: "Për aq sa të keni mundësi." (7202)
URL:
›  2208 Ibn Umeri r.a. tregon se, kur Umeri r.a. (ishte në shtratm e vdekjes) i thanë: "A nuk do të caktosh pasues?" Umeri u tha: "Në qoftë se unë caktoj kalif, një gjë të tillë e ka bërë dikush që është më i mirë se unë, Ebu Bekri, i cili e caktoi pasuesin e vet. Në qoftë se e lë çështjen të pavendosur, kështu ka vepruar dikush që është më i mirë se unë, i Dërguari i Allahut a.s., i cili nuk caktoi kalif pasues." (7218)
URL:
›  2209 Xhabir Ibn Semura r.a. tregon se e ka dëgjuar Pejgamberin a.s. të thotë: "Do të jenë dymbëdhjetë sundues muslimanë (për mbarë botën Islame)", pastaj tha një fjalë që unë nuk e dëgjova, ndërsa babai im që e kishte dëgjuar më tha se pas saj Pejgamberi a.s. kishte thënë: "Të gjithë ata sundues do të jenë nga kurejshët." (7222, 7223)
URL: