Libri: 57. Ndodhitë e pejgamberëve
1399.
Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka rrëfyer: "Allahu e krijoi Ademin 60 kutë (rreth 30 metra) të gjatë. Pasi e krijoi atë, i tha: 'Shko dhe përshëndeti ata melekë dhe dëgjo përgjigjen e tyre, sepse ajo do të jetë përshëndetja jote dhe përshëndetja e pasardhësve të tu/ Kështu Ademi u tha melekëve: 'Es-Selamu alejkum (Paqja qoftë mbi ju)'. Ndërsa melekët iu përgjigjën: 'Es-Selamu alejke ve rahmetullah (Paqja dhe Mëshira e Allahut qoftë mbi ty)', duke i shtuar përshëndetjes së Ademit 've rahmetullah'. Çdokush që do të hyjë në Xhenet', do t'i ngjajë Ademit (në pamje dhe në formë). Qysh atëherë pasardhësit e Ademit a.s. kanë ardhur gjithnjë duke u zvogëluar, deri në këtë kohë." (3326)
1400.
Enesi r.a. tregon: "Kur dëgjoi për mbërritjen e Pejgamberit a.s. në Medine, Abdullah Ibn Selami r.a. shkoi tek ai dhe i tha: "Do të të pyes për tri gjëra ,të cilat nuk i di kush tjetër, përveç një Pejgamberi: Cila është shenja e parë (e madhe) e Orës (së Kiametit)? Cili është ushqimi i parë që do të hanë banorët e Xhenetit? Përse fëmija herë i ngjan babait dhe herë i ngjan dajës së tij?" I Dërguari i Allahut a.s. i tha: "Sapo m'i tregoi Xhibrili tani përgjigjet e tyre." Abdullahi i tha: "Ai është armiku i çifutëve nga rradhët e melekëve." I Dërguari i Allahut a.s. vazhdoi: "Shenja e parë (e madhe) e Kiametit do të jetë një zjarr që do t'i grumbullojë njerëzit nga lindja në perëndim. Ushqimi i parë që do të hanë banorët e Xhenetit do të jetë veshëzi i mëlçisë së peshkut. Sa për ngjashmërinë e fëmijës, në qoftë se burri kryen marrëdhënie me bashkëshorten e tij dhe sekreton më përpara, atëherë fëmija do t'i ngjasojë babait dhe, në qoftë se gruaja sekreton e para, atëherë fëmija do t'i ngjasojë asaj." Nga kjo ai tha: "Eshhedu neke Resulullah - Dëshmoj se ti je i Dërguar i Allahut". Pastaj shtoi: "O i Dërguari i Allahut, çifutët janë njerëz shpifarakë. Prandaj nëse e marrin vesh se unë kam pranuar Islamin para se t'i pyesësh ata për mua, ata do të të gënjejnë për mua." Më pas çifutët shkuan tek i Dërguari i Allahut a.s. dhe Abdullahu hyri në shtëpi. I Dërguari i Allahut a.s. i pyeti ata: "Çfarë njeriu është tek ju Abdullah Ibn Selami?" Ata u përgjigjën: "Ai është më i dituri nga ne dhe biri i më të diturit; është më i miri ynë dhe biri i njeriut më të mirë midis nesh." I Dërguari i Allahut a.s. u tha: "Ç'do të mendonit në qoftë se ai do të pranonte Islamin" Ata thanë: "Allahu e ruajtë nga kjo gjë!" Pastaj Abdullah Ibn Selami hyri tek ata dhe tha: "Eshhedu en laa ilahe il-lAllah ve eshhedu ne Muhameden Resulullah - Dëshmoj se nuk zot (që meriton të adhurohet), përveç Allahut dhe dëshmoj se Muhamedi është i Dërguari i Allahut." Menjëherë ata filluan të thonë: "Ai është më i poshtri ynë dhe biri i më të poshtrit prej nesh!" dhe vazhduan të flasin keq për të. (3329)
1401.
Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: "Sikur të mos ishin Beni Israilët, mishi nuk do të prishej dhe sikur të mos ishte Havaja, asnjë grua nuk do ta tradhtonte burrin e saj."278 (3330)
1402.
Enesi r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: "Allahu do t'i thotë banorit të Zjarrit që do të ketë dënimin më të lehtë: 'Po të kishe gjithçka në Tokë, a do ta jepje si shpërblim për të liruar veten?' Ai do të thotë: 'Po'. Pastaj Allahu do t'i thotë: 'Kur ishe në Palcën e Ademit, Unë të kërkova shumë më pak se kaq: që të mos adhuroje asgjë e askënd tjetër, përveç Meje, por ti këmbëngule që të më bëje shok (në adhurim)Y/ (3334)
1403.
Ibn Mesudi r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: "Për çdo njeri që vritet padrejtësisht, pjesë në barrën e krimit ka edhe biri i parë i Ademit a.s., pasi ai ishte i pari që filloi vrasjen." (3335)
1404.
Zejneb bint Xhahshi r.a. tregon: "Një ditë Pejgamberi a.s. hyri tek unë i frikësuar dhe tha: "Laa ilahe il-lAllah - Nuk ka zot tjetër (që meriton të adhurohet), përveç Allahut! Mjerë arabët nga e keqja e madhe që po u afrohet! Sot është hapur një e çarë në digën e Jexhuxh-Maxhuxhëve tamam si kjo." Pejgamberi a.s. bëri një rreth me gishtin tregues dhe me gishtin e madh. Unë e pyeta: "O i Dërguari i Allahut, a do të shkatërrohemi, ndonëse do të ketë njerëz të drejtë e të përkushtuar mes nesh?" Pejgamberi a.s. tha: "Po, nëse shtohet e keqja.2^" (3351)
1405.
Ebu Said Hudriu r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka rrëfyer: "Allahu i Madhëruar do të thotë (Ditën e Kiametit): 'O Adem'. Ademi do të përgjigjet: 'Lebbejke ve Saadejke (Ja ku jam, të përgjigjem! E gjithë mirësia është në Dorën Tënde!)' Allahu do t'i thotë: 'Nxirri mënjanë njerëzit që do të hyjnë në Zjarr/ Ademi do t'i thotë: 'O Allah, sa do të jenë njerëzit e Zjarrit?' Allahu do t'i thotë: 'Në çdo një mijë vetë nxirr 999 (për t'i futur në Zjarr)/ Atëkohe fëmijët do të thinjen, çdo grua shtatzënë do të hedhë barrën dhe do t'i shohësh njerëzit si të pirë, ndërsa nuk do të jenë të pirë, por, në të vërtetë, Ndëshkimi i Allahut do të jetë i rreptë." Shokët e pyetën: "O i Dërguari i Allahut, kush do të jetë ai 'një' prej nesh (që do të shpëtojë nga Zjarri)?" Ai a.s. tha: "Gëzohuni për sihariqin, pasi një do të jetë prej jush dhe një mijë do të jenë nga Jexhuxh- Maxhuxhët." Pastaj Pejgamberi a.s. tha: "(Betohem) për Atë, në Duart e të Cilit është jeta ime! Shpresoj shumë që ju të jeni çereku i banorëve të Xhenetit!" Ai a.s. shtoi: "Shpresoj shumë që ju të jeni një e treta e banorëve të Xhenetit!" Ne thirrëm 'Allahu Ekber (Allahu është më i Madhi)'! Ai a.s. vazhdoi: "Shpresoj shumë që ju të jeni gjysma e banorëve të Xhenetit." Ne thirrëm: "Allahu Ekber"\ Pastaj Pejgamberi a.s. tha: "Ju (muslimanët) jeni si një qime e zezë në lëkurën e një kau të bardhë ose si një qime e bardhë në lëkurën e një kau të zi." (3353)
1406.
Ibn Abbasi r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka rrëfyer: "Ju të gjithë do të grumbulloheni (Ditën e Gjykimit) këmbëzbathur, të zhveshur dhe të pabërë synet." Pastaj ai a.s. këndoi ajetin: "Ashtu siç e filluam krijimin e parë, Ne do ta përsërisim atë: një premtim që ia kemi detyruar Vetes. Padyshim që Ne do ta bëjmë atë (rikrijimin)// (Kuran, 21: 104) Dhe shtoi: "I pari që do të vishet Ditën e Ringjalljes do të jetë Ibrahimi. Disa nga shokët e mi do të merren nga e majta (për në Zjarr) dhe unë do të thërras: 'Shokët e mi, shokët e mi'! Por do të më thonë: 'Ata u bënë femohues duke braktisur Islamin pasi t'i u ndave prej tyre. Pastaj do të them ashtu siç tha robi i përkushtuar i Allahut (Isai a.s.): 'Unë kam qenë dëshmitar, për sa kohë që kam jetuar midis tyre dhe, qëkurse më more mua, vetëm Ti ishe mbikëqyrës i tyre. Ti je Dëshmitar për çdo gjë. Nëse Ti i dënon ata - robërit e Tu janë, e nëse i fal ata, me të vërtetë, vetëm Ti je i Plotfuqishmi dhe i Urti’.” (Kuran, 5:117,118) (3354)
1407.
Ebu Hurejra r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: "Ditën e Ringjalljes Ibrahimi do të takojë babain e tij, Azerin, fytyra e të cilit do të jetë e nxirë dhe e mbuluar me pluhur. Pejgamberi Ibrahim do t'i thotë atij: 'A nuk të thashë që të mos më kundërshtoje (e të më dëgjoje mua)?' Babai do t'i përgjigjet: 'Sot nuk do të të kundërshtoj (e do të të bindem)/ Ibrahimi do të thotë: 'O Zot! Më ke premtuar se nuk do të më turpërosh (e nuk do të më hidhërosh) në Ditën e Ringjalljes, por çfarë do të jetë turpi më i madh për mua sesa të mallkosh e të ma poshtërosh babanë?!' Atëherë Allahu i Lartësuar do t'i thotë: 'Unë e kam bërë haram (të ndaluar) Xhenetin për feohuesit/ Pastaj Ibrahimit do t'i thuhet: 'O Ibrahim! Çfarë ke nën këmbë?' Ai do të ulë kokën dhe do të shohë një si hienë të përgjakur, e cila do të tërhiqet për këmbësh e do të hidhet në Zjarr." (3355)
1408.
Ebu Hurejra r.a. tregon: "Një herë, disa njerëz pyetën: "O i Dërguari i Allahut, kush është njeriu më i fisëm (para Allahut)?" Ai a.s. u përgjigj: "Është ai që ruhet më shumë (nga dënimi i Allahut)" Ata i thanë: "Nuk të pyetëm për këtë." Atëherë Pejgamberi a.s. u tha: "Atëherë është Jusufi, i cili është Pejgamber i Allahut, bir i Pejgamberit të Allahut (Jakub a.s.), nip i Pejgamberit të Allahut (Is'hak a.s.) dhe stërnip i Halilit (mikut të afërt) të Allahut." Përsëri i thanë: "Nuk të pyetëm as për këtë". Ai u tha: " Atëherë po pyesni për breznitë e arabëve? Ata që kanë qenë më të mirët ndër ta në kohën e errësirës paraislame do të jenë më të mirët edhe në Islam, nëse (e) kuptojnë (thellë fenë)." (3358)
1409.
Semura r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka rrëfyer: "Më erdhën natën (në ëndërr) dy vetë (dhe më morën me vete). Kaluam pranë një burri shumë të gjatë, aq sa nuk ia shihja dot kokën nga lartësia. Ai qe Ibrahimi a.s.." (3359)
1410.
Ibn Abbasi r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: "Në qoftë se doni të shihni Ibrahimin, atëherë shihni shokun tuaj (d.m.th. Pejgamberin Muhamed a.s.), ndërsa Musai ka qenë me flokë kaçurrela e zeshkan që ngiste një deve të kuqe dhe frerët ia kishte bërë me fije palme hurme. Sikur e pashë tani të zbresë poshtë në një luginë!" (3360)
1411.
Ebu Hurejra r.a. tregon: "I Dërguari i Allahut a.s. ka rrëfyer se Ibrahimi a.s. u bë synet me sqepar, kur ishte tetëdhjetë vjeç." (3361)
1412.
Hadithi me këtë numër është fshier për shkak të përsëritjes.
1413.
Ebu Hurejra r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka rrëfyer: "Ibrahimi a.s. nuk ka gënjyer asnjëherë, përveçse në tri raste. Dy herë për hir të Allahut kur tha: 'Jam sëmurë' dhe 'Nuk e kam bërë unë këtë, por e ka bërë ky idhulli i madh'. Hera e tretë ishte kur Ibrahimi dhe Sara (bashkëshortja e tij) po udhëtonin dhe kaluan nëpër pronat e një sundimtari tiran. Dikush i tha këtij tirani: 'Ky njeri (Ibrahimi) ka me vete një grua që të mahnit'. Kështu ai çoi dikë tek Ibrahimi dhe e pyeti për Sarën: 'Kush është kjo grua?’ Ibrahimi i tha: 'Ajo është motra ime’ Ibrahimi iu afrua Sarës dhe i tha: 'O Sara! Nuk ka asnjë besimtar në faqe të dheut veç meje dhe teje. Ky njeri më pyeti mua për ty dhe i thashë që je motra ime, kështu që mos e moho fjalën time’.” Pastaj hadithi vazhdon si në hadithin nr. 2217. (3363)
1414.
Umm Sharik r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka urdhëruar që gcko duhet të vritet. Ajo i ka fryrë zjarrit të Ibrahimit a.s.. (3364)
1415.
Ibn Abbasi r.a. tregon (se Pejgamberi a.s. ka thënë): "Gruaja e parë që ka përdorur korse ka qenë nëna e Ismailit. Ajo e përdori korsenë më qëllim që të fshihte shenjat e saj (të shtatzanisë) nga Sara. (Pas lindjes) Ibrahimi e çoi Haxhirenë cihe birin e saj, Ismailin, të cilit ajo i jepte gji, afër Qabesë, nën një pemë në vendin e (pusit të) Zemzemit, në pjesën e lartë të xhamisë. Gjatë atyre ditëve në Mekë nuk kishte asnjë njeri e nuk kishte as ujë. Kështu, ai i vendosi ata ulur atje dhe la pranë tyre një çantë lëkure me pak hurma brenda dhe një çantë lëkure me pak ujë, ndërsa (vetë) u nis drejt shtëpisë (nga kishte ardhur). Nëna e Ismailit e ndoqi pas duke i thënë: 'O Ibrahim! Ku po shkon duke na lënë në këtë luginë, ku nuk ka asnjë njeri (që të na ndihmojë) e asgjë tjetër?' Ajo ia përsëriti atij shumë herë këtë pyetje, por ai nuk u kthye ta shohë. Pastaj ajo e pyeti atë: 'A të ka urdhëruar Allahu të veprosh kështu?' Ai tha: 'Po/ Ajo tha: 'Atëherë Ai nuk do të na braktisëV dhe u kthye, ndërsa Ibrahimi vazhdoi rrugën drejt. Kur arriti në qafën e malit, ku ata nuk mund ta shihnin, ai u drejtua nga Qabeja, ngriti duart dhe iu lut Allahut duke thënë: 'O Zoti ynë, unë kam vendosur disa nga pasardhësit e mi, në një luginë që nuk mbillet, afër Shtëpisë Sate të Shenjtë, që të falin namazin. Prandaj, bëj që zemrat e njerëzve të ndiejnë dashamirësi për ta dhe jepu fruta, me qëllim që të të falënderojnë!' (Kuran, 14: 37) Nëna e Ismailit vazhdoi t'i jepte gji Ismailit dhe të pinte nga uji (që kishte). Kur uji i çantës u mbarua krejt, atë e mori etja, po kështu edhe fëmijën. Ajo filloi ta shohë Ismailin duke u përpëlitur në agoni dhe e la atë, pasi nuk mund të duronte duke e parë ashtu. Pastaj pa se kodra Safa ishte kodra më e afërt në atë vend, kështu që hipi mbi të dhe filloi të vështronte me imtësi se mbase mund të shihte dikë, por nuk mundi të shohë askënd. Pastaj zbriti nga Safaja dhe, kur arriti në luginë, ngriti rrobën e saj dhe filloi të vrapojë nëpër të, si një njeri në hall e pikëllim. E përshkoi luginën dhe arriti (kodrën) Merva, ku qëndroi dhe filloi të vështronte në pritje për të parë ndokënd, por nuk mundi të shohë njeri. Këtë (vrapim mes Safas dhe Mervas) ajo e bëri shtatë herë." Pejgamberi a.s. tha: "Ky është burimi i kryerjes së Sa'jit (ritit të ecjes) së njerëzve ndërmjet tyre (Safas dhe Mervas). Kur arriti në Merva (për herë të fundit), ajo dëgjoi një zhurmë dhe tha me vete që të rrinte dhe të dëgjonte me vëmendje. Ajo e dëgjoi zërin përsëri dhe thirri: 'Ej, të dëgjova! A ke ndonjë gjë për të më ndihmuar?' Kur ç'të shohë! Një melek qëndronte në vendin e Zemzemit duke gërmuar dheun me thembrën (ose krahun) e tij, derisa nga ai vend rrodhi ujë! Ajo filloi të bënte diçka si pellg rreth tij me duart e saj, pastaj filloi të mbushte me duar çantën prej lëkure dhe pas këtij veprimi uji vërshoi." Pejgamberi a.s. shtoi: "Allahu e mëshiroftë nënën e Ismailit! Po ta kishte lënë Zemzemin (të rridhte pa e penguar atë, ose të mos kishte marrë nga ai ujë për të mbushur çantën e saj), Zemzemi do të kishte qenë ujë i rrjedhshëm në shpinë të tokës." Pejgamberi a.s. më tej shtoi: "Pastaj ajo piu e i dha edhe fëmijës së saj. Meleku i tha asaj: 'Mos ki frikë se do të braktisesh, pasi kjo është Shtëpia e Allahut, e cila do të ndërtohet nga ky djalë dhe babai i tij dhe Allahu kurrë nuk i braktis njerëzit e Tijr Shtëpia (Qabeja) në atë kohë ishte në një vend të ngritur që i ngjasonte një kodrine dhe, kur vinin përrenjtë, ata rridhnin në të djathtë dhe në të majtë të saj. Ajo jetoi kështu, derisa disa njerëz nga fisi i Xhurhumit ose familja e Xhurhumit kaluan pranë saj dhe fëmijës nga rruga e Kadasë. Ata u ndalën në pjesën e poshtme të Mekës kur panë një (lloj) zogu që e dinin se ai sillet përherë rrotull vendit me ujë dhe nuk i ndahej atij. Ata thanë: 'Ky zog duhet të fluturojë rreth ndonjë vendi me ujë, edhe pse ne e dimë se historikisht nuk ka fare ujë në këtë luginë/ Ata çuan një a dy lajmëtarë të cilët e gjetën burimin e ujit dhe u kthyen t'i njoftojnë ata për ujin. Pastaj të gjithë shkuan (drejt ujit)." Pejgamberi a.s. shtoi: "Nëna e Ismailit ishte ulur pranë ujit. Ata e pyetën atë: 'A na lejon të rrimë këtu?' Ajo u përgjigj: 'Po, por ju nuk keni asnjë të drejtë mbi ujin/ Ata u pajtuan me këtë." Pejgamberi a.s. më tej tha: "Nëna e Ismailit ishte e kënaqur me këtë gjendje, pasi ajo po shijonte shoqërinë e njerëzve. Në këtë mënyrë ata u vendosën atje dhe më vonë çuan njerëz për të marrë familjet e tyre që erdhën dhe u vendosën aty. Disa familje u bënë banorë të përhershëm. Fëmija (Ismaili) u rrit dhe mësoi arabishten prej tyre (dhe sjelljet e tij) i bënë ata që ta duan dhe ta pëlqejnë, ndërsa ai rritej. Kur arriti moshën e pjekurisë, ata e martuan me një nga vajzat e tyre. Pasi vdiq nëna e Ismailit, Ibrahimi erdhi pas martesës së të birit që të shihte familjen e tij, të cilën e kishte lënë aty. Por ai nuk e gjeti Ismailin në shtëpi. Kur e pyeti të shoqen e tij për të, ajo u përgjigj: 'Ai ka shkuar për të fituar diçka për jetesën tonë/ Pastaj ai e pyeti gruan për mënyrën e jetesës dhe gjendjen e tyre dhe ajo iu përgjigj duke iu ankuar: 'Ne po jetojmë në mjerim, po jetojmë në vështirësi e varfëri7. Ai i tha: 'Kur të vijë burri yt, jepi atij përshëndetjet e mia dhe thuaji që ta ndërrojë pragun e derës (së shtëpisë së vet)/ Kur erdhi Ismaili, ndjeu diçka jo të zakonshme, kështu që pyeti të shoqen e vet: 'A të ka ardhur ndokush për vizitë?' Ajo u përgjigj: 'Po, një burrë i moshuar kështu e ashtu, i tillë me këto cilësi. Më pyeti për ty dhe unë i tregova; më pyeti edhe për jetesën tonë dhe i tregova se po jetojmë në vështirësi e varfëri/ Atëherë Ismaili i tha: 'A të këshilloi gjë?7 Ajo u përgjigj: 'Po, më tha të të jap ty përshëndetjet e tij dhe të të tregoj që ta ndryshosh pragun e derës/ Ismaili tha: 'Ai ka qenë babai im dhe më ka urdhëruar që të të ndaj ty. Prandaj kthehu te familja jote!7 Kështu, Ismaili e ndau atë dhe u martua me një grua tjetër prej tyre (fisit Xhurhum). Pastaj Ibrahimi qëndroi larg tyre për një kohë, aq sa dëshiroi Allahu dhe i vizitoi ata përsëri, por nuk e gjeti aty Ismailin. Atëherë ai shkoi tek e shoqja e Ismailit dhe e pyeti atë për Ismailin. Ajo i tha: 'Ka shkuar të fitojë diçka për jetesën tonë/ Ibrahimi e pyeti: 'Si po ia kaloni',- duke pasur për qëllim të ardhurat dhe jetesën. Ajo iu përgjigj: 'Ne jemi në mirëqënie e të pasur/'Pastaj ajo falënderoi Allahun. Ibrahimi tha: 'Ç’lloj ushqimi hani?7 Ajo tha: 'Mish'. Ai i tha: 'Çfarë pini?' Ajo tha: 'Ujë7. Ai tha: 'O Allah! Bekoje mishin dhe ujin e tyre!,,/ Pejgamberi a.s. shtoi: "Në atë kohë ata nuk kishin grurë (drithë) dhe, po të kishin pasur grurë, ai do ta kishte lutur Allahun ta bekonte edhe atë." Pejgamberi a.s. shtoi: "Nëse dikush ha vetëm nga këto dy gjëra si ushqim për jetesë, shëndeti dhe mbarështrimi i tij do të ndikohen keq, në qoftë se nuk banon në Mekë." Pejgamberi a.s. shtoi: "Pastaj Ibrahimi i tha të shoqes së Ismailit: 'Kur të vijë burri yt, jepi përshëndetjet e mia dhe thuaji se ai duhet ta mbajë fort pragun e derës/ Kur u kthye, Ismaili e pyeti të shoqen: 'A'të ka ardhur kush për vizitë?' Ajo iu përgjigj: 'Po, erdhi një burrë i pashëm i moshuar/ Ajo e lavdëroi atë dhe shtoi: 'Ai pyeti për ty dhe unë i tregova (se ku ishe). Pyeti edhe për jetesën tonë dhe unë i thashë se ne jemi në gjendje të mirë/ Ismaili e pyeti atë: 'A të dha ndonjë këshillë?' Ajo tha: 'Po, më tha të të jap ty përshëndetjet e tija dhe urdhëroi që ti ta mbash fort pragun e derës tënde/ Atëherë Ismaili tha: 'Ai ka qenë babai im dhe ti je pragu i derës. Ai më ka urdhëruar mua të të mbaj ty/ Pastaj Ibrahimi qëndroi larg tyre për aq kohë sa dëshiroi Allahu dhe pas kësaj i vizitoi ata. Ai e pa Ismailin nën një pemë pranë Zemzemit, duke mprehur shigjetat e tij. Kur Ismaili e pa Ibrahimin, u ngrit ta mirëpresë atë. Ibrahimi i tha: 'O Ismail! Allahu më ka dhënë një urdhër/ Ismaili tha: 'Bëj atë që të ka urdhëruar Zoti yt të bësh/ Ibrahimi pyeti: 'A do të më ndihmosh ti?' Ismaili tha: 'Unë do të të ndihmoj/ Ibrahimi tha: 'Allahu më ka urdhëruar të ndërtoj një shtëpi këtu',- dhe bëri me shenjë drejt një kodrine më të lartë sesa vendi përreth saj." Pejgamberi a.s. shtoi: "Pastaj ata ngritën themelet e Shtëpisë (Qabesë). Ismaili sillte gurët, ndërsa Ibrahimi e ndërtonte. Kur muret u ngritën të lartë, Ismaili solli këtë gur dhe ia vuri Ibrahimit të qëndronte mbi të e të vazhdonte ndërtimin. Ismaili i jepte gurët në dorë dhe që të dy vazhdonin të thoshin: 'Zoti ynë! Pranoje këtë (shërbim) prej nesh. Vërtet, Ti je Gjithëdëgjuesi, i GjithëdituriY' (Kuran, 2: 122) (3369)
1416.
Ebu Dherri r.a. tregon: "E kam pyetur të Dërguarin e Allahut a.s. se cila ka qenë xhamia e parë e ndërtuar në tokë. Pejgamberi a.s. i ka thënë: "Xhamia e Shenjtë (në Mekë)." E pyeta: "Po pas saj?" Ai a.s. më tha: "Xhamia Aksa (në Kuds, Jerusalem)." E pyeta përsëri: "Sa kohë kanë pasur ndërmjet tyre?" Ai a.s. më tha: "Dyzet vjet",- pastaj shtoi: "Kudo që të të kapë koha e namazit përkatës, fale atë, sepse këtu qëndron mirësia". (3371)
1417.
Ebu Humejd Saidi r.a. tregon se njerëzit pyetën: "O i Dërguari i Allahut, si t'i lutemi Allahut që të dërgojë ty salavateT' I Dërguari i Allahut a.s. u përgjigj: "Thoni: 'Allahum-me sal-li ala Muhamedin ve ala ali Muhamedin kema sal- lejte ala Ibrahime ve ala ali Ibrahime, inneke Hamidun Mexhid' dhe 'Allahum-me barik ala Muhamedin ve ala ali Muhamedin kema barekte ala Ibrahime ve ala ali Ibrahime, inneke Hamidun Mexhui' - O Allah! Dërgoji salavate (mirësi, nderim dhe mëshirë) Muhamedit dhe familjes së tij ashtu siç i dërgove salavate Ibrahimit dhe familjes së tij! Vërtet, Ti je i Denji për të gjitha lavdërimet, më Madhështori në Lavdi! O Allah! Dërgoji Bekimet e Tua Muhamedit dhe familjes së tij, ashtu siç i dërgove bekime Ibrahimit dhe familjes së tij! Vërtet, Ti je i Denji për të gjitha lavdërimet, më Madhështori në Lavdi!" (3374)
1418.
Ibn Abbasi r.a. tregon se Pejgamberi a.s. gjithnjë i lutej Allahut ta mbrojë Hasanin dhe Husejnin dhe thoshte: "Stërgjyshi juaj Ibrahimi gjithnjë i lutej Allahut t'ia mbronte Ismailin dhe Is'hakun me këtë lutje: 'Eudlm bikelimatil- lahi tam-mati min kul-li shejtanin ve ham- metin ve min kul-li ajnin lam-meh - I mbështetem Allahut me gjithë fjalët e Tij të përkryera të na ruajë nga çdo shejtan, nga çdo dëmtues helmues si dhe nga çdo sy i ligV' (3376)
1419.
Ebu Hurejra r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: "Ne kemi më të drejtë për të dyshuar sesa Ibrahimi, kur ai tha: 'Zoti im! Më trego se si Ti i ngjall të vdekurit'. Allahu iu përgjigj: 'A nuk beson?' Ibrahimi i tha: 'Padyshim (që besoj), por dua që të më qetësohet zemra (e të kem besim të fortë)'. Allahu e mëshiroftë Lutin! Vërtet, ai gjithnjë u mbajt pas një mbështetje të fortë. Po të kisha qëndruar në burg aq kohë sa ndenji Jusufi, do ta kisha pranuar zgjedhjen (që më paraqitën për të më liruar pa këmbëngulur për të më shpallur të pafajshëm)."2^ (3377)
1420.
Selema Ibn Akva r.a. tregon se Pejgamberi a.s. kaloi pranë disa njerëzve nga fisi Eslem të cilët po gjuanin (duke bërë gara) me shigjeta. I Dërguari i Allahut a.s. u tha: "O pasardhës të Ismailit! Gjuani me shigjeta se vërtet edhe babai juaj ka qenë harkëtar i madh. Unë jam me bijtë e filan fisi." Kur dëgjuan këtë fjalë, njëra palë e ndaloi hedhjen e shigjetave. I Dërguari i Allahut a.s. i pyeti: "Ç'keni që nuk po gjuani?" Ata iu përgjigjën: "O i Dërguari i Allahut! Si të gjuajmë kur ti je më palën kundërshtare?" Ai a.s. u tha: "Vazhdoni të gjuani se unë jam me të gjithë ju." (3378)
1421.
Ibn Umeri r.a. tregon: "Kur i Dërguari i Allahut ndaloi në Hixhr (lugina shkëmbore ku ka qenë populli Themud) gjatë fushatës së Tebukut, ai i urdhëroi shokët e tij që të mos pinin ujë nga pusi i saj dhe të mos merrnin me vete. Ata i thanë: "Ne tashmë kemi gatuar brumë me ujin e tij dhe kemi mbushur calikët për vete." Kur dëgjoi këtë, Pejgamberi a.s. i urdhëroi që ta hidhnin atë brum dhe ta derdhin ujin e mbushur." (3380)
1422.
Ibn Umeri r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: "Fisniku është i biri i Fisnikut, i biri i Fisnikut, i biri i Fisnikut: Jusufi, i biri i Jakubit, i biri i Is'hakut, i biri i Ibrahimit, paqja qoftë mbi ta." (Shih hadithin nr. 1408) (3382)
1423.
Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: "Hidri është quajtur kështu sepse, kur u ul në një vend të shkretë të bardhë, pas uljes së tij vendi u bë i gjelbëruar." (Në gjuhën arabe "Hidr" do të thotë i gjelbër.) (3402)
1424.
Xhabiri r.a. tregon: "Kur ishim me të Dërguarin e Allahut a.s., duke mbledhur kebath (fruta të pemës arak), ai na tha: "Mblidhni frutat më të zeza, sepse ato janë më të mirat." Shokët e tij e pyetën: "A ke kullotur dhentë?" Ai a.s. u tha: "A ka Pejgamber që të mos ketë kullotur delet?" (3406)
1425.
Ebu Musa r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: "Shumë burra kanë arritur shkallën e përsosurisë, por asnjë nga gratë nuk e ka arritur këtë shkallë, përveç Asijes, gruas së Faraonit dhe Merjemes, bijës së Imranit. Dhe nuk ka dyshim se epërsia e Aishes ndaj grave të tjera është si epërsia e theridit (përshesh me mish e me bukë, më e mira tek arabët) ndaj gatimeve të tjera." (3411)
1426.
Ibn Abbasi r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: "Asnjë rob i Allahut nuk duhet të thotë se unë jam më i mirë se Junusi, i biri i Metta-s." Kështu ai (a.s.) përmendi edhe emrin e babait të Junusit a.s.. (3413)
1427.
Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: "Daudit a.s. i qe bërë shumë e lehtë këndimi i Zeburit. Kështu, ai urdhëronte që t'i bënin gati kafshët e udhëtimit dhe e mbaronte vetë këndimin e Zeburit para se atyre t'u vinin shalën. Ai ushqehej vetëm nga puna e duarve të veta." (3417)
1428.
Ebu Hurejra r.a. tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut a.s. të thotë: "Rasti im me njerëzit shëmbëllen me rastin e atij që ndez një zjarr dhe atëherë fluturat dhe insekte të tjera fillojnë të bien në të." Ai a.s. rrëfen këtë ndodhi: "Qenë dy gra dhe që të dyja kishin nga një fëmijë. Erdhi një ujk dhe mori fëmijën e njërës prej tyre. Njëra i tha shoqes së saj: 'Ujku ka marrë djalin tënd',- ndërsa tjetra iu përgjigj: 'J°/ përkundrazi ka marrë djalin tënd'. Kështu, ato të dyja shkuan te Daudi a.s. për të vendosur mes tyre dhe ai gjykoi që fëmija i mbetur t'i jepej gruas më të madhe. Pastaj të dyja shkuan te Sulejmani, i biri i Dautit a.s. dhe ia paraqitën atij ndodhinë. Ai tha: 'Më sillni një thikë që t'ua ndaj fëmijën të dyjave përgjysmë'. Më e reja tha: 'Mos bëj kështu, të mëshiroftë Allahu. Ai është fëmija i saj (i gruas tjetër)! Kështu Sulejmani gjykoi që fëmija i mbetur t'i jepej gruas së re." (3426, 3427)
1429.
Aliu r.a. tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut a.s. të thotë: "Merjemja, e bija e Imranit ka qenë më e mira e grave (të kohës së saj), kurse Hadixhja është më e mira e grave (të këtij populli)" (3434)
1430.
Ebu Hurejra r.a. tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut a.s. të thotë: "Gratë kurejshite janë më të mirat e atyre që ngasin devetë (të arabëve). Ato janë më të mëshirshmet dhe më të kujdesshmet ndaj fëmijëve, si edhe ruajtëset më të mira të pasurive të bashkëshortëve të tyre." (3434)
1431.
Ubada r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: "Nëse dikush dëshmon se nuk ka zot tjetër (që meriton të adhurohet), përveç Allahut Një e të Vetëm; se Muhamedi a.s. është rob dhe i Dërguari i Tij; se Isai a.s. është rob i Zotit, i Dërguari i Tij, Fjala e Tij e hedhur te Merjemja dhe shpirt i krijuar prej Tij; se Xheneti është i vërtetë dhe se Xhehenemi është i vërtetë - Allahu do ta pranojë atë në Xhenet me ato veprat që ka bërë." (3435)
1432.
Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi ka thënë: "Askush nuk ka folur që në djep përveç tre vetëve: 1. Isai a.s.. 2. ka qenë një njeri nga Beni Israilët, i quajtur Xhurejxh. Një herë, teksa po falej, i erdhi e ëma dhe e thirri. Tha (me vete): 'T'i përgjigjem asaj apo të vazhdoj faljen?' (Nuk iu përgjigj së ëmës dhe vazhdoi faljen). Nëna e tij tha: 'O Allah! Mos e lër të vdesë derisa të shohë fytyrat e lavireve/ Kështu, kur ishte në qelinë e vet, aty shkoi një grua dhe u mundua ta joshte e ta kandiste, por ai nuk pranoi. Atëherë ajo shkoi te një bari dhe fjeti me të. Më vonë ajo lindi një fëmijë dhe nxori fjalë se ai ishte fëmija i Xhurejxhit. Njerëzit atëherë shkuan tek ai, ia shkatërruan qelinë e adhurimit, e përzunë prej saj dhe e poshtëruan shumë. Xhurejxhi mori avdes dhe u fal, pastaj iu afrua fëmijës dhe i tha: 'O foshnjë! Kush është babai yt?7 Fëmija u përgjigj: 'Bariu/ (Pasi e dëgjuan këtë), njerëzit i thanë: 'Do të ta bëjmë qelinë prej ariV por ai u tha: 'J°/ me asgje tjetër, përveç baltës'. 3. Një grua nga Beni Israilët, ishte duke i dhënë gji fëmijës, kur aty pranë kaloi një kalorës, një djalosh i pashëm. Ajo u lut: 'O Allah! Ma bëj fëmijën si ky!\ Atëherë fëmija e la gjirin e nënës dhe tha: 'O Zot! Mos më bëj si ai!', pastaj vazhdoi të thithte gjirin.,/ (Ebu Hurejra shtoi: "Sikur e shoh edhe tani Pejgamberin a.s. duke thithur gishtin e tij, si për ta treguar me të vërtetë). "Pas pak, aty pranë kaluan disa njerëz me një vashë robinë, ndërsa gruaja i pa dhe u lut: 'O Zot! Mos ma bëj fëmijën si kjo!' Ndërkaq fëmija e la gjirin e së ëmës dhe tha: 'O Allah! Më bëj edhe mua si ajo!’ Kur e ëma e pyeti pse kështu, fëmija iu përgjigj: 'Kalorësi është njeri gjakatar e shtypës, ndërsa kjo skllave fajësohet pa të drejtë se ka vjedhur dhe se ka bërë imoralitet." (3436)
1433.
Ibn Umeri r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: "Pashë Musanë, Isanë dhe Ibrahimn (natën e ngritjes në qiell). Isai ishte i kuqërremtë, me flokë kaçurrela dhe me gjoks të gjerë. Musai ishte zeshkan, me flokë të drejtë, i gjatë, sikur të ishte nga burrat e fisit Zutt." (3438)
1434.
Ibn Umeri r.a. tregon se Pejgamberi a.s. përmendi para njerëzve Mcsihun Dcxhal (Mesihun e Rremë) duke thënë: "Allahu nuk është me një sy, ndërsa Mcsihu Dcxhal është i verbuar në syrin e djathtë dhe syri i duket si kokërr rrushi e shtrydhur. Mbrëmë, ndërsa po flija afër Qabesë, pashë në ëndërr një burrë zeshkan, më të mirin që mund të shohësh nga zeshkanët, ndërsa flokët i kishte të gjata sa i binin ndërmjet shpatullave. Flokët i kishte të drejtë e të lëmuar, ndërsa koka i kullonte ujë; duart ua kishte vënë mbi shpatulla dy burrave, ndërsa po bënte tavaf rreth Qabesë. Pyeta: 'Kush është ky?' Më thanë: 'Është Isai, biri i Merjemes'. Pas tij pashë një burrë me flokë të shkurtra kaçurrela, qorr në syrin e djathtë, i cili i ngjasonte shumë nga pamja Ibn Katanit. Duart i kishte vënë në shpatullat e një burri dhe po bënte tavaf rreth Qabesë. Pyeta: 'Kush është ky?' Më thanë: 'Mesihu Dexhal'" (3439, 3440)
1435.
Ibn Umeri r.a. tregon: "Jo, për Allah! Pejgamberi a.s. nuk ka thënë se Isai ishte i kuqërremtë, por tha: "Ndërsa po flija, (në ëndërr) pashë veten duke bërë tavaf rreth Qabesë. Papritur pashë një burrë zeshkan e me flokë të drejtë e të lëmuar që po ecte ndërmjet dy burrave të tjerë, ndërsa koka i kullonte ujë. Pyeta: 'Kush është ky?7 Më thanë: 'Ai është biri i Merjemes/. Pastaj vështrova pas dhe pashë një burrë kuqalosh, të shëndoshë, me flokë kaçurrela, me syrin e djathtë qorr që i dukej si kokërr rrushi e shtrydhur. Pyeta: 'Kush është ky?7 Më thanë: 'Ky është Dexhali'. Njeriu që i ngjasonte më shumë atij ishte Ibn Katani." (3441)
1436.
Ebu Hurejra r.a. tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut a.s. të thotë: "Unë jam më i afërti nga të gjithë njerëzit me birin e Merjemes. Të gjithë Pejgamberët janë vëllezër nga babai dhe nuk ka pasur Pejgamber mes meje dhe atij (Isait, birit të Merjemes)." (3442)
1437.
Ebu Hurejra r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: "Unë jam njeriu më i afërt me Isain, të birin e Merjemes edhe në dynja, edhe në Ahiret. Pejgamberët janë vëllezër nga babai: kanë nëna të ndryshme, por feja e tyre është një (Islami)" (3443)
1438.
Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka dëftuar: "Isai, i biri i Merjemes pa një burrë duke vjedhur dhe i tha atij: 'A vodhe?' Ai i tha: ‘Jo, për Allah, përveç të Cilit nuk ka zot tjetër (që meriton të adhurohet)!' Atëherë Isai tha: 'Unë i besoj Allahut dhe i quaj gënjeshtarë sytë e miT (3444)
1439.
Umeri r.a. tregon se e ka dëgjuar Pejgamberin a.s. të thotë: "Mos e teproni me lavdërime ndaj meje siç e tejkaluan të krishterët me birin e Merjemes, pasi unë jam rob i Allahut (siç qe edhe Isai, biri i Merjemes), kështu që më thirrni: robi i Allahut dhe i Dërguari i Tij." (3445)
1440.
Ebu Hurejra r.a. tregon se i Dërguari i Allahut ka thënë: "Si do të jeni ju kur i biri i Merjemes (Isai) të zbresë mes jush dhe imami juaj do të jetë njëri prej jush?" (3449)
1441.
Hudhejfa r.a. tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut a.s. të thotë: "Kur të dalë Dexhali, ai do të ketë me vete zjarr dhe ujë. Atë që njerëzit do ta shohin si zjarr, ai do të jetë ujë i ftohtë, ndërsa, atë që njerëzit do ta shohin si ujë të ftohtë, ai do të jetë si zjarr që djeg. Kështu pra, në qoftë se ndonjëri prej jush e takon këtë, ai duhet të hidhet në atë që i duket se është zjarr, pasi në të vërtetë ai do të jetë ujë i ëmbël (i pijshëm) dhe i ftohtë." (3450)
1442.
Hudhejfa r.a. se tregon gjithashtu e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut a.s. të dëftojë: "Një herë një burrë në shtratin e vdekjes humbi çdo shpresë për të shpëtuar, prandaj u tha njerëzve të tij: 'Kur të vdes, mblidhni një grumbull të madh me dru dhe ndizeni (për të më djegur mua). Kur zjarri të më djegë mishin, të arrijë kockat e t'i djegë ato, atëherë merrini ato, shtypini e bëjini pluhur. Pastaj prisni ndonjë ditë me erë dhe hidheni atë (pluhurin e kockave) në det/ Kështu bënë, por Allahu i grumbulloi gjithë thërrmijët e tij dhe e pyeti: Tërse e bëre këtë?7 Ai iu përgjigj: 'Nga frika Jote/ Kështu Allahu i fali atë." (3452)
1443.
Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: "Izraelitët gjithnjë janë sunduar dhe udhëhequr nga Pejgamberët. Kurdo që vdiste një Pejgamber, shpejt vendin e tij do ta zinte një tjetër. Pas meje nuk ka më Pejgamberë, por do të ketë halifë (prijës të fesë e të shtetit Islam) që do të jenë të shumtë. Njerëzit e pyetën: "O i Dërguari i Allahut! Çfarë na urdhëron të bëjmë?" Ai u përgjigj: "Bindjuni të parit që do t'i jepet hcsa. Plotësoni detyrimet ndaj tyre, sepse Allahu do t'i pyesë ata (për çdo mangësi) në sundimin e njerëzve që Allahu i ka vënë nën mbrojtjen dhe pushtetin e tyre." (3455)
1444.
Ebu Said r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: "Sigurisht që ju do të ndiqni rrugët e atyre kombeve që kanë qenë përpara jush, pëllëmbë për pëllëmbë dhe hap pas hapi, aq sa, sikur ata të hynin në vrimë të hardhucës, edhe ju do t'i ndiqnit nga pas." I thanë: "O i Dërguari i Allahut, a e ke fjalën për çifutët dhe të krishterët?" Ai a.s. u përgjigj: "E për kë tjetër? (Padyshim që ata do të ndiqni)" (3456)
1445.
Abdullah Ibn Amri tregon r.a. se Pejgamberi ka thënë: "Përcilluni njerëzve mësimet e mia, qoftë edhe një ajet (nga Kurani ose fjalë nga Suneti im)! Tregojini edhe ndodhitë e Beni Israilëve, pasi një gjë e tillë nuk përbën gjynah. Por kushdo që shpif gënjeshtër ndaj meje qëllimisht, atëherë le të zërë i sigurt vendin e vet në Zjarr." (3461)
1446.
Ebu Hurejra r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: "Çifutët dhe të krishterët nuk i ngjyejnë (flokët e thinjur), kështu që ju duhet të bëni të kundërtën e atyre (duke i lyer flokët e thinjur dhe mjekrat). " (3462)
1447.
Xhundub r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka dëftuar: "Në një nga popujt para jush, ka qenë një burrë i plagosur. Për shkak se nuk (e) duroi dot (dhimbjen), ai mori një thikë dhe preu dorën e vet. Kështu gjaku rrodhi, derisa ai vdiq. Allahu i Lartësuar tha: 'Robi im nxitoi t'ia sjellë vetes vdekjen, kështu që Unë ia kam ndaluar atij Xhenetin." (3463)
1448.
Ebu Hurejra r.a. tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut a.s. të dëftojë: " Allahu deshi të provojë tre vetë nga Beni Israilët: një të sëmurë me lebër, një të verbër dhe një qeros. Për këtë qëllim Ai dërgoi tek i lebrosuri një melek, i cili i tha: "Ç'gjë dëshiron më shumë?" Ai iu përgjigj: "Ngjyrë të mirë dhe lëkurë të mirë, sepse njerëzit kanë shumë neveri ndaj meje." Meleku e preku dhe atij iu shërua sëmundja. Pastaj atij iu dha ngjyrë e mirë dhe lëkurë e bukur. Meleku e pyeti (prapë): 'Ç'lloj pasurie dëshiron më shumë?' Ai i tha: 'Deve'. Kështu, atij iu dha një deve e mbarsur, ndërsa meleku i tha: 'Allahu të bekoftë me të!' Pastaj meleku shkoi te qerosi dhe i tha: 'Ç'gjë dëshiron më shumë?' Ai i tha: 'Dua flokë të mirë e të më shërohet kjo sëmundje, sepse njerëzit ndiejnë neveri prej meje/ Meleku e preku dhe atij iu shërua sëmundja e i dolën flokë të mirë. Meleku e pyeti (pastaj): 'Ç'lloj pasurie dëshiron më shumë?/ Ai i tha: 'Lopë'. Meleku i dha atij një lopë të mbarsur dhe i tha: 'Allahu të bekoftë me të/ Meleku shkoi tek i verbri dhe e pyeti: 'Ç'gjë dëshiron më shumë?7 Ai i tha: 'Dua që Allahu të më kthejë dritën e syve që të mund të shikoj njerëzit/ Meleku ia preku sytë dhe Allahu ia ktheu shikimin. Pastaj meleku e pyeti: 'Ç'lloj pasurie të pëlqen më shumë?' Ai iu përgjigj: 'Dhentë/ Meleku i dha një dele të mbarsur. Me kalimin e kohës të tria kafshët lindën dhe u shtuan e u shtuan, aq sa ata të tre kishin përkatësisht një kope me deve që mbushte luginën, një kope me lopë që mbushte fushën e dhe një tufë me dhen që mbushte bjeshkën. Pas kësaj, meleku mori pamjen e një të lebrosuri dhe shkoi tek ish-i lebrosuri, të cilit i tha: 'Jam i varfër, i gjorë dhe kam humbur gjithçka në udhëtim. Prandaj, askush nuk mund të m'i plotësojë nevojat në këto çaste, përveçse Allahu e pastaj ti. Në Emër të Atij që të ka dhënë një ngjyrë kaq të mirë, një lëkurë kaq të bukur dhe kaq shumë pasuri, të kërkoj të më japësh një deve që të arrij atje për ku jam nisur! Ai iu përgjigj: 'Kam shumë detyrime (e nuk mund të të jap gjë ty)! Meleku i tha: 'Më duket se të njoh ty! A nuk ke qenë ti një i lebrosur, prej të cilit njerëzit kishin shumë neveri?! A nuk ishe ti i varfër dhe pastaj Allahu të fali gjithë këtë pasuri?!' Ai iu përgjigj: '(Kjo nuk është e vërtetë), këtë pasuri e kam trashëgim prej të parëve të mi!' Meleku i tha: 'Nëse gënjen, atëherë Allahu të bëftë siç ke qenë më parë!' Pastaj meleku mori formën dhe pamjen e një qerosi dhe shkoi tek ish-qerosi. Atij i tha të njëjtat gjëra që i kishte thënë të lebrosurit dhe ai iu përgjigj njëlloj si i lebrosuri. Pastaj meleku i tha: 'Nëse gënjen, atëherë Allahu të bëftë siç ke qenë më parë!7 Pastaj meleku mori formën dhe pamjen e një të verbri dhe shkoi tek ish-i verbëri, të cilit i tha: 'Jam një i varfër, udhëtar që i ka mbaruar gjithçka në udhëtim. Askush nuk mund të më ndihmojë, përveçse Allahu dhe pastaj ti. Të kërkoj në Emër të Atij që të ka kthyer prapë dritën e syve, të më japësh një dele, me qëllim që me ndihmën e saj të mundem të sos udhëtimin e të arrij në vend!' Ai iu përgjigj: 'Vërtet, unë isha i verbër dhe Allahu ma ktheu shikimin; isha i mjerë dhe Allahu më bëri të pasur! Prandaj merr ç'të duash nga pasuria ime. Betohem për Allahun se nuk do të të ndaloj të marrësh gjithçka që ke nevojë nga pasuria ime, të cilën do ta marrësh për hir të Allahut!' Meleku iu përgjigj: 'Mbaje pasurinë që ke. Ju të tre keni qenë në provë nga Allahu, i Cili është i kënaqur me ty, por është i zemëruar me dy shokët e tuV' (3464)
1449.
Ebu Said r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka dëftuar: "Ka qenë një burrë nga Beni Israilët, i cili kishte vrarë 99 vetë dhe doli të pyesë (nëse atij mund t'i pranohej pendimi apo jo). Ai shkoi tek një murg dhe e pyeti nëse mund t'i pranohej pendimi. Murgu i tha që jo, kështu që e vrau murgun dhe vazhdoi të pyesë, derisa dikush e udhëzoi të shkonte në një fshat të caktuar. Rrugës (për tek ai fshat), atë e kapi vdekja. Ndërsa ishte duke dhënë shpirt, ai e ktheu gjoksin drejt fshatit (ku shpresonte se do t'i pranohej pendimi). Atëherë melekët e mëshirës dhe melekët e ndëshkimit u grindën për të (se kush duhej t'ia merrte shpirtin). Allahu e urdhëroi fshatin e mbërritjes që të afrohej dhe e urdhëroi fshatin e nisjes që të largohej. Pastaj i urdhëroi melekët: 'Matni largësinë midis trupit të tij dhe dy fshatrave'. Atëherë u pa se trupi ishte një pëllëmbë më afër fshatit të mbërritjes, kështu që Allahu e fali atë." (3470)
1450.
Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka dëftuar: "Dikush bleu një copë tokë nga një tjetër. Ai që e bleu tokën gjeti brenda saj një qyp me flori. Blerësi i tokës i tha shitësit të saj: 'Merre floririn tënd nga unë, sepse unë të bleva vetëm tokën dhe nuk të bleva floririn/ Ai që e shiti tokën i tha: 'Unë të kam shitur tokën me gjithë çka brenda'. Kështu ata të dy ia paraqitën çështjen një të treti për gjykim. Ai i pyeti: 'A keni fëmijë?' Njëri tha: 'Kam një djalë',- ndërsa tjetri tha: 'Kam një vajzë'. Ai u tha: 'Martoni djalin me vajzën një pjesë të floririt shpenzojeni për ata të dy. Pjesën që do të mbetet jepeni sadaka (bamirësi)'." (3472)
1451.
Usama Ibn Zejdin r.a. e pyetën se çfarë kishte dëgjuar nga i Dërguari i Allahut a.s. për murtajën. Ai u tregoi se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: "Murtaja ka qenë një ndëshkim i dërguar mbi një grup njerëzish nga Beni Israilët (ose mbi disa popuj para jush). Kësisoj, nëse dëgjoni për përhapjen e saj në ndonjë vend, mos iu afroni atij vendi, ndërsa, po të shfaqet në aty ku jeni, atëherë mos ikni për të shpëtuar prej saj." (3473)
1452.
Aishja r.a., bashkëshortja e Pejgamberit a.s., tregon se e ka pyetur të Dërguarin e Allahut a.s. për murtajën dhe se ai a.s. i ka thënë: "Ajo është një ndëshkim që Allahu ia çon kujt dojë, ndinëse për besimtarët Allahu e ka bërë atë mëshirë. Kushdo që rri në vendin e vet, kur bie murtaja, me durim dhe shpresë (për shpërblimin e Allahut) dhe duke besuar se do t'i ndodhë vetëm ajo që Allahu i ka shkruar atij, atëherë ai do të fitojë shpërblimin e një shehidi (dëshmori).,/ (3474)
1453.
Ibn Mesudi r.a. tregon: "Më duket sikur jam duke parë Pejgamberin a.s. tek tregon për një nga Pejgamberët, populli i të cilit e kishte rrahur atë dhe e kishte bërë t'i kullonte gjak, ndërsa ai e fshinte gjakun nga fytyra, duke thënë: "O Allah! Fale popullin tim, sepse ata nuk dinë" (3477)
1454.
Ibn Umeri r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka rrëfyer: "Dikush po ecte duke tërhequr zvarrë rrobën e tij me krenari, kur Allahu e fundosi atë në tokë. Tashmë ai zhytet thellë e më thellë në tokë, deri në Ditën e Kiametit." (3485)
1455.
Ebu Hurejra r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: "Do të shihni se njerëzit janë brumëra (të ndryshëm). Ata që kanë qenë më të mirët në kohën e padijes (para-islame), janë më të mirët edhe në Islam, në qoftë se (e) kuptojnë (thellë fenë). Do të shihni se njerëzit më të mirë në këtë çështje (çështjen e pushtetit) janë ata që e urrejnë atë më shumë. Dhe do të gjeni se më i keqi i njerëzve është ai me dy fytyra, i cili disave u paraqitet me një fytyrë dhe të tjerëve u paraqitet me një fytyrë tjetër." (3493, 3294)
1456.
Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: "Njerëzit prihen nga kurejshët në këtë çështje (në çështjen e sundimit): muslimanët e tyre prihen nga muslimanët kurejshë, ndërsa femohuesit e tyre prihen nga femo- huesit kurejshë. Njerëzit janë brumëra (të ndryshëm). Ata që kanë qenë më të mirët në kohën e padijes (para-islame), janë më të mirët edhe në Islam, në qoftë se (e) kuptojnë (thellë fenë). Do të gjeni se më i mirin e njerëzve për këtë çështje(etjes për të sunduar) është ai që e urren më shumë një gjë të tillë, derisa atij i jepet besa si sundimtar." (3495, 3496)
1457.
Muhamed Ibn Xhubejr Ibn Mutëim tregon: "Isha te Muavija me një delegacion kurejshësh, kur atë e informuan se Abdullah Ibn Amr Ibn Asi r.a. kishte thënë se do të ketë një mbret nga fisi Kahtan. Atëherë ai u inatos shumë. Pastaj u ngrit dhe falënderoi Allahun, ashtu siç Ai e meriton, dhe tha: "Kështu pra, unë kam dëgjuar se disa burra nga ju flasin gjëra që nuk gjenden në Librin e Allahut të Lartësuar dhe nuk janë thënë nga i Dërguari i Allahut a.s.. Ata burra janë të paditurit midis jush. Prandaj kini kujdes nga iluzionet që do t'i bëjnë njerëzit të humbin rrugën e vërtetë, pasi e kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut a.s. të thotë: Tushteti do të jetë i kurejshëve dhe Allahu do të shkatërrojë këdo që armiqësohet me ta, për sa kohë që ata (kurejshët) do t'u përmbahen ligjeve të fesëV' (3500)
1458.
Ibn Umeri r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: "Autoriteti i sundimit do t'u mbetet kurejshëve edhe sikur të mbeten prej tyre vetëm dy vetë." (3501)
1459.
Xhubejri r.a. tregon: "Unë dhe Uthman Ibn Affani shkuam te Pejgamberi a.s. dhe i thamë: "O i Dërguari i Allahut, u dhe pasuri Beni- Muttalibëve, ndërsa neve nuk na dhe gjë, ndonëse ne (Beni Umejjat) dhe ata kemi të njëjtën largësi (breznie) nga ty." Pejgamberi a.s. tha: "Vetëm Beni- Hashimët dhe Beni-Muttalibët janë njësoj (si pozitë fisnore)." (3502, 3503)
1460.
Ebu Hurejra r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: "Kurejshët, ensarët (e Medines) dhe fiset Xhuhejna, Muzejna, Eslem, Eshxha dhe Gifar janë ndihmuesit dhe mbrojtësit e mi e nuk kanë mbrojtës e ndihmues tjetër, përveç Allahut dhe të Dërguarit të Tij." (Ata nuk i merr kush në mbrojtje, por janë në besë e në mbrojtje të Allahut dhe të Dërguarit të Tij). (3504)
1461.
Ebu Dherri r.a. tregon se e ka dëgjuar Pejgamberin a.s. të thotë: "Kushdo që, me vetëdije, pretendon të jetë biri i dikujt tjetër, në vend të babait të vërtetë, atëherë ai ka mohuar Allahun. Kushdo që pretendon t'i përkasë një fisi, me të cilët nuk ka lidhje gjaku, le të zërë i sigurt vendin e vet në Zjarr." (3508)
1462.
Vethila Ibn Eska r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: "Me të vërtetë, disa nga gënjeshtrat më të mëdha e më të këqija janë: që dikush të pretendojë se është i biri i dikujt tjetër, në vend të babait të vet; që dikush të hiqet se ka parë një ëndërr, të cilën në të vërtetë nuk e ka parë; dhe që dikush t'i veshë të Dërguarit të Allahut a.s. diçka, të cilën, në të vërtetë, ai nuk e ka thënë." (3509)
1463.
Ibn Umeri r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë në minber: "Fisin Gifar e fali Allahu dhe fisin Eslem e shpëtoi Allahu, ndërsa fisi Usajje nuk iu bind Allahut dhe të Dërguarit të Tij." (3513)
1464.
Ebu Bekra r.a. tregon se Akra Ibn Habisi i tha Pejgamberit a.s.: "Në të vërtetë, ty të dhanë besën vetëm grabitësit e haxhinjve nga fiset Eslem, Gifar dhe Muzejna." (Përcjellësi i dytë i hadithit Ibn Ebu Jakub dyshon për fisin Xhuhejna). Pejgamberi a.s. i tha: "A nuk e mendon se fiset Eslam, Gifar dhe Muzejna (ndoshta edhe) Xhuhejna janë më të mirë se fiset Beni Temim, Beni Amir, Esed dhe Gatafan?" Dikush pyeti: "Këta kanë dështuar dhe janë të humbur!" Pejgamberi a.s. tha: "Po, për Atë në Duart e të Cilit është jeta ime! Padyshim që të parët janë më të mirë se të dytët!" (3516)
1465.
Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: "Fiset Eslem, Gifar dhe një pjesë e fisit Muzejna (ose disa nga fisi Xhuhejna ose Muzejna) janë më të mirë tek Allahu (ose Ditën e Kiametit) se fiset Esed, Temim, Havazin dhe Gatafan." (3516)
1466.
Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: "Kiameti nuk do të bëhet, derisa të dalë një burrë nga fisi Kahtan që do t'i vërë përpara njerëzit me shkopin e tij (do t'i sundojë me dhunë dhe me shtypje)." (3517)
1467.
Xhabiri r.a. tregon: "Ishim me Pejgamberin a.s. në një nga fushatat e shenjta luftarake. Me të u bashkuan një shumicë e madhe nga muhaxhirët. Mes tyre ishte edhe një burrë që bënte shumë shakara e lojra (me shigjeta etj.). Duke lozur ai goditi një ensar në ije. ensari u nxeh aq shumë sa të dy thirrën njerëzit e tyre. ensari thirri: "O ensarë (ndihmë)!" Edhe muhaxhiri thirri: "O muhaxhirë (ndihmë)!" Kështu, doli Pejgamberi a.s. dhe tha: "Çfarë kanë njerëzit që bëjnë thirrje si të kohës së padijes para- islame?!" Pastaj ai a.s. pyeti: "Ç'është me ta?" Ata i treguan për goditjen që muhaxhiri i bëri ensarit. Pejgamberi a.s. tha: "Lërini këtë, pasi kjo është një thirrje e keqe!" Abdullah Ibn Selul (hipokrit nga Medina) tha: "Por ata (muhaxhirët) thirrën dhe u grumbulluan kundër nesh, kështu që, kur të kthehemi në Medine, padyshim që më të nderuarit do t'i nxjerrin prej andej më të ultit." Nga kjo Umeri tha: "A nuk e vrasim këtë njeri të lig (Ibn Selulin), o i Dërguari i Allahut?" Ndërsa Pejgamberi a.s. tha: "Jo, që të mos thonë njerëzit pastaj se Muhamedi (a.s.) i vriste shokët e vet." (3518)
1468.
Ebu Hurejra r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: "Babai i Huzaas ka qenë Amr Ibn Luhaj Ibn Kamaa Ibn Hindif." (3520)
1469.
Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka dëftuar: "E pashë Amr Ibn Amir Ibn Luhej të tërheqë zvarrë zorrët e veta në zjarr, pasi ai ka qenë i pari që e filloi zakonin e deveve që lihen të lira në emër të idhujve." (3521)
1470.
Ebu Xhemra tregon se Ibn Abbasi r.a. i ka thënë: "A t'ju tregoj se si hyri në Islam Ebu Dherri r.a.?" I thanë që po. Ai vazhdoi: "Ebu Dherri r.a. ka thënë: "Isha njëri nga burrat e fisit Gifar. Dëgjuam se në Mekë kishte dalë një njeri, i cili thoshte se ishte Pejgamber. Kështu i thashë vëllait tim: "Shko tek ai burrë, fol me të dhe trego." Ai shkoi dhe e takoi, pastaj u kthye. E pyeta vëllanë tim: "Ç'lajme na solle?" Ai më tha: "Për Allah! Pashë një burrë që e urdhëron të mirën dhe e ndalon të keqen." I thashë: "Nuk më ke kënaqur me kaq pak fjalë",- kështu që mora një kacek me ujë, një shkop dhe u nisa për Mekë. Unë nuk e njihja atë (Pejgamberin a.s.) dhe nuk desha të pyes askënd për të. Kështu vazhdova të pi ujë Zemzemi dhe të qëndroj në xhami, kur më kaloi pranë Aliu dhe më pyeti: "Dukesh si i huaj?" I thashë që po dhe ai u nis për në shtëpi. Unë i shkova pas. As ai nuk më pyeti për ndonjë gjë, as unë nuk i tregova gjë. Të nesërmen në mëngjes shkova në xhami për të pyetur për Pejgamberin a.s., por askush nuk më tha asgjë për të. Aty pranë më kaloi përsëri Aliu dhe më pyeti: "Akoma nuk e di burri vendin e vet të bujtjes?" I thashë që jo. Ai më tha që t'i shkoja pas atij. Më pyeti: "Ç'punë ke dhe ç'të ka sjellë në këtë qytet?" I thashë: "Në qoftë se ma mban sekretin do të ta tregoj." Më tha: "Sigurisht që do ta mbaj." I thashë: "Kemi marrë vesh se mu këtu ka dalë një burrë, i cili thotë se është Pejgamber. Dërgova vëllanë tim që të flasë me të dhe u kthye, por nuk më solli lajme bindëse, kështu që desha ta takoj vetë atë." Aliu më tha: "Ia ke arritur qëllimit tënd. Tani po shkoj tek ai. Ec pas meje dhe kudo që të hyj unë, hyr pas meje. Nëse do të shoh ndokënd që mund të të sjellë ty ndonjë shqetësim, atëherë do të ndaloj pas muri, duke bërë sikur po rregulloj këpucët, ndërsa ti ik." Kështu, ai vazhdoi rrugën dhe unë e ndoqa pas, derisa ai hyri në një vend dhe unë hyra pas tij te Pejgamberi a.s.. I thashë atij: "Ma trego Islamin." Kur ma paraqiti atë, unë menjëherë e pranova. Ai më tha: "O Ebu Dherr! Mbaje të fshehtë Islamin tënd dhe shko në vendin tënd. Kur të dëgjosh për fitoren tonë, atëherë kthehu tek ne." I thashë: "Për Atë i Cili të ka dërguar ty me të Vërtetën! Unë do ta shpall hapur Islamin tim mes tyre (mohuesve)!’ Kështu Ebu Dherri shkoi në xhami, ku kishte shumë kurejshë dhe thirri: "O kurejshë! Unë dëshmoj se nuk ka zot tjetër (që meriton të adhurohet), përveç Allahut dhe dëshmoj se Muhamedi është rob i Allahut dhe i Dërguari i Tij." Kur e dëgjuan këtë kurejshët thirrën: "Ngrihuni kundër këtij të muslimanizuari!"Ata u ngritën dhe më rrahën për vdekje. Abbasi më pa dhe u hodh mbi mua për të më mbrojtur, pastaj iu kthye atyre dhe u tha: "O të mjerë! Doni të vrisni një burrë nga fisi Gifar, ndonëse tregtia juaj dhe ndërlidhjet tuaja kalojnë nga tokat e Gifarëve?!" Kështu ata më lanë. Mëngjesin tjetër u ktheva përsëri dhe thirra ashtu ,siç bëra ditën e parë. Kurejshët përsëri thanë: "Ngrihuni kundër këtij të muslimanizuari!",- duke më rrahur si ditën e parë. Përsëri me gjeti Abbasi, i cili u hodh mbi mua për të më mbrojtur, ndërsa Kurejshëve u tha të njëjtat fjalë." "Kështu pra, qe fillimi, si Ebu Dherri e pranoi Islamin" - na rrëfeu Ibn Abbasi". (3522)
1471.
Ibn Abbasi r.a. tregon: "Kur zbriti ajeti: "Këshilloje farefisin tënd të afërm (o Muhamed a.s.)", (Kuran, 26:214) Pejgamberi a.s. filloi të thërriste fiset një nga një: "O Beni Fihr, O Beni Adij", duke përmendur më parë degët e fisit Kurejsh." (3525, 3526)
1472.
Aishja r.a. tregon se njëherë Hasan Ibn Thabiti i kërkoi leje Pejgamberit a.s. që të satirizonte femohuesit. Pejgamberi a.s. i tha: "Si i bëhet që edhe unë kam prejardhje të përbashkët me ta?" Hasani i tha: "Do të të nxjerr prej tyre, siç nxirret një qime nga brumi." (3531)
1473.
Xhubejri r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: "Unë kam pesë emra: unë jam Muhammedi (shumë i lavdëruar) dhe Ahmedi (lavdërues i madh); unë jam Mahi-u (zhdukësi) me anë të të cilit Allahu do të zhdukë femohimin; unë jam Hashir-i (tubuesi), në këmbët e të cilit do të tubohen të gjithë njerëzit (Ditën e gjykimit; unë jam Akib-i (i fundmi, nuk do të ketë më Pejgamber pas meje)." (3532)
1474.
Tregon Ebu Hurejra r.a. se Pejgamberi a.s. ka thënë: "A nuk habiteni se si Allahu më mbron mua nga sharjet dhe mallkimet e kurejshëve?! Ata fyejnë një njeri të sharë (Mudhemmemen) dhe mallkojnë një njeri të sharë (Mudhemmemen), ndërkohë që unë jam Muhammmedun - shumë i lavdëruar (dhe jo Mudhemmemen)."(3533)
1475.
Xhabiri r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: "Rasti im në krahasim me Pejgamberët e tjerë është si shembulli i një njeriu që ka ndërtuar një shtëpi, të cilën e ka plotësuar dhe e ka përsosur, përveç një vendi ku mungon një tullë. Atëherë njerëzit që hyjnë në të, kënaqen nga bukuria e saj, por thonë: 'Sikur ta kishte edhe një tullë ky vend (shtëpia do të ishte e mrekullueshme)/!" (3534)
1476.
Ebu Hurejra r.a. e tregon hadithin e mësipërm të Xhabirit, por duke shtuar: "...përveç një vendi ku mungon një tullë. Kështu pra, unë jam kjo tullë dhe vula përmbyllëse e Pejgamberëve." (3535)
1477.
Aishja r.a. tregon se
Pejgamberi a.s. ka vdekur në moshën 63 vjeç.
1478.
Said Ibn Jezidi r.a., në moshën 94 vjeç, mjaft i fortë dhe me trup të rregullt, tregon: "Unë e di se kam gëzuar dëgjim dhe shikim të mirë vetëm nga lutja e të Dërguarit të Allahut a.s.. Një herë tezja ime më mori dhe më çoi tek ai dhe i tha: 'O i Dërguari i Allahut, djali i motrës sime është i sëmurë. A do t7i lutesh Allahut për të?' Kështu ai a.s. u lut për mua." (3540)
1479.
Ukba Ibn Harithi r.a. tregon: "Një ditë Ebu Bekri r.a. fali namazin e pasdites. Pastaj doli dhe po ecte në këmbë, kur pa Hasanin që po luante me fëmijët. Ai e vuri atë në sup dhe tha: "U bëfshin kurban prindërit e mi për ty! Ti i ngjason krejt Pejgamberit a.s. dhe jo Aliut",- ndërsa Aliu qeshte." (3542)
1480.
Ebu Xhuhejfa r.a. tregon: "E kam parë Pejgamberin a.s. dhe Hasanin, të birin e Aliut, t'i ngjasonte krejt atij." Përcjellësi i dytë i hadithit, Ismaili, i thotë Ebu Xhuhejfas: "Pa ma përshkruaj mua." Ai vazhdoi: "Ai ishte i bardhë dhe mjekrën e kishte të zezë me pak qime të bardha. Ai na premtoi të na jepte 13 deve të reja, por Allahu e mori atë para se të marrim ne devetë." (3544)
1481.
E pyetën Abdullah Ibn Busrin r.a.: "A e pate parë Pejgamberin a.s. kur qe në moshë të madhe?" Ai tha: "Ai a.s. kishte pak qime të bardha në mjekër (nën buzën e poshtme)." (3546)
1482.
Enesi r.a. e përshkruan kështu Pejgamberin a.s.: "Ai a.s. ka qenë me trup mesatar, jo shumë i gjatë dhe jo i shkurtër, me (lëkurë) ngjyrë trëndafili të çelur, jo krejt i bardhë dhe jo aq zeshkan; flokët nuk i kishte krejt kaçurrela dhe jo aq të drejta. Shpallja Hyjnore i zbriti kur qe 40 vjeç. Ai qëndroi në Mekë duke marrë Shpallje Hyjnore për dhjetë vjet dhe në Medine edhe për dhjetë vjet të tjera. Kur vdiq, nuk kishte në kokë dhe në mjekër më shumë se njëzet qime të bardha. (Shih edhe hadithin nr. 1580) (3547)
1483.
Enesi r.a., duke përshkruar Pejgamberin a.s., tregon: "I Dërguari i Allahut a.s. nuk ka qenë shumë i gjatë dhe jo i shkurtër, jo krejt i bardhë dhe jo aq zeshkan. Flokët nuk i kishte as kaçurrela dhe as të drejta. Allahu e dërgoi atë (Pejgamber) kur qe dyzet vjeç. Më pas ai qëndroi në Mekë për dhjetë vjet dhe në Medine për dhjetë vjet të tjera. (Shih hadithin nr. 1580) Kur e mori Allahu nuk i kishte njëzet qime të bardha në kokë dhe në mjekër."
1484.
Berau r.a. tregon: "I Dërguari i Allahut a.s. ka qenë më i pashmi i gjithë njerëzve (në fytyrë) dhe me trupin më të mirë, as shumë i gjatë dhe as i shkurtër.
1485.
Enesin r.a. e pyetën nëse Pejgamberi a.s. i lyente flokët. Ai iu përgjigj: "Jo, sepse ai ka patur vetëm fare pak qime të bardha tek tëmthat në dy anët e kokës." (3550)
1486.
Berau r.a. tregon: "Pejgamberi a.s. ka qenë me gjatësi mesatare, me shpatulla të gjera dhe me flokë të gjata që i mbërrinin deri tek bulat e veshëve. E pashë një herë me një xhybe të kuqe dhe nuk kisha parë kurrë njeri më të pashëm se ai!" (3551)
1487.
Beraun e pyetën: "A ka qenë fytyra e Pejgamberit (e shndritshme) si shpata?" Ai u tha: "Jo, por si hëna." (3552)
1488.
Ebu Xhuhejfa r.a. tregon se e ka parë një herë Pejgamberin a.s. në Bat'ha duke u falur (në namazin e drekës), ndërsa përpara kishin ngulur një heshtë. (hadithi 313) Në këtë tregim ai shton: "Pas namazit njerëzit u ngritën dhe i kapën duart Pejgamberit a.s. pastaj i fërkonin fytyrat e tyre me to. Edhe unë ia mora dorën dhe e vura në fytyrën time. Vura re se ajo ishte më e ftohtë se akulli dhe me erë më të mirë se sa misku." (3553)
1489.
Ebu Hurejra r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: "Unë jam dërguar (si Pejgamber) në brezin më të mirë të të gjithë brezave të pasardhësve të Ademit, qysh nga krijimi i tyre (e deri në fund)". (3557)
1490.
Ibn Abbasi r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. i linte flokët t'i vareshin; kështu bënin edhe ndjekësit e Librave të Parë, ndërsa mosbesimtarët i ndanin ato. I Dërguari i Allahut a.s. pëlqente që të ndiqte ithtarët e Librave të Parë në ato çështje për të cilat nuk i kishte ardhur ndonjë udhëzim. Pastaj i Dërguari i Allahut a.s. i ndau flokët. (3558)
1491.
Abdullah Ibn Amr r.a. tregon se Pejgamberi a.s. nuk ishte që përdorte gjuhë të rëndë, nuk përdorte as fjalë të këqija dhe as fjalë të turpshme, por gjithnjë thoshte: "Më i miri prej jush është ai që ka sjelljen më të mirë dhe karakterin më të lartë." (3559)
1492.
Aishja r.a. tregon se, sa herë që të Dërguarit të Allahut a.s. i jepej mundësia e zgjedhjes ndërmjet dy çështjeve, ai zgjidhte më të lehtën e të dyjave, nëse ajo nuk përbënte gjynah. Por, në qoftë se ajo përbënte gjynah, atëherë ai ishte njeriu që qëndronte më larg asaj. I Dërguari i Allahut a.s. kurrë nuk u hakmor për çështjet e tija vetjake, por vetëm kur cenoheshin Ligjet dhe Detyrimet e Allahut. Atëherë ai hak- merrej për to për Hir të Allahut. (3560)
1493.
Enesi r.a. tregon: "Unë kurrë nuk kam prekur asnjë lloj mëndafshi më të butë sesa dora e Pejgamberit a.s. dhe as nuk kam marrë erë parfumi më të këndshme sesa djersa e Pejgamberit a.s.." (3561)
1494.
Ebu Said Hudriu r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ishte më i turpshëm se një virgjërgjëreshë e mbuluar dhe, në qoftë se nuk i pëlqente diçka, atëherë do të kuptohej (mospëlqimi) në fytyrën e tij." (3562)
1495.
Hadithi me këtë numër është fshier për shkak të përsëritjes.
1496.
Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi a.s. asnjëherë nuk qortoi asnjë ushqim (që i vihej përpara), por e hante atë, në qoftë se i pëlqente, përndryshe e linte (por pa shprehur mospëlqim për të). (3563)
1497.
Aishja r.a. tregon se Pejgamberi a.s. fliste aq qartë saqë, në qoftë se dikush donte t'ia numëronte fjalët, do ta bënte lehtë një gjë të tillë." (3567)
1498.
Urva tregon se Aishja r.a. i ka thënë: "I Dërguari i Allahut a.s. kurrë nuk fliste kaq shpejt dhe kaq turbull siç bëni ju." (3568)
1499.
Abdullah Ibn Ebi Nemiri tregon: "E kam dëgjuar Enesin r.a. të na tregonte për natën e udhëtimit të Pejgamberit a.s. nga Xhamia e Qabesë (në Xhaminë Aksa e më tej nëpër qiej). Ndër të tjera, ai tha: "Tre vetë (melekë) shkuan te Pejgamberi a.s., përpara se atij t'i fillonte Shpallja Hyjnore, ndërsa po flinte brenda në Xhaminë e Shenjtë (Qabeja). I pari (nga melekët) tha: "Cili prej tyre është ai?" I dyti tha: "Ai është më i miri i tyre." I fundit tha: "Merrni më të mirin e tyre." Kjo qe e gjitha që ndodhi atëherë dhe ai nuk i pa më ata, derisa ata i erdhën përsëri një natë tjetër. Ai e ndjeu praninë e tyre me zemër, sepse sytë e Pejgamberit a.s. ishin të mbyllur kur flinte, ndërsa zemra e tij nuk flinte (nuk ishte e pavetëdijshme). Kjo është veçori e Pejgamberëve: sytë e tyre flenë, por zemra e tyre nuk fle. Pastaj Xhibrili a.s. mori detyrën për Pejgamberin a.s. dhe u ngjit bashkë me të në qiej." (3570)
1500.
Enesi r.a. tregon: "Kur Pejgamberi a.s. ishte në Zaura, atij i sollën një enë me ujë. Ai futi dorën në të dhe menjëherë uji filloi të rrjedhë midis gishtave të tij! Kështu, të gjithë njerëzit morën avdes me atë ujë." Enesin e pye- tën: "Sa vetë ishit?" Enesi iu përgjigj: "Treqind ose afër treqindëshit." (3572)
1501.
Ibn Mesudi r.a. tregon: "Ne i quanim mrekullitë si bekime dhe mirësi nga Allahu, ndërsa ju i merrni ato si këshillime e paralajmërime. Një herë ishim me të Dërguarin e Allahut a.s. në një udhëtim dhe na u pakësua shumë uji. Ai a.s. na tha: "Ma sillni ujin që ka mbetur." Njerëzit i sollën një enë me pak ujë në të. Ai a.s. e shtiu dorën e tij në enë pastaj tha: "Ejani tek ky ujë i pastër e i bekuar. Bekimi dhe mbarësia janë nga Allahu!" E pashë ujin të rridhte midis gishtave të të Dërguarit të Allahut a.s.! Madje ne kemi dëgjuar edhe lavdërimin që i bënin ushqimet Allahut, ndërkohë që ai (a.s.) hante!,/ (3579)
1502.
Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: "Nuk do të vijë Ora (nuk do të bëhet Kiameti) derisa ju të luftoni një popull me këpucë leshi. (Hadithi nr. 1262) Dhe do të vijë një kohë, kur ndonjëri prej jush do të dojë më shumë që të më shohë mua sesa t'i dyfishohet familja dhe pasuria." (3587, 3588, 3589)
1503.
Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: "Nuk do të bëhet Kiameti derisa ju të luftoni me (popujt) Huza dhe Kerman nga jo- arabët. Ata do të kenë fytyrë të kuqe, hundë të shtypur dhe sy të vegjël; fytyrat e tyre do të duken si mburoja të rrafshta dhe këpucët do t'i kenë prej leshi." (3590)
1504.
Ebu Hurejra r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: "Kjo degë e kurejshëve do t'i shkatërrojë njerëzit." Shokët e tij e pyetën: "Ç'na urdhëron të bëjmë ne atëherë?" Ai a.s. u përgjigj: "Do të këshilloja që njerëzit të rrinin larg tyre." (3604)
1505.
Ebu Hurejra r.a. ka thënë se e ka dëgjuar të besueshmin e frymëzuar me të vërtetën (Pejgamberin a.s.) të thotë: "Shkatërrimi i pasardhësve të mi do të vijë nga dora e disa të rinjve prej kurejshëve." Mervani e ka pyetur: "Disa djem të rinjë?!". Ebu Hurejra i ka thënë: "Në qoftë se do, do t'i emëroja ata: (fisi) bijtë e filanit dhe (fisi) bijtë e filanit." (3605)
1506.
Hudhejfa Ibn Jeman r.a. tregon: "Gjithnjë njerëzit e pyesnin të Dërguarin e Allahut a.s. për të mirën, ndërsa unë e pyesja për të keqen, nga frika se mund të më kapte mua. Një herë i thashë: "O i Dërguari i Allahut! Ne kemi qenë në një padije të thellë dhe një të keqe të madhe dhe Allahu na dhuroi këtë mirësi. A do të ketë pas kësaj mirësie ndonjë sherr (të keqe)?" Ai a.s. tha: "Po." Pyeta: "A do të ketë pas asaj të keqeje mirësi?" Ai (a.s.) tha: "Po, por do të jetë e përlyer me të këqija të vogla." E pyeta: "Ç'do të jenë këto të këqija të vogla?" Ai u përgjigj: "Do të jenë disa njerëz që do të sundojnë popullin me parime të tjera, ndryshe nga parimet dhe rruga (Sunneti) ime. Do t'i shihni veprimet e tyrë dhe nuk do të pajtoheni me to." I thashë: "A do të ketë ndonjë të keqe (sherr) pas asaj të mire?" Ai a.s. më tha: "Po, do të ketë njerëz që do t'i ftojnë të tjerët te portat e Xhehenemit: kushdo që i përgjigjet ftesës së tyre do të hidhet (prej tyre) në të (Zjarr)." I thashë: "O i Dërguari i Allahut, na i përshkruaj pra këta njerëz." Ai a.s. tha: "Ata do të jenë prej nesh dhe do të flasin gjuhën tonë."E pyeta: "O i Dërguari i Allahut, ç'më urdhëron të bëj në qoftë se më kap një situatë e tillë (gjatë jetës sime)?" Ai a.s. m'u përgjigj: "Përmbaju xhematit (bashkësisë, grupit) të muslimanëve dhe imamit (prijësit) të tyre." I thashë: "Po sikur të mos ketë as xhemat dhe as imam, (ç'duhet të bëj)?" Ai a.s. më tha: "Rri larg nga të gjitha ata sekte, edhe sikur të të duhet të kafshosh rrënjë peme (për të ngrënë), derisa të të vijë vdekja (e të takosh Allahun), ndërsa të vazhdosh akoma në atë gjendje!" (3606)
1507.
Aliu r.a. ka thënë: "Kur ju përcjell diçka nga i Dërguari i Allahu a.s. (më dëgjoni pra), pasi unë do të parapëlqeja më mirë të bija nga qielli, sesa t'i vishja atij diçka të rreme që nuk e ka thënë. Por kur t'u them diçka që është mes meje dhe jush, atëherë padyshim që lufta është dinakëri e strategji. E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut a.s. të thotë: "Në ditët e fundit të kësaj dynjaje do të dalin disa të rinj mendjelehtë të cilët do të përdorin fjalën më të mirë nga gjithë njerëzit (Kuranin) dhe do ta braktisin Islamin ashtu si ikën shigjeta kur shpon gjahun (e del në anën tjetër). Besimi i tyre nuk do t'ua kalojë grykën. Prandaj, kudo që t'i gjeni ata, vritini, sepse ai që i vret ata, do të ketë shpërblim Ditën e Kiametit." (3611)
1508.
Hababi r.a. tregon: "I Dërguari i Allahut a.s. ishte ulur dhe po rrinte i mbështetur në xhyben e tij nën hijen e Qabesë. Ne (shkuan dhe) iu ankuam (për mundimet që po vuanim nga femohuesit), duke i thënë: "A nuk po kërkon ndihmë për ne? A nuk po i lutesh Allahut për ne?" Ai a.s. tha: "Në popujt para jush, një besimtar futej në tokë në një gropë të hapur enkas për të, pastaj (armiqtë e fesë) merrnin një sharrë dhe ia vinin në mes të kokës duke e ndarë në dy pjesë. Megjithatë as kjo (torturë) nuk e lëkundte besimtarin nga feja e tij. Ose ia krihnin trupin me krehër hekuri, i cili ia ndante mishin nga kockat dhe nga venat. Por sërish edhe një (torturë) e tillë nuk e bënte atë të hiqte dorë nga feja e tij. Për Allah! Padyshim që kjo fe (Islami) do të triumfojë, derisa udhëtari nga Sanaja në Hadramaut (Jemen) nuk do të ketë frikë nga asgjë tjetër përveç vetëm nga Allahu ose nga ujku për delet e tij, por ju jeni shumë të nxituar." (3612)
1509.
Enesi r.a. tregon se një herë Pejgamberi a.s. vuri re mungesën e Thabit Ibn Kajsit. Dikush i tha: "O i Dërguari i Allahut, do të të njoftoj unë për atë." Kështu, ai shkoi dhe e gjeti Thabitin të ulur në shtëpinë e vet me kokë të varur. Ai e pyeti Thabitin: "Ç'ke kështu?" Thabiti i tha: "Gjendje e keqe: dikush e ngrinte zërin e tij mbi zërin e Pejgamberit a.s., kështu që gjithë punët e tij të mira i janë fshirë dhe është nga banorët e Zjarrit." Lajmësi u kthye dhe i dëftoi Pejgamberit a.s. atë që i tha Thabiti. (Përcjellësi i dytë i hadithit Musai, i biri i Enesit, thotë se lajmësi shkoi përsëri te Thabiti duke e përgëzuar atë). Pejgamberi a.s. i tha atij: "Shko dhe thuaji Thabitit: "Ti padyshim që nuk je nga banorët e Zjarrit, por, në të vërtetë, do të jesh nga banorët e Xhenetit"." (3613)
1510.
Bera Ibn Azibi r.a. tregon se dikush këndoi suren Kehf (nr.18) (në namaz), kur papritur kafsha e udhëtimit që kishte në shtëpi u tremb dhe filloi të hidhej përpjetë. Kështu, ai dha selam duke e mbaruar namazin, kur ç'të shohë! Sipër tij sillej një re që e mbuloi. Këtë gjë ai shkoi dhe ia tregoi Pejgamberit a.s.. Ai a.s. i tha: "O filan! Këndo pasi ajo ka qenë Sekina që ka zbritur nga këndimi i Kuranit!" (3614)
1511.
Ibn Abbasi r.a. tregon se një herë Pejgamberi a.s. shkoi për vizitë te një beduin i sëmurë. Sa herë që ai vizitonte ndonjë të sëmurë, gjithnjë i thoshte: "Asgjë nuk do të të ndodhë, kjo do të jetë pastrim (nga gjynahet), në dashtë Allahu!" Kështu, ai (a.s.) i tha (beduinit): "Asgjë nuk do të kesh, kjo do të jetë pastrim (nga gjynahet), në dashtë Allahu!" Beduini i tha: "Do të thuash pastrim?! Jo, përkundrazi janë ethe që ziejnë ose që po brejnë nga brenda një plak dhe që do ta çojnë atë në varr!" Pejgamberi a.s. i tha: "Mirë pra, (mund të jetë) ashtu siç thua ti!" (3616)
1512.
Enesi r.a. tregon: "Një herë një i krishterë pranoi Islamin dhe lexoi suren Bckare (nr. 2) dhe Al-Imran (nr. 3). Ai shkruante Shpalljet Hyjnore që i vinin Pejgamberit a.s.. Më pas ai u kthye përsëri në të krishterë dhe thoshte: "Muhamedi nuk di asgjë, përveç asaj që unë kam shkruar për të." Më pas Allahu ia mori jetën atij dhe njerëzit e varrosën, por në mëngjes panë që toka e kishte flakur jashtë trupin e tij. Njerëzit e tij thanë: "Kjo është punë e Muhamedit dhe e shokëve të tij! Ata e kanë hapur varrin e njeriut tonë dhe e kanë nxjerrë jashtë trupin e tij, sepse ai u largua prej tyre!" Atëherë ata hapën një varr tjetër më të thellë, por në mëngjes ata panë se toka sërish e kishte flakur jashtë trupin. Ata përsëri thanë: "Kjo është vepër e Muhamedit dhe e shokëve të tij! Ata e kanë hapur varrin e njeriut tonë dhe e kanë nxjerrë jashtë trupin e tij, sepse ai i pati braktisur ata!" Kështu, ata e gërmuan varrin sërish aq thellë sa mundën, por në mëngjes ata përsëri e panë trupin të flakur jashtë nga toka. Kësisoj, e kuptuan se ajo që i kishte ndodhur njeriut të tyre, nuk ishte punë njerëzish, prandaj ia lanë trupi të hedhur ashtu mbi tokë. (3617)
1513.
Xhabiri r.a. tregon se, një herë, Pejgamberi a.s. pyeti: "A keni qilima (për shtrojë në shtëpi)?" I thashë: "Nga t'i kemi qilimat ne?!" Më tha: "Por ju shumë shpejt do të keni qilima!" (Më vonë) Unë i thosha gjithnjë gruas sime: "Na i hiq sysh ato qilimat e tu!" Por ajo më thoshte: "A nuk të ka thënë Pejgamberi a.s. se ju shumë shpejt do të keni qilima?!" Kështu tërhiqesha nga kërkesa ime." (3631)
1514.
Saad Ibn Muadhi r.a. tregon se i ka thënë Umeje Ibn Halefit: "E kam dëgjuar Muhamedin a.s. të thotë se ai do të të vrasë ty." Umeja e pyeti: "A do të më vrasë?" Saadi i tha që po. Umeja tha: "Për Allah! Kur Muhamedi (a.s.) thotë një gjë, ai kurrë nuk gënjen." Kështu pra, Allahu e vrau atë (Umejen) në Bedr." (3632)
1515.
Usama Ibn Zejdi r.a. tregon: "Mora vesh se, një herë, Xhibrili a.s. kishte shkuar te Pejgamberi a.s. kur aty ishte edhe Umm Selema (bashkëshortja e Pejgamberit a.s.). Xhibrili a.s. i kishte folur Pejgamberit a.s. dhe pastaj ishte larguar. Pastaj Pejgamberi a.s. i kishte thënë Umm Selemas: "(A e di se) kush qe ai?" Ajo i kishte thënë: "Ishte Dihja." Më vonë Umm Selema ka thënë: "Për Allah! Nuk mendova se ai mund të ishte dikush tjetër, përveç Dihjas, derisa e dëgjova hytben e Pejgamberit të Allahut a.s. (në minber), duke treguar ç'i kishte thënë Xhibrili apo siç foli ai"." (3633)
1516.
Ibn Umeri r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka dëftuar: "Pashë (në ëndërr) njerëz të grumbulluar në një tubim. Aty u ngrit Ebu Bekri dhe nxori një a dy kova me ujë (nga një pus), por po i nxirrte si me vështirësi, Allahu e faltë! Pastaj kovën e mori Umeri, kur ja! Në duart e tij ajo u shndërrua në një kovë shumë të madhe. Unë asnjëherë nuk kisha parë ndonjë njeri që të nxirrte ujë me aq forcë sa Umeri, derisa gjithë njerëzit aty pinë sa u ngopën dhe u dhanë ujë edhe deveve të tyre që i kishin ulur përreth.,/ (3634)
1517.
Ibn Umeri r.a. tregon: "Disa çifutë shkuan tek i Dërguari i Allahut a.s. dhe i thanë se një burrë e një grua prej tyre kishin bërë imoralitet. I Dërguari i Allahut a.s. i pyeti: "Çfarë gjeni në Teurat për gurëzimin?" Ata u përgjigjën: "Por ne e shpallim hapur krimin e tyre dhe i fshikullojmë." Abdullah Ibn Selami tha: "Gënjeni! Padyshim që në të (Tcurat) është urdhri i i gurëzimit!" Kështu, ata e sollën Teuratin dhe e hapën. Njëri prej tyre e vuri dorën mbi vargun e gurëzimit dhe lexoi vargje para e pas tij. Atëherë Abdullah Ibn Selami i tha atij: "Ngrije dorën!" Kur ai hoqi dorën, aty ishte i shkruar vargu i gurëzimit! Ata fhanë: "Ka thënë të vërtetën, o Muhamed (a.s.), në Teurat është vargu i gurëzimit!" Kështu, i Dërguari i Allahut a.s. urdhëroi që ata të dy të gurëzoheshin dhe ata të dy u gurëzuan." (3635)
1518.
Ibn Mesudi r.a. tregon: "Në kohën e Pejgamberit a.s. hëna u ça në dy pjesë dhe për këtë Pejgamberi a.s. u tha: "Dëshmoni!" (3636)
1519.
Urva r.a. tregon se Pejgamberi a.s. i dha atij një dinar që t'i blinte një dele, ndërsa ai arriti të blinte dy dhen me ato para. Pastaj ai e shiti njërën dele me një dinar dhe i çoi të Dërguarit të Allahut a.s. një dinar dhe një dele. Atëherë Pejgamberi a.s. iu lut Allahut që ta bekonte atë në tregtinë e tij. Kështu Urva gjithnjë fitonte (në çdo shitblerje) edhe sikur të blinte dhe. (3642)
|