Libri: 5. Gusli
185.
Aishja r.a., bashkëshortja e Pejgamberit a.s., tregon se, sa herë që Pejgamberi a.s. merrte gusl pasi ishte bërë xhunub, ai gjithnjë fillonte duke larë duart, pastaj merrte avdes si ai që merrte për faljen e namazit. Pastaj do t'i fuste gishtat në enën me ujë dhe me ta do t'i shpupuriste rrënjët e flokëve. Pas kësaj do të hidhte në kokë tri grushta me ujë dhe pastaj do t'i hidhte ujë gjithë trupit të tij. (248)
186.
Mejmunah r.a., bashkëshortja e Pejgamberit a.s. tregon: "I Dërguari i Allahut a.s. mori avdes si ai që merrte për falje të namazit, por këmbët nuk i lau. Lau vendet e turpshme, pastaj hodhi ujë duke larë gjithë trupin. Pas kësaj ndërroi vend dhe lau këmbët. Dhe kjo ishte mënyra se si ai (a.s.) merrte guslin e xhunubit. (249)
187.
Aishja r.a. tregon: "Unë dhe Pejgamberi a.s. laheshim për gusl duke marrë ujë të dy nga e njëjta enë si qyp e quajtur farak." (250)
188.
Vëllai i Aishes r.a. dhe një tjetër e pyetën atë për guslin e Pejgamberit a.s. Kështu ajo mori një enë rne rreth një Sa'a me ujë dhe hyri të marrë gusl duke filluar të hedhë ujë në kokë. (Ajo mori gusl brenda) dhe mes saj dhe pyetësit nuk kishte mundësi shikimi, pasi ndërmjet tyre kishte pengesë. (251)
189.
Xhabiri r.a. tregon se tek ai ishin (mbledhur disa) njerëz, të cilët e pyetën për guslin. Xhabiri r.a. u tha: "Një sa'n ujë të mjafton." Njëri prej tyre tha: "Aq, rnua nuk më mjafton", ndërsa Xhabiri iu përgjigj: "Një sa'a i mjaftonte një njeriu i cili kishte flokë më tepër se ti dhe ishte më i mirë se ti (pra, Pejgamberit a.s.)" Pastaj ai (Xhabiri) veshi rrobën dhe priu në falje të namazit. (252)
190.
Xhubeiri r.a. tregon: "Një herë, i Dërguari i Allahut a.s. tha: "Sa për mua, unë hedh ujë në kokë tri herë (kur marr gusl)" dhe tregoi me të dy duart e tij." (254)
191.
Aishja r.a. tregon: "Sa herë që Pejgamberi a.s. merrte gusl pas xhenabes, ai kërkonte ndonjë erë të mirë si për shembull hilabin (një lloj parfumi). Pasi e vinte në dorë, fillonte të fërkonte me të anën e djathtë të kokës, pastaj anën e majtë dhe me të dy duart fërkonte mesin e saj." (258)
192.
Aishja r.a. se ajo tregon e lyente gjithnjë me erë të mirë të Dërguarin e Allahut a.s. dhe ai i vizitonte edhe bashkëshortet e tjera, pastaj në mëngjes vishte Ihramin, ndërsa vazhdonte t'i vinte erë e mirë. (267)
193.
Enes Ibn Malik r.a. tregon: "Pejgamberi a.s. shkonte me të gjitha bashkëshortet e tija me radhë brenda një ditë-nate. Ato ishin njëmbëdhjetë (në një citim tjetër: nëntë) gra." (Treguesi i dytë e pyet Enesin) duke i thënë: "A kishte Pejgamberi a.s. aq fuqi për këtë?" Enesi i tha: "Ne thoshim se Pejgamberit a.s. i ishte dhuruar sa fuqia e tridhjetë (burrave)." (268)
194.
Aishja r.a. trcgon: "Më duket sikur po shoh edhe tani shkëlqimin e parfumit në vijën e ndarjes së flokëve të kokës së Pejgamberit a.s., ndërsa ishte nnihrini (në ihram).(Ajo e parfumosi atë a.s. para se ai të hynte në gjendjen e ihramit). (271)
195.
Aishja r.a. tregon: "Sa herë që i Dërguari i Allahut a.s. merrte gusl prej xhenabes, ai (në fillim) lante duart, pastaj merrte avdes si për faljen e namazit, pastaj lante të gjithë trupin: i fërkonte mirë flokët me duar, derisa të bindej se ishte lagur e gjithë lëkura e kokës dhe pastaj i hidhte ujë tri herë, ndërsa pas kësaj lante pjesën tjetër të trupit." (272)
196.
Ebu Hurejra r.a. tregon: "Një herë u bë ikameti (thirrja e dytë) për namaz dhe rreshtat u rregulluan drejt për falje. Atëherë i Dërguari i Allahut a.s. hyri tek ne (në xhami për të na prirë në namaz). Sapo u vendos në vendin e tij për falje, iu kujtua se kishte qenë xhunub dhe na tha që të qëndronim në vendet tona, ndërsa ai u kthye përsëri (në shtëpi) dhe u la (duke marrë gusl). Pastaj ai doli prapë tek ne, ndërsa nga koka i pikonte ujë, thirri tekbirin e fillimit të namazit dhe ne të gjithë falëm namazin me të. (275)
197.
Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: "Beni Israilët laheshin të zhveshur plotësisht të gjithë bashkë, duke vështruar tek njëri-tjetri, ndërsa Musai a.s. lahej vetëm. Ata thanë: "Për Allah! Asgjë nuk e pengon Musanë (a.s.) të lahet bashkë me ne, veçse ai ka sëmundjen e herdheve." Kështu, një ditë Musai (a.s.) shkoi për t'u larë dhe vuri rrohat mbi një gur, por kur ja! Guri ia mbathi bashkë me rrobat e tij! Atëherë Musa (a.s.) doli menjëherë dhe e ndoqi atë duke e thirrur: "Rrobat e mia, o gur! Rrobat e mia, o gur!" - derisa atë e panë Beni Israilët dhe thanë: "Për Allah! Musai nuk ka asnjë të metë në trupin e tij." Musai i mori rrobat e veta dhe filloi të rrahë gurin." Ebu Hurejra shtoi: "Për Allah! Akoma gjenden gjashtë a shtatë shenja në gur nga ajo rrahje e tmerrshme." (278)
198.
Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: "Ndërsa Pejgamberi Ejjub a.s. po merrte gusl i zhveshur, atij filluan t'i bien në trup karkaleca të artë. Ejjubi a.s. filloi t'i mbledhë në rrobën e tij. Atëherë Zoti i thirri atij: "O Ej-jub! A nuk të kam dhënë ty aq sa të mos kesh nevojë për ta?!" Ejjubi a.s. iu përgjigj: "Po, vërtetë! Për Fuqinë dhe Lavdinë Tënde! Por unë nuk ngopem dot me Mirësitë dhe Begatitë e Tua!" (279)
199.
Umm Hanij r.a. (halla e Pejgamberit a.s.) tregon: "Shkova tek i Dërguari i Allahut a.s. vitin e çlirimit të Mekës (vitin e dhjetë hixhrij) dhe e gjeta duke marrë gusl, ndërsa Fatimja (r.a. e bija) po e mbulonte me perde dhe nuk shihej. (Kur dëgjoi zërin tim) ai (a.s.) pyeti: "Kush është?" Unë i thashë: "Jam unë, Umm Hanij."(280)
200.
Ebu Hurejra r.a. tregon: "Pejgamberi a.s. më takoi një herë në një rrugë të Medines, ndërsa unë isha xhumib, kështu që iu shmanga atij dhe shkova të lahem, pastaj u ktheva përsëri tek ai. Kur (e takova) më tha: "Ku ishe, o Ebu Hurejra?" Unë iu përgjigja: "Qeshë xhunub dhe nuk më pëlqente që të ulesha me ty duke qenë i pa pastruar (pa marrë gusl). Ndërsa Pejgamberi a.s. tha: " Subhan-Allah! Besimtari kurrë nuk bëhet i papastër (nexhes)." (Shih në Kuran, v. 9:28). (283)
201.
Tregon Ibn Umeri r.a. se Umeri r.a. (i jati i tij) e pyeti të Dërguarin e Allahut a.s.: "A rnundet që ndonjëri nga ne të flejë duke qenë xhunub?" Ai (a.s.) tha: "Po, në qoftë se ai merr avdes, le të flejë edhe duke qenë xhunub." (287)
202.
Tregon Ebu Hurejra r.a. se Pejgamberi a.s. ka thënë: "Në qoftë se burri ulet mes katër gjymtyrëve të gruas dhe pastaj kryen marrëdhënie me të (sekretojnë ose jo), atëherë vërtet që gusli për ta bëhet i detyruar." (291)
|