Libri: 18. Eklipset
561.
Ebu Bekra r.a. tregon: "Ishim tek i Dërguari i Allahut a.s. kur u zu dielli. Pejgamberi a.s. u ngrit shpejt duke tërhequr xhyben zvarrë derisa hyri në xhami. Edhe ne hymë pas tij. Pasi na priu duke na falur dy rekatë namaz, derisa dielli u duk përsëri, Pejgamberi a.s. na tha: "Dielli dhe hëna nuk zihen për shkak të vdekjes së ndokujt, kështu që, kur të shihni eklipsin e tyre, faluni dhe lutni (Allahun) derisa të kalojë çfarë ju ka ndodhur." Në një tregim tjetër thuhet se Pejgamberi a.s. tha: "Por me ta (eklipset) Allahu i frikëson robët e Tij." Hadithi i eklipseve përmendet shumë herë dhe në një citim tjetër nga Mugira Ibn Shuëba r.a. thuhet: "U zu dielli në kohën e të Dërguarit të Allahut a.s. ditën që vdiq Ibrahimi (i biri i Pejgamberit a.s.). Nga kjo njerëzit thanë se u zu dielli për shkak të vdekjes së Ibrahimit. I Dërguari i Allahut a.s. tha: "Eklipsi i diellit dhe i hënës nuk ndodh për shkak të vdekjes së ndokujt dhe as për shkak të ardhjes në jetë të ndokujt. Prandaj, kur të shihni eklipsin, faluni dhe lutni Allahun." (1040,1043,1048)
562.
Aishja r.a. tregon: "Në kohën e të Dërguarit të Allahut a.s. u zu dielli, kështu që ai u priu njerëzve në namaz. Ai e filloi namazin dhe e zgjati qëndrimin në këmbë (këndoi gjatë Kuran), pastaj u përkul në ruku dhe qëndroi gjatë; pastaj u ngrit në këmbë dhe (përsëri) qëndroi gjatë, por jo sa herën e parë; pastaj u përkul në ruku (për herë të dytë) dhe qëndroi gjatë, por jo sa herën e parë; pastaj ra me fytyrë për tokë në sexhde duke qëndruar gjatë në të; pastaj të njëjtën gjë bëri edhe në rekatin e dytë si në të parin dhe, kur e mbaroi namazin, edhe dielli ishte liruar. Pastaj u mbajti njerëzve një ligjëratë feje ku, pasi falënderoi dhe lavdëroi Allahun, ai tha: "Në të vërtetë, dielli dhe hëna janë dy tregues nga treguesit e Allahut. Ata nuk zihen për shkak të vdekjes apo të lindjes së ndokujt, kështu që, kur të shihni eklipsin e tyre, atëherë lusni dhe përkujtoni Allahun, bëni tekbir (thoni: Allaliu Ekber), falni namaz dhe jepni sadaka (bamirësi e lëmoshë)." Pastaj vazhdoi: "O ndjekës të Muhamedit! Për Allah! Askush nuk ka më shumë giram (turp, xhelozi, vetëvlerësim etj.) sesa Allahu, kështu që Ai i ka ndaluar robët e Tij dhe robëreshat e Tij (adhuruesit dhe adhurueset e Tij) që të bëjnë imoralitet. O ndjekës të Muhamedit! Për Allah! Sikur ta dini ju ç'di unë, ju do të qeshnit pak dhe do të qanit shumë." (1044)
563.
Abdullah Ibn Amr r.a. tregon: "Kur ndodhi eklipsi i diellit në kohën e të Dërguarit të Allahut a.s., u shpall me zë të lartë: "Es-Salatul-xhami'ah (namazi në grupim në xhami)!" (1045)
564.
Aishja r.a. tregon: "Një çifute erdhi dhe më kërkoi diçka. Ajo më tha: " Allahu të ruajt nga ndëshkimi i varrit." Kështu, Aishja r.a. e ka pyetur të Dërguarin e Allahut a.s.: "A do të ndëshkohen njerëzit në varret e tyre?" I Dërguari i Allahut a.s., pasi kërkoi mbrojtjen e Allahut për ta ruajtur nga ndëshkimi i varrit, (iu përgjigj duke pohuar). Pastaj Aishja r.a. tregon hadithin e eklipsit (nr. 562/1044) dhe në fund shtoi: "Ai (Pejgamberi a.s.) u tha njerëzve që t'i luten Allahut për t7i mbrojtur nga ndëshkimi i varrit." (1049)
565.
Ibn Abbasi r.a. tregoi hadithin e eklipsit në imtësi dhe pastaj përmendi se njerëzit i thanë: "O i Dërguari i Allahut! Të pamë të marrësh diçka nga vendi yt pastaj të pamë të tërhiqesh." Ai (a.s.) tha: "Në të vërtetë pashë Xhenetin dhe (shtriva duart drejt) një dege (frutash kur më patë të marr diçka) dhe, po ta kisha marrë atë, ju do të kishit ngrënë prej saj sa të jetë dynjaja. Pashë edhe Zjarrin e Xhehenemit dhe nuk kam parë kurrë pamje aq të tmerrshme (kur më patë të tërhiqem). Pashë se shumica e banorëve të tij ishin gra." Njerëzit e pyetën: "Për ç'arsye, o i Dërguari i Allahut? Ai (a.s.) tha: "Për shkak të mohimit të tyre." I thanë: "A janë mohuese të Allahut?" Pejgamberi a.s. tha: " Ato janë mosmirënjohëse ndaj sho- këve të tyre të jetës (bashkëshortëve) dhe janë mosmirënjohëse ndaj mirësive që u bëhen atyre. Në qoftë se i ke bërë mirësi asaj gjithë jetën, ndërsa sheh tek ti ndonjë gjë (që s'i pëlqen asaj), ajo do të thoshte: "Unë kurrë nuk kam parë ndonjëherë të mirë prej teje." (1052)
566.
Esma bint Ebi Bekr r.a. tregon: "Sigurisht që Pejgamberi a.s. i urdhëroi njerëzit për lirim të skllevërve gjatë eklipsit të diellit// (1054)
567.
Ebu Musa r.a. tregon: "Dielli u zu dhe Pejgamberi a.s. u ngrit i frikësuar se mos erdhi Ora (e Fundit, Dita e Kiametit). Ai shkoi në xhami dhe fali namaz me qëndrimin në këmbë, me ruku dhe sexhde aq gjatë saqë asnjëherë nuk e kam parë ashtu. Pastaj tha: "Këto shenja të cilat i dërgon Allahu nuk janë nga vdekja e dikujt dhe as nga lindja e dikujt (tjetër), por Allahu i frikëson me to robërit e Vet (adhuruesit e Tij të vërtetë), kështu që, kur të shihni një gjë të tillë, vazhdoni të përkujtoni Allahun, t'i luteni Atij dhe të kërkoni faljen e Tij." (1059)
568.
Aishja r.a. tregon: "Pejgamberi a.s. këndoi Kuran me zë gjatë namazit të eklipsit dhe, kur mbaroi së kënduari, bëri tekbir (Allalm Ekber - Allahu është më i Madhi!) dhe u përkul në ruku, ndërsa, kur u ngrit nga rukuja tha: 'Semi-Allahu limen liamideh, Rabbena ve lekel-hamd / Allahu e ka dëgjuar atë që efalënderoi Atë. O Zoti ynë! Gjithë lavdërimet janë vetëm për Tyl' Pastaj filloi përsëri të këndojë Kuran. Namazi i eklipsit ka katër ruku dhe katër sexhde në dy rekatë." (1065)
|