1. Fillimi i frymëzimit hyjnor (7) 2. Besimi (46) 3. Dituria (56) 4. Avdesi (75) 5. Gusli (18) 6. Menstruacionet (20) 7. Tejemumi (5) 8. Falja e namazit (84) 9. Sutra e atij që fal namaz (13) 10. Koha e faljes së namazeve (45) 11. Ezani (55) 12. Përshkrimi i namazit (67) 13. Xhumaja (32) 14. Namazi i frikës (3) 15. Dy bajramet (12) 16. Vitri (8) 17. Namazi për shi (14) 18. Eklipset (8) 19. Sexhdet në Kuran (6) 20. Shkurtimi i namazit (15) 21. Namazi tehexhxhud (30) 22. Namazet në xhamitë e Mekës dhe të Medines (4) 23. Veprimet e ndaluara gjatë namazit (7) 24. Sehvi sexhdeja (2) 25. Xhenazet (69) 26. Zekati (64) 27. Sadakaja e fitrit (3) 28. Haxhi (vizita në Mekë) (94) 29. Umreja (16) 30. Mahsari dhe ndëshkimi për gjahun (5) 31. Ndëshkimet e gjahut (për muhrimin) (18) 32. Vlerat dhe virtytet e Medines (17) 33. Agjërimi (53) 34. Falja e teravisë (6) 35. Itikafi (6) 36. Shitblerja dhe tregtia (65) 37. Selemi (3) 38. E drejta e parablerjes (2) 39. Dhënia me qira (6) 40. Havala (kalimi i borxhit) (4) 41. Përfaqësimi (ose autorizimi) (7) 42. Kultivimi i bujqësisë (17) 43. Ujitja (14) 44. Borxhet, bllokimi i pasurisë dhe i falimentimi (5) 45. Grindjet (4) 46. Sendet e gjetura (2) 47. Padrejtësia (18) 48. Pjesëmarrja në ortakëri (6) 49. Lënia peng në qytete (3) 50. Lirimi i skllevërve (11) 51. Dhuratat (24) 52. Dëshmitë (14) 53. Kushtëzimet (5) 54. Amanetet dhe porositë (10) 55. Xhihadi (144) 56. Fillimi i krijimit (51) 57. Ndodhitë e pejgamberëve (121) 58. Virtytet dhe meritat e sahabëve (79) 59. Betejat (113) 60. Tefsiri (94) 61. Vlerat dhe virtytet e kuranit (22) 62. Lidhjet martesore (45) 63. Shkurorëzimi (13) 64. Furnizimi dhe shpenzimi (2) 65. Ushqimet (23) 66. Akika (4) 67. Therrja dhe gjahu (13) 68. Kurbani (2) 69. Pijet (19) 70. Të sëmurit (13) 71. Mjekësia (22) 72. Veshjet (23) 73. Sjelljet e bukura (50) 74. Marrja e lejës (12) 75. Duatë (22) 76. Qetësimi i zemrës (46) 77. Kaderi (paracaktimi hyjnor) (5) 78. Beja dhe betimet (9) 79. Shlyerja e betimeve të paplotësuara (2) 80. Ligjet e trashëgimisë (6) 81. Ndëshkimet (7) 82. Dënimet (4) 83. Gjoba e gjakësit (5) 84. Pendimi (1) 85. Shpjegimi i ëndrrave (11) 86. Fitnet (12) 87. Gjykimet (11) 88. Dëshirat (2) 89. Kapja fort pas Kuranit dhe sunetit të Pejgamberit a.s. (8) 90. Teuhidi (11)
Libri: 25. Xhenazet
›  633 Ebu Dherri r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: "Më erdhi një i dërguar nga Zoti im dhe më përgëzoi (duke më thënë) se, kushdo nga pasardhësit e mi që vdes duke mos i vënë në asnjë mënyrë shok Allahut në adhurim (duke adhuruar vetëm Allahun Një e të Vetëm), do të hyjë në Xhenet." E pyeta: "Edhe sikur ai të ketë bërë imoralitet dhe të ketë vjedhur?" Ai (a.s.) më tha: "Edhe sikur të ketë bërë imoralitet dhe të ketë vjedhur!" (1237)
URL:
›  634 Abdullahu r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: "Kushdo që vdes duke adhuruar të tjerë përkrah me Allahun ose në vend të Allahut (në çdo mënyrë qoftë), do të hyjë në Zjarr." Ndërsa unë thashë: "Kushdo që vdes duke mos adhuruar askënd tjetër përkrah me Allahun ose në vend të Allahut, do të hyjë në Xhenet." (1238)
URL:
›  635 Berau r.a. tregon: "Pejgamberi a.s. na ka urdhëruar të bëjmë shtatë gjëra dhe na ka ndaluar shtatë të tjera. Na ka urdhëruar:
1. Të ndjekim funeralin e xhenazes;
2. Të vizitojmë të sëmurin;
3. Të pranojmë dhe t'i përgjigjemi ftesës;
4. Të ndihmojmë të shtypurin që i shkelen të drejtat;
5. Të përmbushim betimin;
6. Të kthejmë përshëndetjen;
7. T'i përgjigjemi atij që teshtin (në qoftëse ky thotë: 'El-hamdu lil-lah - Të gjitha lavdërimet dhe falënderimet janë për Allahun, atëherë atij i thuhet,' jerhamuk-Allah - Allahu të mëshiroftë7); dhe na ka ndaluar të përdorim enët e argjendit, të vëmë unazë floriri, të veshim rroba mëndafshi, dibaxh, kassij dhe istebrak (rroba nga lloje të ndryshme mëndafshi). (1239)
URL:
›  636 Kharixha Ibn Zejd tregon se Umm Alau r.a., një grua medinase, e cila i kishte dhënë besën Pejgamberit a.s., i ka thënë: "Muhaxhirët (muslimanët e parë të shpërngulur nga Meka në Medine) u shpërndanë ndër ne me short dhe ne na ra Uthman Ibn Madh'un. Kështu, ne e morëm atë me ne në shtëpinë tonë. Më vonë ai vuajti nga një sëmundje prej së cilës edhe vdiq. Pasi vdiq dhe pasi e lamë dhe e veshëm me qefinat e vet, erdhi i Dërguari i Allahut a.s., ndërsa unë thashë, 'Mëshira e Allahut qoftë mbi ty o Ebu Saib! Dëshmia ime për ty është se vërtet ty të ka nderuar Allahu!7 Pejgamberi a.s. tha: "Ku e di ti se Allahu e ka nderuar atë?" I thashë: "O i Dërguari i Allahut! U bëftë kurban babai im për ty! E kë tjetër të nderojë Allahu?" Pejgamberi a.s. tha: "Nuk ka dyshim se atij tashmë i erdhi vdekja. Për Allah! Edhe unë i dëshmoj atij mirësinë. Për Allah! Nuk e di se ç'do të bëhet me mua edhe pse unë jam i Dërguari i Allahut." Ajo tha: "Për Allah! Kurrë pra nuk do të bëj be për përkushtim e pastërti (nga gjynahet etj.) për ndokënd!" (1243)
URL:
›  637 Xhabiri r.a. tregon: "Kur ra martir babai im, unë ia ngrija mbulesën nga fytyra dhe qaja, por njerëzit më ndalonin të bëja ashtu, ndërsa Pejgamberi a.s. nuk më ndalonte. Halla ime, Fatimja, filloi të qante, ndërsa Pejgamberi a.s. tha: "Është njësoj, nëse qan apo jo, melekët vazhdimisht po i bënin hije me krahët e tyre, derisa ju e hoqët nga fusha e betejës." (1244)
URL:
›  638 Ebu Hurejra r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. njoftoi për vdekjen e En-Nexhashit mu atë ditë që ia vdiq. Ai a.s. u nis për në namazgjasë dhe njerëzit u vendosën pas tij në rreshta. (Duke falur namazin e xhenazes), ai (a.s.) sliqiptoi katër tekbire (katër herë Allahu Ekber - Allahu është më i Madhi). (1245)
URL:
›  639 Enesi r.a. tregon: "Pejgamberi a.s. tha: "Zejdi e mori flamurin dhe ra dëshmor, pastaj e mori Xhaferi dhe ra dëshmor, pastaj e mori Abdullah Ibn Revaha dhe ra dëshmor", - ndërkohë sytë e të Dërguarit të Allahut u mbushën me lotë, - "pastaj Halid Ibn Velid e mori flamurin, pa qenë emëruar si komandant që më parë, dhe u bekua me fitore." (1246)
URL:
›  640 Enesi r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: "Atë musliman, të cilit i vdesin tri fëmijë përpara moshës së pjekurisë, Allahu do ta fusë në Xhenet nga mirësia dhe mëshira e Tij ndaj tyre." (1248)
URL:
›  641 Ummu Atijja r.a. tregon: "Erdhi tek ne i Dërguari i Allahut a.s., kur atij i vdiq e bija (Zejneb), dhe na tha: "Lajeni atë tri herë, ose pesë herë, ose më shumë, po ta shihni të nevojshme, me ujë dhe me Sicir (lotus jujibe, lloj akacie shkretëtire) dhe në fund e spërkatni me kaafiiur (erë e mirë), ose me diçka prej tij, pastaj, kur të mbaroni, më njoftoni mua." Kështu pra, kur ne mbaruam, i thirrëm atij (a.s.) dhe ai na dha copën e tij duke na thënë që ta mbështjellim kufomën me të." (1254)
URL:
›  642 Umm Atijjah r.a. tregon në lidhje me larjen e xhenazes së të bijës së Pejgamberit a.s. se ai u tha: "Filloni nga e djathta dhe me pjesët që lahen për avdes." Pastaj e krehën dhe ia ndanë flokët në tri gërsheta. (1255)
URL:
›  643 Aishja r.a. tregon: "I Dërguari i Allahut a.s. u mbështoll me tri copa të bardha pambuku nga Suhejlija e Jemenit. Nga këto tri copë qefinash nuk pati as këmishë dhe as çallmë.,/ (1264)
URL:
›  644 Ibn Abbasi r.a. tregon: "Kurpo qëndronim në Arafat (për haxh) me të
Dërguarin e Allahut a.s., një burrë ra nga kafsha ku kishte hipur dhe theu qafën (ose ajo ia theu atij qafën, kështu që ai vdiq). Pejgamberi a.s. tha: "Lajeni atë me ujë e sidr (dru aromatik) dhe mbështilleni me dy çarçafë, por as mos e bëni me erë të mirë, as mos ia mbuloni kokën, pasi Ditën e Kiametit do të ringjallet duke thënë telbije/z (fjalët 'Leb- bejke Allaliumme leb-bejk ... që e thonë haxhinjtë)." (1266)
URL:
›  645 Ibn Umeri r.a. tregon: "Kur vdiq Abdullah Ibn Ubej (kreu i mynafikëve), i biri i tij shkoi te Pejgamberi a.s. dhe i tha: 'O i Dërguari i Allahut! Të lutem më jep këmishën tënde ta mbështjell atë (babanë) me të, fali atij xhenazen dhe lutju Allahut që ta falë atë/ Kështu, i Dërguari i Allahut a.s. ia dha atij këmishën e vet dhe i tha: "Më thirr (kur të jetë gati xhenazja) që t'i fal namazin." Ai e njoftoi Pejgamberin a.s. dhe, kur ai qe gati t'i falë atij xhenazen, Umeri e kapi për dore dhe i tha: "A nuk të ka ndaluar Allahu që t7u falësh xhenazen mynafikëve (hipokritëve, njerëzve me dy fytyra)?" Pejgamberi a.s tha: "Më është dhënë mundësia e dy zgjedhjeve, (pasi Allahu) thotë: 'Edhe nëse ti (Muhamed a.s.) kërkon falje për ta (hipokritët), ose nuk kërkon falje për ta, bile edhe sikur të kërkosh shtatëdhjetë herë faljen e tyre, (prapëseprapë) Allahu nuk do t'i falë ata/ (Kuran, v.9: 80)". Kështu pra, ai (a.s.) ia fali atij xhenazen. Por për këtë zbriti ajeti tjetër Kuranor: "Dhe kurrë (o Muhamed a.s.) mos fal (xhenaze) për ndonjë prej atyre (hipokritëve) që vdes dhe as mos rri tek varri i tij ..." (Kuran, 9: 84). (1269)
URL:
›  646 Xhabiri r.a. tregon: "Pejgamberi a.s. shkoi te varri i Abdullah Ibn Ubej pasi e varrosën. E nxorën trupin jashtë dhe pastaj Pejgamberi a.s. e leu me pështymë trupin e tij dhe e mbështolli me këmishën e tij." (1270)
URL:
›  647 Habbab r.a. tregon: "Ne u shpërngulëm me Pejgamberin a.s. për Fytyrë të Allahut dhe për Çështjen e Allahut dhe në këtë mënyrë pra shpërblimi ynë padyshim që i takon Allahut. Disa prej nesh vdiqën dhe nuk morën kurrgjë nga shpërblimi në këtë botë, midis tyre qe edhe Mus'ab Ibn Umejr, ndërsa të tjerët qenë të tillë që morën shpërblime. Mus'abi ra dëshmor ditën e Uhudit dhe nuk gjetëm asgjë tjetër për qefin për të, përveç xhybes së tij: kur i mbulonim kokën i zbuloheshin këmbët dhe kur i mbulonim këmbët, i zbulohej koka, kështu që Pejgamberi a.s. urdhëroi që t'i mbulonim vetëm kokën, ndërsa këmbët t'ia mbulonim me bar idhhiir (bar i butë me erë të mirë). (1276)
URL:
›  648 Sehli r.a. tregon: "Një grua i solli Pejgamberit a.s. një Burda të endur me anë të thurura. Sehl i pyeti të pranishmit nëse e dinin se ç'është Burda. Ata i thanë se ajo është një lloj xhybeje dhe ai e pohoi këtë. Pastaj gruaja i tha: "E kam thurur me duart e mia dhe ta kam sjellë që ta veshësh ti." Ngaqë Pejgamberi a.s. kishte nevojë për të, e pranoi atë. Kështu, ai (a.s.) doli me të të veshur si veshje e poshtme. Dikush e lavdëroi shumë atë dhe tha: " A ma jep mua? Sa e mirë që qenka!" Të tjerët i thanë: "Nuk e bëre mirë! Pejgamberi a.s. e ka veshur atë nga nevoja, ndërsa ti ia kërkon atij atë, duke e ditur se ai kurrë nuk ia kthen kërkesën atij që i kërkon ndonjë gjë." Ai tha: "Për Allah! Në të vërtetë, nuk ia kërkova për ta veshur, por ia kërkova për ta bërë qefin për vete." Dhe vërtet më vonë kjo qe qefini i tij. (1277)
URL:
›  649 Umm Atijjah r.a. tregon: "(Në kohën e Pejgamberit a.s.) ne gratë qemë ndaluar të shoqëronim funeralet e xhenazeve, por jo aq rreptësisht." (1278)
URL:
›  650 Umm Habiba r.a. (bashkëshorte e Pejgamberit a.s.) tregon: "E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut a.s. të thotë: "Nuk është aspak e lejueshme për një grua e cila beson Allahun dhe Ditën e Fundit që të mbajë zi për të vdekurin mbi tri ditë, përveçse për bashkëshortin e vet, për të cilin duhet të mbajë zi për katër muaj e dhjetë ditë." (1280)
URL:
›  651 Enesi r.a. tregon: "Pejgamberi a.s. kaloi pranë një gruaje, e cila po qante tek një varr. Ai (a.s.) i tha: "Ki frikë Allahun dhe bëj durim." Ajo i tha: "Largohu prej meje! Nuk të ka rënë ty fatkeqësi si kjo që më ka rënë mua." Ajo nuk e njohu se kush qe. Kështu që, kur i treguan se ai qe Pejgamberi a.s., ajo shkoi te shtëpia e tij. Kur shkoi tek dera, nuk gjeti askënd roje atje. Pastaj ajo i tha: "Nuk të njoha (atje te varri)." Ai (a.s.) i tha: "Me të vërtetë, duhet treguar durim në goditjen e parë nga fatkeqësia." (1283)
URL:
›  652 Usama Ibn Zejd r.a. tregon: "Bija e Pejgamberit a.s. i çoi fjalë atij që të vijë sa më shpejt se i biri i saj ishte në grahmat (e fundit), por Pejgamberi a.s. e ktheu lajmësin që t'i kthejë asaj përshë- ndetjen dhe t'i thotë: "Gjithçka që merr Allahu, i takon Atij dhe gjithçka që Ai jep është e Tij dhe çdo gjë tek Allahu ka kohën e vet të përcaktuar (në këtë botë). Kështu që bëj durim dhe shpreso për Shpërblimin e Allahut." Po ajo përsëri i çoi fjalë atij duke i bërë be se duhet të vinte patjetër. Kështu që Pejgamberi a.s. u ngrit dhe bashkë me të u ngritën edhe Saad Ibn Ubada, Muadh Ibn Xhebeli, Ubej Ibn Kaabi, Zejd Ibn Thabit dhe disa burra të tjerë. Ia sollën fëmijën të Dërguarit të Allahut a.s., ndërsa (në gjoks) po merrte frymë i shqetësuar (treguesi i dytë mendon se Usama tha edhe) si të ishte calik uji prej lëkure. Pejgamberit a.s. i kulluan sytë lot. Saadi i tha: "O i Dërguari i Allahut! Ç'është kjo?" Ai tha: "Është mëshira që Allahu e ka brumosur në zemrat e robërve të Vet dhe padyshim që Allahu mëshiron nga robërit e Tij ata që janë të mëshirshëm (ndaj të tjerëve)." (1284)
URL:
›  653 Enesi r.a. tregon: "Morëm pjesë në varrimin e një prej bijave të të Dërguarit të Allahut a.s. dhe ai ishte ulur pranë varrit. E pashë t'i kullojnë lot nga sytë. Ai tha: " A ka ndonjë që nuk ka fjetur me gruan mbrëmë?" "Unë", - u përgjigj Ebu Talha. Kështu, Pejgamberi a.s. i tha atij të zbresë në varr dhe ai zbriti për të rregulluar xhenazen." (1285)
URL:
›  654 Umeri r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: "I vdekuri ndëshkohet në varr nga qarja (me zë, me vaj etj.) e të afërmve të tij." Kur kjo fjalë i mbërriti në vesh Aishas r.a. pas vdekjes së Umerit r.a., ajo tha: "Allahu e mëshiroftë Umerin! Për Allah! I Dërguari i Allahut a.s. nuk ka thënë se besimtari ndëshkohet nga të qarët (me zë, me vaj etj.) e të afërmve të tij, por i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: 'Allahu ia shton ndëshkimin një mosbesimtari për shkak të të qarit (me zë, me vaj etj.) të të afërmve të tij për të'." Pastaj ajo shtoi: "Më se i mjaftueshëm për ju është Kurani (për ta qartësuar këtë çështje), pasi Allahu thotë: 'Dhe asnjë mbajtës i barrës, nuk do të mbajë barrën e tjetërkujt (Kuran, 35:18 dhe 6:164)." (1286, 1287, 1288)
URL:
›  655 Aishja r.a. tregon: "I Dërguari i Allahut a.s. kaloi pranë varrit të një çifuteje, të afërmit e së cilës po qanin sipër saj. Ai (a.s.) tha: "Ata po qajnë (me zë e vaj) mbi të, ndërsa ajo po ndëshkohet në varrin e saj." (1289)
URL:
›  656 Mugira r.a. tregon: E kam dëgjuar Pejgamberin a.s. të thotë: "Nuk ka dyshim se gënjeshtra ndaj meje nuk është si gënjeshtra ndaj ndokujt tjetër. Kushdo që thotë gënjeshtër kundër meje, atëherë ai le të zejë i sigurt vendin e vet në zjarr." Dhe e kam dëgjuar Pejgamberin a.s. të thotë: "Ai i vdekur për të cilin vajtohet, ai ndëshkohet për këtë të vajtuar për të." (1291)
URL:
›  657 Abdullahu r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: "Ai i cili rreh faqet e veta, që gris rrobat dhe që kërkon e ndjek rrugët e sjelljet e Xhahilisë (padijes para Islame), një i tillë nuk është prej nesh." (1294)
URL:
›  658 Saad Ibn Ebi Vekkasi r.a. tregon: "Vitin e Haxhit të Lamtumirës të Pejgamberit a.s. u sëmura rëndë dhe ai (a.s.) më vizitonte duke u interesuar për shëndetin tim. I thashë: "Unë, siç e sheh, kam rënë në një gjendje të tillë prej sëmundjes, ndërsa jam i pasur, por nuk kam trashëgues tjetër veçse një vajzë. A të jap sadaka (lëmoshë e bamirësi) dy të tretat e kësaj pasurie?" Ai (a.s.) më tha: "Jo." E pyeta: "Gjysmën?" Më tha: "Jo",- pastaj shtoi: "Një të tretën dhe një e treta është shumë. Është më mirë t'i lësh pasardhësit e tu të pasur, sesa t'i bësh të varfër (e të jetojnë) duke u lypur njerëzve. Dhe për çdo gjë që do të shpenzosh duke kërkuar me të vetëm Fytyrën e Allahut, do të marrësh shpërblimin deri edhe kafshatën që i vë në gojë edhe gruas tënde." I thashë: "O i Dërguari i Allahut! A do të mbetem vetëm pasi të më kenë lënë shokët e mi?" Ai (a.s.) tha: "Në qoftë se do të mbetesh pas, çfarëdo vepre të mirë që të bësh, veçse do të ngrejë vlerën tënde dhe do të të lartësojë. Pastaj, mbase do të kesh jetë të gjatë, kështu që do të përfitojnë prej teje njerëzit, ndërsa të tjerë do të vuajnë prej teje. O Allali! Plotësoje shpërnguljen e shokëve të mi (kalimin e tyre nga padija dhe mohimi në ndriçimin e besimit Islam) dhe mos i kthe ata pas (në feniohues)!" Por të Dërguarit të Allahut i erdhi keq për Saad Ibn Haulen. Ai vdiq në Mekë (para shpërnguljes në Medine, ndërsa Saad Ibn Ebi Vekkasi jetoi gjatë pas Pejgamberit a.s.)." (1295)
URL:
›  659 Ebu Musa r.a. tregon se ai u sëmur rëndë, humbi ndjenjat dhe nuk mundi t'i përgjigjej as gruas së tij kur kishte vënë kokën në prehrin e saj. Kur erdhi në vete tha: "Unë jam larg dhe i lirë prej atyre që ishte larg dhe i lirë edhe i Dërguari i Allahut a.s.. Dhe vërtet se i Dërguari i Allahut a.s. është i pafajshëm ndaj një gruaje që qan me zë e vajton (apo që rreh fytyrën), ndaj asaj që rruan kokën dhe ndaj asaj që shqyen rrobat (kur i bie fatkeqësi)" (1296)
URL:
›  660 Aishja r.a. tregon: "Kur Pejgamberit a.s. i erdhi lajmi për vrasjen e Ibn Harithas, Xhaferit dhe Ibn Ravahas, ai (a.s.) u ul dhe rrinte i dëshpëruar, ndërsa unë e vështroja nga e çara e derës. Erdhi një burrë dhe i tha se gratë e Xhaferit po qanin (ulërinin). Pejgamberi a.s. e urdhëroi atë që t'i ndalonte. Burri shkoi dhe u kthye duke thënë se ai u kishte thënë atyre të pushonin, por ato nuk e dëgjonin. Pejgamberi a.s. tha: "Ndaloji ato!" Kështu, ai shkoi përsëri dhe prapë u kthye për herë të tretë dhe tha: "O i Dërguari i Allahut! Për Allah! Ata nuk na dëgjojnë më fare (nuk kemi fuqi mbi to për t'i ndaluar)." (Aishja r.a.) shtoi: "I Dërguari i Allahut a.s. e urdhëroi që të shkonte dhe t'ua mbushte gojën atyre me dhe." (1299)
URL:
›  661 Enesi r.a. tregon: "Një nga djemtë e Ebu Talha (u sëmur dhe) vdiq, ndërsa ai nuk ishte aty. Kur e pa që djali vdiq, gruaja (e Ebu Talha) e përgatiti atë (e lau dhe e mbështolli me qefina) dhe e vendosi diku në shtëpi. Kur erdhi Ebu Talha pyeti të shoqen: "Si është djali?" Ajo i tha: "Djali është i qetësuar dhe shpresoj të jetë në paqe." Kështu, ai kaloi natën dhe në mëngjes bëri banjë dhe, ndërsa po dilte jashtë, ajo i tregoi se djali kishte vdekur. Ai fali agimin me Pejgamberin a.s. dhe i tregoi atij se ç'u kishte ndodhur atyre të dyve (burrë e grua). I Dërguari i Allahut a.s. tha: " Allahu ju bekoftë të dyve për natën tuaj (Allahu ju bekoftë me pasardhës të mirë)!" Një burrë nga Ensarët tha: "Ata të dy patën nëntë djem dhe që të gjithë këndonin Kuran përmendësh." (1301)
URL:
›  662 Enesi r.a. tregon: "Shkuam me të Dërguarin e Allahut a.s. te farkëtari Ebu Sejf, i cili ishte bashkëshorti i mëndeshës së Ibrahimit (djalit të Pejgamberit a.s.). I Dërguari i Allahut a.s. e mori Ibrahimin, e puthi dhe i mori erë, pastaj hymë ne të tjerët në shtëpinë e Ebu Sejfit. Ndërkohë që Ibrahimi ishte në frymën e fundit, të Dërguarit të Allahut filluan t'i pikojnë lot. Abdurrahman Ibn Aufi tha: "Edhe ti, o i Dërguari i Allahut, (po qan)?" Ai (a.s.) tha: "O Ibn Auf! Kjo është mëshirë." Pastaj ai derdhi lot edhe më dhe tha: "Sytë po lotojnë dhe zemra është e pikëlluar, ndërsa ne nuk do të themi gjë tjetër, përveçse asaj që e kënaq Zotin tonë. Dhe vërtet që ne jemi pikëlluar shumë, o Ibrahim, për ndarjen tënde." (1303)
URL:
›  663 Ibn Umeri r.a. tregon: "Saad Ibn Ubada ra i sëmurë dhe Pejgamberi a.s. bashkë me Abdurrahman Ibn Aufin, Saad Ibn Ebi Vekkasin dhe Abdullah Ibn Mesudin (r.a.) i shkuan për vizitë të marrin vesh për gjendjen e tij. Kur Pejgamberi a.s. hyri tek ai, e gjeti të rrethuar nga njerëzit e tij dhe pyeti: "A ka mbaruar?" Ata i thanë: "Jo, o i Dërguari i Allahut." Pejgamberi a.s. derdhi lot dhe, kur njerëzit e panë Pejgamberin a.s. të lotojë, të gjithë po qanin. Ai (a.s.) tha: "A do të më dëgjoni? Allahu nuk ndëshkon për lotët e syrit dhe as për pikëllimin e zemrës, por ndëshkon për këtë, - dhe tregoi gjuhën, - ose mëshiron. I vdekuri ndëshkohet për shkak të vajtimit të të afërmve të tij për të." (1304)
URL:
›  664 Umm Atijjah r.a. tregon: "Kur i dhamë besën Pejgamberit a.s., një nga kushtet qe edhe se nuk duhet të vajtonim. Por kjo gjë nuk u përmbush, përveçse nga pesë gra: Umm Sulejm, Umm Alau, e bija e Ebu Sabras, bashkëshortja e Muadhit dhe dy gra të tjera ose e bija e Ebu Sabras, bashkëshortja e Muadhit, dhe një grua tjetër." (1306)
URL:
›  665 Amir Ibn Rebi'a r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: "Në qoftë se shihni ndonjë funeral dhe nuk i bashkoheni atij, atëherë rrini në këmbë, derisa të mbeteni pas tij, ose të kalojë përpara, ose derisa të ulet kufoma përpara se ta parakaloni atë." (1308)
URL:
›  666 Said Makburi tregon se babai i tij i ka thënë: "Kur po shoqëronim një xhenaze, Ebu Hurejra r.a. e kapi për dore Mervanin dhe u ulën përpara se ta vendosnin xhenazen në tokë. Pastaj erdhi Ebu Said r.a., e kapi Mervanin për dore dhe i tha: "Ngrihu në këmbë! Për Allah! Padyshim që ky (Ebu Hurejra r.a.) e di mirë se Pejgamberi a.s. na ka ndaluar të veprojmë kështu." Ebu Hurejra r.a. tha: "Ai (Ebu Said) ka thënë të vërtetën." (1309)
URL:
›  667 Xhabiri r.a. tregon: "Përpara nesh kaloi një kortezh dhe, kur i Dërguari i Allahut a.s. u ngrit në këmbë, u ngritëm edhe ne bashkë me të. I thamë: "O i Dërguari i Allahut! Kjo qe xhenazja e një çifuti." Ai (a.s.) tha: "Kurdo që të shihni funeral xhenazeje ngrihuni në këmbë." (1311)
URL:
›  668 Ebu Said Hudriu r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: "Kur xhenazja është gati dhe burrat e mbajnë atë në krah, nëse i ndjeri ka qenë i drejtë, do të thotë: 'Më çoni shpejt', ndërsa, po të mos ketë qenë i drejtë, do të thotë: 'Mallkuar qofsha! (Mjerë për mua!) Ku po më çojnë?' Zëri i tij dëgjohet nga çdo gjë tjetër, përveç njeriut. E sikur ta dëgjonte atë, ai do të binte pa ndjenja." (1314)
URL:
›  669 Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: "Nxitoni me të vdekurin (me gjithçka që lidhet me të), pasi, po të ketë qenë njëri i drejtë, po e çoni tek një mirësi, ndërsa, po të ketë qenë ndryshe (njeri jo i mirë dhe jo i drejtë), atëherë po hiqni një gjë të keqe nga qafa juaj." (1315)
URL:
›  670 Nafiu tregon: "Ibn Umerit r.a. i thanë se Ebu Hurejra r.a. thotë: "Ai që shoqëron xhenazen do të ketë shpërblim një kirat." Ibn Umeri r.a. tha: "Ebu Hurejra flet për një shpërblim të madh për ne." Aishja r.a. vërtetoi fjalën e Ebu Hurejra r.a. dhe tha: "E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut a.s. të thotë kësisoj fjale." Ibn Umeri r.a. tha: "Na paskan ikur dhe paskemi humbur shumë kirate " (1323,1324)
URL:
›  671 Aishja r.a. tregon se Pejgamberi a.s. në sëmundjen e tij vdekjeprurëse tha: "Allahu i mallkoi çifutët dhe kristianët, sepse ata i morën (i bënë) varret e Profetëve të tyre vende adhurimi." Ajo shtoi: "Po të mos kishte qenë për këtë shkak, atëherë varri i Pejgamberit a.s. do të ishe bërë i ngritur, por kam frikë se mos do të merrej (do të bëhej) vend adhurimi." (1330)
URL:
›  672 Samura r.a. tregon: "Jam falur pas Pejgamberit a.s. në namazin e xhenazes së një gruaje që kishte vdekur gjatë lindjes. Pejgamberi a.s. qëndroi në mes të saj." (1331)
URL:
›  673 Talha Ibn Abdullah Ibn Auf tregon: "Fala namazin e një xhenazeje me Ibn Abbasin r.a.. Ai këndoi me zë suren El-Fatiha dhe (pas namazit) tha: "Dhe ta dini se ajo (surja El-Fatiha) duhet kënduar në namazin e xhenazes (sipas rrugës së njohur e të ligjshme të Pejgamberit a.s.)." (1335)
URL:
›  674 Enesi r.a. tregon: "Pejgamberi a.s. ka thënë: "Kur një njeri vendoset në varrin e tij dhe ata që e shoqërojnë kthehen, aq sa ai u dëgjon atyre edhe hapat, vijnë dy melekë dhe e ngrenë atë për ta pyetur: 'Çfarë ke thënë për këtë burrë, Muhamedin a.s.?' Ai do të thotë: 'Dëshmoj se ai është rob i Allahut dhe i Dërguari i Tij/ Do t'i thuhet: 'Shihe vendin tënd në Zjarrin e Xhehenemit. Allahu e ka ndërruar atë për ty me një në XhenetY7 Pejgamberi a.s. shtoi: "I vdekuri do t'i shohë të dy vendet e tij. Kurse femohuesi ose hipokriti do t'u thotë melekëve: 'Unë nuk e di, por unë përsërisja çfarë thoshin njerëzit!' Do t'i thuhet: 'Ti as nuk e dije dhe as nuk u drejtove (që të ndiqje Kuranin)/ Pastaj ai do të goditet me një çekan të hekurt ndërmjet dy veshëve dhe do të bërtasë. Kjo e bërtitur dëgjohet nga gjithçka afër tij, përveç njerëzve dhe xhindeve// (1338)
URL:
›  675 Ebu Hurejra r.a. tregon: "U dërgua meleku i vdekjes te Musa a.s. dhe, kur mbërriti tek ai, Musa e qëlloi atë me pëllëmbë duke ia qërruar melekut njërin sy. Meleku u kthye te Zoti i tij dhe i tha: "Ti më dërgove tek një rob, i cili nuk do të vdesë." Allahu ia përtëriu syrin dhe i tha: "Kthehu dhe thuaji atij (Musait a.s.) ta vërë dorën në shpinën e kaut dhe do tri zgjatet jeta aq vjet, saqë për çdo qime që prek dora, do t'i shtohet një vit jetë." (Kështu meleku u kthye dhe ia tregoi këtë atij), pastaj Musa a.s. pyeti: "O Zoti im! Po pas kësaj?" Allahu i tha: "Pastaj vdekja." Ai tha: "Qysh tani pra!" dhe i kërkoi Allahut që ta afronte atë pranë Tokës së Shenjtë aq afër sa të hedhësh gurin." Ebu Hurejra r.a. shtoi: "I Dërguari i Allahut a.s. tha: "Po të isha atje, do t'ua tregoja varrin e Musasë a.s. anës rrugës afër kodrës së kuqe me rërë." (1339)
URL:
›  676 Xhabiri r.a. tregon: "Pejgamberi a.s. i futi martirët e Uhudit nga dy veta në një copë qefini, pastaj pyeti: "Cili prej tyre dinte më shumë Kuran?" Kur ia tregonin ndonjërin, atëherë atë do ta fuste më përpara në varr dhe do të thoshte: "Unë do të jem dëshmues për ta Ditën i Kiametit." Ai urdhëroi që ata të varroseshin (siç ishin me gjak në trup) dhe as nuk u lanë dhe as nuk iu fal namazi i xhenazes. (1343)
URL:
›  677 Ukba Ibn Aamir r.a. tregon se Pejgamberi a.s. doli një ditë dhe fali namaz xhenazesh për martirët e Uhudit, pastaj u ngjit në minber dhe tha: "Unë do ta hap rrugën për ju si prijësi juaj dhe do të jem dëshmues për ju. Për Allah! Mu tani e shoh Haud-in tim (lumin Kcuthcr në Xhenet) dhe më janë dhënë çelësat e thesareve të tokës (ose çelësat e tokës). Për Allah! Dhe në të vërtetë unë nuk kam frikë se ju do të bëni shirk (të adhuroni të tjerë në vend të Allahut a bashkë me Të) pas meje, por kam frikë se do të luftoni njëri-tjetrin (për pasuri të kësaj bote)." (1344)
URL:
›  678 Ibn Umeri r.a. tregon: "Umeri r.a. bashkë me Pejgamberin a.s. dhe me disa njerëz të tjerë u nisën për tek Ibn Sajjad, derisa e gjetën duke luajtur me disa djem të vegjël afër kodrinave të Beni Megala. Ibn Sajjad atë kohë ishte afër moshës së pubertitetit dhe nuk na vuri re, derisa Pejgamberi a.s. i ra me dorë dhe i tha: "A dëshmon se unë jam i Dërguari i Allahut?" Ai e pa dhe pastaj tha: "Dëshmoj se ti je i Dërguari i analfabetëve." Pastaj Ibn Sajjad e pyeti Pejgamberin a.s.: "A dëshmon se unë jam i Dërguari i Allahut?" Pejgamberi a.s. e mohoi atë dhe tha: "Unë besoj në Allahun dhe në të Dërguarin e Tij." Pastaj i tha: "Ç'mendon?" Ibn Sajjad tha: "Më kanë ardhur njerëz të besuar dhe gënjeshtarë." Pejgamberi a.s. i tha: "Sa për këtë çështje je ngatërruar. Kam diçka (në mendje) për ty, (a mund ta thuash atë?)" Ibn Sejjad tha: "Është Ed-Dnh (Tymi)." Pejgamberi a.s. i tha: "Ik pra! Ti nuk mund t'i kalosh mundësitë e tua." Nga kjo Umeri r.a. tha: "Më lër t'ia këpus kokën o i Dërguari i Allahut!" Ndërsa Pejgamberi a.s. tha: "Në qoftë se ai (Ibn Sajjad) është ai (Dexh-xhali), atëherë ti nuk e mund dot atë dhe, në qoftë se nuk është ai, atëherë s'ke asnjë të mirë (nuk ia vlen) nga vrasja e tij." I Dërguari i Allahut a.s. më pas shkoi edhe një herë tjetër bashkë me Ubej bin Kabin te pemtorja e hurmave, ku rrinte Ibn Sejjadi. Pejgamberi a.s. donte që të dëgjonte ndonjë gjë prej Ibn Sajjadit përpara se ai ta shihte Pejgamberin a.s.. Kështu, Pejgamberi a.s. e pa atë të shtrirë e të mbuluar me një çarçaf nga ku dëgjoheshin murmuritjet e tij. Nëna e Ibn Sejjadit e pa të Dërguarin e Allahut a.s. të fshehur ndërmjet trungjeve të pemëve dhe i thirri atij: "O Safi! (Kështu e kishte emrin Ibn Sejjadi) Ja ku është Muhamedi (a.s.)!" Me këtë Ibn Sejjadi u ngrit. Pejgamberi a.s. tha: "Po ta kishte lënë ajo grua atë (Ibn Sejjadin) pa e trazuar, atëherë ai do ta kishte shfaqur të vërtetën e çështjes së vet." (1354,1355)
URL:
›  679 Enesi r.a. tregon: "Një djalë çifut që i shërbente Pejgamberit a.s. u sëmur, kështu që Pejgamberi a.s. shkoi ta vizitojë. Ai (a.s.) iu ul te koka dhe i tha atij që të përqafonte Islamin. Djali pa nga babai i vet që ishte ulur aty. Ai i tha të birit që t'i bindej Elml-Kasimit (nofkë e Pejgamberit a.s.) dhe djali pranoi Islamin. Pejgamberi a.s. doli jashtë duke thënë: "Të gjitha lavdërimet dhe falënderimet janë për Allahun që e shpëtoi djalin nga Zjarri!" (1356)
URL:
›  680 Ebu Hurejra r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: "Çdo fëmijë lind me natyrë të pastër, por prindërit e tij e kthejnë atë ose në besim çifut, ose kristian, ose adhurues zjarri ashtu. Si rasti i kafshës që lind të voglin e saj pa asnjë të metë; a mos e gjeni atë të damkosur?" Pastaj Ebu Hurejra r.a. këndoi ajetin nga Kurani Fisnik: "Drejtohu me përkushtim në fenë e pastër monoteiste, natyrën fillestare, me të cilën Allahu i ka krijuar njerëzit. Nuk ka ndryshim të krijimit të Allahut. Kjo është feja e drejtë, por shumica e njerëzve nuk e dinë." (Kuran, 30:30) (1359)
URL:
›  681 Musajjeb Ibn Hazni r.a. tregon: "Kur Ebu Talibit iu afrua vdekja, i Dërguari i Allahut a.s. shkoi tek ai kur gjeti pranë tij Ebu Xhehl Ibn Hishamin dhe Abdullah Ibn Ebi Umejje Ibn Mugiran. I Dërguari i Allahut a.s. i tha Ebu Talibit: "O xhaxhai im! Thuaj 'Laa ilahc il-lAllah' (nuk ka të adhuruar tjetër të merituar përveç Allahut), një fjalë me të cilën unë do të dëshmoj për ty tek Allahu " Ebu Xhehli dhe Abdullah Ibn Ebi Umejeh i thanë: "O Ebu Talib! A do të hedhësh poshtë fenë e Abdul- Mutalibit?" Ndërsa Pejgamberi a.s. nuk pushoi së përmenduri atë (Fjalën e Dëshmisë) Ebu Talibit duke e ftuar që ai ta shqiptonte atë, ndërsa ata të dy vazhdonin t'ia përsërisnin fjalën e tyre derisa fjala e fundit që Ebu Talibi u tha atyre qe se ai ishte në fenë e Abdul- Mutalibit dhe nuk pranoi të dëshmojë 'Laa ilahe il-lAllah - askush nuk ka të drejtë, nuk meriton e nuk duhet të adhurohet përveç Allahut Një e të Vetëm e të pashok'. Nga kjo, i Dërguari i Allahut a.s. tha:
"Për Allah! Do të vazhdoj të kërkoj faljen e Allahut për ty në qoftë se nuk më ndalon Allahu ta bëj një gjë të tillë." Atëherë Allahu i Lartësuar zbriti në lidhje me këtë (ngjarje) ajetin: "Nuk shkon për Pejgamberin dhe për ata që besojnë të kërkojnë faljen e Allahut për idhujtarët edhe sikur ata të jenë më të afërmit, pasi atyre iu është bërë e qartë se ata janë banorët e Zjarrit (sepse ata kanë vdekur duke qenë mosbesimtarë)." (Kuran, 9: 113) (1360)
URL:
›  682 Aliu r.a. tregon: "Kur po shoqëronim një xhenaze në varrezat Garkad, tek ne erdhi Pejgamberi a.s. dhe u ul. Edhe ne u ulëm rreth tij. Ai kishte në dorë një shkop të vogël, uli kokën dhe filloi të gërvishtte tokën me të. Pastaj tha: "Nuk ka asnjë prej jush dhe nuk ka asnjë njeri të krijuar, që të mos i jetë përcaktuar vendi i tij në Xhenet ose në Zjarr dhe po kështu është vendosur për të nëse do të jetë i mjeruar ose i bekuar." Dikush tha: "O i Dërguari i Allahut! A të mos varemi nga ajo që është shkruar për ne dhe t'i lëmë veprat, pasi kushdo nga ne që do të jetë nga njerëzit e bekuar, do të bëjë vepra të njerëzve të bekuar dhe kushdo nga ne që do të jetë nga njerëzit e mjeruar, do të bëjë vepra të njerëzve të mjeruar?" Pejgamberi a.s. tha: "Veprat e mira u bëhen të lehta njerëzve të bekuar (që bëjnë vepra të mira), ndërsa veprat e liga u bëhen të lehta njerëzve të mjeruar (që bëjnë vepra të liga)."
Pastaj ai (a.s.) këndoi vargjet: "Sa për atë i cili jep (për Hir të AIlahut),edhe plotëson detyrimin ndaj Allahut, edhe i frikësohet Atij, edhe beson dhe e vërteton
El-Husna (më të mirën), atëherë Ne do t'ia bëjmë atij të sheshtë rrugën e lehtë (të mirësisë)(Kuran, 92: 5-7) (1362)
URL:
›  683 Thabit Ibn Dahhaku r.a. tregon: "Pejgamberi a.s. ka thënë: "Ai që betohet rrejshëm në një fe tjetër përveç Islamit, atëherë ai është çfarë ai ka thënë. Dhe kushdo që vret veten me send të hekurt, do të ndëshkohet me po atë copë hekuri në Zjarrin e Xhehenemit." (1363)
URL:
›  684 Xhundabi r.a. tregon: "Pejgamberi a.s. ka thënë: "Dikush kishte marrë shumë plagë dhe vrau veten, kështu që Allahu tha: 'Robi im i shkaktoi vetes së tij vdekjen me nxitim, prandaj Unë ia ndaloj atij Xhenetm." (1364)
URL:
›  685 Ebu Hurejra r.a. tregon: "Pejgamberi a.s. ka thënë: "Ai që e mbyt veten për fyti (duke ia marrë vetes shpirtin për fyti me duar, varje etj.), do të vazhdojë ta mbysë veten në Zjarrin e Xhehenemit dhe ai që e vret veten me thikë, do të vazhdojë ta çjerrë veten me thikë në Zjarrin e Xhehenemit." (1365)
URL:
›  686 Enesi r.a. tregon: "Kaloi një kortezh me një xhenaze dhe njerëzit e lavdëruan të ndjerin. Pejgamberi a.s. tha: "U vendos për të." Pastaj kaloi një kortezh me një tjetër xhenaze dhe njerëzit folën keq për të vdekurin.
Pejgamberi a.s. tha: "U vendos për të." Umeri r.a. e pyeti të Dërguarin e Allahut a.s.: "Çfarë u vendos?" Ai a.s. u përgjigj: "Për këtë ju folët mirë dhe e lavdëruat, kështu që për të u vendos (u pohua Xheneti), ndërsa për atë tjetrin ju folët keq, kështu që edhe për të u vendos (u pohua) Zjarri. Ju njerëz jeni dëshmitarët e Allahut në tokë." (1367)
URL:
›  687 Umeri r.a. tregon: "Pejgamberi a.s. ka thënë: "Nëse katër vetë dëshmojnë për drejtësinë dhe përkushtimin e një muslimani, Allahu do t'i dhurojë atij Xhenetin." E pyetën: "Po tre?" Ai tha: "Edhe tre." Thanë: "Po dy?" Ai tha: "Edhe dy." Pastaj nuk e pyetën më për një dëshmues. (1368)
URL:
›  688 Bera Ibn Azibi tregon: "Pejgamberi a.s. ka thënë: "Kur një besimtar i vërtetë zbritet në varr dhe merret në pyetje, vijnë melekët dhe ai dëshmon: 'Laa ilalie il-lAllah ve en-ne Muhameden Resulullah' (Nuk ka të adhuruar tjetër te merituar përveç Allahut dhe se Muhamedi është i Dërguari i Tij). Dhe kjo përkon me Fjalën e Allahut të Madhëruar: "Allahu i forcon ata që kanë besuar me fjalë të qëndrueshme në këtë botë dhe në botën tjetër" (Kuran, 14: 27)" (1369)
URL:
›  689 Ibn Umeri r.a. tregon se Pejgamberi a.s. pa të vdekurit e pusit Kalib (në të cilin qenë hedhur trupat e paganëve të vrarë në luftën e Bedrit) dhe tha: "A e gjetët të vërtetë çfarë u pati premtuar Zoti juaj?" Dikush i tha: "A po u drejtohesh të vdekurve?" Ai (a.s.) tha: "Ju nuk dëgjoni më mirë se ata, por ata nuk përgjigjen dot." (1370)
URL:
›  690 Aishja r.a. tregon se Pejgamberi a.s. tha: "Ata (paganët kurejshë të vrarë në luftën e Bedrit) pa dyshim që tani do të mësojnë mirë se gjithçka që u thosha unë, është e vërtetë." Allahu i Lartësuar thotë: "Sigurisht që ti (Muhamed), nuk mund t'i bësh të vdekurit të dëgjojnë, as nuk mund t'i bësh të shurdhërit të dëgjojnë thirrjen tënde, kur të kthejnë shpinën!" Kuran, 27:80) (1371)
URL:
›  691 Esma bint Ebu Bekër r.a. tregon: "Një herë i Dërguari i Allahut a.s. u ngrit dhe mbajti një këshillë, ku përmendi sprovat dhe ndëshkimet të cilat njerëzit do t'i përballojnë në varret e tyre. Kur e përmendi këtë, muslimanët filluan qajnë me zë të lartë (duke pasur frikë Allahun nga ndëshkimi i varrit.)" (1373)
URL:
›  692 Ebu Ejjub r.a. tregon: "Një herë Pejgamberi a.s. doli jashtë pas perëndimit të diellit dhe dëgjoi një zë (të tmerrshëm). Ai tha: "Çifutët po ndëshkohen në varret e tyre." (1375)
URL:
›  693 Ebu Hurejra r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. gjithnjë lutej (duke thënë): "Allahiimme inni eudhuhike min adhabil-kabr, ve min adhabin-nar, ve min fitnetil-mahja vel memat, ve min fitnetil-niesihid-dexhxhal - O Allah! Të mbështetem Ty të më ruash nga ndëshkimi i varrit, edhe nga ndëshkimi i Zjarrit, edhe nga sprovat dhe mundimet e jetës dhe të vdekjes, edhe nga sprovat e Mesihid-Dexhalit." (1377)
URL:
›  694 Ibn Umeri r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: "Kur vdes ndokush prej jush, atij i tregohet vendi i tij në mëngjes dhe në mbrëmje. Në qoftë se është nga banorët e Xhenetit, atij i tregohet vendi i tij atje, me banorët e Xhenetit dhe, në qoftë se është nga banorët e Zjarrit, atij i tregohet vendi i tij atje me banorët e Zjarrit. Pastaj i thuhet atij: 'Ky është vendi yt (të cilin do ta shohësh), derisa Allahu të të ringjallë Ditën e Kiametit,.,/ (1379)
URL:
›  695 Berau r.a. tregon se kur vdiq Ibrahimi (i biri i Pejgamberit a.s.), i Dërguari i Allahut a.s. tha: "Ai ka një mëndeshë që i jep qumësht në Xhenet/7 (1382)
URL:
›  696 Ibn Abbasi r.a. tregon: "Një herë, të Dërguarin e Allahut a.s. e pyetën për fëmijët e idhujtarëve. Ai (a.s.) tha: "Që kur Allahu i krijoi ata, Ai e ka ditur shumë mirë për veprat që ata do të kishin bërë (po të jetonin)." (1383)
URL:
›  697 Samura Ibn Xhundeb r.a. tregon: "Sa herë që Pejgamberi a.s. mbaronte namazin e sabahut, ai kthehej nga ne dhe na pyeste: "Cili nga ju ka parë ëndërr mbrëmë?" Kështu pra, në qoftë se ndokush kishte parë (ëndërr), atëherë do ta tregonte atë. Ai (a.s.) thoshte: "Mashalla-Allah/" Kështu, një ditë ai na pyeti nëse ndokush kishte parë ëndërr. Ne i thamë që jo. Ai (a.s.) tha: "Kurse unë kam parë (në ëndërr) mbrëmë se dy vetë erdhën tek unë, më morën për dore dhe më çuan në Tokën e Shenjtë, kur atje shoh një burrë të ulur dhe një tjetër në këmbë me një çengel hekuri në dorë duke ia futur atij atë në gojë derisa i arrinte te nofulla dhe pastaj ia çirrte njërën anë të faqes deri prapa (te qafa), pastaj të njëjtën gjë do të bënte me anën tjetër, ndërkohë që ana e parë u përtëri siç qe. Këtë veprim ai do ta përsëriste nga e para. Unë thashë: 'Ç'është kjo?7 Ata më thanë që të ecja më tej. Kështu vazhduam derisa arritëm te një burrë i shtrirë përtokë dhe një burrë tjetër që i rrinte mbi kokë me një gur a copë shkëmbi duke ia shtypur kokën burrit të shtrirë me atë gur. Sa herë që e godiste atë, guri rrokullise tej. Ai shkoi ta marrë gurin dhe, ndërkohë që ai po kthehej, koka iu përtëri siç qe. Burri erdhi dhe e qëlloi atë përsëri. (Kështu vazhdonte.) Thashë: 'Kush (çfarë) është ky?7 Ata më thanë që të vazhdoja. Kështu ecëm derisa arritëm te një gropë si furrë: (kjo ishte) e ngushtë ne krye dhe e gjerë në fund, ndërsa zjarri ndizej fort që nga poshtë. Sa herë që ngrihej flaka, njerëzit ngriheshin lart, aq sa gati dilnin jashtë dhe, sa herë që ulej furia e zjarrit, njerëzit binin poshtë, ndërsa në të ishin burra dhe gra të çveshur. Thashë: 'Kush (çfarë) është kjo?' Ata më thanë të ecja. Kështu vazhdova derisa arritëm një lumë gjaku, në të cilin ishte një burrë, ndërsa një burrë tjetër ishte në breg të tij me një grumbull gurësh përpara. Të dy ishin përballë njëri-tjetrit. Sa herë që burri, i cili ishte në lumë, donte të dilte, ai që ishte në breg i hidhte një gur në gojë duke e bërë atë që të kthehej prapë atje ku ishte. Dhe kësisoj, sa herë që ai përpiqej të dilte, burri në breg do t'i hidhte atij një gur në gojë dhe ai do të kthehej përsëri atje ku kishte qenë. Unë pyeta: 'Ç'është kjo?' Ata më thanë që të ecja dhe kështu vazhduam derisa arritëm një kopësht të blertë të lulëzuar me një pemë shumë të madhe. Në rëzë të saj ishte një burrë i moçëm me disa fëmijë dhe një burrë tjetër afër pemës përpara një zjarri që po e ndizte. Dy bashkëudhëtarët e mi më bënë që të ngjitem në pemë dhe më futën në një shtëpi aq sa nuk kam parë më të mirë se ajo. Në të kishte burra të moshuar dhe djelmosha të rinj, gra dhe fëmijë. Pastaj më nxorrën nga shtëpia dhe më ngjitën më lart në pemë, duke më futur në një shtëpi tjetër më të mirë dhe më me vlerë se e para. Në të kishte burra të moshuar dhe djelmosha të rinj. U thashë dy bashkëudhëtarëve të mi: 'Më bëtë që të vërdallisem gjithë këtë natë. Më tregoni për gjithë ç'kam parë/ Ata më thanë:'Po. Sa për atë që po i çirrej faqja, ai ishte gënjeshtari. Ai gjithnjë trillonte gënjeshtra dhe njerëzit do t'i përçonin ato prej tij derisa të merrnin dhenë.
Ashtu pra do të ndëshkohet ai deri Ditën e Kiametit! Atë që patë t'i goditet koka, është ai të cilit Allahu i mësoi Kuranin, por ai fjeti natën duke mos e kënduar atë dhe ditën nuk veproi sipas tij. Kështu do të veprohet me të deri Ditën e Kiametit! Ata që i pe në gropën si furrë, janë ata që kanë bërë imoralitet. Atë që pe në lumë, ai është ngrënësi i Ribasë (kamatës dhe fajdes). Burri i moshuar që pe në rrëzë të pemës, ishte Ibrahimi a.s., ndërsa fëmijët rreth tij ishin bijtë e bijat e njerëzve. Ai që pe të ndizte zjarrin ishte Maliku, roja e Xhehenemit. Shtëpia e parë që hyre, qe shtëpia e gjithë besimtarëve të zakonshëm, ndërsa shtëpia e dytë qe e martirëve. Unë jam Xhibrili dhe ky është Mikaili. Tani ngrije kokën lart/ Kur e ngrita kokën lart pashë një si re të bardhë sipër meje. Më thanë:' Ai është vendi yt/ U thashë: 'Më lini të hyj në vendin tim/ Më thanë: 'Ke akoma edhe pak jetë të cilën akoma nuk e ke plotësuar dhe, kur ta përmbushësh (atë që të ka mbetur nga jeta jote), atëherë do të hysh në vendin tënd'." (1386)
URL:
›  698 Aishja r.a. tregon se një burrë i tha Pejgamberit a.s.: "Nëna ime ndiq papritur dhe unë mendova se po të kishte jetuar më, do të kishte dhënë sadaka (lëmoshë e bamirësi). Kështu pra, nëse unë jap sadaka për të tani, a do ta marrë ajo shpërblimin?,/ Pejgamberi a.s. u përgjigj duke pohuar. (1388)
URL:
›  699 Aishja r.a. tregon: "I Dërguari i Allahut a.s. gjatë sëmundjes së tij vazhdimisht pyeste: "Ku jam unë sot? Ku do të jem unë nesër?" Ai priste (me padurim) ditën që i vinte rradha tek unë. Pastaj, kur erdhi dita e rradhës sime, Allahu ia mori shpirtin mes krahëve dhe gjoksit tim dhe u varros në shtëpinë time." (1389)
URL:
›  700 Amër Ibn Mejmun Evdiu tregon: "E kam parë Umer Ibn Hattabin r.a. të thoshte: "Pejgamberi a.s. vdiq duke qenë gjithnjë i kënaqur me gjashtë vetë" - dhe pastaj përmendte me emër Uthmanin, Aliun, Talhan, Zubejrin, Abdurrahman Ibn Aufin dhe Saad Ibn Ebi Vekkasin r.a." (1392)
URL:
›  701 Aishja r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: "Mos i shani dhe mos i përgojoni të vdekurit, sepse ata e kanë arritur vendin e merituar për çfarë ata kanë kryer (nga veprat e tyre për t'u shpërblyer për ta)." (1393)
URL: