1108.
Ebu Hurejra r.a. tregon se dy vetë u grindën me njëri-tjetrin: njëri musliman dhe tjetri çifut. Muslimani tha: "(Betohem) për Atë, i Cili e ka zgjedhur Muhamedin mbi të gjithë njerëzimin!" Çifuti tha: "(Betohem) për Atë, i Cili e ka zgjedhur Musai mbi të gjithë njerëzimin!" Nga kjo muslimani ngriti dorën dhe e qëlloi çifutin në fytyrë. Çifuti shkoi te Pejgamberi a.s. dhe i tregoi se ç'kishte ndodhur mes tij dhe muslimanit. Pejgamberi a.s. çoi dhe thirri muslimanin dhe e pyeti për këtë çështje. Muslimani ia tregoi atij ndodhinë. Pas kësaj Pejgamberi a.s. tha: "Mos më vlerësoni mua mbi Musanë, pasi Ditën e Ringjalljes gjithë njerëzimi do të bjerë në zali, edhe unë bashkë me ta, por do të jem i pari që do të vij në vete dhe do të shoh Musain në këmbë të kapur në anë të Arshit të Allahut. Nuk do ta di, a ka qenë Musai nga ata që ranë në zali dhe është ngrit përpara meje, apo Allahu e ka përjashtuar atë nga ajo goditje?" (2411)
|