1132.
Ebu Musa r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka rrëfyer: "Kur fisit Esharij u pakësohej ushqimi gjatë betejave të shenjta, ose ushqimi i familjeve të tyre në Medine, ata i grumbullonin gjithë ushqimet e mbetura në një sofrabez dhe pastaj i ndanin ndërmjet tyre në mënyrë të barabartë me një enë. Kështu pra, ata janë pjesë e imja dhe unë jam pjesë e tyre." (2486)
|