1146.
Ebu Hurejra r.a. tregon: "I kam dashur njerëzit e fisit Beni Temim që kur kam dëgjuar për ata tri gjëra nga i Dërguari i Allahut a.s.. E kam dëgjuar të thotë: "Këta njerëz do të jenë më të vendosurit nga ndjekësit e mi kundër Dexhalit." Kur mbërritën sadakatë e tyre, i Dërguari i Allahut a.s. tha: "Këto janë sadakatë (dhuratat) e njerëzve tanë." Aishja r.a. kishte një skllave nga ky fis dhe Pejgamberi a.s. i tha: "Çliroje atë pasi ajo është nga pasardhëset e Pejgamberit Ismail a.s." (2543)
|