1150.
Aishja r.a. tregon se Berira r.a. erdhi që t7i kërkojë ndihmë asaj për të hartuar një shkresë (për një shumë të caktuar për lirimin e një skllavi), ndërkohë që ajo nuk kishte paguar gjë prej saj. Aishja i tha: "Shko te njerëzit e tu dhe, në qoftë se ata pajtohen, që unë të paguaj për shkresën tënde dhe të marr të drejtën e vela-së sate, atëherë unë do ta bëj një gjë të tillë/ Ajo ua thotë këtë gjë kujdestarëve të saj, por ata nuk pranuan dhe thanë: "Në qoftë se Aishja kërkon Shpërblimin e Allahut, atëherë ajo mund të veprojë kështu, por që velaja jote të jetë e jona." Aishja ia përmend këtë gjë të Dërguarit të Allahut a.s. i cili i thotë asaj: "Bleje atë dhe liroje pasi velcija është për çliruesin e skllavit." Pastaj i Dërguari i Allahut u ngrit dhe tha: "Si është puna me ata njerëz që vendosin kushte të cilat nuk janë në Librin e Allahut? Kush vendos kushte që nuk janë në Librin e Allahut, atëherë ato kushte janë të pavlefshme edhe nëse ai i vendos ato një qind herë. Kushtet dhe Ligjet e Allahut: ata janë të vërteta dhe ata janë më të qëndrueshmet!" (2561)
|