1169.
Esma bint Ebi Bekr r.a. tregon: "Në kohën e të Dërguarit të Allahut a.s. erdhi tek unë nëna ime, e cila atëkohë ishte idhujtare. Kështu që e pyeta të Dërguarin e Allahut a.s. për të marrë gjykimin e tij: "Më ka ardhur nëna dhe dëshiron të marrë një shpërblim prej meje. A të mbaj lidhje të mira me të?" Ai a.s. tha: "Po, mbaj lidhje të mira me të." (2620)
|