120.
Aishja r.a. tregon se gratë e Pejgamberit a.s. shkonin tek Menasi (vend i hapur), natën, për të kryer nevojën. Umeri shpesh i thoshte Pejgamberit a.s.: "Duhet t'i mbulosh gratë e tua", por i Dërguari i Allahut a.s. nuk e bëri një gjë të tillë. Kështu, një natë Seuda bint Zem'ah, e cila qe grua e gjatë dhe bashkëshorte e Pejgamberit a.s., doli përjashta pas darke vonë. Umeri i thirri asaj: "Vërtetë që të njoha, o Seuda!" Ia tha këtë nga dëshira e madhe që ai kishte që, mbase, të shpalleshin ajetet e Jiixhnbit (vargjet e Kuranit që përcaktojnë mbulesën për gratë muslimane). Më pas Allahu i Madhëruar zbriti vargjet e Mbulesës." (146)
|