1205.
Ebu Said Hudriu r.a. tregon: "Dikush pyeti: "O i Dërguari i Allahut! Kush është më i miri i njerëzve?" I Dërguari i Allahut a.s. u përgjigj: "Besimtari që lufton për Çështjen e Allahut me jetën dhe me pasurinë e tij." Ata e pyetën: "Cili vjen pastaj?" Ai u përgjigj: "Besimtari që rri në një luginë të vetmuar, duke adhuruar Allahun dhe duke i lënë njerëzit të qetë nga të këqijat e tij." (2786)
|