1221.
Ebu Hurejra r.a. tregon: "Shkova tek i Dërguari i Allahut a.s., kur ai ishte në Hajber pas marrjes së qytetit nga muslimanët, dhe i thashë: "O i Dërguari i Allahut, më jep edhe mua pjesë (nga tokat e Hajberit)." Një nga bijtë e Seid Ibn Aas tha: "O i Dërguari i Allahut! Mos i jep atij hise." Thashë: "Ky është vrasësi i Ibn Kaukalit." Djali i Seidit tha: "Çudi me këtë lepurin që na ka zbritur nga (bjeshkët) e malit Kadum më fajëson mua për vrasjen e një muslimani, të cilin Allahu e lartësoi me duart e mia, ndërkohë që mua nuk më poshtëroi me duart e tij." (Përcjellësi i dytë i hadithit shton: "Nuk e di nëse Pejgamberi a.s. i dha atij hise apo jo") (2827)
|