1232.
Enesi r.a. tregon se ditën e (luftës së) Jemames, ai shkoi te Thabit Ibn Kajsi. Ai kishte përveshur rrobat nga këmbët dhe po lyhej me liannt. E pyeta: "O xhaxhai im! Ç'po të pengon (nga lufta)?" Ai tha: "O nipi im! Tani po vij",- dhe vazhdoi të lyhej me të. Pastaj erdhi dhe u vendos (në rradhë). Më tej Enesi përmend në rrëfimin e tij se si njerëzit ia mbathën nga fusha e betejës. Kur (pa këtë) Thabiti tha: "Ma hapni rrugën të luftoj armikun. Ne kurrë nuk kemi vepruar kështu (të braktisim fushën e betejës) kur ishim me të Dërguarin e Allahut a.s.! Sa zakone të këqia keni marrë nga armiqtë tuaj!" (2845)
|