1242.
Bera Ibn Azibi r.a. tregon: "Dikush më pyeti: "A ikët nga fusha e betejës ditën e luftës së Hunejnit, duke e braktisur të Dërguarin e Allahut?" I thashë: "Por i Dërguari i Allahut a.s. nuk iku. Havazinët qenë harkëtarë të mirë. Kur u ndeshëm me ta, ne i sulmuan dhe ata ia mbathën. Ndërsa muslimanët filluan të mblidhnin plaçkën e luftës, kur ja! Paganët na dolën përpara me shigjeta, por i Dërguari i Allahut a.s. nuk iku. Vërtet që e pashë atë në mushkën e tij të bardhë dhe Ebu Sufjani po e mbante për freri, ndërsa Pejgamberi a.s. po i thoshte: 'Unë jam Pejgamberi pa asnjë gënjeshtër, unë jam nga bijtë e Abdul- Mutalibit'." (2864)
|