1248.
Enesi r.a. tregon: ''Shkova me të Dërguarin e Allahut a.s. në Hajber që t'i shërbeja atij. (Më pas) kur Pejgamberi a.s. u kthye në Medine, sapo pa malin e Uhudit, tha: "Ky është një mal që na do ne dhe ne e duam atë." [Pastaj ai bëri me shenjë nga Medina dhe tha: O Allah! Unë e bëj të shenjtë Medinen ndërmjet dy maleve të saj, ashtu siç e bëri Ibrahimi a.s. të shenjtë Mekën. O Allah! Na beko ne mudd-in dhe sa'-in tonë (njësi matëse)."] (Shih hadithin nr. 1016) (2889)
|