1305.
Ibn Xhubejri tregon se Ibn Abbasi r.a. ka thënë: "Dita e enjte! Dhe ç'gjë e madhe ndodhi ditën e enjte!" Pastaj filloi të qajë derisa, lotët e tij lagën guralecat përtokë. Më pas tha: "Ditën e enjte të Dërguarit të Allahut a.s. iu rëndua sëmundja dhe tha: 'Më sillni një kartë dhe t7u shkruaj një fjalë pas së cilës ju kurrë nuk do ta humbni rrugën e drejtë/ Njerëzit e pranishëm aty shfaqën mendime të ndryshme për këtë dhe në të vërtetë nuk shkon të ndryshojnë mendimet përpara një Pejgamberi. Ata thanë: 'I Dërguari i Allahut është vërtet shumë i sëmurë/ Pejgamberi a.s. u tha: 'Më lini rehat, pasi ajo gjendje në të cilën unë jam tani, është më e mirë se sa ajo që po thoni/ Në shtratin e tij të vdekjes Pejgamberi a.s. dha tri porosi duke urdhëruar: 'I nxirrni idhujtarët nga Gadishulli Arab, i respektoni dhe u jepni dhurata të dërguarve të huaj ashtu siç më keni parë mua të veproj me ta!7 Ndërsa të tretën e kam harruar/' (3053)
|