1307.
Hudhejfa r.a. tregon: "Pejgamberi a.s. na urdhëroi t'i shënonim atij emrat e atyre njerëzve që kanë shpallur se janë muslimanë. Kësisoj ne regjistruam një mijë e pesëqind burra. Pastaj thamë me vete: "A duhet të kemi frikë (nga jobesimtarët) edhe pse jemi njëmijë e pesëqind vetë?" Dhe vërtet, e pamë veten të na bien sprova të vështira të atilla aq sa burri do të falej i vetëm, duke qenë i frikësuar!" (3060)
|